Category: Lajme

  • Haxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

    Haxhiu dhe Forumi Ekonomik i Grave diskutojnë për fuqizimin ekonomik të grave

    Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Forumit dhe Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë në përmirësimin e politikave legjislative që synojnë rritjen e rolit të grave në ekonomi.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haxhiu bëri të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional është një nga çështjet e trajtuara gjatë këtij takimi.

    “Sot prita në takim delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, me të cilat diskutuam për hapat ndërinstitucionalë dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, në avancimin e politikave legjislative për fuqizimin ekonomik të grave nga perspektiva e barazisë gjinore”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo gjithashtu e ka uruar Forumin Ekonomik të Grave për dhjetëvjetorin e themelimit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në çështjet me interes të përbashkët.

    Haxhiu vlerësoi se përvoja dhe ekspertiza e Forumit mund të shërbejnë si mbështetje për punën parlamentare, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në punën e komisioneve parlamentare.

    Takimi synon të forcojë bashkëpunimin në hartimin dhe avancimin e politikave që mbështesin fuqizimin ekonomik të grave dhe barazinë gjinore në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Tensione në Lezhë, policia shoqëron një prej të rinjve, tentonte të thyente xhamat e makinave

    Tensione në Lezhë, policia shoqëron një prej të rinjve, tentonte të thyente xhamat e makinave

    Tensione në Lezhë, policia shoqëron një prej të rinjve, tentonte të thyente xhamat e makinave

    Situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka shoqëruar një të ri.

    Siç raporton Top Channel, një i ri u shoqërua në polici, transmeton Klankosova.tv.

    Ai së bashku me disa të tjerë po tentonin të thyenin xhamat e makinave.

  • Protesta e 13 tetorit në Tiranë, caktohen masat e sigurisë për të arrestuarit

    Protesta e 13 tetorit në Tiranë, caktohen masat e sigurisë për të arrestuarit

    Protesta e 13 tetorit në Tiranë, caktohen masat e sigurisë për të arrestuarit

    Protestuesit e arrestuar pas tubimit të 13 tetorit në Tiranë kanë dalë këtë të premte para Gjykatës, ku po shqyrtohen masat e sigurisë ndaj tyre.

    Seanca ka nisur në orën 08:30 dhe po zhvillohet në grupe, për shkak të kufizimit të ambienteve. Gjyqtare e çështjes është Amarilda Sulaj.

    Në ambientet e gjykatës janë parë edhe forca policore të pajisura me skafandër dhe maska gazi, të cilat janë vendosur në gatishmëri për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës. Deri më tani, situata paraqitet e qetë.

    Sipas informacionit të deritanishëm, ndaj protestuesve janë caktuar masa të ndryshme sigurie. Gjashtë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie, dhjetë të tjerë janë lënë me detyrim paraqitjeje, ndërsa për një person është caktuar masa e arrestit me burg.

    Të arrestuarit u vunë në pranga pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së 13 tetorit në kryeqytetin shqiptar. Gjatë tubimit pati sulme ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, dëmtime të bizneseve dhe bankomateve, djegie të koshave të mbeturinave, si dhe përplasje me Policinë, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Ndaj të arrestuarve rëndojnë tetë vepra penale, përfshirë “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

    Ndërkohë, në lidhje me ngjarjet e protestës, 49 persona të tjerë janë vënë nën hetim, ndërsa gjashtë punonjës policie kanë mbetur të lënduar.

  • Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

    Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

    Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse

    Një nxënëse ka mbetur e gjakosur në fytyrë në Lezhë, pasi është goditur nga një prej gurëve të hedhur nga protestuesit në drejtim të efektivëve të Policisë.

    Situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa më herët janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë, raporton TCH.

    Ndërkohë, është bllokuar edhe rreth-rrotullimi i Shkodrës.

    The post Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë lëndojnë në fytyrë një nxënëse appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

    Komisioni refuzon raportimin e drejtorit të Policisë për protestën e 5 tetorit

    Gjatë diskutimeve në komision, Musliu kërkoi që drejtori i Policisë të japë llogari para deputetëve për veprimet e zyrtarëve policorë gjatë protestës, ku u kërkua miratimi i ligjit për Specialen.

    Ajo vlerësoi se reagimi policor ishte joprofesional dhe joproporcional, duke thënë se ka pranuar ankesa nga qytetarët dhe se disa prej tyre kanë siguruar edhe raporte mjekësore.

    “Në fund të muajit tetor, në javën e fundit të këtij muaji duhet të ftohet komandanti i Policisë dhe të na raportojë për protestën e 5 tetorit. Skenat që i kemi parë janë joprofesionale, joproporcionale me protestën. Kemi shumë ankesa prej qytetarëve dhe raporte mjekësore që kanë marrë qytetarët për atë ditë”, deklaroi Musliu.

    Kërkesa e saj u kundërshtua nga deputeti i LVV-së, Sali Zyba, i cili tha se raportimi duhet të bëhet pasi të përfundojnë hetimet dhe të jenë në dispozicion të dhënat zyrtare për rastin.

    “Për sa është procesi i hetimeve, me ardhë me të raportu në fazën e hetimeve dhe analizës është herët. Në momentin kur të dhënat janë zyrtare, më pas raportimi ndodh. Me kërku raportim tash, çfarë kuptimi ka me pritë një rezultat të gjeturave, nëse ka?”, tha Zyba.

    Edhe deputeti tjetër i LVV-së, Ilir Qeriqi, u shpreh kundër kërkesës për raportim të menjëhershëm, duke argumentuar se institucionet përgjegjëse duhet të lejohen t’i përfundojnë hetimet pa ndërhyrje.

    “A raportojnë më herët apo më vonë, nuk e ndihmon apo përkeqëson atë se çka ka ndodhur. Pikërisht për atë që po thotë Ganja, me qenë të paanshëm dhe profesionalë, ne nuk duhet të ndikojmë dhe të ndërhyjmë në këtë proces. Le t’ia lëmë organeve të hetimit dhe pastaj vijnë të raportojnë”, deklaroi Qeriqi.

    Qëndrimet e deputetëve shkaktuan debat në komision, ndërsa Musliu insistoi se kërkesa për raportim nuk përbën ndërhyrje në hetime, por është pjesë e përgjegjësisë së deputetëve për të mbikëqyrur institucionet e sigurisë.

    “Kërkesa për përgjegjësi dhe kontroll demokratik të këtij institucioni është obligim i këtij komisioni dhe nuk është as ndërhyrje dhe as tendencë për të ndikuar. Kësaj radhe po e lë me kaq, duke qenë se jeni për herë të parë deputetë në Kuvend dhe keni me u ambientu me punën dhe përgjegjësitë që i ka ky komision”, theksoi ajo.

    Pas deklaratës së Musliut, Qeriqi reagoi duke vënë në pikëpyetje njohuritë e saj për procedurat dhe strukturën e Policisë.

    “Nuk është ndonjë arritje me qenë në komision, nuk ke bërë ndonjë edukim përkatës. Ndoshta unë e kam bërë edhe edukimin përkatës. Unë i di më mirë procedurat dhe çka është kontrolli demokratik. Më mirë se ti e di si bëhet hierarkia e Policisë. Nuk e kupton strukturën. A e the, sipas strukturës, me raportu më herët?”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, Komisioni për Siguri miratoi planin e punës për sesionin vjeshtor, në të cilin është paraparë që institucionet kryesore të sigurisë të raportojnë gjatë muajit dhjetor.

    Në të njëjtën mbledhje, anëtarët e komisionit miratuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Burimi: RTKLive

  • Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

    Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

    Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane

    Manchester City mund të përballet me përjashtim nga garat evropiane për një periudhë prej shtatë deri në dhjetë vjetësh, nëse apeli i klubit nuk ka sukses.

    Klubi anglez është përballur me akuza për 115 shkelje të dyshuara financiare gjatë periudhës 2009–2018. Manchester City i ka kundërshtuar akuzat dhe ka ndjekur rrugën e apelimit.

    Sipas raportimeve, në rast të një vendimi të pafavorshëm, klubi rrezikon edhe humbjen e titujve të fituar gjatë asaj periudhe, përfshirë trofe të Premierligës dhe FA Cup.

    Megjithatë, përjashtimi deri në dhjetë vjet dhe heqja e titujve mbeten skenarë të raportuar, jo një vendim përfundimtar i konfirmuar nga UEFA.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës së Prishtinës për pagat

    Punëtorët teknikë protestojnë para Komunës së Prishtinës për pagat

    Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagat për punëtorët teknikë që kryejnë shërbime në shkollat fillore e të mesme por megjithatë jo sa paga minimale.

    “Ne, punëtorët e sektorit privat, punëtorët e shkollave të mesme dhe fillore e sidomos shkollat e mesme, që nga 1 shtatori dhe deri më sot, i kemi bërë 35 ditë dhe nuk kemi kryer punë dhe shërbime dhe institucionet tona nuk janë të interesuar për pagën tonë. Nuk kanë qenë të interesuar as për fatin tonë, as për shëndetin e mijëra e mijëra nxënësve, të cilët vërtet na vjen keq për çfarë gjendje i kemi pru edhe ne. Andaj, sot e kemi ndërruar strategjinë. Kemi dalë t’i tregojmë opinionit se komuna e Prishtinës nga 1 shtatori dhe deri më tani, e ka thyer edhe ligjin mbi grevat, sepse në vend që të bisedojnë me neve si dalëm nga kjo gjendje, këta na kanë pru punëtorë të kompanive të tjera që të kryejnë mirëmbajtjen tonë”, ka deklaruar Azemi.

    Sipas tij, greva do të vazhdojë derisa Komuna e Prishtinës do të shlyejë të gjitha detyrat që ka ndaj këtyre punëtorëve.

    Burimi: RTKLive

  • Supremja kthen në rigjykim kontestin mes NPB-së dhe tri kompanive

    Supremja kthen në rigjykim kontestin mes NPB-së dhe tri kompanive

    Kolegji i Gjykatës Supreme, ka prishur të dy aktgjykimet e Gjykatës Komerciale të Kosovës: atë të Dhomave të Shkallës së Dytë, me numër K.Dh.Sh.II.nr.584/26, të datës 5 qershor 2026, dhe atë të Dhomave të Shkallës së Parë, me numër K.P.nr.6/2026, të datës 17 mars 2026. Çështja është kthyer në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

    Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, vendimet e gjykatave të instancave më të ulëta janë karakterizuar nga shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe zbatim i gabuar i së drejtës materiale. Për pasojë, gjendja faktike nuk është vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë.

    Gjykata Supreme ka përcaktuar arsyet e prishjes së aktgjykimeve dhe ka dhënë udhëzimet përkatëse për gjykatën e shkallës së parë, të cilat duhet të merren parasysh gjatë rigjykimit të çështjes.

    Me kthimin e çështjes në rigjykim, kontesti do të shqyrtohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Supreme.

    Vendimi përfundimtar mbi kërkesat për përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material do të varet nga procedura e rigjykimit dhe vlerësimi i provave e rrethanave përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Gjakovë dhe Malishevë

    Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Gjakovë dhe Malishevë

    Policia e Kosovës ka sekuestruar armë zjarri në tri raste të ndara në rajonin e Gjakovës, dy prej të cilave pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri, përfshirë një aheng familjar.

    Sipas njoftimit të Policisë, në Mleqan të Malishevës, pas të shtënave gjatë një ahengu familjar, janë sekuestruar 13 gëzhoja, një pistoletë me gaz dhe 15 fishekë.

    Ndërkaq, në Bitesh të Gjakovës, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri, janë gjetur tri gëzhoja, ndërsa është dorëzuar një pistoletë me 75 fishekë.

    Rasti i tretë është regjistruar në Tërpezë të Malishevës, ku gjatë patrullimit policor është hasur një person që posedonte armë të gjatë. Ai e ka dorëzuar armën së bashku me tetë fishekë dhe një karikator.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët e zjarrit dhe rastet e dyshimta t’i raportojnë në polici.

    Burimi: Dukagjini

  • LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

    LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

    LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore

    Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur ta kthejë në rigjykim kontestin juridik ndërmjet tri shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material, përfshirë fitimin e humbur.

    Sipas aktvendimit të Gjykatës Supreme, janë aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K., në çështjen ku e paditur është Ndërmarrja Publike Banesore SH.A., ndërsa palë ndërhyrëse është Komuna e Prishtinës.

    Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur më 13 tetor 2026, ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë, të datës 5 qershor 2026, si dhe aktgjykimin e Dhomave të Shkallës së Parë, të datës 17 mars 2026.

    Me këtë vendim, çështja është kthyer në Gjykatën Komerciale, në shkallën e parë, për rigjykim.

    Supremja konstaton shkelje thelbësore dhe zbatim të gabuar të ligjit

    Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka vlerësuar se aktgjykimet e instancave më të ulëta përmbajnë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore, si dhe zbatim të gabuar të së drejtës materiale.

    Sipas Supremes, këto mangësi kanë ndikuar që gjendja faktike të mos vërtetohet në mënyrë të plotë dhe të drejtë.

    Për këtë arsye, gjykata ka dhënë udhëzime konkrete se si duhet të veprojnë gjykatat e instancave më të ulëta gjatë rigjykimit të çështjes.

    Vendimi i Supremes nuk e zgjidh përfundimisht kontestin ndërmjet palëve, por e rikthen atë për shqyrtim dhe vendimmarrje të re në Gjykatën Komerciale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Supremja rrëzon vendimet e Gjykatës Komerciale, kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe Ndërmarrjes Publike Banesore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali