Category: Lajme

  • Sot varroset me nderime Idriz Rrecaj, eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në Zubin-Potok

    Sot varroset me nderime Idriz Rrecaj, eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në Zubin-Potok

    Sot varroset me nderime Idriz Rrecaj, eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në Zubin-Potok

    Në Komunën e Skenderajt sot do të mbahen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

    Aktivitetet do të nisin në orën 12:00 me akademinë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

    Nga ora 13:00 deri në 15:00, qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë homazhe pranë arkivolit në palestrën sportive “Ilaz Kodra”.

    Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 16:00, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

    Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat e “Grupit të intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjetën së fundmi në një varrezë masive në Zubin-Potok.

    Ceremonia e sotme do t’i kushtohet nderimit të figurës dhe sakrificës së tij për atdheun.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot varroset me nderime Idriz Rrecaj, eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive në Zubin-Potok appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 22 protestuesit e arrestuar në Tiranë, nisin seancat për masat e sigurisë

    22 protestuesit e arrestuar në Tiranë, nisin seancat për masat e sigurisë

    22 protestuesit e arrestuar në Tiranë, nisin seancat për masat e sigurisë

    Në Gjykatën e Tiranës kanë nisur seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 22 protestuesve të arrestuar pas protestës së së martës në kryeqytetin shqiptar.

    Për arsye sigurie, seancat ndaj të arrestuarve do të zhvillohen veçmas.

    Protesta nisi pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje mes studentëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

    Gjatë protestës, protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë dhe policisë, si dhe shkulën gardhet metalike.

    Dëme materiale pësuan edhe disa biznese private, të cilat u përballën me sulme gjatë protestës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 22 protestuesit e arrestuar në Tiranë, nisin seancat për masat e sigurisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro

    Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro

    Gjermani: 18-vjeçari përplas Ferrarin në shtyllën e urës, dëmet kapin qindra mijëra euro

    Një Ferrari i verdhë është përplasur kokë më kokë me një shtyllë të urës në Dusseldorf të Gjermanisë, në natën mes të enjtes dhe të premtes.

    Në timonin e veturës luksoze ishte një 18-vjeçar, ndërsa policia gjermane po heton edhe mundësinë që aksidentit t’i ketë paraprirë një garë e paligjshme me vetura.

    Sipas policisë atje, 18-vjeçari dyshohet se po tentonte të kthehej djathtas në rrugën Volklinger Strabe, por nuk arriti ta përfundonte kthesën dhe u përplas me shtyllën e urës.

    “Bazuar në të dhënat e deritanishme, 18-vjeçari po tentonte të kthehej djathtas. Me sa duket, nuk arriti ta përfundonte kthesën dhe u përplas me Ferrarin në shtyllën e urës”, deklaroi Kim Freigang, zëdhënës i Policisë së Dusseldorf-it, për median gjermane BILD.

    Kur ekipet e para të emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën veturën sportive të shkatërruar, transmeton Klankosova.tv

    Sipas raportimeve, Ferrari dyshohet se u përplas drejtpërdrejt me shtyllën e urës pa frenuar.

    Si pasojë e aksidentit, janë lënduar shoferi 18-vjeçar dhe pasagjeri i tij, 17 vjeç.

    Ende nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre. Ndërkaq, shoferi i një BMW M3 të zezë, i përfshirë në rast, nuk ka pësuar lëndime.

    Policia gjermane dyshon se Ferrari po lëvizte me shpejtësi të tepruar dhe po heton nëse para aksidentit kishte ndodhur një garë e paligjshme mes tij dhe BMW-së së zezë.

    “Ferrari po lëvizte me shpejtësi të tepruar në Dusseldorf. Po hetojmë nëse aksidentit mund t’i ketë paraprirë një garë e ndaluar me një BMW M3 të zezë”, tha zëdhënësi i policisë.

    Një ekip i posaçëm për hetimin e aksidenteve ka dokumentuar vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur prova, me qëllim të rindërtimit të rrethanave që çuan në përplasjen e rëndë.

    Gjatë operacionit të shpëtimit dhe largimit të veturave, rrugët Völklinger Straße dhe Plockstrabe u mbyllën për disa orë.

    Dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha. Sipas policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme, ato arrijnë në rreth 320 mijë euro.

  • Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje - Arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi 50 mijë euro

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje – Arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi 50 mijë euro

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje - Arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi 50 mijë euro

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë, pasi u kap me doza heroine dhe kokaine, të dyshuara se ishin për shitje. Arrestimi u krye në afërsi të një shkolle të mesme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontigjenti”, pas një hetimi njëmujor.

    Sipas policisë, i riu, i arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, posedonte gjithashtu një automjet luksoz tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, që dyshohet se e kishte përfituar nga aktiviteti kriminal, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “Kontigjenti”. Goditet një tjetër tentativë për të shitur droga të forta, në afërsi të shkollave të mesme.

    Me doza Heroine dhe Kokaine me vete, gati për shitje, arrestohet në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, 31-vjeçari, i arrestuar dhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    31-vjeçari posedonte një automjet me vlerë 50 000 euro, i dyshuar produkt i veprimtarive në këtë fushë.

    Sekuestrohen automjeti dhe sasitë e lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, ndarë në doza.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi, në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Kontigjenti”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë, në afërsi të një shkolle të mesme në Kolonjë, shtetasi M. S.(K.), 31 vjeç, banues në Kolonjë.

    Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike Heroinë dhe Kokainë, gati për shitje. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, u konstatua se posedonte 1 automjet tip “Audi SQ8” me vlerë rreth 50 000 euro, të cilin dyshohet se e ka përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

    Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

    Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet

    Në orën 10:00 është paralajmëruar një tjetër protestë në qytetin e Korçës, një ditë pas tensioneve dhe përplasjeve që shoqëruan tubimin e djeshëm.

    Ndryshe nga dita e djeshme, këtë mëngjes forca të shumta policie janë vendosur pranë institucioneve publike dhe në gjimnazet e qytetit, në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.

    Masat e shtuara vijnë pas ngjarjeve të djeshme, ku pati bllokim të rrugëve dhe dëmtime në disa institucione, ndërsa 25 persona u shoqëruan në polici dhe dy të rinj u arrestuan.

    Mbetet për t’u parë nëse protesta e paralajmëruar për orën 10:00 do të zhvillohet dhe nëse do të ketë sërish tensione në qytet.

  • Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh

    Një 31-vjeçar është arrestuar në Kolonjë të Shqipërisë, pasi dyshohet se posedonte doza heroine dhe kokaine të gatshme për shitje, në afërsi të një shkolle të mesme.

    Sipas policisë, arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, pas një hetimi njëmujor të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë.

    Gjatë kontrollit fizik, të riut, i cili ishte arrestuar edhe më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, iu gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike, heroinë dhe kokainë.

    Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka konstatuar edhe një automjet luksoz të tipit “Audi SQ8”, me vlerë rreth 50 mijë euro, i cili dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

    Automjeti dhe lëndët e dyshuara narkotike janë sekuestruar nga autoritetet.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, 31-vjeçarit në Lushnjë i sekuestrohet Audi SQ8 prej 50 mijë eurosh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

    Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

    Në një intervistë për televizionin konservator amerikan “Newsmax”, presidenti Trump sugjeroi se një marrëveshje paqeje do të ishte e mundur vetëm pa udhëheqësin ukrainas.

    ”Zelensky nuk është një person i mirë për të negociuar me të”, deklaroi presidenti amerikan duke shtuar se nuk ishte aspak admirues i tij.

    Presidenti Trump pretendoi se Zelensky thotë se dëshiron një marrëveshje paqeje, por në të vërtetë nuk është i gatshëm të arrijë një të tillë.

    Megjithatë, ai u shpreh se beson që të dy liderët, si Zelensky ashtu edhe Putin, dëshirojnë paqen dhe parashikoi se lufta, e nisur me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, mund të përfundojë së shpejti.

    Marrëdhëniet mes Trumpit dhe Zelenskyt janë shoqëruar vazhdimisht me përplasje.

    Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas shprehu zhgënjim pasi Trump ra dakord me Moskën që Rusia të furnizonte tregjet amerikane dhe ato globale me më shumë se 300 mijë tonë naftë diezel, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

    ”Është për të ardhur keq që po humbasim një partner të fortë”, tha Zelensky në një intervistë me gazetarin britanik Piers Morgan.

    Trump akuzoi gjithashtu presidentin ukrainas se, përmes sulmeve ndaj rafinerive ruse, po kontribuon në rritjen e çmimeve globale të naftës.

    ”Ai nuk po i bën një shërbim të mirë botës”, deklaroi presidenti amerikan.

    Ukraina mbështetet ndjeshëm te Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht për informacionet e zbulimit që ndihmojnë mbrojtjen ajrore dhe për shërbimin e internetit satelitor “Starlink”.

    Zelensky është ankuar për mangësi në shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe kufizime në aksesin në internet, të cilat, sipas tij, kanë penguar operacionet ukrainase me dronë.

    Ndërkohë, ai pritet të marrë pjesë sot në Bruksel në takimin me liderët e Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për mbështetjen e mëtejshme ndaj Ukrainës.

    Burimi: RTKLive

  • Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

    Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

    Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në familje, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Policisë, 39-vjeçari me inicialet A. D. u kap në momentin kur po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan edhe thikën që dyshohet se u përdor në ngjarje.

    Fatmirësisht, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

  • Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

    Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

    Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

    DIETA mund të jetë e lidhur ndjeshëm me shqisën e nuhatjes, sipas një studimi me gati 6,700 të rritur që analizoi lidhjen midis modeleve dietike dhe aftësisë për të njohur aromat. Shkencëtarët shqyrtuan në detaje marrëdhënien midis zakoneve dietike dhe funksionit të nuhatjes në një studim të botuar në revistën Chemical Senses, raporton News-Medical.net.

    Një shqisë e dobët e nuhatjes (hiposmia) mund të çojë në një cilësi më të dobët jetese dhe kequshqyerje, dhe provat e fundit e kanë lidhur atë me një shkallë më të lartë vdekshmërie tek të rriturit e moshuar, pavarësisht nga shkaku.

    Dieta luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve kronike, duke përfshirë çrregullimet neurologjike, kardiovaskulare dhe metabolike. Studimet në kafshë kanë treguar se një dietë e pashëndetshme çon në dallim më të dobët të aromave dhe humbje të neuroneve shqisore në hundë. Në mënyrë të ngjashme, tek njerëzit, një dietë perëndimore e pasur me sheqer dhe yndyrë është shoqëruar me njohje më të dobët të aromave.

    Metodologjia e analizës

    Në këtë studim, studiuesit analizuan marrëdhënien midis dietës dhe aromës duke përdorur të dhëna tërthore. Ata përdorën të dhëna nga studimi i bazuar në popullatë CHRIS (Cooperative Health Research in South Tirol), i cili përfshinte gati 13,400 të rritur në Itali. Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorë mbi stilin e jetës, shëndetin dhe të dhënat sociodemografike, dhe dhanë mostra gjaku dhe urine, transmeton Klankosova.tv.

    Shqisa e nuhatjes u vlerësua duke përdorur testin e njohjes së aromave “Sniffin’ Sticks” me 16 pika. Njerëzit që identifikuan saktë 12 ose më pak aroma u klasifikuan si të kenë hiposmi, ose një ndjenjë të reduktuar të nuhatjes.

    Zakonet dietike u vlerësuan duke përdorur një pyetësor të frekuencës së ushqimit (FFQ), në të cilin pjesëmarrësit raportuan frekuencën e tyre mesatare të konsumit dhe madhësitë e porcioneve gjatë vitit të kaluar.

    Bazuar në këto të dhëna, u llogaritën disa indekse të cilësisë së dietës, duke përfshirë Indeksin e Dietës Mesdhetare (MED), Indeksin Alternativ të Ushqimit të Shëndetshëm 2010 (AHEI) dhe Indeksin e Dietës së Përgjithshme, të Shëndetshme dhe të Pashëndetshme me Bazë Bimore.

    U përdorën modele statistikore për të shqyrtuar lidhjen midis modeleve të ndryshme dietike, rezultateve të testeve të nuhatjes dhe gjasave të hiposmisë, duke u përshtatur për faktorë të tillë si gjinia, mosha, BMI, pirja e duhanit dhe hipertensioni.

    Dieta më e shëndetshme e lidhur me ndjenjën më të mirë të nuhatjes

    Analiza përfshinte 6,690 pjesëmarrës me një moshë mesatare prej 44.5 vjeç, nga të cilët 54% ishin gra dhe 55% ishin jo-duhanpirës. Doli që njerëzit me ndjenjën më të mirë të nuhatjes ishin kryesisht më të rinj, femra, kishin një indeks më të ulët të masës trupore (BMI), vuanin më pak nga hipertensioni dhe konsumonin më pak alkool.

    Nevojiten kërkime të mëtejshme

    Studimi arriti në përfundimin se ndjekja e një modeli të shëndetshëm dietik me një përqindje të lartë të ushqimeve, frutave dhe perimeve me bazë bimore shoqërohet me një rrezik më të ulët të hiposmisë dhe njohje më të mirë të aromave. Në të njëjtën kohë, një dietë e pashëndetshme me bazë bimore shoqërohet me një rrezik më të lartë të dëmtimit të aromave.

    Autorët theksojnë se për shkak të dizajnit të prerjes tërthore të studimit, nuk është e mundur të vendoset një marrëdhënie shkak-pasojë – domethënë, nëse dieta ndikon në nuhatje apo dëmtimi i aromave ndryshon zakonet e të ngrënit. Kufizimet përfshijnë faktin se të dhënat dietike bazoheshin në vetë-raportimin e pjesëmarrësve dhe faktin se testimi u përqendrua vetëm në njohjen e aromave.

    Prandaj, nevojiten kërkime të mëtejshme afatgjata për të sqaruar me saktësi rolin e dietës në funksionin e shqisës së nuhatjes, transmeton Klankosova.tv

  • KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit dhe në Vranidoll

    KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit dhe në Vranidoll

    KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit dhe në Vranidoll

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në disa rrugë të kryeqytetit dhe në fshatin Vranidoll.

    Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, ekipet do të jenë në terren në këto lokacione:

    Rruga “Arif Gashi”

    Rruga “Papa Gjon Pali”

    Rruga “Vëllezërit Gërvalla”

    Rruga “Hyzri Talla”

    Rruga “Rrahman Bahtiri”

    Rruga “Vjosa”

    Rruga “Rexhep Krasniqi”

    Fshati Vranidoll

    Kompania ka bërë të ditur se intervenimet do të kryhen nga ekipet e mirëmbajtjes në lokacionet e përmendura, pa dhënë detaje të tjera lidhur me natyrën e punimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post KRU “Prishtina” intervenon sot në disa rrugë të kryeqytetit dhe në Vranidoll appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali