Category: Lajme

  • Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Telashet me bërllokun: Borxhet e mbyllën, ujdia e hapi deponinë (VIDEO)

    Punëtorëve të pastrimit në Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec iu ndërpre puna të enjten, pasi kamionëve të “Ekoregjionit” iu ndalua hyrja në deponinë e Landovicës për shkak të obligimeve financiare të papaguara.

    Pas disa orësh pritjeje, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, dhe “Ekoregjioni” arritën marrëveshje për tejkalimin e situatës, raporton Klan Kosova.

    Palët u dakorduan edhe për çështjen e deponimit të mbeturinave pas mesnatës, pasi numri i kamionëve në këto orare kishte qenë i ulët.

    Ndiqeni kronikën e plotë:

  • Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin

    Nafta ruse ka filluar të arrijë në tregjet globale pas një marrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump, me synimin për të ndihmuar në uljen e çmimeve të karburantit.

    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nafta dizel ruse ka nisur të furnizojë tregjet ndërkombëtare, duke pritur që kjo të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e çmimeve.

    “Nafta dizel ka filluar të arrijë në tregjet globale dhe pritet të ketë një efekt pozitiv në stabilizimin e tregjeve të naftës, megjithëse nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i stabilizuar ato plotësisht”, tha Peskov.

    Javën e kaluar, Trump deklaroi se Rusia kishte rënë dakord të furnizonte tregjet globale me naftë, në përpjekje për të ulur çmimet e karburantit. Pas kësaj marrëveshjeje, Moska e lehtësoi pjesërisht ndalimin e eksporteve të naftës nga 10 tetori.

    Të dhënat e publikuara të mërkurën treguan se Rusia kishte rifilluar ngarkimin e naftës për eksport nga porti baltik i Primorskut.

    Sipas të dhënave të transportit detar, më 13 tetor një cisternë u ngarkua me rreth 40 mijë tonë metrikë naftë dizel me përmbajtje ultra të ulët squfuri dhe u nis drejt Marokut.

    Megjithatë, sipas Kremlinit, rikthimi i furnizimeve ruse mund të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve, por nuk pritet të jetë i mjaftueshëm për të zgjidhur plotësisht luhatjet e çmimeve të naftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kremlini: Nafta ruse rikthehet në tregjet globale pas marrëveshjes me Trumpin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

    Topalli për 11 marsin 1981: Demonstratat nisën spontanisht, nuk kishim informacion se do të shpërthenin

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka thënë se nuk kishte informacion paraprak se demonstratat e 11 marsit 1981 në Kosovë do të shpërthenin në atë formë, ndonëse organizata ku vepronte kishte diskutuar mundësinë e shfrytëzimit të rasteve të tilla për ta ngritur kërkesën për Republikë.

    Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli e përshkroi fillimin e protestave si spontan, duke e lidhur me pakënaqësinë e studentëve për kushtet në mensën studentore dhe me pakënaqësinë më të gjerë politike e shoqërore në Kosovë.

    “Ne s’kemi pasur informacion se si do të rridhnin. Ne kemi pasur qëllim që të organizojmë demonstrata, respektivisht, kudo që paraqitet momenti, me e shtru kërkesën për Republikë”, tha ai.

    Topalli tha se, sipas interpretimit të tij, protestat e 11 marsit nuk ishin të organizuara paraprakisht nga një grup i vetëm, pasi në fillim nuk kishte kërkesa të shkruara apo parulla të përcaktuara qartë.

    Ai kujtoi se atë ditë po udhëtonte me babanë e tij kur pa një kolonë njerëzish në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    “Unë kam qenë në makinë me prindin tim. Kur e kam parë kolonën e njerëzve në rrugën ‘Agim Ramadani’, i them: ‘Ndale makinën’. E ka ndalur babai im makinën, jam dalë prej makinës dhe iu kam bashkangjitur”, rrëfeu Topalli.

    Ai shtoi se në fillim nuk e kishte kuptuar saktësisht se çfarë kërkonin protestuesit, pasi, siç u shpreh, ishte vetëm një grumbull njerëzish i rreshtuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Strategjia e arsimit: Kërkohet rikthimi i sistemit 4+4+4 (VIDEO)

    Në Strategjinë për arsim 35+, u rekomandua kthimi në kohë në aspektin e procesit mësimor.

    Para ministrit Hajrulla Çeku pati propozime që arsimi fillor të ndryshojë e të jetë një me katër dhe pesë me tetë, derisa klasa e nëntë të hiqet krejt, raporton Klan Kosova.

    Nëse bëhet, po thuhet se plani e parasheh edhe ndryshimin e kurrikulës.

    Por, një gjë e tillë duhet studiuar mirë, sipas njohësve të fushës.

    Tashmë Sindikata e Arsimit e ministri Çeku janë në përfundim të takimeve me komunat.

    E fundit është Gjakova dhe pas përfundimit të këtij cikli, do të nisin takimet në pjesën e dytë të muajit me Këshillin e Prindërve të Kosovës.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Tensione në Tiranë: Protestuesit dogjën krejt çka iu doli para (VIDEO)

    Protesta e studentëve në Tiranë, e nisur me kërkesa për arsim cilësor, u përshkallëzua në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përfunduar me përplasje me policinë dhe dëme materiale.

    Protestuesit sulmuan me gurë institucione e objekte, dogjën kontejnerë dhe bllokuan rrugë, ndërsa tubime u mbajtën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

    Pavarësisht protestave dhe akuzave për korrupsion, Rama deklaroi se nuk do të japë dorëheqje.

    Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:

  • Kusari-Lila: Synojmë zgjerimin e eksporteve kosovare në tregun slloven

    Kusari-Lila: Synojmë zgjerimin e eksporteve kosovare në tregun slloven

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin e tretë me bizneset sllovene në Kosovë, së bashku me ambasadorin e Sllovenisë, Borut Blaj, dhe drejtorin ekzekutiv të Këshillit Evropian të Investitorëve në Kosovë, Emrush Ujkanin, i cili ishte bashkëorganizator i takimit.

    “Kosova dhe Sllovenia kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të rëndësishme ekonomike, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej, duke afruar bizneset tona dhe duke krijuar mundësi të reja për produktet kosovare në tregun slloven”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka theksuar se gjatë takimit është shprehur përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e rrugëve të reja për eksport dhe investime.

    “Për ne, Made in Kosova është më shumë se një etiketë. Është synimi ynë që produktet tona të depërtojnë në tregje të reja dhe të vlerësohen për cilësinë e tyre”, ka deklaruar ministrja.

    Kusari-Lila ka shtuar se përmes eko-parqeve industriale po krijohen kushte për rritjen e prodhimit, inovacionit dhe investimeve.

    “Përmes eko-parqeve industriale, po krijojmë kushte për më shumë prodhim, inovacion dhe investime, që bizneset kosovare të rriten, të bëhen më konkurruese dhe ta përfaqësojnë emrin e Kosovës përtej kufijve”, ka përfunduar ajo. 

    Burimi: RTKLive

  • Topalli zbulon arsyen e telegramit të ngushëllimit pas vdekjes së Titos

    Topalli zbulon arsyen e telegramit të ngushëllimit pas vdekjes së Titos

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka treguar se telegrami i ngushëllimit që organizata e tij dërgoi pas vdekjes së Josip Broz Titos kishte edhe një qëllim politik: të përcillte kërkesën për Republikën e Kosovës dhe të krijonte paqartësi te pushteti për identitetin e atyre që qëndronin pas saj.

    Në intervistën në Debat Plus, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli tha se organizata synonte të tregonte se nuk e konsideronte veten armike të Jugosllavisë, por kërkonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda sistemit të atëhershëm.

    “Ne nuk jemi armiq të Jugosllavisë, por jemi njerëz konstruktivë brenda sistemit. Kemi dashur të lëmë përshtypjen që jemi edhe pjesë e sistemit, që ata të mos jenë kurrë të sigurt se kush qëndron prapa kërkesës për Republikë”, deklaroi Topalli.

    Ai tha se përmes këtij komunikimi synonin t’u tregonin institucioneve se kërkesa për Republikë vazhdonte të ishte e pazgjidhur.

    Sipas tij, letrat dhe komunikimet politike ishin pjesë e një strategjie për ta përhapur kërkesën dhe për të ushtruar presion politik, duke mos përjashtuar mundësinë e protestave nëse çështja nuk zgjidhe

    Burimi: Dukagjini

  • Një grua që akuzon aktorin e njohur për përdhunim

    Një grua që akuzon aktorin e njohur për përdhunim

    Një grua që akuzon aktorin e njohur për përdhunim

    Një grua, e cila pretendon se aktori i njohur holivudian Russell Brand e ka përdhunuar në një hotel, ka deklaruar se pas sulmit të pretenduar ka pasur frikë se mund të ishte shtatzënë.

    Aktori dhe komediani 51-vjeçar përballet me shtatë akuza: tri akuza për përdhunim, tri akuza për sulm seksual dhe një akuzë për sulm me natyrë të pahijshme, transmeton Klankosova.tv.

    Akuzat, të ngritura nga gjashtë gra, përfshijnë një periudhë 10-vjeçare, midis viteve 1999 dhe 2009. Ai i ka mohuar akuzat.

    Një video-provë, e cila iu prezantua jurisë në Gjykatën e Kurorës në Southwark të enjten, shfaqte njërën prej grave që e akuzojnë atë duke i thënë policisë: “Në thelb, ai më përdhunoi dhe unë e di që kjo ka ndodhur”.

    Juria dëgjoi një nga gratë që e akuzojnë Brandin të thoshte se e kishte takuar atë në vitin 1999, para se ai të bëhej i famshëm.

    Gruaja dëgjohet duke folur në një intervistë me policinë, të regjistruar në vitin 2023, kur ajo raportoi krimin e pretenduar.

    Në një moment gjatë intervistës me policinë, ajo shpërtheu në lot ndërsa tha se “kjo ishte diçka e ndyrë që kishte ndodhur”.

    Ajo tha se “mendoi se ishte faji i saj”, duke shtuar se “shihte makthe” lidhur me mundësinë që mund të ishte shtatzënë, sipas BBC. /Klankosova.tv

  • Maduro deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për torturën

    Maduro deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për torturën

    Maduro deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për torturën

    Ish-udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u paraqitën të enjten në gjykatë dhe u deklaruan të pafajshëm ndaj akuzave të reja për komplot me qëllim kryerjen e torturës.

    Qeveria amerikane fillimisht e akuzoi Maduron për narkoterrorizëm, trafikim droge dhe vepra penale që lidhen me armët, ndërsa javën e kaluar shtoi akuza të reja kundër tij dhe gruas së tij, transmeton Klankosova.tv.

    Maduro dhe Flores u kapën në janar gjatë një operacioni ushtarak amerikan; më pas ata u dërguan në Nju Jork, ku vazhdojnë të mbahen në burg.

    Çifti është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave dhe të dy kanë kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se gëzojnë imunitet sovran.

    Sipas BBC, gjyqi ndaj tyre është caktuar për në qershor të vitit 2027.

    Në një aktakuzë të re të paraqitur javën e kaluar, prokurorët pretendojnë se Maduro dhe Flores “krijuan dhe mbajtën një sistem të dhunshëm shtypjeje”, përmes të cilit “mijëra venezuelas” u vranë, u ngacmuan dhe u torturuan.

    Nicolas Maduro i mohoi akuzat e reja të ngritura kundër tij nga qeveria amerikane, duke deklaruar të enjten në gjykatë se i kundërshtonte “akuzat e rreme dhe dëshmitë e rreme që qëndrojnë pas tyre”.

    “E hedh poshtë plotësisht këtë dokument”, tha Maduro në spanjisht, përmes një përkthyesi.

    Gjykatësi Alvin Hellerstein e ndërpreu Maduron dhe deklaroi se gjykata do të regjistronte një deklarim pafajësie në emër të tij.

    “Jam plotësisht e pafajshme. Nuk jam fajtore”, tha Flores përmes një përkthyesi. /Klankosova.tv

  • Egzon Sahiti rikthehet në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit: Kjo është jeta miku im

    Egzon Sahiti rikthehet në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit: Kjo është jeta miku im

    Egzon Sahiti rikthehet në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit: Kjo është jeta miku im

    Pas një periudhe larg rrjeteve sociale, Egzon Sahiti është rikthyer me një postim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët i kanë shprehur mbështetje në këtë periudhë të vështirë.

    Në mesin e komenteve të shumta ishte edhe një mesazh mirëseardhjeje, të cilit Egzoni iu përgjigj me fjalët: “Kjo është jeta, miku im”, duke shtuar edhe një zemër të thyer.

    Në një koment tjetër, një ndjekës e këshilloi të vazhdojë përpara dhe të përqendrohet te planet dhe synimet e tij. Përgjigjja e Egzonit ishte e shkurtër: “Allahu e din ma mirë…”.

    Rikthimi i tij në rrjete sociale vjen më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit.

    Ndërkohë, komentet në postimin e tij tregojnë se ndjekësit kanë zgjedhur t’i qëndrojnë pranë përmes mesazheve të përkrahjes dhe fjalëve ngushëlluese në këtë periudhë të vështirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Egzon Sahiti rikthehet në rrjete sociale pas vdekjes së Laurentit: Kjo është jeta miku im appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali