Category: Lajme

  • Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të Barcelonës

    Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të Barcelonës

    Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të Barcelonës

    Policia katalanase ka arrestuar një grup kriminal, të dyshuar për një seri grabitjesh në shtëpitë e futbollistëve të Barcelonës dhe në rezidenca të tjera luksoze në Spanjë.

    Sipas mediave spanjolle, në mesin e të arrestuarve është edhe një 58-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Arsim Blaku, i cili dyshohet të ketë pasur rol kyç në grupin kriminal.

    Blaku dyshohet se ishte i përfshirë në grabitjen e shtëpisë së mbrojtësit të Barcelonës, Pau Cubarsí, në dhjetor të vitit 2025, si dhe në atë të portierit Joan García, në janar të vitit 2026, raporton Indeksonline.

    Përveç këtyre rasteve, ai dyshohet se ka kryer edhe grabitje të tjera në rezidenca luksoze. Sipas raportimeve, policia e kishte vëzhguar atë edhe pranë shtëpisë së futbollistit Jules Koundé.

    Gazeta spanjolle “La Vanguardia” raporton se hetimet morën drejtim pas informacioneve konfidenciale se një person po mburrej se kishte vjedhur ora luksoze nga futbollistët e Barcelonës dhe po kërkonte t’i shiste ato në tregun e zi.

    Sipas mediave spanjolle, i dyshuari nga Kosova ishte larguar nga Spanja në vitin 2022, por ishte kthyer në nëntor të vitit 2025.

    Emri i tij ishte përmendur edhe në një rast të vitit 2006, kur një tentim grabitjeje në shtëpinë e familjes Tous përfundoi me vdekjen e njërit prej personave të përfshirë në grup.

    Në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe persona të tjerë, të dyshuar se kanë ndihmuar në vëzhgimin e rezidencave, drejtimin e automjeteve dhe organizimin logjistik të grabitjeve.

    Autoritetet spanjolle po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rastet e dyshuara dhe rolin e secilit person në grupin kriminal.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet në Spanjë kosovari i dyshuar për grabitjen e shtëpive të futbollistëve të Barcelonës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump anulon transmetimin e ekzekutimit të të dënuarit për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka anuluar planet për transmetimin e drejtpërdrejtë të ekzekutimit me pushkatim të Nidal Hasanit, ish-psikiatrit të ushtrisë amerikane, i dënuar për sulmin e vitit 2009 në bazën ushtarake “Fort Hood” në Teksas.

    Sipas televizionit britanik BBC, vendimi erdhi pas kritikave të shumta brenda dhe jashtë SHBA-së lidhur me mundësinë e transmetimit publik të ekzekutimit.

    Trumpi kishte deklaruar më herët se e kishte miratuar transmetimin e drejtpërdrejtë, ndërsa nënpresidenti JD Vance kishte shprehur dyshime nëse një gjë e tillë do të realizohej, duke thënë se nuk do ta shikonte ekzekutimin.

    Të enjten, Trumpi bëri të ditur se ekzekutimi do të kryhet sipas planit, por pa transmetim të drejtpërdrejtë.

    “Ai do të vdesë, sipas planit, përmes pushkatimit, por kjo ngjarje nuk do të transmetohet”, deklaroi presidenti amerikan.

    Nidal Hasani kishte vrarë 13 ushtarë amerikanë dhe plagosur 32 të tjerë gjatë sulmit në bazën “Fort Hood”, në Teksas, në vitin 2009.

    Ekzekutimi i tij me pushkatim do të shënonte ekzekutimin e parë ushtarak në Shtetet e Bashkuara pas më shumë se 60 vjetësh.

    Trumpi shtoi se familjarët e viktimave do të kenë mundësi ta ndjekin ekzekutimin personalisht, nëse dëshirojnë, duke deklaruar se ata meritojnë të jenë dëshmitarë të drejtësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump anulon transmetimin e ekzekutimit të të dënuarit për vrasjen e 13 ushtarëve amerikanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE

    Kos: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, hap serioz prapa drejt BE

    Përmes një postimi në platformën X, Kos ka bërë të ditur se sot ka diskutuar me kryenegociatorin Jeton Zulfaj për rrugën e integrimit të Kosovës në BE.

    “Sot diskutova për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian me kryenegociatorin Jeton Zulfaj. Pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar përparim në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe në Planin e Rritjes. Ajo ka bërë gjithashtu përparim të mirë drejt përfshirjes në SEPA”, ka shkruar Kos.

    Megjithatë, ajo ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Miratimi dhe zbatimi i tyre do të binin ndesh me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. Ato do të përbënin një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar ajo.

    Kos ka shtuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve të pavarura gjyqësore është thelbësor për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt integrimit evropian.

    “Respektimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve të pavarura gjyqësore është thelbësor për përgatitjen e hapave të ardhshëm të Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar Kos. 

    Burimi: RTKLive

  • Begaj pas protestave në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje

    Begaj pas protestave në Tiranë: Dhuna nuk është zgjidhje

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestave dhe akteve të dhunës në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve të përfshirë që të zgjedhin dialogun dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

    Në një video-mesazh, Begaj tha se zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve, por theksoi se dhuna nuk mund të jetë mënyra për zgjidhjen e problemeve.

    “Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta vërë dhe nuk e vë askush në diskutim. Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja”, deklaroi Begaj.

    Ai tha se dhuna dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe thellon polarizimin në bashkëjetesën demokratike.

    Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog, duke kërkuar që dallimet politike e shoqërore të shërbejnë si nxitje për gjetjen e zgjidhjeve në interes të qytetarëve.

    “U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit”, u shpreh ai.

    Begaj gjithashtu shprehu mbështetje për forcat e rendit në kryerjen e detyrës dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, si policët ashtu edhe protestuesit.

    Në fund, presidenti tha se mbetet i hapur për krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi, ndërsa u bëri thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit.

    “Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi”, përfundoi Begaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Burri me një valixhe plot me gjarpërinj ndalohet në një aeroport gjerman

    Burri me një valixhe plot me gjarpërinj ndalohet në një aeroport gjerman

    Burri me një valixhe plot me gjarpërinj ndalohet në një aeroport gjerman

    Një burrë është ndaluar në Aeroportin Këln-Bon në Gjermani, pasi u përpoq të kontrabandonte më shumë se 90 hardhuca dhe gjarpërinj helmues.

    Zyrtarët doganorë thanë se 45-vjeçari, një zjarrfikës nga Meksika, dukej i shqetësuar derisa përpiqej të kalonte përmes daljes së gjelbër – ku nuk deklarohen mallra – në aeroport.

    Ata e nënshtruan burrin ndaj një testi për lëndë narkotike – i cili rezultoi pozitiv për kokainë – përpara se të kontrollonin valixhen e tij.

    Nuk gjetën drogë, por gjetën nepërka, gjarpërinj me zile dhe lloje të tjera gjarpërinjsh e hardhucash, përfshirë iguana, të fshehura në shishe shamposh e kremrash, enë plastike dhe çorape të mbledhura.

    “Kolegët e mi në aeroport janë mësuar me gjithfarë gjërash që njerëzit fusin në valixhe si suvenire, por nuk na ka ndodhur kurrë më parë të gjejmë 37 gjarpërinj helmues të gjallë dhe 55 hardhuca nga Meksika”, tha Jens Ahland, zëdhënës i zyrës doganore të Këlnit.

    Disa prej tyre mbaheshin “në kushte çnjerëzore”, tha Ahland. Të tjerë kishin ngordhur gjatë udhëtimit nga Meksiko, përmes Stambollit.

    Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u tha zyrtarëve se i kishte sjellë kafshët si një nder për një të njohur brazilian.

    Atij iu ndalua hyrja në Gjermani dhe u dërgua sërish në Stamboll.

    Sipas BBC, sa u përket kafshëve që kanë mbijetuar, ato po mbahen në një qendër për gjarpërinjtë në Gjermani.

    Gjashtë vite më parë, zyrtarët doganorë në Aeroportin Këln-Bon gjetën 26 zvarranikë të rrallë – 10 prej të cilëve të ngordhur – të cilët ishin kontrabanduar brenda pakove me lodra dhe ëmbëlsira nga Meksika.

    Ato ishin të destinuara për blerës privatë në Gjermani. /Klankosova.tv

  • Rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë po bëhet me tri korsi

    Rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë po bëhet me tri korsi

    Rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë po bëhet me tri korsi

    Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës fillore “Mihal Grameno”, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës nga dy, në tri korsi.

    Sipas Komunës, kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të trafikut, por edhe për përmirësimin e kushteve për qytetarët.

    “Kjo ndërhyrje synon të përmirësojë qarkullimin e automjeteve, të lehtësojë trafikun dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion. Komuna e Fushë Kosovës po vazhdon investimet në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

  • Tensione mes De Bruyne dhe Allegrit, belgu injoroi udhëzimet e trajnerit

    Tensione mes De Bruyne dhe Allegrit, belgu injoroi udhëzimet e trajnerit

    Tensione mes De Bruyne dhe Allegrit, belgu injoroi udhëzimet e trajnerit

    Tensione të mëdha raportohet se kanë ndodhur mes Kevin De Bruyne dhe trajnerit Massimiliano Allegri gjatë humbjes së Napolit ndaj Villarrealit me rezultat 3-1 në Ligën e Kampionëve.

    Sipas raportimeve, mesfushori belg nuk iu përgjigj udhëzimeve të trajnerit të tij gjatë ndeshjes, duke ngritur dyshime për një përplasje mes tyre.

    Allegri thuhet se kaloi një pjesë të madhe të pjesës së parë duke e thirrur vazhdimisht: “Kevin, Kevin!”, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e tij.

    Megjithatë, sipas këtyre raportimeve, De Bruyne nuk reagoi ndaj thirrjeve të trajnerit, një situatë që ka nxitur diskutime rreth marrëdhënies mes dy protagonistëve te Napoli.

    Mbetet të shihet nëse kjo situatë do të ketë pasoja në vazhdim për skuadrën italiane.

  • Dhuna në protestat e Shqipërisë, SHBA-ja paralajmëron për trazira të mundshme

    Dhuna në protestat e Shqipërisë, SHBA-ja paralajmëron për trazira të mundshme

    Dhuna në protestat e Shqipërisë, SHBA-ja paralajmëron për trazira të mundshme

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar se protesta të tjera mund të zhvillohen në Shqipëri gjatë ditëve në vijim, pas përplasjeve të dhunshme të së enjtes.

    Përmes një njoftimi, ambasada bëri të ditur se demonstratat, të nisura në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, dhe të zhvilluara në zonat përreth ndërtesave qeveritare, janë përshkallëzuar në dhunë.

    Sipas njoftimit, gjatë protestave janë përdorur mjete ndezëse, janë hedhur gurë dhe janë dëmtuar prona publike e private.

    Ambasada amerikane ka paralajmëruar se demonstratat mund të shtrihen edhe në rrugët përreth, duke shkaktuar prani të shtuar policore, probleme në qarkullim, devijime të trafikut dhe bllokime rrugësh.

    Për këtë arsye, personelit të ambasadës i është rekomanduar të shmangë zonat ku zhvillohen demonstratat, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

    Në njoftim, ambasada këshillon qytetarët të përcjellin mediat lokale, të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të kenë një plan për t’u larguar nga zonat në rast rreziku.

    Po ashtu, rekomandohet shmangia e protestave dhe kujdesi i shtuar ndaj mjedisit përreth, veçanërisht në zonat ku mund të ketë përplasje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dhuna në protestat e Shqipërisë, SHBA-ja paralajmëron për trazira të mundshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim

    Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim

    Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se testi kualifikues për prokurorë të rinj do të mbahet më 7 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit, 453 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar provimit, i cili do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

    Regjistrimi i kandidatëve do të bëhet nga ora 12:00 deri në 12:30, kur edhe mbyllen dyert e sallës.

    Kandidatët që paraqiten pas orës 12:30 nuk do të lejohen të marrin pjesë në provim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Më 7 nëntor mbahet testi kualifikues për prokurorë të rinj, 453 kandidatë në provim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidenca pranon Ligjin për Specialen: Shiroka-Pula do të veprojë brenda afatit

    Presidenca pranon Ligjin për Specialen: Shiroka-Pula do të veprojë brenda afatit

    Në një përgjigje për RTKlive, këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se ligji është përcjellë sot nga Kuvendi në Presidencë.

    “Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhoma të Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.

    Gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dhe ia ka përcjellë presidentes Justina Shiroka-Pula, për shpallje, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    Ligji nr. 11/L-001 është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Ndryshe, presidentja Justina Shiroka-Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Njëra nga temat e trajtuara në këtë takim ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Burimi: RTKLive