Harry Kane ka arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjatë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2029.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi anglez pritet ta nënshkruajë së shpejti kontratën e re me Bayernin, pasi marrëveshja për tri sezonet e ardhshme është arritur.
Bayerni e sheh Kanen si favoritin kryesor për Topin e Artë dhe si një lojtar kyç për të tashmen dhe të ardhmen e klubit.
Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina për Klankosova.tv
Sot gjatë ditës kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin për dekretim shefes së shtetit.
Ndryshimet e këtij ligji u votuan nga deputetët më 6 tetor.
Gazeta e njohur zvicerane “Blick” i ka bërë thirrje Federatës Zvicerane të Futbollit që të mos e humbasë talentin e ri Lutfi Dalipi, i cili po shkëlqen këtë sezon me Vaduzi, ku është i huazuar nga Young Boys.
Dalipi, 20-vjeçar, ka pasur paraqitje mbresëlënëse në Superligën e Zvicrës, duke regjistruar nëntë asistime dhe katër gola. Forma e tij ka tërhequr interesimin e disa klubeve nga Bundesliga, Serie A dhe La Liga.
Megjithatë, gara për talentin e ri nuk zhvillohet vetëm në nivel klubesh, por edhe mes federatave të futbollit. Sipas “Blick”, Dalipi ka të drejtë të përfaqësojë katër kombëtare: Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë, pasi nëna e tij është portugeze.
Gazeta zvicerane ka raportuar se futbollisti ka marrë ftesa nga Kosova dhe Shqipëria gjatë muajit shtator, ndërsa aktualisht është i lumtur me përfaqësuesen U21 të Zvicrës.
“Cilësitë e Dalipit nuk janë vërejtur vetëm nga klubet, por edhe nga kombëtaret”, shkruan “Blick”, duke paralajmëruar se interesimi i federatave mund të rritet edhe më shumë nëse ai vazhdon me paraqitje të tilla.
Deri më tani, Dalipi nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilën kombëtare do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar. Sipas raportimit, vendimi i tij pritet pas Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027.
Ndeshja e zhvilluar të enjten ka përfunduar me nga një gol për të dyja skuadrat, të cilat para kësaj përballjeje kishin pikë të barabarta në krye të tabelës.
Malisheva ka kaluar në epërsi në minutën e njëzet e nëntë, kur Ibishi ka shënuar për 1:0.
Prishtina ka reaguar në pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë. Diatta ka qenë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke ia siguruar skuadrës kryeqytetase një pikë në këtë përballje.
Me këtë barazim, Malisheva dhe Prishtina kanë shkuar në kuotën e njëzet pikëve. Malisheva vazhdon të kryesojë tabelën për shkak të pozitës më të mirë, ndërsa Prishtina renditet e dyta.
Termokos ka nisur furnizimin me ngrohje për sezonin 2026/2027 në Prishtinë, por fillimisht me kapacitet të kufizuar.
Sipas njoftimit të kompanisë, furnizimi do të rritet gradualisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së pajisjeve dhe funksionimit të qëndrueshëm të sistemit.
Për prodhimin e ngrohjes, Termokos ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u, ndërsa ka bërë të ditur se procesi i prodhimit dhe shpërndarjes ka filluar me sukses.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në Kosovë, duke deklaruar se ato janë rritur për 7.8% gjatë muajit shtator.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami kritikoi Qeverinë, duke pretenduar se gjatë gjashtë vjetëve të fundit nuk janë ndërmarrë reforma strukturore dhe fiskale që do t’ua lehtësonin jetën qytetarëve dhe bizneseve.
Ajo theksoi se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve, të cilët po paguajnë më shumë për mallra dhe shërbime, por po blejnë më pak.
Sipas Bajramit, nga rritja e çmimeve përfiton edhe Qeveria përmes të hyrave më të larta nga TVSH-ja dhe tatimet e tjera.
“Çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit. Qytetarët po paguajnë më shumë, por po blejnë më pak!”, shkroi ajo.
Bajrami e përmbylli reagimin e saj duke e cilësuar qeverisjen si të dështuar.
Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri kanë marrë vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për përshkallëzimin e situatës në Tiranë dhe kërkesat e protestuesve për ndryshime politike.
Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka refuzuar thirrjet për dorëheqje, ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët kanë vazhduar në kryeqytet.
Sipas Reuters, mijëra protestues kanë marrë pjesë në tubime, gjatë të cilave janë shënuar përplasje me policinë, e cila ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Edhe agjencia Associated Press (AP) ka raportuar për protestat, duke theksuar pakënaqësitë e protestuesve lidhur me gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave në arsim.
Sipas raportimit të AP-së, një prej shqetësimeve të studentëve është edhe emigrimi, pasi ata kërkojnë kushte më të mira për të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Për zhvillimet në Tiranë ka shkruar edhe gazeta britanike The Guardian, e cila ka raportuar për qëndrimin e Ramës se nuk do të japë dorëheqje, pavarësisht protestave të udhëhequra nga studentët.
Mediat ndërkombëtare po përcjellin gjithashtu zhvillimet lidhur me përplasjet, të lënduarit dhe personat e shoqëruar nga policia, ndërsa situata në kryeqytetin shqiptar mbetet në fokus të raportimeve.
Presidenca e Kosovës ka pranuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Justina Shiroka-Pula.
Ai ka bërë të ditur se presidentja do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.
Ligji i është përcjellë Presidencës pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, ndërsa hapi i radhës pritet të ndërmerret nga presidentja brenda afatit ligjor.
Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka reaguar lidhur me protestat dhe përplasjet e dhunshme në Shqipëri, duke bërë thirrje për dialog, dëgjimin e të rinjve dhe shmangien e dhunës.
Përmes një reagimi, Gjata shprehu dhimbjen për situatën në vend, duke thënë se e dëshpëron fakti që Shqipëria po përballet sërish me dhunë dhe shkatërrime.
“Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet. Sërish! Më dhemb në shpirt kur shoh një të ri që dhunohet, një polic që dhunohet, një shqiptar që ngre dorën kundër një shqiptari tjetër”, shkroi ajo.
Këngëtarja ngriti shqetësimin për mungesën e dialogut dhe pyeti nëse është e pamundur që pakënaqësitë të shprehen pa dhunë. Ajo u bëri thirrje politikës dhe qeverisë që ta dëgjojnë zërin e të rinjve dhe t’u japin hapësirë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore.
Gjata kërkoi gjithashtu që përfaqësuesit politikë t’i dëgjojnë të rinjtë pa paragjykime dhe kushte, duke theksuar rëndësinë e një dialogu të sinqertë.
“Mos e shkatërroni këtë vend! Jemi shumë të brishtë për të mbajtur edhe plagët që ia shkaktojmë vetes!”, apeloi këngëtarja.
Në fund të reagimit, ajo mbështeti të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por kundërshtoi shkatërrimin e pronës dhe dhunën.
“PROTESTO! ULËRIT! FRYMËZO! BASHKOHU NË PROTESTË QYTETARE! Por. MOS SHKATËRRO! MOS DIGJ! MOS DHUNO!”, shkroi Gjata, duke shtuar se të rinjtë meritojnë një të ardhme më të mirë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Joseph e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses gjatë mandatit.
Në takim, presidentja ka shprehur mirënjohjen për urimet dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me partnerët ndërkombëtarë për çështjet me interes të përbashkët.
Edward Joseph është ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS).