Category: Lajme

  • Olympiacos e mposht Marseille në Francë

    Olympiacos e mposht Marseille në Francë

    Skuadra greke e ka siguruar fitoren në stadiumin e Marseille falë golit të Santiago Hezze, i cili ka shënuar me kokë në minutën e dyzet e dytë, pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Chiquinho.

    Olympiacos ka shënuar edhe një herë në fund të pjesës së parë, por goli i Roman Yaremchuk është anuluar për shkak të pozitës jashtë loje gjatë aksionit.

    Marseille ka pasur më shumë raste në pjesën e dytë, duke kërkuar golin e barazimit. Megjithatë, portieri i Olympiacos, Stefan Ortega, ka qenë vendimtar me disa pritje të rëndësishme, përfshirë dy pritje të njëpasnjëshme ndaj Timothy Weah dhe Igor Paixao.

    Në minutat e fundit, skuadra greke ka pasur mundësi ta dyfishojë epërsinë, por goditja e Armando Gonzalez është ndalur nga portieri vendas, Jeffrey de Lange.

    Kjo fitore e çon Olympiacos në dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion të Ligës së Evropës. Skuadra greke e vazhdon kështu formën e mirë në këtë garë, pasi ka pësuar vetëm një humbje në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit.

    Në anën tjetër, Marseille po kalon një periudhë të vështirë, me gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Për më tepër, skuadra franceze ka pësuar humbjen e katërt radhazi në garat evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Fund dramatik, Juventusi përmbys Celta Vigon

    Juventusi ka triumfuar 2-1 ndaj Celta Vigos në Lign e Evropës, pas një përmbysjeje dramatike në minutat e fundit të ndeshjes.

    Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në minutën e 18-të me Hugo Alvarez, pas asistimit të Williot Swedberg.

    Juventusi reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 58-të me Nick Woltemaden.

    Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Randal Kolo Muani shënoi golin e fitores në minutën 90+2’.

    Andrea Cambiaso ishte autori i asistimit vendimtar për golin që vulosi triumfin e bardhezinjve.

  • Izraeli bllokon bazën ushtarake në Gaza, ku pritet të përfshihet Kosova

    Izraeli bllokon bazën ushtarake në Gaza, ku pritet të përfshihet Kosova

    Rreth 500 pjesëtarë nga Kosova dhe Maroku parashihet të përfshihen në misionin ndërkombëtar, por Izraeli nuk po lejon nisjen e ndërtimit të bazës që do ta mbështeste operacionin, shkruan gazeta britanike The Guardian.

    Kosova është pjesë e kontingjentit ndërkombëtar të paraparë për stabilizimin e Gazës, por zbatimi i misionit po përballet me pengesa, pasi Izraeli po bllokon ndërtimin e një baze të përkohshme ushtarake, të planifikuar në kuadër të nismës së presidentit amerikan, Donald Trump.

    Sipas The Guardian, projekti synon të krijojë një pikë mbështetëse për vendosjen e trupave ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në krijimin e kushteve të sigurisë për rindërtimin e territorit palestinez.

    Baza është planifikuar të strehojë 150 pjesëtarë të forcës ndërkombëtare të stabilizimit, ndërsa një pjesë e kontingjentit më të gjerë prej rreth 500 pjesëtarësh nga Kosova dhe Maroku do të përfshihej në këtë mision.

    Kontrata për ndërtimin e bazës iu dha në gusht kompanisë amerikane Arkel International. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga The Guardian, Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e kontraktorit dhe të kamionëve me pajisje në Gaza, duke pamundësuar nisjen e punimeve.

    Më 30 mars 2026, Qeveria e Kosovës miratoi dërgimin e trupave në Gaza, në kuadër të nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

    Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Kosova është e gatshme të kontribuojë për popullin e Gazës, duke përmendur edhe përvojën e vendit nga prania e forcave ndërkombëtare që nga viti 1999.

    Numri i saktë i trupave që Kosova do të dërgojë nuk ishte bërë publik në njoftimin e atëhershëm të Qeverisë.

    Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit është pjesë e planit të administratës amerikane për periudhën pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Ajo synon të mbështesë sigurinë dhe administrimin kalimtar të Gazës, si dhe të krijojë kushtet për rindërtimin e territorit.

    Bllokimi rrezikon zbatimin e planit

    Sipas The Guardian, pa funksionalizimin e bazës dhe vendosjen e forcës ndërkombëtare, ekipet e ndërtimit nuk mund të nisin punën për infrastrukturën bazë dhe objektet e nevojshme për popullsinë e Gazës.

    Bordi i Paqes, i kryesuar nga Trumpi, më 23 shtator prezantoi një plan gjashtëmujor me vlerë 2.45 miliardë dollarë, si fazë e parë e një programi rindërtimi që parashihet të kushtojë rreth 71 miliardë dollarë gjatë dhjetë vjetëve.

    Sipas burimit të cituar nga gazeta, Bordi i Paqes shpreson që projekti të mund të vazhdojë pas zgjedhjeve parlamentare në Izrael, të planifikuara për 27 tetor.

    Deri atëherë, pjesëmarrja e Kosovës në misionin ndërkombëtar mbetet pjesë e një plani që ende po përballet me pengesa në terren.

    Burimi: RTKLive

  • Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Përvjetori i Revolucionit Hungarez, Shiroka-Pula: Ne e dimë mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb

    Presidentja Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez të vitit 1956.

    Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja ka thënë se në këtë përvjetor, “jemi bashkë sonte për ta kujtuar guximin e qytetarëve hungarezë në përpjekjen e tyre për liri, dinjitet dhe pavarësi”.

    Ajo tha se populli i Kosovës e kupton mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb.

    “Historia jonë, duke nisur që nga qëndresa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpallja e pavarësisë, dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre”.

    “Lidhjet historike ndërmjet ne shqiptarëve dhe hungarezëve dëshmohen edhe nga marrëdhëniet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me heroin tuaj Janosh Huniadin dhe, më vonë, me të birin e tij, Matias Korvinin. Këto marrëdhënie  zhvilluan në një periudhë të rëndësishme të historisë evropiane”, ka theksuar Presidentja.

    Sipas saj, shembulli i tyre na rikujton se bashkëpunimi ndërmjet popujve, kur mbështetet në interesa dhe synime të përbashkëta, mund t`i kapërcejë kufijtë dhe dallimet.

    “Kjo trashëgimi historike përbën një pikë referimi të rëndësishme edhe në marrëdhëniet e sotme ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Miqësia ndërmjet dy vendeve është dëshmuar edhe në kohën tonë, përmes marrëdhënieve diplomatike, bashkëpunimit në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë. Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë”, theksoi mes tjerash e para e shtetit.

    Shiroka-Pula tha se për Kosovën, miqësia me Hungarinë është pjesë e një marrëdhënieje që ndërthur historinë me bashkëpunimin e sotëm dhe synimet për të ardhmen.

    “Ne besojmë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mund të forcohen më tej përmes respektit të ndërsjellë, dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret. Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka pohuar Presidentja.

    Në fund, Presidentja Shiroka Pula shprehu bindjen e saj se miqësia ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojë të zhvillohet në dobi të qytetarëve tanë dhe të një të ardhmeje evropiane të ndërtuar mbi paqen, lirinë dhe bashkëpunimin. /Klankosova.tv

  • Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Haradinaj: Nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, uroj të gjendet zgjidhja (VIDEO)

    Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj, ka komentuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova ecurinë e protestës në Shqipëri.

    Haradinaj tha se nuk dëshiron ta shoh Shqipërinë në këtë skenë.

    “Unë nuk dua ta shoh Shqipërinë në këtë skenë, në këtë gjendje. Prandaj, uroj që të zgjidhet, të zvogëlohet ky hendek, të dialogohet me protestuesit dhe të gjendet një zgjidhje”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

  • Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prizrenit jep detaje për personin që u gjet pa shenja jete

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se janë siguruar prova materiale dhe video-incizime lidhur me rastin e vdekjes që është raportuar në media si therje.

    Kryeziu ka sqaruar për Klankosova.tv se në pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, viktima shihet duke rënë në tokë i vetëm, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

    “Lidhur me raportimet në media se rasti ka të bëjë me therje, sqarojmë se Prokuroria ka siguruar prova materiale nga vendi i ngjarjes, përfshirë edhe video-incizime, në të cilat viktima shihet duke rënë në tokë i vetëm”, ka deklaruar Kryeziu.

    Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ekipet e forenzikës, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar.

    Sipas kryeprokurorit, institucionet përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    “Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe shkakun e vdekjes”, ka theksuar Kryeziu.

  • Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet

    Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, mohoi se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ai në T7, tha; “Nuk i kam prishë me të, nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë”.

    Ai foli për një “marrëveshje me Abdixhikun”, “kam thënë nuk lejoj me mu përzi askush në qeverisjen e kryeqytetit, vizioni është i qartë, ka ecë kryeqyteti…”

    “I qëndroj asaj marrëveshje”, shtoi Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama për raportet me Abdixhikun: Unë s’i kam prishur, i përmbahem marrëveshjes, s’lejoj me m’u përzi në kryeqytet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

    Shiroka Pula: Kosova e kupton rëndësinë e lirisë për një komb

    Në fjalën e saj, Shiroka Pula ka theksuar se historia e Kosovës dëshmon përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe pavarësi.

    “Populli i Republikës së Kosovës, e kupton mirë se çfarë rëndësie ka liria për një komb. Historia jonë, duke nisur që nga qëndresa e Gjergj Kastriotit Skënderbeut deri te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shpallja e pavarësisë, dëshmon për përpjekjen e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre”, u shpreh presidentja.

    Ajo ka vënë në pah edhe lidhjet historike ndërmjet shqiptarëve dhe hungarezëve, duke përmendur marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit Skënderbeut me Janosh Huniadin dhe Matias Korvinin.

    Shiroka Pula ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë zhvilluar përmes bashkëpunimit diplomatik, në fushën e sigurisë, arsimit dhe ekonomisë.

    “Hungaria e njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës në mars të vitit 2008 dhe aktualisht kontribuon me mbi 400 trupa në misionin e KFOR-it, i cili ka rol të rëndësishëm në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabilitetit në Kosovë”, ka thënë ajo.

    Presidentja ka theksuar se miqësia ndërmjet dy vendeve mund të forcohet më tej përmes dialogut dhe bashkëpunimit konkret.

    “Si Kosova, ashtu edhe Hungaria kanë interes që Evropa të jetë një hapësirë paqeje, sigurie, demokracie dhe mundësish për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Shiroka Pula.

    Në fund, ajo ka shprehur respekt për historinë dhe qëndresën e popullit hungarez, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë

    Një rast i posedimit të paautorizuar të substancave narkotike është zbuluar pasditen e 15 tetorit në Gjilan.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 17:45, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve në Gjilan, pas grumbullimit të informatave dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer kontroll në shtëpinë e Astrit Salijevskës, i njohur me nofkën “Striqka”.

    Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.83 gramësh marihuanë.

    I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa Salijevska është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti mbetet nën hetime.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Bastiset shtëpia e “Striqkës” në Gjilan – sekuestrohen 4.83 gramë marihuanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti

    Një rast i dhunës në familje është raportuar më 15 tetor në fshatin Dobrajë e Vogël të Lipjanit.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:40, N.K. ka raportuar në Polici se djali i saj, O.K., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka dhe duke e kapur për fyti.

    Sipas deklarimit të viktimës, edhe më herët kishte pasur raste të dhunës fizike dhe psikike nga ana e të dyshuarit.

    Palët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në rast janë përfshirë njësitë relevante policore dhe Qendra për Punë Sociale në Lipjan.

    I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, O.K. është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nëna denoncon djalin për dhunë fizike në Lipjan – dyshohet se e goditi dhe e kapi për fyti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali