Category: Lajme

  • Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre

    Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre

    Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre

    Me afrimin e muajve të ftohtë, kur ekspozimi ndaj rrezeve të diellit zvogëlohet, shumë njerëz i drejtohen suplementeve të vitaminës D për të mbështetur shëndetin e kockave dhe funksionimin e sistemit imunitar.

    Megjithatë, një studim i ri sugjeron se dy format më të përdorura të kësaj vitamine, D2 dhe D3, mund të kenë efekte të ndryshme në organizëm.

    Sipas gjetjeve të studiuesve nga Universiteti i Surrey-t, Qendra John Innes dhe Instituti Quadram i Bioshkencës, marrja e vitaminës D2 mund të shoqërohet me ulje të niveleve të vitaminës D3 në trup.

    Vitamina D3 prodhohet natyrshëm nga organizmi nën ndikimin e rrezeve ultraviolet të diellit dhe, sipas studiuesve, duket se është më efektive se D2 në rritjen e nivelit të përgjithshëm të vitaminës D.

    Autorja kryesore e studimit, Emily Brown, ka theksuar se ndikimi i vitaminës D2 në nivelet e D3 nuk ishte vlerësuar sa duhet më parë.

    Dallimet mes këtyre dy formave mund të ndikojnë edhe në funksionimin e sistemit imunitar. Një studim i mëparshëm nga i njëjti grup kërkimor sugjeroi se vitamina D3 mund të aktivizojë mekanizma të rëndësishëm të mbrojtjes së organizmit kundër viruseve dhe baktereve.

    Gjatë periudhës nga tetori deri në mars, kur rrezet e diellit mund të mos jenë të mjaftueshme për prodhimin e vitaminës D, suplementet mund të jenë të dobishme për personat që kanë nevojë për to.

    Në etiketat e produkteve, vitamina D3 mund të shënohet si kolekalciferol, ndërsa vitamina D2 si ergokalciferol.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë dallimet mes dy formave. Zgjedhja dhe doza e suplementit duhet të përshtaten sipas moshës, gjendjes shëndetësore dhe nevojave individuale.

    Personat që përdorin vitaminë D të përshkruar nga mjeku nuk duhet ta ndryshojnë trajtimin pa u konsultuar me mjekun ose farmacistin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vitamina D2 apo D3? Studimi i ri zbulon dallime të rëndësishme mes tyre appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE rekomandon miratimin e ilaçit të ri kundër kancerit të avancuar të pankreasit

    BE rekomandon miratimin e ilaçit të ri kundër kancerit të avancuar të pankreasit

    Ilaçi, i quajtur “daraxonrasib”, rekomandohet për të rriturit me kancer të pankreasit, që është përhapur në organe të tjera të trupit dhe që kanë marrë më parë të paktën një trajtim tjetër, njoftoi sot agjencia e Bashkimit Evropian.

    Ilaçi është zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane “Revolution Medicines” dhe tregtohet me emrin “Rasonque”.

    Ai është miratuar tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për disa pacientë me kancer të pankreasit, që është përhapur në pjesë të tjera të trupit.

    Studimi tregon rritje të jetëgjatësisë së pacientëve

    Në një studim klinik të fazës së tretë, ku morën pjesë 500 pacientë, personat që morën “daraxonrasib” jetuan pothuajse, dy herë më gjatë se ata që u trajtuan me kimioterapi, pasi sëmundja e tyre kishte përparuar pavarësisht trajtimit të mëparshëm.

    Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, koha mesatare e mbijetesës ishte 12,4 muaj për pacientët që morën “daraxonrasib”, krahasuar me 6,7 muaj për ata që iu nënshtruan kimioterapisë.

    Ilaçi vepron duke synuar ndryshime të caktuara gjenetike që gjenden shpesh te kanceri i pankreasit, me qëllim pengimin e rritjes së tumorit.

    Megjithatë, ilaçi nuk konsiderohet një kurë për këtë sëmundje.

    Kanceri i pankreasit është ndër format më vdekjeprurëse të kancerit.

    Një nga arsyet është se në fazat e hershme simptomat, shpesh mungojnë ose janë të paqarta.

    Për këtë arsye, sëmundja zbulohet shpesh vetëm pasi ka përparuar.

    Vlerësim i përshpejtuar

    Agjencia Evropiane e Barnave e shqyrtoi “daraxonrasib” përmes një procedure të përshpejtuar, e cila përdoret për barna që mund të plotësojnë nevoja urgjente mjekësore.

    Kjo procedurë lejon vlerësimin e të dhënave klinike të disponueshme, përpara se të dorëzohet një kërkesë e plotë për autorizimin e tregtimit të ilaçit.

    Megjithatë, përpara se ilaçi të mund të shitet në Bashkimin Evropian, duhet të marrë autorizimin përfundimtar të tregtimit nga Komisioni Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Rrahmani: Qeveria e Kurtit ka paguar gati 5 milionë euro për anëtarët e një organizate terroriste

    Rrahmani: Qeveria e Kurtit ka paguar gati 5 milionë euro për anëtarët e një organizate terroriste

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka paguar gjithsej 4 milionë e 889 mijë euro për persona që, sipas tij, kanë qenë pjesë e një organizate të shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.

    Duke folur në Debat Plus, Rrahmani tha se këto pagesa janë bërë për gjashtë vjet për persona që, sipas tij, nuk kanë shkuar në punë, por kanë vazhduar të marrin paga nga institucionet e Kosovës.

    “Fatkeqësisht kryeministri Kurti dhe kjo qeveri kanë financuar anëtarët e një organizate terroriste. Ashtu siç e deklaroi dhe e pohoi vetë kryeministri. Këto kanë mund të dalën qysh në ditën e parë që ka ardhur kryeministri, se ligji është i kjartë në këtë pikë; dikush që për një periudhë të caktuar nuk në punë, nuk duhet të ketë pagesë. Nëse 30 ditë një punonjës i institucioneve të Kosovës nuk ka shkuar në punë, nuk ka nevojë të i jepet pagat. Për 6 vjet ky pushtet i ka financuar këto struktura, i ka mbajt me paga dhe ata njerëz kanë qenë të angazhuar në aktivitete të tjera, kanë mund të jenë edhe pjesë edhe të aksioneve kundër institucioneve të sigurisë e popullatës. Vlera totale për këto vite që i ka financuar ky pushtet këta anëtar të kësaj organizate terroriste është 4 milionë e 889 mijë euro”, ka deklaruar Rrahmani.

    Deklarata e Rrahmanit në Debat Plus vjen pas replikës që ai pati gjatë ditës në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti lidhur me pagesat për persona që, sipas tij, nuk kanë ushtruar detyrat e tyre zyrtare.

    Në përgjigjen e tij në Kuvend, Kurti iu referua një vendimi të Qeverisë së Kosovës të vitit 2015 për integrimin e punonjësve nga komuniteti serb në institucionet e Kosovës. Ai tha se disa prej tyre nuk kishin ushtruar detyra zyrtare dhe se institucionet kishin ndërmarrë hapa për transferimin ose largimin e një pjese të tyre.

    Kurti bëri të ditur gjithashtu se u ishin ndërprerë kontratat 29 zyrtarëve nga komuniteti serb në Ministrinë e Mjedisit dhe institucionet vartëse. Sipas tij, këta zyrtarë njiheshin edhe si pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, organizatë të cilën Qeveria e Kosovës e kishte shpallur terroriste në qershor të vitit 2023.

    Kryeministri kishte deklaruar se këto çështje lidhen me probleme të trashëguara nga e kaluara, të cilat, sipas tij, nuk mund të zgjidhen menjëherë.

    Burimi: Dukagjini

  • Ambasadorja Ziv: Pesë ditë domethënëse në Izrael për delegacionin e përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria

    Ambasadorja Ziv: Pesë ditë domethënëse në Izrael për delegacionin e përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria

    Ambasadorja Ziv: Pesë ditë domethënëse në Izrael për delegacionin e përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka njoftuar për përmbylljen e vizitës pesëditore në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria.

    Në një postim në platformën X, Ziv ka bërë të ditur se takimet me institucionet kryesore izraelite kanë ofruar mundësi për dialog dhe shkëmbim përvojash.

    Ajo ka theksuar se vizita gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael u ka mundësuar anëtarëve të delegacionit të njihen nga afër me jetën politike, kulturën dhe shoqërinë izraelite.

    “Përmbyllje e pesë ditëve domethënëse në Izrael të një delegacioni të përbashkët të deputetëve nga Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar Ziv.

    “Takimet me institucionet kryesore izraelite ofruan mundësi të vlefshme për dialog dhe shkëmbim përvojash”.

    “Vizita gjatë ditëve të fundit të fushatës zgjedhore në Izrael e bëri përvojën edhe më interesante, duke ofruar një pasqyrë të drejtpërdrejtë të jetës politike, kulturës dhe shoqërisë së vendit”.

    Concluding five meaningful days in Israel of a joint delegation of members of parliament from Kosovo and Albania.

    Meetings with key Israeli institutions offered valuable opportunities for dialogue and exchange.

    Visiting during the final days of Israel’s election campaign made… pic.twitter.com/XC8aBAkHsb

    — Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 15, 2026

  • Tragjedi në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së shkollës

    Tragjedi në Pakistan, 34 të vdekur nga shembja e çatisë së shkollës

    Tridhjetë e tre fëmijë dhe një mësues humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, kur çatia e një shkolle në Pakistanin verior u shemb të enjten në mëngjes, bënë të ditur autoritetet.

    Reshjet e dendura të shiut gjatë natës bënë që çatia e një ndërtese dykatëshe në shkollën publike “Al Khair”, në qytetin Peshawar, të bëhej e paqëndrueshme dhe më pas të shembej. Fëmijët që humbën jetën ishin të moshës nga gjashtë deri në 14 vjeç, sipas spitalit në Peshawar, ku u dërguan viktimat. Rreth 50 fëmijë të tjerë u plagosën nga shembja, sipas shifrave të spitalit dhe disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

    Banorët vendas ishin ndër të parët që mbërritën në vendngjarje, ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën brenda pak minutash, thanë dëshmitarët okularë. Operacionet e shpëtimit vazhduan deri pasditen e së enjtes, por më pas përfunduan pasi të gjithë personat e bllokuar nën rrënoja u nxorën jashtë, sipas shërbimeve të emergjencës.

    Shembjet e ndërtesave janë një problem i zakonshëm në Pakistan. Standardet e ndërtimit në vend shpesh nuk zbatohen siç duhet dhe shumë struktura ndërtohen me materiale që nuk i përmbushin standardet.

    Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e quajti incidentin një “tragjedi zemërthyere” dhe bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës mbi shkakun e shembjes vdekjeprurëse. Pronari i shkollës është arrestuar dhe ka nisur një hetim lidhur me incidentin, ka thënë për CNN- një zyrtar policor në Peshavar.

    Shembja ndodh vetëm pak javë pasi një zjarr përfshiu një spital në kryeqytetin Islamabad, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 14 të porsalindurve, si dhe duke nxitur zemërim të gjerë e arrestime të shumta.

    Burimi: RTKLive

  • Zulfaj në Bruksel kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

    Zulfaj në Bruksel kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BE

    Gjatë takimit të enjten në Bruksel me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, Zulfaj ka diskutuar për reformat në Kosovë, zbatimin e Planit të Rritjes dhe integrimin në skemat evropiane SEPA dhe “Roam Like at Home”.

    Sipas njoftimit, Zulfaj ka paraqitur progresin e Kosovës në sundimin e ligjit, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe harmonizimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

    Në takim është diskutuar edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar më 15 dhjetor 2022. Zulfaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ndaj reformave dhe vlerave evropiane, duke kërkuar që ky përkushtim të vlerësohet nga institucionet e BE-së.

    Sipas njoftimit, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë ligjin e miratuar nga Kuvendi për Dhomat e Specializuara. Zulfaj ka vlerësuar se verdikti i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe ka shprehur pritjen që ai të korrigjohet në shkallën e apelit. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Qeveria ka formuar një grup punues për hartimin e strategjisë shtetërore lidhur me këtë çështje.

    Në përfundim të takimit, Zulfaj ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e reformave dhe bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian në rrugën drejt anëtarësimit.

    Gjatë ditës pas takimit me Zulfajn, Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme dhe se, sipas saj, miratimi dhe zbatimi i tyre do të përbënin një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

    Përmes një postimi në platformën X, Kos ka bërë të ditur se për këtë ka diskutuar me kryenegociatorin Jeton Zulfaj.

    Ajo ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj ndryshimeve të fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të papranueshme. Miratimi dhe zbatimi i tyre do të binin ndesh me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. Ato do të përbënin një hap serioz prapa në rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar ajo.

    Kos ka shtuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe i institucioneve të pavarura gjyqësore është thelbësor për hapat e ardhshëm të Kosovës drejt integrimit evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

    Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

    Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

    Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga, protestuesit kanë arritur të hyjnë në ambientet e Ministrisë së Financave.

    Kanë nisur të nxjerrin sende dhe orendi, mes tyre edhe një printer. Sakaq, shkatërrim ka edhe te godina e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku janë shkatërruar xhamat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lojërat Mesdhetare 2030: ‘Gara’ për kompetenca rrezikon organizimin? (VIDEO)

    Lojërat Mesdhetare 2030: ‘Gara’ për kompetenca rrezikon organizimin? (VIDEO)

    Lojërat Mesdhetare 2030: ‘Gara’ për kompetenca rrezikon organizimin? (VIDEO)

    Nikoqir po dihet se është Prishtina, veç kush është i zoti i Lojërave Mesdhetare 2030, mbetet ende e paqartë.

    Qeveria në njërën anë e Komuna në tjetrën, po hedhin akuza mes veti për obligimet që s’po kryhen, raporton Klan Kosova.

    E këto mosmarrëveshje, sipas të parit të kryeqytetit, po e vënë në pikëpyetje mbajtjen e kësaj ngjarje që është fort me rëndësi për komitetin sportiv.

    Madje për këtë pretendim, Përparim Rama thotë se e pranoi një e-mail këtë të enjte.

    Veçse as komunikimet e as letra u tha se nuk i shkuan veç qeveritarëve.

    I pari i Sportit dhe Rinisë, thekson se i pari i komunës letrën e mori nga komiteti i Lojërave Mesdhetare, më shumë në formë shqetësimi.

    Ndiqeni kronikën për detaje:

  • Malisheva dhe Prishtina në krye, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligë

    Malisheva dhe Prishtina në krye, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligë

    Malisheva dhe Prishtina në krye, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligë

    Është mbyllur java e nëntë në Superligën e Kosovës, me Malishevën dhe Prishtinën që kryesojnë tabelën me nga 20 pikë.

    Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, falë golit të Besnik Krasniqit në minutën e 90-të.

    Gjilani ka triumfuar 3-0 ndaj Drenicës, ndërsa Dukagjini e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-0. Feronikeli 74 dhe Llapi janë ndarë në barazim pa gola, kurse Malisheva dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1.

    Në renditje, Dukagjini zë vendin e tretë me 16 pikë, i ndjekur nga Gjilani dhe Drita me nga 14 pikë. Ballkani është i gjashti me 13 pikë, ndërsa Drenica ka 10 pikë dhe Feronikeli 74 tetë.

    Në fund të tabelës gjenden Llapi me katër pikë dhe Vushtrria me tri pikë.

    Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Dritës.

    Java e dhjetë e Superligës së Kosovës zhvillohet gjatë fundjavës.

    The post Malisheva dhe Prishtina në krye, kjo është renditja pas javës së nëntë në Superligë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit

    Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, është intervistuar nga policia franceze në kuadër të një hetimi për korrupsion, që lidhet me pagesa të dyshimta ndaj ish-shefit të sigurisë së Përfaqësueses së Francës.

    Sipas mediumit francez L’Équipe, Mbappé është intervistuar në Paris më 30 shtator, ndërsa në këtë rast është përfshirë edhe nëna e tij, Fayza Lamari, e cila është marrë në pyetje më 9 tetor.

    Hetimi lidhet me Mohamed Sanhadjin, i cili për më shumë se 20 vjet ka punuar në sigurinë e përfaqësueses franceze dhe ka krijuar marrëdhënie të afërta me disa prej futbollistëve.

    Hetuesit po shqyrtojnë nëse këto marrëdhënie janë shfrytëzuar për përfitime personale.

    Një nga çështjet kryesore të hetimit është një pagesë prej 60 mijë e 300 eurosh, të cilën Mbappé ia kishte dhënë Sanhadjit në qershor të vitit 2023, nga bonuset e fituara në Kupën e Botës në Katar.

    Përfaqësuesit e futbollistit kanë deklaruar se pagesa ishte një gjest falënderimi për pjesëtarët e sigurisë, ndërsa thuhet se edhe katër zyrtarë të tjerë policorë kishin përfituar nga këto para. Sanhadji dyshohet se nuk e kishte deklaruar pagesën te eprorët e tij.

    Vetëm disa javë më vonë, Sanhadji e kishte shoqëruar Mbappén gjatë një udhëtimi në Kamerun. Hetuesit po përpiqen të sqarojnë nëse zyrtari ishte përgjegjës për sigurinë e futbollistit gjatë këtij udhëtimi dhe nëse pagesa kishte lidhje me këtë shërbim.

    Një tjetër çështje që po shqyrtohet është një hua prej 120 mijë eurosh, të cilën Mbappé dyshohet se ia kishte dhënë Sanhadjit në vitin 2024 përmes nënës së tij.

    Sipas raportimeve, Lamari i kishte kërkuar gjithashtu Sanhadjit ndihmë për aplikimin për katër viza për persona të afërt të saj.

    Hetimi përfshin edhe dyshime për pagesa të pranuara nga ish-futbollistët e Francës, Franck Ribéry, Raphaël Varane dhe Laurent Blanc.

    Në total, Sanhadji dyshohet se ka përfituar rreth 300 mijë euro nga futbollistë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë rrethanat dhe qëllimin e këtyre pagesave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Emri i Mbappes në një hetim për korrupsion, në pyetje edhe nëna e futbollistit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali