Category: Lajme

  • Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

    Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

    Avokati i Popullit: Zyra në Hagë nuk e përjashton mandatin tonë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

    Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Dhomave të Specializuara të Kosovës të 13 tetorit, duke argumentuar se ekzistenca e Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë nuk e përjashton mandatin kushtetues të institucionit kosovar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

    Në reagimin e nënshkruar nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj, thuhet se përgjegjësia ekskluzive e caktuar për Zyrën e Avokatit të Popullit në Hagë nuk nënkupton domosdoshmërisht kompetencë ekskluzive që përjashton institucionet e tjera nga ushtrimi i funksioneve të tyre.

    Sipas Qelajt, përgjegjësia ekskluzive dhe kompetenca ekskluzive janë dy koncepte të ndryshme juridike dhe nuk mund të përdoren si sinonime.

    “Ky është detyrim për të vepruar, dhe jo e drejtë për të penguar veprimin e institucioneve të tjera”, thuhet në reagim, ku theksohet se përjashtimi i kompetencave të Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës duhet të argumentohet në bazë të dispozitave përkatëse kushtetuese.

    Qelaj ka ngritur gjithashtu shqetësimin se Zyra e Avokatit të Popullit në Hagë, sipas vlerësimit të tij, deri më tani nuk e ka ushtruar në praktikë funksionin monitorues për t’iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me të drejtat e njeriut të personave që janë subjekt i procedurave gjyqësore para Dhomave të Specializuara.

    Ai ka vlerësuar se ekzistenca e një zyre të caktuar, pa ushtrimin efektiv të mandatit të saj, nuk duhet ta pengojë një institucion tjetër të themeluar me Kushtetutë që të monitorojë të drejtat e njeriut brenda kompetencave të veta ligjore.

    Megjithatë, në reagim sqarohet se qëndrimi i IAP-së të Kosovës nuk nënkupton se mandati i tij mbizotëron ose zëvendëson përgjegjësitë e veçanta të Zyrës së Avokatit të Popullit në Hagë. Sipas Qelajt, të dy mekanizmat kanë mandate plotësuese.

    Një tjetër çështje e ngritur në reagim është mungesa e përgjigjeve nga Dhomat e Specializuara ndaj shqetësimeve të adresuara nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës që nga viti 2021.

    Qelaj ka deklaruar se institucioni që drejton ka ngritur vazhdimisht shqetësime pranë Dhomave të Specializuara, edhe përmes korrespondencës zyrtare të mëvonshme, por se nuk ka marrë përgjigje.

    Sipas tij, kjo mungesë e vazhdueshme e përgjigjeve ngre shqetësime serioze për transparencën dhe krijon perceptimin se informacioni mund të mbahet qëllimisht i fshehtë.

    Në reagim theksohet se ngritja e shqetësimeve dhe dhënia e rekomandimeve të përgjithshme për funksionimin e sistemit gjyqësor janë në përputhje me mandatin ligjor të Avokatit të Popullit dhe nuk duhet të interpretohen si ndërhyrje në pavarësinë gjyqësore.

    “Pavarësia gjyqësore nuk mund të shërbejë si arsyetim për mungesën e transparencës ose të llogaridhënies institucionale”, thuhet në reagim.

    Në fund, Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson se qëndrimet publike që, sipas tij, vendosin kufizime arbitrare dhe të paarsyetuara mbi mandatin e një autoriteti kushtetues cenojnë rolin e një institucioni të pavarur dhe mund të shfaqin tendencë për refuzimin e kontrollit demokratik, kritikës konstruktive dhe debatit publik.

  • Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar

    Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar

    Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar

    Protestuesit janë ndalur te një bankë e nivelit të dytë, përballë Ambasadës Amerikane, dhe e kanë shkatërruar atë.

    Menjëherë pas sulmit, alarmi i bankës ka rënë dhe është dëgjuar në të gjithë zonën. Pas sulmit ndaj këtij institucioni financiar, duket se gurët e protestuesve nuk kanë kursyer as kabinën ku qëndrojnë rojet e Ambasadës Amerikane, shkruan TCH.

    Gurët nuk janë drejtuar drejt ambienteve të brendshme të ambasadës, por vetëm drejt kabinës, e cila është pjesërisht prej xhami. Në momentin e sulmit, nuk ka pasur persona brenda saj.

    The post Protestuesit gjuajnë me gurë kabinën e rojës së Ambasadës Amerikane, në zonë “kumbon” alarmi i bankës së shkatërruar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Qelaj kritikon Specialen për mungesë transparence e llogaridhënieje

    Qelaj kritikon Specialen për mungesë transparence e llogaridhënieje

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka kritikuar Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për mungesë transparence, llogaridhënieje dhe monitorimi, duke thënë se këto shqetësime kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë së qytetarëve ndaj kësaj gjykate.

    Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Qelaj ka komentuar raportin e publikuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të shqyrtuara nga perspektiva e të drejtave të njeriut.

    Ai ka thënë se ndër shqetësimet kryesore të evidentuara në raport janë pragu minimal i provave të siguruara nga Serbia, zgjatja e paraburgimit, pamundësia e lirimit me kusht dhe çështjet që lidhen me juridiksionin e kësaj gjykate.

    “Faktet kryesore që i kemi potencuar në raport ndërlidhen me mungesën e transparencës, mungesën e llogaridhënies dhe monitorimit të kësaj gjykate. Pastaj, pragun minimal të provave që janë siguruar nga Serbia, çështjen e zvarritjes së paraburgimit dhe pamundësinë për t’u liruar me kusht. Ka edhe shumë aspekte të tjera që lidhen me juridiksionin e kësaj gjykate”, ka thënë Qelaj.

    Sipas tij, shqetësim përbën edhe mënyra se si kjo gjykatë e ushtron juridiksionin e saj, për të cilin ai ka thënë se ngre pikëpyetje në raport me standardet e drejtësisë penale.

    Qelaj ka vënë në pah edhe mungesën e përgjigjeve ndaj pyetjeve të parashtruara vazhdimisht nga institucioni që ai drejton.

    “Shqetësuese në krejt situatën e bën fakti se kjo mungesë e transparencës dhe mungesa e theksuar e argumentimit, e dhënies së përgjigjeve në pyetjet që ne ia kemi parashtruar vazhdimisht gjykatës, si dhe tendenca për ta mbyllur këtë gjykatë, duke i transmetuar publikut vetëm aq sa dëshiron gjykata, kanë bërë që të bjerë shumë besueshmëria e qytetarëve në këtë gjykatë”, ka deklaruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • PS-ja paralajmëron përgjegjësi ligjore për dhunën në protesta: Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë

    PS-ja paralajmëron përgjegjësi ligjore për dhunën në protesta: Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë

    PS-ja paralajmëron përgjegjësi ligjore për dhunën në protesta: Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë

    Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas protestës së dhunshme në Tiranë, duke publikuar pamje nga ngjarjet dhe duke paralajmëruar se personat përgjegjës për dhunën do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

    Përmes një postimi, PS-ja theksoi se askush nuk është mbi ligjin dhe se Shqipëria nuk do të kthehet pas.

    “Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas”, thuhet në reagimin e partisë.

    Më tej, Partia Socialiste theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të mbeten pengje të së kaluarës, duke shtuar se e ardhmja i përket Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

    “Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, thuhet në mesazhin e PS-së.

    Ndërkohë, protesta e nisur nga studentët po vazhdon në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë ditës ajo është zgjeruar edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PS-ja paralajmëron përgjegjësi ligjore për dhunën në protesta: Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ministri Gashani i reagon kryetarit Rama për Lojërat Mesdhetare 2030

    Ministri Gashani i reagon kryetarit Rama për Lojërat Mesdhetare 2030

    Ministri Gashani i reagon kryetarit Rama për Lojërat Mesdhetare 2030

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani ka shkruar në lidhje me pretendimet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në lidhje me telashet rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030.

    Në reagimin e tij në Facebook, Gashani theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se, sipas tij, janë duke punuar në organizimin e tyre në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.

    “Dua të ritheksoj se përkushtimi ynë për organizimin dhe realizimin me sukses të këtij eventi madhor sportiv mbetet i plotë dhe i palëkundur. Ne po vazhdojmë punën me përgjegjësi, seriozitet dhe dedikim, në bashkëpunim me ICMG-në, por edhe të gjithë partnerët dhe institucionet përkatëse, për të siguruar që çdo punë, çdo proces dhe çdo obligim që lidhet me organizimin e Lojërave Mesdhetare të realizohet në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara”, tha ndër të tjera ministri i Sportit.

    Ai pranoi se ka vështirësi e probleme në këtë drejtim, por shtoi se ato po trajtohen me kujdes dhe vendosmëri, “pa zhurmë, pa britma, pa ankesa”.

    Reagimi i Ramës, thotë Gashani, është “ngritje e alarmeve e disfatizmit” që, sipas tij, është “jo vetëm i rrezikshëm, por edhe i pavend e i pabazë”.

    Ministri shtoi se Qeveria që nga fillimi është dhe do të jetë garantuesja e këtyre Lojërave.

    “Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030! Kosova do të organizojë e do të shkëlqejë në Lojërat Mesdhetare 2030, në organizim të tyre dhe në sukseset e garuesve tanë në arenat sportive!”, shkroi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

    Gashani, reagimin e kryetarit të Kryeqytetit e quajti “në stilin e fëmijës së pakënaqur e qaraman”, teksa shtoi se korrespodenca e publikuar nga Rama nuk e pasqyron tërësinë e komunikimeve dhe angazhimeve institucionale.

    Ai shtoi se Rama nuk e ka përmendur “faktin këtu se letra për trajtimin e punëve e shqetësimeve mes institucionesh partnere – jo për publikime e teatralitet në Facebook – i është drejtuar edhe atij, jo vetëm titullarëve tjerë të institucioneve, që ai, në stilin e fëmijës së pakënaqur e qaraman kur vijnë mysafirët, tenton t’i sulmojë”.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë ditës së sotme, paralajmëroi se Kosova është në prag të humbjes së “Lojërave Mesdhetare 2030”.

    Përmes një postimi në Facebook, ai tha se sot, ICMG ka konfirmuar mungesën e përgjigjeve institucionale dhe si rrjedhojë më 19 dhjetor do të shqyrtohet situata dhe do të procedohet me thirrjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme që do të vendosë për të ardhmen e Lojërave.

  • Vitinha do kthimin e Ronaldos te kombëtarja

    Vitinha do kthimin e Ronaldos te kombëtarja

    Vitinha do kthimin e Ronaldos te kombëtarja

    Vitinha ka shprehur dëshirën që shoku i tij te kombëtarja, Cristiano Ronaldo, të kthehet në kombëtare.

    Legjenda e futbollit u largua në mënyrë demonstrative nga kampanja e fundit, por duket se largimi i tij nuk është përfundimtar.

    “Shpresoj që Cristiano Ronaldo të kthehet në kombëtare. E vetmja gjë që mund të bëj është të shpresoj që ai të rikthehet dhe që gjithçka të jetë në rregull”, tha Vitinha për TNT Sports.

    “Ne të gjithë e duam këtë, shpresoj që të ndodhë”.

  • ATK i mbledh mbi 900 milionë euro për nëntë muaj

    ATK i mbledh mbi 900 milionë euro për nëntë muaj

    ATK i mbledh mbi 900 milionë euro për nëntë muaj

    Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbledhur 908.8 milionë euro të hyra tatimore nga janari deri në shtator të vitit 2026, rreth 114.5 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave të ATK-së, kjo paraqet rritje prej 14.5 për qind të të hyrave tatimore, ndërsa njëkohësisht numri i ndëshkimeve ka rënë për 22 për qind.

    ATK-ja vlerëson se këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt rritjes së përmbushjes së obligimeve tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të detyrimeve nga tatimpaguesit.

    “Këta tregues pasqyrojnë një qasje të orientuar drejt përmbushjes më të madhe tatimore, parandalimit të parregullsive dhe administrimit më efikas të obligimeve tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së transmeton Klankosova.tv.

    Sipas këtij institucioni, rezultatet janë arritur përmes monitorimit të vazhdueshëm të bizneseve, me fokus të veçantë te tatimpaguesit me rrezik të lartë tatimor, si dhe përmes informimit dhe edukimit të tatimpaguesve për përmbushjen e drejtë të obligimeve të tyre.

    ATK-ja thekson se një rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe parandalimit të shkeljeve, me synimin që të rritet përmbushja vullnetare dhe të zvogëlohet nevoja për masa ndëshkuese.

    Një tjetër faktor që, sipas ATK-së, ka ndikuar në përmirësimin e shërbimeve është digjitalizimi i shërbimeve tatimore, i cili synon të lehtësojë qasjen e tatimpaguesve, të shkurtojë procedurat dhe të rrisë efikasitetin e administrimit tatimor.

  • Ambasadori i BE-së dhe drejtuesit e RTK-së diskutojnë për rolin e transmetuesit

    Ambasadori i BE-së dhe drejtuesit e RTK-së diskutojnë për rolin e transmetuesit

    Gjatë këtij takimi njoftues, ambasadori Schuebel ka shprehur mbështetjen për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

    Ai ka theksuar rëndësinë e pasqyrimit të ngjarjeve në përputhje me standardet profesionale, si dhe rolin e transmetuesit publik në informimin e drejtë dhe objektiv të qytetarëve.

    Burimi: RTKLive

  • “Edhe shtatë ditë”, Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll

    “Edhe shtatë ditë”, Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll

    “Edhe shtatë ditë”, Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një njoftim për një përvojë të re që e pret së shpejti.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja me origjinë shqiptare ka bërë të ditur se pas rreth shtatë ditësh do të marrë pjesë për herë të parë në një ndeshje bejsbolli.

    “Edhe shtatë ditë, pak a shumë, deri në ndeshjen time të parë të bejsbollit”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj.

    Megjithatë, këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me ndeshjen apo ekipet që do të jenë pjesë e saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Edhe shtatë ditë”, Dua Lipa paralajmëron përvojën e saj të parë në bejsboll appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

    Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

    Dyshohet se vodhi 8 mijë euro, Prokuroria e Gjakovës kërkon masën e sigurisë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i dyshuar për grabitjen e rreth 8 mijë eurove në një lokal në Gjakovë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është arrestuar më 15 tetor, pasi kishte qenë në arrati, ndërsa ndaj tij është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve.

    “Ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet Ç.Zh. më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën ‘Anton Çeta’ në Gjakovë, tek ‘R.M.T’, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka grabitur rreth 8.000 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Sipas organit të akuzës, i dyshuari fillimisht e ka kërcënuar punonjësen dhe më pas i ka marrë paratë nga dollapi ku mbaheshin ato.

    Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Prokuroria ka bërë të ditur se veprimet për të cilat dyshohet, përbëjnë veprën penale “Grabitja”, nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Për të dyshuarin tashmë i është drejtuar kërkesë Gjykatës Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.