Category: Lajme

  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë edhe reshje shiu

    Moti gjstë ditës së sotme do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3–6°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12–15°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë edhe reshje shiu appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

    Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

    Përparim Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030” dhe zhvillimet rreth këtij projekti.

    Konferenca do të mbahet në objektin e Komunës së vjetër në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00, transmeton klankosova.tv.

    Gjatë ditës së enjte, Rama paralajmëroi se Kosova është shumë afër humbjes së kësaj mundësie historike. Ai ia atribuoi përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës, duke e kritikuar për mosveprim lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

    Ndërkohë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se, sipas tij, janë duke punuar në organizimin e tyre në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.

  • Moti të premten: Diell dhe vranësira, priten reshje shiu gjatë ditës

    Moti të premten: Diell dhe vranësira, priten reshje shiu gjatë ditës

    Moti të premten: Diell dhe vranësira, priten reshje shiu gjatë ditës

    Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.

    Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu, transmeton Klankosova.tv.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

  • Skenderaj nderon heroin Idriz Rrecaj

    Skenderaj nderon heroin Idriz Rrecaj

    Skenderaj nderon heroin Idriz Rrecaj

    Në Komunën e Skenderajt sot do të organizohen aktivitete përkujtimore dhe ceremonia e varrimit të mbetjeve mortore të heroit Idriz Rrecaj, në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të tij për atdheun.

    Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

    12:00 – Akademi përkujtimore, në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj.

    13:00-15:00 – Homazhe pranë arkivolit, në Palestrën Sportive “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

    16:00 – Ceremonia e varrimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Marinë.

    Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat nga “Grupi i Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjendën së fundmi në varrezën masive në Zubin Potok. / Klankosova.tv

  • Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030

    Rama sot mban konferencë për media lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030

    Konferenca do të mbahet nga ora 12:00, në sallën e konferencave në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

    Rama ka paralajmëruar dje se Kosova rrezikon ta humbë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, duke publikuar një letër të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

    Pas këtij paralajmërimi ka reaguar ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, i cili ka deklaruar se Kosova do t’i organizojë këto gara dhe se Qeveria do të jetë garantuese e organizimit të tyre.

    Në një postim në Facebook, Gashani e ka kritikuar Ramën për publikimin e korrespondencës, duke thënë se ajo nuk i pasqyron të gjitha komunikimet dhe angazhimet institucionale.

    “Publikimi i kësaj korrespondence, pa pasqyruar tërësinë e komunikimeve dhe angazhimeve institucionale, me një dramaticitet të panevojshëm dhe me alarm të pabazë, përbën një qasje, thënë më së buti, problematike të kryetarit të Prishtinës”, ka shkruar Gashani.

    Ministri ka theksuar se përkushtimi i Qeverisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare mbetet i palëkundur, ndërsa çështjet e ngritura po trajtohen përmes bashkëpunimit institucional.

    Ndërkaq, Rama i është përgjigjur Gashanit me mesazhin: “Ministër, përktheje letrën”.

    Në konferencën e sotme, Rama pritet të japë më shumë detaje lidhur me letrën e ICMG-së dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    Burimi: RTKLive

  • Mban ceremoninë përmbyllëse të Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë

    Mban ceremoninë përmbyllëse të Pakos së Mbështetjes për Energjinë në Kosovë

    Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Pakoja e Mbështetjes për Energjinë është pjesë e përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, për përballimin e krizës energjetike, mbështetjen e familjeve në nevojë dhe përmirësimin e efiçiencës së energjisë.

    Burimi: RTKLive

  • Mot i vranët me intervale dielli, temperaturat deri në 15°C

    Mot i vranët me intervale dielli, temperaturat deri në 15°C

    Sipas IHMK-së, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

    Burimi: RTKLive

  • Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

    Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

    Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

    Analisti politik, Artan Nimani në Edicionin Special në Klan Kosova, ka folur lidhur me koordinimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamzës, për çështjen e Apelit për Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    Sipas tij, koordinimi mes tyre është obligim.

    “…Është obligim. Kjo marrëveshje, votimi i ligjit dhe zgjedhja e presidentes është ardhë si pasojë e sheshit ‘Skënderbeu’, jo si pasojë e dëshirave të këtyre dy kryetarëve të partive politike. Prandaj e kanë obligim”, ka thënë Nimani.

    Sipas tij, mosçuarja përpara e këtij ligji mund t’i kthejë protestat sërish.

  • Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

    Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

    Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

    Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani realizoi gol, por skuadra e tij Hoffenheim humbi nga Beshiktashi i Milot Rashicës me rezultat 2:3 në EUROPA LEAGUE.

    Ishte Murillo, ai që i kaloi turqit në epërsi në minutin e 60-të.

    Tetë minuta më pas, ishte Asllani ai që barazoi rezultatin në 1:1.

    Beshiktash realizoi edhe dy herë të tjera me O. Hyeon-gyu.

    Derisa për rezultatin 2:3, në minutin e 88-të realizoi Machida.

  • Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

    Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar takimin me Floridën gjatë vizitës zyrtare në New York, vitin e kaluar, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Florida Hoxha ishte një nga moderatoret e bashkëbisedimit të organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptarë (APEN) me pjesëtarë të mërgatës shqiptare.

    Sipas Kurtit, Florida humbi jetën në fund të muajit të kaluar, së bashku me bashkëshortin Ian Kirkpatrick, vëllain Florin Hoxha dhe bashkëshorten e tij, Eris Cani, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

    Kurti ka vlerësuar kontributin e Floridës në komunitetin shqiptaro-amerikan, duke theksuar përkushtimin e saj për forcimin e lidhjeve ndërmjet mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe vendeve të origjinës.

    “Florida, Ian, Florini dhe Erisi nuk janë më në mesin tonë. Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ata që janë prekur nga këta katër profesionistë të rinj, të cilët kanë kontribuar kaq shumë në një kohë kaq të shkurtër, dhe ishin të vendosur për të kontribuar edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave.

    “Ngushëllime të përzemërta familjeve dhe miqve. Qoftë e paharruar jeta e tyre shembullore”, ka përfunduar Kurti.

    Burimi: RTKLive