Category: Lajme

  • Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

    Dy persona gjenden të vdekur në Prizren dhe Prevallë

    Rasti i parë është raportuar dje rreth orës 13:10 në Prevallë, ku një shtetas kosovar ka ndërruar jetë derisa ishte duke shëtitur me familjarët e tij, raporton policia.

    Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë shëtitjes, ndërsa pas daljes së njësive përkatëse në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

    “Derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij, viktimës mashkull kosovar i është keqësuar gjendja shëndetësore”, thuhet në raportin e rastit.

    Për rastin është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa procedurat përkatëse janë duke vazhduar.

    Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në rrugën “Shefqet Berisha” në Prizren, ku është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i moshës madhore, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtij rasti, ndërsa hetimet dhe procedurat përkatëse janë në vazhdim.

    Burimi: RTKLive

  • Rama jep mesazhin: Bëni durim motra e vëllezër edhe kjo do të kalojë! Nuk do përkulemi

    Rama jep mesazhin: Bëni durim motra e vëllezër edhe kjo do të kalojë! Nuk do përkulemi

    Rama jep mesazhin: Bëni durim motra e vëllezër edhe kjo do të kalojë! Nuk do përkulemi

    Kryeministri shqiptar, Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune, duke kundërshtuar çdo ide për të bërë lëshime në këmbim të qetësisë.

    Në reagimin e tij këtë mëngjes, Rama deklaroi se përparimi i Shqipërisë dhe i Tiranës është rezultat i punës këmbëngulëse dhe jo i rastësisë.

    Sipas tij, përkulja përballë dhunës mund të sjellë pasoja afatgjata, ndërsa u shpreh se vendi do ta kalojë edhe këtë situatë më i forte, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

    “Mos harroni se e kemi sjellë Shqipërinë deri këtu, e kemi sjellë Tiranën deri këtu, dhe këtë nuk e ka sjellë as koha, nuk e kanë sjellë as rrethanat apo rastësia. Këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse për të ecur përpara.

    Dhe kush thotë ‘le të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi’, gabon. Gabon, sepse të përkulesh përballë dhunës për pak qetësi, do të thotë ta humbësh qetësinë dhe ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës për pak qetësi dhe e dimë të gjithë se nuk ka arritur asgjë.

    Motra dhe vëllezër, durim! Durim, se edhe kjo do të kalojë! Durim, se pasi kjo të kalojë do të dalim, siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë dhe më të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara”, tha Rama.

  • Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i sekuestrohen drogë e mbi 1 mijë euro

    Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i sekuestrohen drogë e mbi 1 mijë euro

    Arrestohet një person në parkingun e QKUK-së, i sekuestrohen drogë e mbi 1 mijë euro

    Një person është arrestuar në parkingun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjatë kontrollit policor dyshohet se i janë gjetur substanca narkotike dhe para të gatshme.

    Siç thuhet në  raportin 24-orësh të Policisë, të dyshuarit i janë sekuestruar 24.8 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë dhe 1 mijë e 100 euro.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv

     

  • Maliqi: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Specialen, Kosovën e presin sfida (VIDEO)

    Maliqi: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Specialen, Kosovën e presin sfida (VIDEO)

    Maliqi: Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Specialen, Kosovën e presin sfida (VIDEO)

    Analistja Afërdita Maliqi, në emisionin “Ora Shtatë” ka deklaruar se Kosovën e presin sfida pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Kjo pasi sipas saj, me miratimin e Ligjit në Kuvend, vendi u përballë me reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian dhe ambasadat, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë Maliqi thotë se hartuesit e ligjit dhe sponsorizuesit e tij mund t’i kenë paraparë këto sfida.

    “Sfidat Kosovën e presin pas hyrjes në fuqi të Ligjit. Unë besoj që presidentja ka për ta nënshkruar ligjin, edhe ligji ka me hy në fuqi, por normal që sfidat kanë me qenë. Ne qysh në start sfidat i kemi pasë me mënyrën e reagimeve që na kanë ardhë nga Bashkimi Evropian por edhe nga ambasadat. Ka pra një sfidë, por ata që e kanë bërë ligjin, dhe kanë qenë sponsor të ligjit, besoj që i kanë paraparë sfidat që munden me i pasë në të ardhmen”, u shpreh Maliqi.

  • Pse ju shfaqen lehtë mavijosjet? Mjekët tregojnë shkaqet e mundshme

    Pse ju shfaqen lehtë mavijosjet? Mjekët tregojnë shkaqet e mundshme

    Pse ju shfaqen lehtë mavijosjet? Mjekët tregojnë shkaqet e mundshme

    Mavijosjet që shfaqen lehtë në trup mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, duke filluar nga ndryshimet e lëkurës me kalimin e moshës, deri te mungesa e vitaminave dhe përdorimi i disa ilaçeve.

    Ato krijohen kur dëmtohen enët e vogla të gjakut nën lëkurë, duke shkaktuar njolla me ngjyrë blu ose vjollcë.

    Sipas mjekëve, me kalimin e moshës lëkura bëhet më e hollë dhe enët e gjakut më të brishta, duke rritur mundësinë e shfaqjes së mavijosjeve.

    Ndër shkaqet e tjera mund të jenë përdorimi i ilaçeve për hollimin e gjakut, disa antidepresantë, përdorimi afatgjatë i kortikosteroideve dhe çrregullimet e koagulimit të gjakut.

    Mungesa e vitaminave C dhe K, të cilat ndihmojnë në shërimin e indeve dhe funksionimin normal të organizmit, gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e mavijosjeve. Në disa raste, ato mund të shoqërohen edhe me aneminë nga mungesa e hekurit.

    Për të lehtësuar mavijosjet pas një dëmtimi, rekomandohet vendosja e akullit të mbështjellë me peshqir për rreth 20 minuta, disa herë gjatë dy ditëve të para.

    Shumica e mavijosjeve zhduken brenda dy javësh, ndërsa ngjyra e tyre ndryshon gradualisht gjatë procesit të shërimit.

    Megjithatë, nëse ato shfaqen papritur, përsëriten shpesh pa ndonjë arsye të dukshme, janë shumë të dhimbshme ose shoqërohen me gjakderdhje të pazakontë, këshillohet konsultimi me mjekun.

    Mjekët gjithashtu rekomandojnë që ilaçet e përshkruara të mos ndërpriten pa këshillën e tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pse ju shfaqen lehtë mavijosjet? Mjekët tregojnë shkaqet e mundshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë

    Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë

    Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe përfaqësues të Gardës Kombëtare të Ajovës.

    Gjatë vizitës, delegacioni i FSK-së, i udhëhequr nga Jashari, mori pjesë në panairin vjetor të industrisë së mbrojtjes “AUSA Annual Meeting & Exposition”, që u mbajt në Uashington D.C. Ky aktivitet, ku morën pjesë mbi 700 ekspozues dhe përfaqësues nga më shumë se 100 shtete, shërbeu për t’u njohur me teknologjitë më të fundit ushtarake, me synim modernizimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

    Në kuadër të vizitës, Jashari zhvilloi takim në Pentagon me zëvendësndihmëssekretarin e Luftës për Luftë Jokonvencionale, Colby C. Jenkins. Gjatë takimit u diskutuan çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e operacioneve speciale dhe fusha të tjera.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit u riafirmua mbështetja e Shteteve të Bashkuara për planin e tranzicionit të FSK-së, zhvillimin profesional të saj dhe kontributin e Kosovës në sigurinë globale.

    Po ashtu, komandanti Jashari u takua me delegacionin e Gardës Kombëtare të Ajovës, të udhëhequr nga gjeneral brigade Charles H. Lampe.

    Në këtë takim u diskutuan rezultatet e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, si dhe plani i bashkëpunimit për pesë vitet e ardhshme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komandanti i FSK-së në SHBA, riafirmohet mbështetja amerikane për tranzicionin e ushtrisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj

    Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj

    Heroi i Kosovës, Idriz Rrecaj, i cili u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë më 19 prill 1999, do të rivarroset të premten, më 16 tetor, në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, pas identifikimit të mbetjeve të tij mortore përmes analizës së ADN-së.

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Kushtrim Gara, ka kujtuar dhimbjen e familjes Rrecaj gjatë 27 vjetëve të pritjes, duke e cilësuar rivarrimin si një lehtësim për familjen, ndonëse mungesa e të dashurit të tyre nuk mund të zëvendësohet.

    Në një mesazh përkujtimor, Gara ka ndarë edhe një fotografi nga takimi me familjen Rrecaj, më 19 shtator 2026, në qendër të Skenderajt, pranë bustit të heroit, kur familjes iu kumtua lajmi për identifikimin e tij.

    Në fotografi, Gara shfaqet me Shpëtim I. Rrecin, djalin më të vogël të Idriz Rrecajt, emrin e të cilit ia kishte vënë vetë babai në vitet e rënda të ’90-ta.

    “Shpëtim, emri i shpresës që la babai”, është mesazhi përmes të cilit Gara ka vënë në pah edhe domethënien e emrit të djalit të heroit, që bart simbolikën e shpresës për shpëtim, jetë dhe liri në një kohë të pasigurt për familjet shqiptare.

    Idriz Rrecaj lindi më 10 nëntor 1944 në Llaushë. Ai ishte mësues, inxhinier i bujqësisë dhe veprimtar i çështjes kombëtare. Gjatë jetës së tij, kontribuoi në organizimin e rezistencës, arsimin shqip, pajtimin dhe solidaritetin, si dhe mbështeti fuqishëm luftën çlirimtare.

    Për kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe përkushtimin ndaj lirisë së Kosovës, në vitin 2019 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

    Sipas njoftimit për ceremonitë përkujtimore, të premten, në orën 12:00, do të mbahet Akademia Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Nga ora 13:00 deri në orën 15:00 do të zhvillohen homazhe pranë arkivolit në Sallën Sportive “Ilaz Kodra”, ndërsa rivarrimi do të bëhet në orën 16:00, në Kompleksin Memorial në Marinë.

    Pas 27 vjetësh pritjeje, familja Rrecaj do t’i japë lamtumirën e fundit Heroit Idriz Rrecaj, duke ruajtur kujtimin për jetën, veprën dhe kontributin e tij për Kosovën.

    Burimi: Dukagjini

  • Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

    Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

    Leposaviq: I mituri dyshohet se hyri nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale, ndalohet nga policia

    Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

    Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 tetor, rreth orës 14:25, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari, mashkull kosovar i mitur.

    Për rastin, të miturit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtjeje.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore.

    “Fsh. Qirkoviq, Leposaviq 15.10.2026 – 14:25. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, i cili dyshohet se përmes rrugëve ilegale ka kaluar kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Të njëjtit i është shqiptuar një tiketë kundërvajtje, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore”.

  • Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari

    Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari

    Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari

    Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si dhunë në familje, thotë Policia./Klankosova.tv

  • Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia po heton rastin

    Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia po heton rastin

    Zhduket një person në Fushë Kosovë, policia po heton rastin

    Një person është raportuar i zhdukur në Fushë Kosovë, pasi është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

    “Rasti është duke u hetuar”, thotë Policia./Klankosova.tv