Category: Lajme

  • Baloku e akuzoi për manipulim, i përgjigjet Rrahmani: S’ia vlen të merrem me të

    Baloku e akuzoi për manipulim, i përgjigjet Rrahmani: S’ia vlen të merrem me të

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka reaguar ndaj deklarimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, i cili e akuzoi për manipulim gjatë paraqitjes së tij në TV Dukagjini.

    Në emisionin Debat Plus, Rrahmani tha se nuk ia vlen të merret me Balokun dhe qëndrimet e tij.

    “S’ia vlen me u marrë me të. Unë po flas, s’kam gjë të bëj me qëndrimet e tij, me llojet e tillë të njerëzve dhe deputetëve”, ka thënë Rrahmani.

    Reagimi i tij erdhi, pasi Baloku, përmes një postimi në Facebook, e akuzoi Rrahmanin se po manipulon lidhur me zhvillimet e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.

    “Eman Rahmani po manipulon në TV Dukagjini. Ai mori përgjigje për çdo pyetje që shtroi sot në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti, por prapë po mundohet ta paraqesë situatën ndryshe nga e vërteta. Eman Rahmani e di mirë se çfarë ndodhi sot në Kuvend, sidomos kur mbeti pa fjalë përballë përgjigjeve të Kurtit. Faktet duhet të thuhen ashtu siç janë, e jo të shtrembërohen”, ka shkruar Baloku.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekskluzive | Zbardhet grabitja në Gjakovë – arrestohet i dyshuari, i sekuestrohen para që dyshohet se janë nga rasti

    Ekskluzive | Zbardhet grabitja në Gjakovë – arrestohet i dyshuari, i sekuestrohen para që dyshohet se janë nga rasti

    Ekskluzive | Zbardhet grabitja në Gjakovë – arrestohet i dyshuari, i sekuestrohen para që dyshohet se janë nga rasti

    Hetimet për grabitjen e ndodhur më 10 tetor në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 tetor, pas një pune operative dhe hetimore, Sektori i Hetimeve Rajonale ka arritur të identifikojë si të dyshuar për rastin Çlirim Zhubin.

    I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me grabitjen.

    Rasti lidhet me ngjarjen e 10 tetorit, rreth orës 15:10, në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë, ku viktimë ishte M. F.

    Zhubi është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

    Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit dhe prejardhjen e parave të sekuestruara.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Zbardhet grabitja në Gjakovë – arrestohet i dyshuari, i sekuestrohen para që dyshohet se janë nga rasti appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur (VIDEO)

    Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur (VIDEO)

    Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur (VIDEO)

    Protestat në Shqipëri ishin temë e diskutimit sonte në emisionin Rubikon me panelistët e ftuar.

    Gazetari Vehbi Kajtazi, në Klan Kosova ka komentuar ecurinë e këtyre protestave, veçanërisht sjelljen e forcave policore.

    “I ke këta policë që 130 e sa ditë janë të lodhur e të rraskapitur gjatë këtyre protestave që i sheh sot edhe prej lodhjes edhe prej shumë arsyjeve tjera, që edhe policët bëhen huliganë dhe gjuajnë protestuesit me gurë”, deklaroi Kajtazi.

  • “Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron

    “Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron

    “Thelbësore ta ndihmojmë Ukrainën”, thotë Macron

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten, pas një takimi në Bruksel me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, se është thelbësore që Ukrainës t’i ofrohen të gjitha mjetet e nevojshme për të mbrojtur popullsinë civile dhe infrastrukturën e saj.

    Në një mesazh në Telegram, Zelensky e përshkroi bisedën e tij me Macronin si “shumë konkrete” dhe theksoi se Ukraina e vlerëson Francën për “ndihmën maksimale në gjetjen e përgjigjeve ndaj përshkallëzimit rus”, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Reuters, Zelensky bëri të ditur se Franca do të ofrojë ndihmë të mëtejshme për aviacionin ukrainas gjatë muajit të ardhshëm, si dhe se të dyja palët janë të vendosura të përshpejtojnë punën për projektin FREYJA, i cili synon krijimin e një sistemi evropian të mbrojtjes kundër raketave balistike. /Klankosova.tv

  • Vini: Mbrojtësit më godasin gjatë gjithë ndeshjes, por ndëshkohem unë

    Vini: Mbrojtësit më godasin gjatë gjithë ndeshjes, por ndëshkohem unë

    Vini: Mbrojtësit më godasin gjatë gjithë ndeshjes, por ndëshkohem unë

    Vinicius Junior ka kërkuar më shumë mbrojtje nga gjyqtarët, duke u ankuar për ndërhyrjet e vazhdueshme të mbrojtësve kundërshtarë gjatë ndeshjeve.

     “Mbrojtësit mund të më godasin gjatë gjithë ndeshjes, por jam unë ai që ndëshkohet me karton”, është shprehur braziliani.

     Ylli i Real Madridit ka theksuar se lojtarët që bëjnë diferencën në fushë, si ai, Lamine Yamal dhe Julian Alvarez, duhet të kenë më shumë mbrojtje nga gjyqtarët.

  • Arabia Saudite pengon një sulm me raketa ndaj Medinës

    Arabia Saudite pengon një sulm me raketa ndaj Medinës

    Arabia Saudite pengon një sulm me raketa ndaj Medinës

    Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen – të mbështetur nga Irani – njoftoi të enjten se ka penguar një sulm me raketa ndaj qytetit të shenjtë saudit të Medinës, si dhe një sulm tjetër në pjesën lindore të mbretërisë.

    Ndërkohë, sipas Associated Press, huthët morën përsipër një sulm në qytetin port jemenas të Adenit, në një vend që përdoret nga qeveria e njohur ndërkombëtarisht dhe e mbështetur nga Arabia Saudite; zyrtarët bënë të ditur se të paktën dy persona humbën jetën. /Klankosova.tv

  • Hyseni: Shqipëria ka ndryshuar që nga 30 maji

    Hyseni: Shqipëria ka ndryshuar që nga 30 maji

    Hyseni: Shqipëria ka ndryshuar që nga 30 maji

    Zgjim Hyseni, nga instituti “Porgres”, ka thënë se Shqipëria ka ndryshuar që nga 30 maji i këtij viti, kur edhe nisën protestat në Tiranë.

    Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se atje ka ndryshuar më shumë gjendja shpirtërore e njerëzve.

    “Përtej këtij konfliktit polici-protestues, vlen të flitet për potencialin e protestës. Për bindjen time, Shqipëria prej 30 majit nuk është më njëjtë. Ka ndryshuar radikalisht. Ky ndryshim radikal nuk është se ka ndryshuar diçka objektivisht në marrëdhëniet shoqërore-ekonomike apo politike, mirëpo gjendja shpirtërore e njerëzve, disponimi, ka pësuar ndryshim radikal”, u shpreh Hyseni.

  • Protesta në Tiranë: Protestuesit “djegin gjithçka që u del përpara”, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

    Protesta në Tiranë: Protestuesit “djegin gjithçka që u del përpara”, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

    Situata në rrugët e Tiranës vijon të jetë e tensionuar si pasojë e protestës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre.

    Ndërkohë, automjete të shumta të policisë po patrullojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit, pasi protestuesit po lëvizin herë pas here nga njëra zonë në tjetrën.

    Një tjetër grumbullim i protestuesve është raportuar pranë Drejtorisë së Policisë, në zonën e “Myslym Shyrit”. Megjithatë, ata janë larguar, pasi kanë hasur në një postbllok të madh policor.

    Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë saj janë sulmuar institucione shtetërore dhe biznese private. Po, ashtu, janë djegur stola, kioska dhe kosha të mbeturinave.

    Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

    Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, situata në disa pjesë të kryeqytetit mbetet e tensionuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

    Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

    Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

    Harry Kane është pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munichu, pasi ka arritur marrëveshje në parim me klubin gjerman për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

    Sulmuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa palët janë duke i diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

    Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në vitin 2027, por rinovimi i mundshëm do ta mbante atë në “Allianz Arena” edhe për dy sezone të tjera.

    Kane iu bashkua klubit bavarez në verën e vitit 2023, kur u transferua nga Tottenham Hotspur, dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

    Sulmuesi 33-vjeçar ka realizuar më shumë se 150 gola me fanellën e Bayernit, duke dëshmuar vazhdimisht rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

    Pavarësisht spekulimeve për një kalim të mundshëm te Barcelona, raportimet e fundit e lidhin të ardhmen e anglezit me vazhdimin e karrierës në Gjermani.

    Njoftimi zyrtar për rinovimin pritet të bëhet pasi të përmbyllen të gjitha detajet e mbetura të marrëveshjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndalimi i shamisë në shkollat e Azerbajxhanit shkakton protesta, 37 persona të ndaluar

    Ndalimi i shamisë në shkollat e Azerbajxhanit shkakton protesta, 37 persona të ndaluar

    Ndalimi i shamisë në shkollat e Azerbajxhanit shkakton protesta, 37 persona të ndaluar

    Protestat kanë shpërthyer në Azerbajxhan pasi autoritetet arsimore nisën zbatimin e rregullave të reja për uniformat shkollore, të cilat po përdoren për të mos lejuar hyrjen e nxënëseve që mbajnë shami në shkollat shtetërore.

    Sipas BBC-së, protestat nisën jashtë shkollave në kryeqytetin Baku, si dhe në disa zona jugore të vendit, përfshirë Masallinë dhe Xhalilabadin.

    Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit njoftoi se të hënën janë ndaluar 37 persona, të cilët dyshohet se tentuan të pengonin zbatimin e rregullave dhe të cenonin rendin publik.

    Rregullat e miratuara më 21 shtator ndalojnë veshjet që, sipas autoriteteve, bien ndesh me “parimin e laicitetit në arsim”. Megjithatë, shamia nuk përmendet shprehimisht në dokument.

    Udhëzime të ngjashme për veshjen u vendosën edhe për mësuesit më 6 tetor.

    Azerbajxhani është shtet laik sipas Kushtetutës, ndërsa protestat publike janë të rralla në këtë vend me rreth 10.5 milionë banorë, i cili është prodhues i rëndësishëm i naftës dhe gazit.

    Gjatë protestave, nxënës jashtë shkollës nr. 69 në Balakhani, në periferi të Bakusë, u shfaqën me një pankartë ku shkruhej: “Shamia nuk e pengon askënd të arsimohet”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndalimi i shamisë në shkollat e Azerbajxhanit shkakton protesta, 37 persona të ndaluar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali