Category: Lajme

  • Kos përsërit: Ligji për Specialen hap serioz prapa në rrugën evropiane

    Kos përsërit: Ligji për Specialen hap serioz prapa në rrugën evropiane

    Kos përsërit: Ligji për Specialen hap serioz prapa në rrugën evropiane

    Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar se ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të ndikojnë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.

    Deklaratat e saj pasuan takimin me kryenegociatorin e Kosovës për integrim evropian, Jeton Zulfaj, me të cilin diskutoi për progresin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

    Në një postim në platformën X, Kos vlerësoi përparimin e Kosovës në disa fusha, pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy vjetëve të fundit.

    Ajo theksoi se Kosova ka shënuar rezultate në reformat që lidhen me sundimin e ligjit dhe në zbatimin e Planit të Rritjes, si dhe ka ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, komisionarja evropiane shprehu kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të fundit ligjore që lidhen me Dhomat e Specializuara.

    “Ndryshimet e fundit në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme”, shkroi Kos, duke paralajmëruar se miratimi dhe zbatimi i tyre do të ishte në kundërshtim me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

    Sipas saj, një veprim i tillë do të përbënte “një hap të rëndë prapa në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”.

    Kos theksoi se respektimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve gjyqësore janë kushte thelbësore për përparimin e mëtejshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian, transmeton Klankosova.tv.

    “Respektimi i sundimit të ligjit dhe institucionet e pavarura gjyqësore janë thelbësore për përgatitjen e hapave të mëtejshëm në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së”, përfundoi ajo.

    I discussed Kosovo’s EU integration path with Chief Negotiator @JetonZulfaj today.

    In spite of the institutional instability in the past 2 years, Kosovo has advanced with reforms on the rule of law and the Growth Plan. It has made good progress towards the introduction of SEPA.… pic.twitter.com/n1ktwE9ksr

    — Marta Kos (@MartaKosEU) October 15, 2026

  • Dyshohet për therje me thikë te varrezat në Prizren, një person dyshohet se ka vdekur

    Dyshohet për therje me thikë te varrezat në Prizren, një person dyshohet se ka vdekur

    Dyshohet për therje me thikë te varrezat në Prizren, një person dyshohet se ka vdekur

    Një person dyshohet se ka vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.

    Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se rasti lidhet me një therje me thikë, ndërsa rrethanat e plota ende nuk dihen.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet për therje me thikë te varrezat në Prizren, një person dyshohet se ka vdekur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Egnatia e nis me barazim aventurën në Conference League

    Egnatia e nis me barazim aventurën në Conference League

    Skuadra nga Rrogozhina ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e gjashtë, kur Gruda e ka shfrytëzuar një krosim të Kryeziut nga krahu i djathtë dhe ka shënuar me kokë.

    Megjithatë, epërsia e Egnatias ka zgjatur vetëm shtatë minuta. Në minutën e tridhjetë e tretë, Cho ka barazuar rezultatin me një goditje me kokë, pas një aksioni të danezëve nga krahu i djathtë.

    Në pjesën e parë, Midtjylland ka arritur ta dërgojë topin edhe një herë në rrjetë, por goli i Cho është anuluar për pozitë jashtë loje.

    Pjesa e dytë është karakterizuar nga raste të shumta shënimi, me skuadrën daneze që ka ushtruar presion në kërkim të golit të fitores. Në minutën e tetëdhjetë e një, Midtjylland ka shënuar sërish, por goli është anuluar për shkak të një ndërhyrje të palejuar ndaj portierit të Egnatias, Dajsinani.

    Egnatia ka pasur mundësinë ta fitojë ndeshjen në minutat shtesë, por mbrojtja daneze i ka neutralizuar tri tentativat e skuadrës shqiptare.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren

    Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren

    Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren

    Një person dyshohet se ka vdekur në afërsi të varrezave në Prizren.

    Deri më tani nuk dihen rrethanat e rastit.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare rreth rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dyshohet për një person të vdekur te varrezat në Prizren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

    “Në luftë të plotë me vlerat kuranore”, Mehmetaj kritikon “paqartësinë” Kurtit për Kodin Civil

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me debatin për Kodin Civil, i cili u zhvillua sot në Kuvendin e Kosovës mes tij dhe deputetit Eman Rrahmani.

    Mehmetaj ka thënë se Kurti duhet të deklarohet qartë nëse i mbështet nenet e kontestuara të Kodit Civil, në vend që të shmangë një përgjigje të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

    “Ti veç del një herë, bëhu i sinqertë! Kallxo që je për këto. Mos e merr në gojë më Kuranin ti, se kjo është në kundërshtim të plotë, në luftë të plotë me vlerat kuranore. Kjo është hipokrizia e tij”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Sipas Mehmetajt, Kurti duhet të dalë publikisht dhe të tregojë nëse është pro dispozitave të kontestuara të Kodit Civil, e jo të shmangë qëndrimin e tij për to.

    Debati për Kodin Civil u zhvillua sot në Kuvend, pasi deputeti Eman Rrahmani e pyeti kryeministrin për dispozitën që do të mundësonte hartimin e një ligji të veçantë për regjistrimin e bashkësive civile ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

    Rrahmani e kundërshtoi këtë dispozitë, duke thënë se e konsideron të dëmshme për familjen tradicionale, ndërsa paralajmëroi se do të përpiqet ta pengojë miratimin e Kodit Civil.

    Kurti, në përgjigjen e tij, tha se Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme civile dhe se mbrojtja e familjes është pjesë thelbësore e saj. Ai theksoi se Kodi Civil përmban 997 faqe dhe 1 mijë e 630 nene, duke kritikuar përqendrimin e Rrahmanit në vetëm dy prej tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës

    Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës

    Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës

    Yndyrnat trans që gjenden natyrshëm në produktet e qumështit, si qumështi, kosi, gjalpi dhe djathi, nuk janë lidhur me rrezik më të lartë për sëmundjet e zemrës, goditjen në tru apo diabetin e tipit 2, tregon një analizë e 22 studimeve shkencore.

    Hulumtimi, i realizuar nga studiues të Universitetit të Readingut dhe i publikuar në revistën Nutrition Research, ka analizuar dallimet mes yndyrave trans natyrore dhe atyre industriale, të cilat lidhen me probleme kardiovaskulare.

    Sipas rezultateve, nuk u gjetën prova për një lidhje mes yndyrave trans natyrore dhe rritjes së rrezikut për këto sëmundje.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se gjetjet duhet të interpretohen me kujdes. Kjo nuk do të thotë se gjalpi dhe djathi mund të konsumohen pa kufizime, pasi ato përmbajnë edhe yndyra të ngopura, të cilat mund të ndikojnë në shëndetin kardiovaskular.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Yndyrnat trans natyrore në qumësht dhe djathë nuk rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Egnatia barazon 1-1 me Midtjyllandin

    Egnatia barazon 1-1 me Midtjyllandin

    Egnatia barazon 1-1 me Midtjyllandin

    Egnatia ka marrë një barazim 1-1 ndaj Midtjyllandit në ndeshjen e Ligës së Konferencës.

    Skuadra shqiptare kaloi në epërsi me Ildi Grudën në minutën e 26-të.

    Mirëpo, danezët reaguan shpejt dhe barazuan me Cho Gue-sung në minutën e 33-të.

  • Ora përkujtimore: Shkrimtarët thurin lavde për Flora Brovinën (VIDEO)

    Ora përkujtimore: Shkrimtarët thurin lavde për Flora Brovinën (VIDEO)

    Ora përkujtimore: Shkrimtarët thurin lavde për Flora Brovinën (VIDEO)

    Për gruan që dikur e patën në krye të organizatës, vendosën të mblidhen këtë të enjte.

    Anëtarët e kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, nderuan e lartësuan figurën e Flora Brovinës, raporton Klan Kosova.

    Për veprimtaren, që vdiq më 15 shtator të këtij viti në moshën 76 vjeçe, ora përkujtimore nisi me nderime për të.

    Krejt këtë organizim e fjalët për Brovinën, i panë e dëgjuan edhe nga afër disa nga familjarët e saj.

  • Fitore historike: Hajduk Split e mposht Ajaxin

    Fitore historike: Hajduk Split e mposht Ajaxin

    Fitore historike: Hajduk Split e mposht Ajaxin

    Hajduk Split mposht Ajaxin, fitore historike pas 16 vjetësh

    Skuadra e njohur kroate, Hajduk Split, ka shënuar një fitore të madhe në Ligën e Konferencës, ndaj ekipit gjigant holandez Ajaz me rezultat 2:1 në stadiumin “Poljud”.

    Kjo fitore në skenën evropiane vie pas 16 vjetësh, transmeton Klankosova.tv.

    Abdoulie Sanyang kaloi vendasit në epërsi në minutën e 37-të, ndërsa Davy Klaassen barazoi për Ajaxin në minutën e 53-të. Vetëm dy minuta më vonë, Marin Šotiček shënoi golin e fitores për Hajdukun, duke ndezur festën në Split.

  • Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

    Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

    Leverkusen bindës, Lyon e fitoi duelin e fortë ndaj C.Palace

    Një mbrëmje me shumë gola në Europa League, ku Bayer Leverkuseni dhe Lyoni ishin ndër skuadrat që morën vëmendjen kryesore.

    Gjermanët triumfuan 4-0 në transfertë ndaj Lech Poznanit, me Patrik Schick që realizoi dy herë, përfshirë një gol nga penalltia, ndërsa Malik Tillman dhe Ibrahim Maza kompletuam fitoren.

    Spektakël pati edhe në Lyon, ku vendasit mposhtën Crystal Palace me rezultat 3-2. Corentin Tolisso, Ernest Nuamah dhe Pavel Šulc shënuan për francezët, ndërsa Yeremy Pino dhe Daichi Kamada realizuan për anglezët, që nuk arritën ta shmangnin humbjen.

    Ishte një tjetër mbrëmje interesante evropiane, me gola, emocione dhe ndeshje të luftuara deri në minutat e fundit.