Category: Lajme

  • “WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    “WALL NOT I” vjen në Muzeun e Burgut të Prishtinës

    Projekti, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, është i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit dhe dramaturgut Samuel Beckett.

    Përmes ndërthurjes së ligjëratës, imazhit dhe videoinstalacionit, “WALL NOT I” eksploron raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit. Në qendër të projektit është dialogu mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, një hapësirë që bart kujtime dhe rrëfime të lidhura me mbylljen, mungesën e lirisë dhe rezistencën njerëzore.

    Duke e vendosur shprehjen artistike në një hapësirë me ngarkesë të veçantë historike, projekti krijon mundësi për reflektim mbi përvojat njerëzore dhe mënyrën se si kujtesa ndërthuret me hapësirën dhe rrëfimin.

    Aktiviteti organizohet në kuadër të programit kulturor të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe synon të sjellë para publikut një përvojë artistike që ndërthur letërsinë, artin pamor dhe kujtesën historike.

    Burimi: RTKLive

  • Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

    Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

    Po shkëlqen te Vaduzi, Lutfi Dalipin po e lypin në Bundesligë e Serie A

    Lutfi Dalipi po shkëlqen me fanellën e FC Vaduzit dhe interesimi për të po rritet.

    Sipas mediumit zviceran “Blick”, futbollisti 20-vjeçar mund të bëjë hapin e radhës në karrierë që gjatë afatit kalimtar të dimrit.

    Dalipi ka regjistruar katër gola dhe nëntë asistime në dhjetë ndeshjet e para me Vaduzin, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

    Të drejtat e transferimit të mesfushorit ofensiv i përkasin Young Boys, klub që mund ta rikthejë lojtarin në skuadër që në janar. Megjithatë, kjo do të kishte kuptim vetëm nëse Dalipit do t’i garantohej hapësirë e mjaftueshme për të luajtur.

    Përveç Young Boys, për shërbimet e Dalipit interesohen edhe disa klube nga Bundesliga gjermane, Serie A italiane dhe Austria, të cilat po e përcjellin nga afër talentin e ri.

    Pos klubet, për Dalipi, sipas kicker.de, të interesuara janë tri kombëtare, Zvicra,  Shqipëria dhe Kosova.

    Megjithatë, ai këtë muaj refuzoi ftesat e Shqipërisë dhe Kosovës, duke zgjedhur të luajë për përfaqësuesen U-21 të Zvicrës.

  • Protesta në Shqipëri, Begaj: Bëj thirrje për dialog dhe qetësi (VIDEO)

    Protesta në Shqipëri, Begaj: Bëj thirrje për dialog dhe qetësi (VIDEO)

    Protesta në Shqipëri, Begaj: Bëj thirrje për dialog dhe qetësi (VIDEO)

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe aktorëve politikë që të zgjedhin dialogun dhe të shmangin përshkallëzimin e tensioneve.

    Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Begaj ka theksuar se kërkesat e protestuesve, veçanërisht të rinjve, meritojnë të dëgjohen, por ka nënvizuar se dhuna dëmton shoqërinë dhe rrezikon bashkëjetesën demokratike.

    “Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar Begaj.

    Megjithatë, kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se protestat duhet të zhvillohen pa akte dhune.

    “Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, thuhet në reagimin e tij.

    Begaj u ka bërë thirrje të gjithë të përfshirëve që të tregojnë maturi dhe përgjegjshmëri, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për qetësi dhe dialog në këto momente.

    “U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit”, ka thënë presidenti.

    Ai gjithashtu ka shprehur urimet për shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, qofshin policë apo protestues, si dhe ka inkurajuar forcat e rendit në përmbushjen e detyrave të tyre.

    Në fund të reagimit, kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se mbetet i hapur për të ofruar hapësirë për dialog dhe mirëkuptim, duke u bërë thirrje aktorëve të përfshirë që të angazhohen në bashkëpunim në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë.

  • Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

    Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

    Hoti: Do të angazhohemi për avancimin e të drejtave për personat me vështirësi në të pamur

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, mori pjesë në Konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës.

    Në adresimin e tij, ministri Hoti theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen dhe avancimin e të drejtave të personave të verbër dhe personave me vështirësi në të pamur.

    Ai vuri në pah, siç u shpreh, “mbështetjen e vazhdueshme financiare dhe shërbimet sociale që ofrohen për personat e verbër, përfshirë kompensimin për shoqëruesit personalë, sipas kategorive të përcaktuara me ligj”.

    Hoti theksoi gjithashtu mbështetjen që Ministria u ofron organizatave dhe shoqatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve sociale, përfshirë iniciativat për fuqizimin e grave të verbra.

    Sipas njoftimit të Ministrisë, një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së përfshirjes së personave të verbër në tregun e punës, si një nga faktorët kyç për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.

    Në këtë drejtim, Ministri Hoti theksoi angazhimin e Ministrisë përmes Agjencisë së Punësimit të Kosovës dhe Qendrave të Aftësimit Profesional, për të krijuar më shumë mundësi për aftësim, punësim dhe pavarësi ekonomike. /Klankosova.tv

  • Mediat në Tiranë: Protestuesit kanë hedhur gurë në kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane

    Mediat në Tiranë: Protestuesit kanë hedhur gurë në kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane

    Mediat në Tiranë: Protestuesit kanë hedhur gurë në kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane

    Protestuesit në Tiranë janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë.

    Menjëherë pas sulmit, alarmi i bankës ka rënë dhe është dëgjuar në të gjithë zonën.

    Pas sulmit ndaj këtij institucioni financiar, TopChannel shkruan se gurët e protestuesve duket se nuk kanë kursyer as kabinën ku qëndrojnë rojet e Ambasadës Amerikane.

    Gurët nuk janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të ambasadës, por vetëm drejt kabinës, e cila është pjesërisht prej xhami. Në momentin e sulmit, nuk ka pasur persona brenda saj.

  • Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi e dialog

    Begaj: Dhuna nuk është zgjidhje, Shqipëria ka nevojë për qetësi e dialog

    Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Kreu i Shtetit theksoi se se ka ndjekur protestat dhe kërkesat e qytetarëve, por edhe aktet e dhunës të dy ditëve të fundit.

    “Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve. Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit”, u shpreh Begaj.

    Presidenti theksoi rëndësinë e dëgjimit të zërit të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, duke nënvizuar se kërkesat e tyre meritojnë vëmendje.

    “Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim”, deklaroi ai.

    Megjithatë, Begaj nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë mënyra për të shprehur pakënaqësitë, pasi ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.

    “Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike”, theksoi Presidenti.

    Në vijim, Kreu i Shtetit u bëri thirrje të gjithë aktorëve të zgjedhin maturinë dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit.

    “U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit”, tha Begaj.

    Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit në përmbushjen e detyrës së tyre dhe uroi shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit, si punonjës policie, ashtu edhe protestues.

    Në përfundim të mesazhit, Presidenti bëri të ditur se mbetet i hapur për të krijuar hapësira dialogu dhe mirëkuptimi, duke ftuar aktorët e përfshirë të angazhohen në bashkëpunim në interes të të rinjve dhe të vendit.

    “Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi, sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë”, përfundoi Begaj.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula takon profesorin Joseph, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë e rajon

    Shiroka Pula takon profesorin Joseph, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë e rajon

    Shiroka Pula takon profesorin Joseph, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë e rajon

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), e ka përgëzuar presidenten për marrjen e detyrës dhe i ka uruar sukses në ushtrimin e mandatit.

    Gjatë takimit, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për urimet e profesorit amerikan, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

    “Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës transmeton Klankosova.tv.

  • Shiroka Pula pret në takim profesorin amerikan, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Shiroka Pula pret në takim profesorin amerikan, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Shiroka Pula pret në takim profesorin amerikan, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin amerikan Edward Joseph, ligjërues dhe bashkëpunëtor të lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit Johns Hopkins.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Joseph e ka përgëzuar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës dhe i ka uruar sukses në ushtrimin e mandatit.

    Gjatë takimit, presidentja dhe profesori amerikan kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

    Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen për urimet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut me miqtë dhe partnerët për çështjet me interes të përbashkët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka Pula pret në takim profesorin amerikan, diskutojnë zhvillimet në Kosovë dhe rajon appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte në Poloni

    Filharmonia e Kosovës mban dy koncerte në Poloni

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, koncerti i parë do të mbahet më 16 tetor, në orën 19:30, ndërsa i dyti më 17 tetor, në orën 18:00.

    Këto koncerte synojnë të prezantojnë vlerat dhe identitetin artistik të Filharmonisë së Kosovës para publikut polak, si dhe të forcojnë bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

    Burimi: RTKLive

  • Të mitur në protestë, Policia thirrje prindërve: Po përdoren në vijë të parë

    Të mitur në protestë, Policia thirrje prindërve: Po përdoren në vijë të parë

    “Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit. Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës. Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.

    Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë. Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë: Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, thotë Policia.

    Sipas autoriteteve, përdorimi i fëmijëve si mburojë gjatë akteve të dhunës nuk mund të konsiderohet ushtrim i së drejtës për protestë, por një veprim që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Për këtë arsye, Policia e Shtetit bën me dije se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do  t’u përcillet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

    “Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara. Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre. Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

    Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre. Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, thotë Policia.

    Në përfundim, Policia e Shtetit u bën thirrje pjesëmarrësve në protesta të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, duke kërkuar ndalimin e akteve të dhunës ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    “Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”, theksohet në deklaratë.

    Burimi: RTKLive