Category: Lajme

  • Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Ligji për Gjykatën Speciale ka hyrë në një fazë vendimtare institucionale.

    Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka nënshkruar dje atë, dhe ia ka përcjell për dekretim presidentes Justina Shiroka-Pula, transmeton Klankosova.tv.

    Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se afati kushtetues për dekretimin e ligjit është i qartë, teksa tha se presidentja ka kohë tetë ditë.

    Por, sipas tij, ligji mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e të pares së shtetit.

    “Pas kalimit të këtij afati 8-ditor, nga momenti i dekretimit në mënyrë automatike apo nga dekretimi nga ana e presidentes, brenda 15 ditëve ai hyn në fuqi, pas shpalljes në gazetar zyrtare”, u shpreh avokati.

    Megjithatë, sipas Bytyqit kjo nuk do të thotë që Ligji nuk mund të kontestohet në të ardhmen.

    “Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ose i Dhomës së Specializuar ka afat që brenda 2 muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të një ligji që ndërlidhet, ka të bëjë me kompetencat, juridiksionet apo me të gjitha çështjet qe ndërlidhen me Dhomën e Specializuar ka të drejtë që ta referojë çështjen mbi kontrollin e kushtetueshmërisë së dispozitave apo ligjit në tërësi pranë Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bytyqi.

  • Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë për shkak të mospagesës në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

    Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 11:00 nga zyrat e kësaj federate dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

    Në protestë do të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Sindikata ka bërë të ditur se protesta organizohet për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

  • Trump kërkon dënim me vdekje edhe për vrasësit e zjarrfikësve

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se dëshiron që dënimi me vdekje të zbatohet edhe ndaj personave që shpallen fajtorë për vrasjen e zjarrfikësve.

    Deklarata e tij vjen pasi Trump kishte shprehur më herët dëshirën që dënimi kapital të zbatohet për këdo që shpallet fajtor për vrasjen e një oficeri policie.

    Gjatë një dreke të organizuar në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, në nder të organizatave të zjarrfikësve, presidenti amerikan theksoi se dëshiron dënime të ashpra për personat që vrasin pjesëtarët e këtyre shërbimeve.

    Trump bëri të ditur gjithashtu se e kishte udhëzuar Ministrinë e Drejtësisë që të kërkonte dënimin me vdekje në raste të tilla, duke theksuar se kjo duhet të vlejë për “këdo që vret një zjarrfikës”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump kërkon dënim me vdekje edhe për vrasësit e zjarrfikësve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rama për protestën në Tiranë: Kjo flakë nuk është flakë studentore

    Rama për protestën në Tiranë: Kjo flakë nuk është flakë studentore

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së së enjtes në Tiranë, duke u ndalur te një prej kioskave të djegura në kryeqytet.

    Nga vendi i ngjarjes, Rama tha se pas bizneseve të vogla që janë dëmtuar qëndrojnë mundi, djersa dhe sakrifica e familjeve që përpiqen të sigurojnë të ardhurat për jetesë.

    “Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, djersës, ëndrrave e shpresës së një familjeje të zakonshme”, u shpreh Rama.

    Kreu i Qeverisë u dërgoi mesazh sipërmarrësve të vegjël që kanë pësuar dëme nga protesta, duke u premtuar mbështetje pas përfundimit të situatës së tensionuar.

    “Dua t’u them atyre që sot janë me lot në sy para gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm. Sapo kjo flakë të kalojë, do të jemi aty të gjithë bashkë”, deklaroi ai.

    Rama përmendi edhe tërmetin e rëndë që goditi Shqipërinë, duke thënë se vendi arriti të përballonte pasojat dhe të rindërtonte shtëpitë e dëmtuara përmes bashkëpunimit.

    Ai kundërshtoi gjithashtu lidhjen e protestës me studentët, duke argumentuar se djegia e bizneseve dhe dëmtimi i pronës nuk përfaqësojnë shqetësimet e tyre.

    “Kjo s’ka lidhje fare me studentët. Kjo flakë nuk është flakë studentore”, tha Rama.

    Kryeministri e cilësoi situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, ndërsa akuzoi opozitën se qëndron pas kësaj mënyre të protestimit dhe se po e përdor atë për qëllime politike.

    Protesta e së enjtes në Tiranë u shoqërua me dëmtime të pronës publike dhe private, djegie të kioskave e koshave të mbeturinave, si dhe përplasje ndërmjet protestuesve dhe policisë, e cila përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama reagon pas ditës së tretë të protestave në Tiranë: Kjo s’ka lidhje me studentët

    Rama reagon pas ditës së tretë të protestave në Tiranë: Kjo s’ka lidhje me studentët

    Rama reagon pas ditës së tretë të protestave në Tiranë: Kjo s’ka lidhje me studentët

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, duke kritikuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private.

    Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama ka krahasuar dëmet e shkaktuara gjatë protestave me shkatërrimet e shkaktuara nga tërmeti, duke rikujtuar përpjekjet për rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura.

    Kreu i qeverisë pretendoi se protestat nuk pasqyrojnë shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por sipas tij, janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit.

    Rama kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e trotuareve, duke vënë në pikëpyetje nëse veprime të tilla përfaqësojnë interesat e studentëve.

    “Kjo s’ka lidhje me studentët, flama nuk është studentore. Kjo s’ka të bëjë fare me hallet dhe me problemet apo me aspiratën për një vend më të mirë”, deklaroi Rama.

    Ai akuzoi gjithashtu opozitën se po nxit përplasjet për të penguar zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa u zotua se qeveria do të jetë pranë familjeve të prekura nga dëmtimet pasi, siç u shpreh ai, “kjo flamë të kalojë”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama reagon pas ditës së tretë të protestave në Tiranë: Kjo s’ka lidhje me studentët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mohamed Salah shkruan histori në Evropë, arrin rekord të veçantë në tri garat kryesore

    Mohamed Salah ka arritur një rekord të veçantë në futbollin evropian, duke u bërë një nga vetëm tre futbollistët që kanë shënuar gol dhe kanë regjistruar asistim në të tri garat kryesore evropiane për klube: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

    Sipas statistikave të Optas, që nga sezoni 2017/18, sulmuesi egjiptian ka shënuar dhe asistuar në të njëjtën ndeshje në 13 raste në këto gara, duke kryesuar renditjen me katër ndeshje më shumë se rivalët e tij më të afërt.

    Rekordi u përforcua në debutimin e Trabzonsporit në Ligën e Konferencës, në fitoren 4-2 ndaj skuadrës finlandeze KuPS. Salah asistoi në golin e parë të ekipit, përpara se të realizonte vetë në minutën e 44-t.

    Në këtë ndeshje, egjiptiani mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit te Trabzonspori, ndërsa u zëvendësua në minutën e 55-të.

    Në moshën 34-vjeçare, Salah vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në fazën ofensive, duke kombinuar aftësinë për të shënuar me krijimin e rasteve për bashkëlojtarët.

    Statistikat e tij e vendosin mes futbollistëve që kanë lënë gjurmë në garat evropiane, jo vetëm si golashënues, por edhe si organizatorë të lojës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mohamed Salah shkruan histori në Evropë, arrin rekord të veçantë në tri garat kryesore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump shkarkon të dërguarin që vizitoi Dodikun

    Trump shkarkon të dërguarin që vizitoi Dodikun

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit të posaçëm për partneritete globale, vetëm disa orë pasi mediumi amerikan POLITICO publikoi korrespondencën elektronike që zbuloi përplasjen disamujore mes tij dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau.

    Çështja ka rëndësi edhe për Ballkanin Perëndimor, pasi Zampolli kishte vizituar Banjallukën në shkurt të këtij viti, ku ishte takuar me përfaqësues të autoriteteve të Republikës Srpska, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm të entitetit, Milorad Dodik.

    Siç raportoi RTK-ja mbrëmjen e së enjtes, zhvillimet lidhen me rolin e Zampollit në rajon dhe me pikëpyetjet rreth mandatit të tij për të përfaqësuar administratën amerikane në çështje politike dhe ekonomike.

    Sipas POLITICO-s, Landau kishte kontaktuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për t’i sqaruar se Zampolli nuk ishte i autorizuar të përfaqësonte Uashingtonin për çështje që tejkalonin diplomacinë kulturore. Landau kishte kërkuar falje nëse vizita e të dërguarit kishte shkaktuar paqartësi.

    Takimet në Ballkan, në qendër të mosmarrëveshjeve

    Vizita e Zampollit në Republikën Srpska u bë një nga çështjet e debatit brenda administratës amerikane. Sipas raportimeve, ai ishte takuar me përfaqësues të autoriteteve lokale, ndërsa vizita u paraqit nga pala serbe e Bosnjë-Hercegovinës si një mundësi për të forcuar lidhjet me administratën Trump.

    Korrespondenca e publikuar nga POLITICO tregon se Landau i kishte kërkuar vazhdimisht Zampollit të mos përfshihej në çështje që nuk lidheshin drejtpërdrejt me diplomacinë kulturore. Në komunikimet e tyre përmenden edhe nisma tregtare dhe ekonomike për të cilat Landau pretendonte se nuk kishte autorizim.

    Përplasja u shoqërua me akuza të ndërsjella për rrjedhje informacioni në media dhe kërcënime për veprime ligjore. Zampolli i kundërshtoi akuzat për shkelje dhe këmbënguli se autoriteti i tij buronte nga presidenti Trump.

    Një zyrtar amerikan konfirmoi se statusi i Zampollit si i dërguar special kishte përfunduar dhe se ai nuk ishte më punonjës i qeverisë federale.

    Pas largimit, Zampolli deklaroi se shërbimi ndaj Trumpit dhe Shteteve të Bashkuara kishte qenë nder dhe se do t’i rikthehej aktiviteteve të tij private.

    Zampolli është mik prej vitesh i presidentit amerikan dhe njihet edhe për rolin e tij në njohjen mes Trumpit dhe bashkëshortes së tij, Melania Trump.

    Rasti ngre pikëpyetje për mënyrën se si përcaktohen dhe koordinohen kompetencat e të dërguarve specialë amerikanë, veçanërisht kur angazhimet e tyre jashtë vendit prekin çështje politike dhe ekonomike.

    Megjithatë, përplasja dhe shkarkimi i Zampollit nuk dëshmojnë në vetvete për ndonjë ndryshim të politikës zyrtare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës apo Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: RTKLive

  • Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

    Rama mban konferencë për media rreth Lojërave Mesdhetare

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për media lidhur me organizimin e “Lojërave Mesdhetare 2030” dhe zhvillimet rreth këtij projekti.

    Konferenca do të mbahet në objektin e Komunës së vjetër në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.

    Gjatë ditës së enjte, Rama paralajmëroi se Kosova është shumë afër humbjes së kësaj mundësie historike. Ai ia atribuoi përgjegjësinë Qeverisë së Kosovës, duke e kritikuar për mosveprim lidhur me përgatitjet për Lojërat Mesdhetare.

    Ndërkohë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani theksoi se Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare dhe se, sipas tij, janë duke punuar në organizimin e tyre në përputhje me standardet dhe afatet e përcaktuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Lëkundje të fuqishme të tokës në Rusi, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të fuqishme të tokës në Rusi, ja ku ishte epiqendra

    Lëkundje të fuqishme të tokës në Rusi, ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 7 goditi të premten rajonin e Gadishullit Kamçatka në Rusi, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdetare (EMSC).

    Tërmeti ishte në thellësi prej 140 km (86.99 milje), shtoi EMSC, shkruan Reuters, transmeton klankosova.tv.

  • Rrushi dhe boronicat, dy frutat perfekte për mirëfunksionimin e këtij organi

    Rrushi dhe boronicat, dy frutat perfekte për mirëfunksionimin e këtij organi

    Rrushi dhe boronicat, dy frutat perfekte për mirëfunksionimin e këtij organi

    Rrushi dhe boronicat janë të pasura me përbërës natyralë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut. Një analizë e 37 studimeve, e publikuar në revistën shkencore Nutrients, shqyrtoi ndikimin e këtyre frutave në qarkullimin e gjakut, tensionin arterial dhe faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

    Si ndihmojnë këto fruta zemrën?
    Rrushi dhe boronicat përmbajnë polifenole, përfshirë antocianinat, pigmentet që u japin ngjyrën e kuqe, blu dhe vjollcë, si dhe resveratrolin që gjendet te rrushi. Këta përbërës mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të enëve të gjakut, duke favorizuar zgjerimin e tyre dhe qarkullimin më të mirë të gjakut.

    Sipas studimeve të shqyrtuara, konsumimi i rregullt i këtyre frutave mund të sjellë ulje të lehtë të tensionit arterial, të ndihmojë në kufizimin e oksidimit të kolesterolit LDL dhe të ndikojë në disa tregues të inflamacionit. Megjithatë, përfitimet ndryshojnë nga një person te tjetri dhe nuk garantojnë parandalimin e infarktit apo goditjes në tru.

    Cili rrush është më i dobishëm?
    Rrushi me tul të kuq mund të përmbajë më shumë antocianina sesa varietetet me tul të çelët. Edhe rrushi i zi ka përbërës të dobishëm, veçanërisht në lëkurë.

    Sa u përket boronicave, studimet përdorin shpesh porcione prej rreth 100–150 gramësh në ditë. Për rrushin, një porcion prej 80–120 gramësh mund të përfshihet në ushqyerjen e përditshme. Këto janë sasi orientuese nga artikulli, jo doza mjekësore.

    Ekspertët këshillojnë të preferohen frutat e plota në vend të lëngjeve, sepse përmbajnë fibra që ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave. Përfitimet janë më të vlefshme kur këto fruta bëhen pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar.

    Kush mund të përfitojë më shumë?

    Sipas analizës, efektet pozitive mund të jenë më të dukshme te personat që kanë tension pak të lartë, kolesterol të çrregulluar, mbipeshë ose bëjnë pak aktivitet fizik, shkruan living.al.

    Megjithatë, rrushi dhe boronicat nuk zëvendësojnë ilaçet për tensionin, diabetin apo sëmundjet e zemrës. Për një zemër të shëndetshme, rëndësi kanë gjithashtu aktiviteti i rregullt fizik, moskonsumimi i duhanit, ushqyerja e shëndetshme dhe menaxhimi i stresit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rrushi dhe boronicat, dy frutat perfekte për mirëfunksionimin e këtij organi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali