Category: Lajme

  • Publikohet traileri i ri i GTA VI, loja pritet të dalë më 19 nëntor

    Publikohet traileri i ri i GTA VI, loja pritet të dalë më 19 nëntor

    Publikohet traileri i ri i GTA VI, loja pritet të dalë më 19 nëntor

    Është publikuar traileri i ri i videolojës së shumëpritur Grand Theft Auto VI (GTA VI), e cila pritet të dalë në treg më 19 nëntor.

    Në qendër të historisë janë Jason dhe Lucia, një çift të dashuruarish që përfshihen në një komplot kriminal pasi një grabitje nuk shkon sipas planit.

    Ngjarjet zhvillohen në Leonida, një shtet imagjinar i frymëzuar nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Loja pritet t’i zhysë lojtarët në një botë të hapur, të mbushur me krim, rreziqe dhe situata të paparashikueshme.

    GTA VI është një nga videolojërat më të pritura të viteve të fundit. E zhvilluar nga Rockstar Games, ajo vazhdon serinë e njohur për botën e saj të hapur, historitë kriminale dhe popullaritetin e madh në mbarë botën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Publikohet traileri i ri i GTA VI, loja pritet të dalë më 19 nëntor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot para Komunës, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot para Komunës, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot para Komunës, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë në Prishtinë, për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

    Sipas njoftimit të federatës, protesta do të nisë në orën 11:00, nga zyrat e FSPTSPK-së, dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës.

    Pjesë e protestës pritet të jenë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të kryeqytetit, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF).

    Federata ka bërë të ditur se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik protestojnë sot para Komunës, kërkojnë pagat sipas vendimit për pagën minimale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të mjekëve të huaj, ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 nëntor

    Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të mjekëve të huaj, ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 nëntor

    Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të mjekëve të huaj, ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 nëntor

    Gjermania pritet të lehtësojë procedurat për njohjen e diplomave të profesionistëve shëndetësorë të huaj, me qëllim përshpejtimin e punësimit dhe reduktimin e burokracisë.

    Reforma përfshin mjekët, dentistët, farmacistët dhe mamitë që kanë përfunduar studimet jashtë Bashkimit Evropian.

    Sipas ndryshimeve të miratuara nga Bundestagu më 26 mars 2026, provimi i njohurive profesionale do të jetë procedura standarde për mjekët, dentistët dhe farmacistët me diploma nga vende jashtë BE-së, ndërsa vlerësimi i ekuivalencës së diplomave përmes dokumentacionit do të mbetet alternativë.

    Procedurat do të digjitalizohen, ndërsa autoritetet do të mund të kontrollojnë njohuritë e gjuhës gjermane edhe para përfundimit të vlerësimit të kualifikimeve profesionale.

    Për mamitë, reforma parasheh mundësinë e zgjedhjes mes provimit të njohurive dhe një kursi përshtatjeje profesionale.

    Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, ndryshimet synojnë të lehtësojnë integrimin e profesionistëve të huaj në sistemin shëndetësor, duke ruajtur standardet e cilësisë dhe sigurisë së pacientëve.

    Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2026, pas miratimit të nevojshëm nga Bundesrati.

    Ndryshimet mund të jenë me rëndësi edhe për profesionistët shëndetësorë nga Kosova që synojnë të punojnë në Gjermani. Megjithatë, njohja e diplomës nuk ua garanton automatikisht të drejtën e ushtrimit të profesionit, pasi duhet të plotësohen edhe kushtet për licencim dhe njohjen e gjuhës gjermane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjermania lehtëson njohjen e diplomave të mjekëve të huaj, ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 nëntor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lëkundje të fuqishme në Rusi, tërmeti arrin magnitudën 7.0

    Lëkundje të fuqishme në Rusi, tërmeti arrin magnitudën 7.0

    Lëkundje të fuqishme në Rusi, tërmeti arrin magnitudën 7.0

    Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Gadishullit Kamchatka në Rusi, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

    Sipas të dhënave të publikuara nga EMSC, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 140 kilometrash.

    Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale nga lëkundjet e fuqishme.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lëkundje të fuqishme në Rusi, tërmeti arrin magnitudën 7.0 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pas protestës së dhunshme, Rama del në terren dhe sheh dëmet në Tiranë

    Pas protestës së dhunshme, Rama del në terren dhe sheh dëmet në Tiranë

    Kreu i qeverisë ka vizituar në këmbë zonën përballë Piramidës, ku gjatë protestës së një dite më parë protestuesit dogjën një prej kioskave dhe shkulën pllakat e trotuarit.

    Protesta e nxënësve dhe studentëve në Tiranë u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

    Nxënës dhe studentë bojkotuan procesin mësimor dhe dolën në rrugë jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Shkodër, Korçë dhe Durrës, ku kërkuan ndryshime përmes marshimeve në qytetet e tyre.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni për Siguri shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

    Komisioni për Siguri shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

    Komisioni për Siguri shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të mblidhet sot në orën 10:30, në Kuvendin e Kosovës.

    Në këtë mbledhje, komisioni do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Mbledhja do të mbahet në sallën N-302 të Kuvendit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komisioni për Siguri shqyrton ndryshimet në Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Britania e Madhe planifikon furnizimin e Ukrainës me raketa Storm Shadow për sulme me rreze të gjatë

    Britania e Madhe planifikon furnizimin e Ukrainës me raketa Storm Shadow për sulme me rreze të gjatë

    Britania e Madhe planifikon furnizimin e Ukrainës me raketa Storm Shadow për sulme me rreze të gjatë

    Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të furnizojë Ukrainën me raketa të reja me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, me synimin për të forcuar kapacitetet ushtarake të Kievit dhe për të zvogëluar varësinë e tij nga mbështetja amerikane.

    Sipas agjencisë Bloomberg, mundësia e rimbushjes së rezervave të raketave është diskutuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Londër.

    Ukraina po synon të ruajë aftësinë për të goditur objektiva ushtarake në thellësi të territorit rus, ndërsa Britania po punon paralelisht për zhvillimin e sistemeve të tjera të armatimit me rreze të gjatë veprimi.

    Këto sisteme synojnë t’i mundësojnë Kievit më shumë pavarësi në operacionet ushtarake, duke reduktuar nevojën për armë dhe teknologji amerikane.

    Ndërkohë, Londra mbështet të drejtën e Ukrainës për të kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në territorin rus, duke i konsideruar ato pjesë të së drejtës së saj për vetëmbrojtje. Sipas raportimit, Britania nuk po kërkon që Kievi t’i ndërpresë këto operacione.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Britania e Madhe planifikon furnizimin e Ukrainës me raketa Storm Shadow për sulme me rreze të gjatë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Masakër në një shkollë fillore në Oregon/ Vriten 3 fëmijë dhe një mësues, autori 16-vjeçar ekzekutohet nga një qytetar

    Masakër në një shkollë fillore në Oregon/ Vriten 3 fëmijë dhe një mësues, autori 16-vjeçar ekzekutohet nga një qytetar

    Masakër në një shkollë fillore në Oregon/ Vriten 3 fëmijë dhe një mësues, autori 16-vjeçar ekzekutohet nga një qytetar

    Tre fëmijë, të moshës 5, 8 dhe 11 vjeç, si dhe një mësues kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në shkollën fillore “Silver Rail”, në qytetin Bend të Oregonit, në SHBA.

    Autori i sulmit, një 16-vjeçar, u vra nga një qytetar që e ndoqi brenda ndërtesës përpara mbërritjes së policisë.

    Nga sulmi mbetën të plagosur rëndë edhe një fëmijë 7-vjeçar dhe një mësues 54-vjeçar, të cilët u dërguan në spital në gjendje kritike.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten, më 15 tetor, rreth orës 13:00 sipas orës lokale. Sipas policisë, 16-vjeçari, banor i qytetit Bend, përdori një armë zjarri me tytë të gjatë për të thyer dyert e mbyllura të shkollës dhe më pas hapi zjarr brenda ambienteve të saj.

    Alarmi i parë për shërbimet e emergjencës lidhej me një person që kishte qëlluar një automjet pranë shkollës. Pak më vonë, mbërritën telefonata të tjera që raportonin për një person të armatosur brenda kompleksit shkollor.

    Në këto momente, një qytetar që pa sulmuesin duke hyrë në shkollë vendosi ta ndiqte dhe e qëlloi për vdekje përpara se të mbërrinin efektivët e policisë. Autoritetet e kanë përshkruar atë si një anëtar të komunitetit lokal, por nuk kanë konfirmuar nëse bëhej fjalë për prindin e një nxënësi. Identiteti i tij nuk është bërë publik.

    Guvernatorja e Oregonit, Tina Kotek, e vlerësoi ndërhyrjen e qytetarit, duke theksuar se veprimi i tij ndihmoi në parandalimin e humbjes së më shumë jetëve.

    “Ndërhyri për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve”, u shpreh ajo, ndërsa shprehu dhimbjen për viktimat dhe familjet e tyre.

    Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e 16-vjeçarit dhe as nëse ai kishte ndonjë lidhje me shkollën. Motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe mënyrën se si i mituri arriti të hynte në ndërtesë.

    Në hetime është përfshirë edhe FBI-ja, e cila ka vënë në dispozicion agjentë dhe burime për të ndihmuar autoritetet lokale.

    Pas sulmit, shkolla u vendos në bllokim dhe nxënësit e punonjësit u evakuuan. Familjet u drejtuan në një pikë të posaçme grumbullimi pranë shkollës, ku mundën të ribashkoheshin me fëmijët e tyre.

    Distrikti shkollor Bend-La Pine njoftoi se të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të premten, më 16 tetor, ndërsa aktivitetet shkollore dhe eventet sportive janë anuluar, shkruan tch.

    Tragjedia ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rikthyer në vëmendje debatin mbi dhunën me armë zjarri në shkollat amerikane. Autoritetet kanë paralajmëruar vijimin e hetimeve dhe ofrimin e mbështetjes psikologjike për nxënësit, familjet dhe stafin shkollor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Masakër në një shkollë fillore në Oregon/ Vriten 3 fëmijë dhe një mësues, autori 16-vjeçar ekzekutohet nga një qytetar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama qeshet me deklaratat e VV-së do të arrestohet: Zhurmë e shantazh, s’munden me më frikësu, proceset janë transparente

    Rama qeshet me deklaratat e VV-së do të arrestohet: Zhurmë e shantazh, s’munden me më frikësu, proceset janë transparente

    Rama qeshet me deklaratat e VV-së do të arrestohet: Zhurmë e shantazh, s’munden me më frikësu, proceset janë transparente

    Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka qeshur kur u pyet për zërat “se do të arrestohet”.

    Për këtë temë, Rama tha se:

    “Unë i shoh më shumë si lojëra politike, tentojnë mi frikësu apo përmes shantazheve me ndal çdokënd që përballet me mospunën e tyre”.

    “Mua nuk mundet me më frikësu askush, gjithmonë jam i hapur, proceset në kryeqytet janë të hapura”, deklaroi Rama në Pressing.

    Edhe për çështjen e legalizimit, ai tha “çdo gjë është ligjore” e sipas tij “mundohen me fsheh mospunën e tyre, duke tentu me frikësu njerëzit që e ngrisin zërin kundër mospunës së tyre”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama qeshet me deklaratat e VV-së do të arrestohet: Zhurmë e shantazh, s’munden me më frikësu, proceset janë transparente appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • QMF-ja në Fidanishte nis punën të dielave, shërbime për pacientët deri në mesnatë

    QMF-ja në Fidanishte nis punën të dielave, shërbime për pacientët deri në mesnatë

    QMF-ja në Fidanishte nis punën të dielave, shërbime për pacientët deri në mesnatë

    Fundjava mesa duket tash e tutje do të jetë e mbarë në komunën e Pejës, veçanërisht për ata persona që kërkojnë ndihmë mjekësore, për shkak se gjatë ditës së diel, Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Fidanishte do të jetë e hapur për qytetarët.

    Doktor Mentor Zhala, në një intervistë për gazetarin korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë”, deklaroi se fluksi i madh i qytetarëve në ditët e pushimit, ka bërë që kjo QMF të hapë dyert gjatë ditës së diel, transmeton Klankosova.tv.

    “Nga e diela do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në 00:00”, u shpreh ai në Klan Kosova.