Category: Lajme

  • Lushtaku i përgjigjet burrit të Albulena Haxhiut: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, i cili sot ka kërkuar arrestimin e tij.

    Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Lushtaku ka deklaruar se as Serbia nuk ka arritur ta gjunjëzojë, duke iu kundërpërgjigjur atyre që, sipas tij, mendojnë se mund ta bëjnë këtë.

    “Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë. Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia. Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Lushtaku i përgjigjet burrit të Albulena Haxhiut: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • The Guardian: Vuçiqi ndërhyri personalisht për projektin 500 milionë dollarësh të Trumpit në Beograd

    The Guardian: Vuçiqi ndërhyri personalisht për projektin 500 milionë dollarësh të Trumpit në Beograd

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërhyrë personalisht për të shtyrë përpara një plan që dyshohet se synonte t’ia mundësonte një kompanie të lidhur me Jared Kushnerin, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, shfrytëzimin e një kompleksi historik të mbrojtur në Beograd për ndërtimin e një hoteli dhe kulle banimi me vlerë 500 milionë dollarë.

    Kështu raporton ekskluzivisht gazeta britanike The Guardian, bazuar në intervista dhe dokumente të rrjedhura, sipas të cilave Vuçiqi kishte thirrur një takim në zyrat e presidencës serbe më 6 shkurt 2024, ku kishte kërkuar nga zyrtarët e trashëgimisë kulturore që të hiqnin statusin e mbrojtur të kompleksit të ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Jugosllavisë, i njohur si ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm.

    Rasti ka përfunduar me ngritjen e aktakuzës ndaj disa zyrtarëve të lartë të regjimit të Vuçiqit, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Megjithatë, sipas The Guardian, takimi në të cilin presidenti serb dyshohet se udhëhoqi diskutimet fillestare nuk përmendet në aktakuzë.

    Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi atë se çfarë informacionesh kanë prokurorët për përfshirjen e mundshme të Vuçiqit dhe pse ato nuk janë përfshirë në aktakuzë.

    Qiraja 99-vjeçare pa pagesë

    Sipas raportimit, më 6 shkurt 2024, Dubravka Đukanović, profesoreshë e konservimit dhe në atë kohë drejtoreshë e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Serbisë, u thirr në një takim në presidencën serbe.

    Aty, Vuçiqi i kishte kërkuar që të hiqte statusin e mbrojtur të ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, duke përmendur interesimin e një investitori të huaj, sipas dy personave në dijeni të takimit, të cituar nga gazeta britanike.

    Megjithatë, sipas ligjit serb, drejtoresha nuk kishte kompetencë ta merrte e vetme një vendim të tillë. Instituti duhej të angazhonte ekspertë dhe të hartonte një vlerësim që do të arsyetonte pse objekti nuk duhej të gëzonte më statusin e mbrojtur.

    Sipas burimeve të The Guardian, gjatë takimit Vuçiqi kishte kritikuar Đukanovićin dhe një zyrtare tjetër të trashëgimisë kulturore, duke i cilësuar si dembele dhe jokompetente. Mesazhi, sipas burimeve, ishte që ato t’i zbatonin kërkesat e tij ose të jepnin dorëheqje.

    Një muaj më vonë, në mars të vitit 2024, u publikua një marrëveshje mes qeverisë serbe dhe kompanisë së Jared Kushnerit, sipas së cilës kjo e fundit do të përfitonte një qira 99-vjeçare pa pagesë për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.

    Kushneri, i martuar me Ivanka Trumpin dhe ish-këshilltar i rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të vjehrrit të tij, kishte shprehur publikisht entuziazmin për projektin, duke publikuar në rrjetin social X një imazh të dizajnit të propozuar.

    Marrëveshja shkaktoi reagime në Serbi. Aktivisti mjedisor Aleksandar Jovanović Ćuta, i cili e bëri publike atë, kundërshtoi dhënien e kompleksit, duke deklaruar se Serbia nuk është pronë private e presidentit.

    Më 13 maj 2024, qeveria serbe nënshkroi një kontratë, të cilën e ka siguruar The Guardian, ku merrte përsipër që statusi i trashëgimisë kulturore të kompleksit të hiqej në një mënyrë që do të ishte e pranueshme për kompaninë e Kushnerit.

    Zyrtaret refuzuan kërkesën dhe dhanë dorëheqje

    Një javë pas nënshkrimit të kontratës, Đukanović dhe Olivera Vučković, zyrtarja më e lartë për trashëgiminë kulturore në Beograd, u thirrën në një tjetër takim, këtë herë me ministrin e Financave, Siniša Mali.

    Sipas përmbledhjes së dëshmive të tyre në aktakuzë, Mali i pyeti nëse kishin menduar për nisjen e procedurës për heqjen e statusit të mbrojtur të ndërtesës.

    Të dyja zyrtaret refuzuan, pasi vlerësuan se nuk ekzistonin kushtet ligjore për një veprim të tillë. Sipas aktakuzës, Mali u tha se, nëse nuk ishin të gatshme ta ndërmerrnin këtë hap, duhej të jepnin dorëheqje.

    Ato vepruan kështu.

    Në letrën e dorëheqjes, të cilën e ka parë The Guardian, Đukanović shkroi se nuk mund të pajtohej me ndërhyrje të papërshtatshme që do të shkatërronin përgjithmonë vlerat e kompleksit, të cilin e cilësoi si një dëshmi të arritjeve më të larta të arkitekturës bashkëkohore serbe dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit kulturor të popullit serb.

    Të kontaktuara nga gazeta britanike, Đukanović dhe Vučković konfirmuan saktësinë e këtij raportimi. Đukanović, megjithatë, tha se preferonte të mos deklarohej për këtë çështje derisa të përfundonin procedurat gjyqësore.

    Statusi i mbrojtur u hoq pas fitores së Trumpit

    Për disa muaj, projekti nuk ishte në qendër të vëmendjes publike. Në nëntor të vitit 2024, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke mposhtur kandidaten demokrate Kamala Harris.

    Dhjetë ditë më vonë, qeveria serbe njoftoi se kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm i ishte hequr statusi i mbrojtur.

    Pas ngritjes së akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare në dhjetor të vitit 2025, kompania e Kushnerit njoftoi se projekti nuk do të vazhdonte “për momentin”.

    Vuçiqi reagoi ashpër ndaj prokurorëve, duke i quajtur “banda të korruptuara” që, sipas tij, kishin fabrikuar raste. Ai deklaroi se Serbia kishte humbur një investim të jashtëzakonshëm dhe premtoi se do të sigurohej që të gjithë ata që kishin shkaktuar këtë dëm të mbanin përgjegjësi.

    Ndërkohë, ministri serb i Kulturës është ndër zyrtarët e akuzuar në këtë rast.

    The Guardian raporton se përfaqësuesit e familjes Trump dhe të Kushnerit kanë mohuar çdo përfshirje në heqjen e statusit të mbrojtur të ndërtesës. Ata gjithashtu kanë kundërshtuar pretendimet se projekti në Beograd ishte pjesë e një skeme ku investimet bëhen në këmbim të favoreve politike.

    Vuçiqi nuk iu përgjigj kërkesave të gazetës për koment.

    Sipas raportimit, zgjedhjet e parakohshme të shpallura nga presidenti serb kanë bërë që seanca gjyqësore, gjatë së cilës dëshmitarët mund të japin më shumë detaje për përfshirjen e tij të pretenduar, të mbahet vetëm pas votimit.

    Çështja e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm është shndërruar në një rast të rëndësishëm për debatet mbi korrupsionin dhe ndikimin politik në Serbi, në një kohë kur vendi përballet me protesta masive kundër qeverisë.

    Burimi: Dukagjini

  • “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, Kolonia Ndërkombëtare e Artit hapet në Gjilan

    “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, Kolonia Ndërkombëtare e Artit hapet në Gjilan

    “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, Kolonia Ndërkombëtare e Artit hapet në Gjilan

    Galeria e Arteve në Gjilan do të jetë mikpritëse e ekspozitës së Kolonisë Ndërkombëtare të Artit, “Tetori Rozë – Ngjyrat Shërojnë”, e cila organizohet për herë të parë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Kjo nismë synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, duke vënë në pah rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe të mbështetjes për gratë që përballen me sëmundjen. Përmes gjuhës universale të artit, artistët pjesëmarrës do të përcjellin mesazhe që shkojnë përtej shprehjes artistike, duke e shndërruar krijimtarinë në një mjet të fuqishëm për sensibilizim dhe ndërgjegjësim shoqëror.

    Nën moton “Ngjyrat Shërojnë”, kolonia synon të dëshmojë se arti mund të jetë një formë e rëndësishme e komunikimit, që bashkon njerëzit rreth vlerave të humanizmit, solidaritetit dhe shpresës.

    Iniciatorë të këtij aktiviteti janë Jalldeze Mustafa dhe Prof. Dr. Hajrush Fazliu, kuratore artisten Anila Hetoja. Hapja e ekspozitës do të mbahet sot, në orën 14:30, në Galerinë e Arteve në Gjilan./Klankosova.tv/.

  • “I kam menduar trimat tanë në Hagë”, Labinot Rexha flet për përjetimet në BBVK (VIDEO)

    “I kam menduar trimat tanë në Hagë”, Labinot Rexha flet për përjetimet në BBVK (VIDEO)

    “I kam menduar trimat tanë në Hagë”, Labinot Rexha flet për përjetimet në BBVK (VIDEO)

    Këngëtari Labinot Rexha, në emisionin “Kosova Today’” ka folur rreth përjetimeve të tij në Big Brother VIP Kosova.

    Pos momenteve të bukura, lozonjare e qesharake, Labi tha se ka pasur momente edhe kur nuk është ndjerë mirë, transmeton Klankosova.tv.

    “Rasti kur kam menduar që trimat tanë janë në Hagë, dhe unë gjithmonë e kam shënuar në flokë UÇK, edhe aty më kanë prekur ato motrat dhe shumë persona të tjerë, që më thoshin se e bëj për vëmendje”, tha Rexha.

    Pos tjerash, Rexha tha se e ka prekur edhe rasti i akuzës që ka një fëmijë me një shtetase serbe.

    Në Klan Kosova, Labinot Rexha rrëfeu të vërtetën.

  • LEX | U akuzua për tentim vrasjeje pas të shtënave me armë në qendër të Prishtinës – Pas gati 12 vjetësh, Gjykata liron Rinor Grajqevcin

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, e ka liruar nga akuza Rinor Grajqevcin, i cili akuzohej për vrasje në tentativë dhe mbajtje të paautorizuar të armës, lidhur me një incident me armë zjarri të ndodhur në dhjetor të vitit 2014, në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

    Sipas aktgjykimit të shpallur më 2 shtator 2026, Gjykata ka konstatuar se Prokuroria nuk ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme që do të dëshmonin se Grajqevci kishte shtënë me armë zjarri apo kishte tentuar ta privonte dikë nga jeta.

    Çfarë kishte ndodhur në rrugën “Rexhep Luci”?

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më 10 dhjetor 2014, rreth orës 21:00, pranë supermarketit “Maxi”, kishte ndodhur një incident me armë zjarri.

    Prokuroria pretendonte se Grajqevci, pas një konflikti të mëhershëm fizik me djalin e njërit prej të dëmtuarve, kishte përcjellë personat që po largoheshin nga një lokal dhe kishte shtënë një herë me revole në drejtim të njërit prej tyre, nga një distancë prej rreth pesë deri në gjashtë metrash.

    Sipas aktakuzës, pas të shtënës, personi i armatosur ishte larguar duke u ngjitur shkallëve të një ndërtese.

    Për këtë rast, Prokuroria kishte ngritur aktakuzë më 20 shkurt 2015, duke e ngarkuar Grajqevcin me dy vepra penale.

    Dëshmitarët dëgjuan krismën, por nuk e panë momentin e të shtënës

    Gjatë shqyrtimit gjyqësor, njëri nga të dëmtuarit kishte deklaruar se atë natë kishte qenë duke u kthyer nga një lokal, kur kishte dëgjuar një krismë.

    Ai kishte thënë se për shkak të errësirës nuk kishte arritur ta shihte personin që kishte shtënë me armë dhe nuk mund të përcaktonte as drejtimin e të shtënës.

    Dëshmitari tjetër kishte deklaruar se pas krismës kishte parë një person duke u larguar nëpër shkallët e një ndërtese, të cilin pretendonte se e kishte identifikuar si Rinor Grajqevcin.

    Megjithatë, as ky dëshmitar nuk kishte deklaruar se e kishte parë të akuzuarin në momentin kur ishte shtënë me armë.

    U gjet gëzhoja, por jo arma

    Gjatë shqyrtimit të provave materiale, Gjykata ka konstatuar se në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×25 milimetra.

    Sipas ekspertizës balistike, gëzhoja mund të ishte shkrepur nga disa lloje pistoletash, përfshirë “Crvena Zastava M57”, “TT-33” dhe “Type 54”.

    Megjithatë, arma e përdorur nuk ishte gjetur dhe ekspertiza nuk kishte arritur ta lidhte gëzhojën me të akuzuarin.

    Gjykata ka theksuar se nuk ishte provuar as identiteti i personit që kishte shtënë, e as qëllimi për ta privuar nga jeta të dëmtuarin.

    Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Gëzim Ademi dhe Ertan Sejfulla, ka vlerësuar se provat e administruara nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e Grajqevcit.

    Për rrjedhojë, Gjykata e ka liruar nga të dyja akuzat, duke zbatuar parimin se çdo dyshim duhet të interpretohet në favor të të akuzuarit.

    Shpenzimet e procedurës penale do të mbulohen nga buxheti i Gjykatës, ndërsa të dëmtuarit kanë hequr dorë nga kërkesa për kompensim pasuror.

    Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe ndaj tij lejohet ankesë brenda 30 ditësh nga pranimi.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | U akuzua për tentim vrasjeje pas të shtënave me armë në qendër të Prishtinës – Pas gati 12 vjetësh, Gjykata liron Rinor Grajqevcin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Olise drejt Real Madridit? Francezi ka një preferencë të qartë për të ardhmen

    Olise drejt Real Madridit? Francezi ka një preferencë të qartë për të ardhmen

    Olise drejt Real Madridit? Francezi ka një preferencë të qartë për të ardhmen

    Michael Olise po e shqyrton mundësinë e transferimit në Spanjë, me Real Madridin që mbetet një nga klubet më të interesuara për shërbimet e yllit francez, raporton gazetari Christian Falk i CF Bayern Insider.

    Bayerni i Mynihut, ndërkohë, po synon të përshpejtojë negociatat për t’i ofruar anësorit një kontratë të re me kushte të favorshme financiare, në përpjekje për ta mbajtur një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

    Megjithatë, interesimi i gjigantëve evropianë, veçanërisht i Real Madridit, mund t’ua vështirësojë bavarezëve këtë objektiv.

    Sipas Falkut, klubi madrilen kishte qenë i gatshëm të bënte një ofertë të madhe për 24-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por Bayerni e kishte konsideruar atë të paprekshëm dhe nuk kishte shfaqur gatishmëri për ta shitur.

    Real Madridi vazhdon ta vlerësojë lart profilin e Olises, i cili po konfirmohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.

    Preferenca e tij për një kalim të mundshëm në Spanjë mund t’i japë klubit madrilen një avantazh në garën për transferimin e tij.

    Megjithatë, në garë mund të përfshihet edhe Manchester City.

    Sipas raportimit, gjiganti anglez shihet gjithashtu si një destinacion tërheqës për francezin, duke e bërë të ardhmen e tij një çështje që Bayerni do të duhet ta trajtojë me kujdes, shkruan Telegrafi.

    Olise ka nisur në mënyrë mbresëlënëse sezonin e ri, duke regjistruar tetë gola dhe katër asistime në nëntë ndeshje, statistika që dëshmojnë rëndësinë e tij për skuadrën bavareze dhe shpjegojnë interesimin e klubeve të mëdha evropiane.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Olise drejt Real Madridit? Francezi ka një preferencë të qartë për të ardhmen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tymi përfshin edhe Kukësin, protestuesit mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

    Tymi përfshin edhe Kukësin, protestuesit mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

    Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë.

    Pas përfundimit të mësimit, një grup gjimnazistësh kanë marshuar në rrugët e qytetit, duke dëmtuar kosha mbeturinash, stola dhe tabela. Ata gjithashtu i kanë vënë zjarrin lulishtes përpara Bashkisë.

    Sipas pamjeve, krahas thirrjeve, kanë hedhur edhe lëndë plasëse dhe tymuese./Euronewsal

    Burimi: Dukagjini

  • Stambolli nën ujë, shkon në tre numri i viktimave

    Stambolli nën ujë, shkon në tre numri i viktimave

    Stambolli nën ujë, shkon në tre numri i viktimave

    Ka shkuar në tre numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve të mëdha që kanë ndodhur në Stamboll nga e mërkura.

    Derisa, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë zonë të këtij qyteti.

    Gjithçka ka nisur gjatë së mërkurës, kur si pasojë e reshjeve të dendura, lagje, rrugë e zona të ndryshme janë përmbytur.

    Gjatë së enjtes nuk është mbajtur fare procesi mësimor, derisa edhe transporti është ndërprerë, pasi zona të tëra vazhdojnë të jenë në situatë alarmante.

  • Shembja e çatisë në shkollën e Pakistanit, 34 persona humbën jetën

    Shembja e çatisë në shkollën e Pakistanit, 34 persona humbën jetën

    Shembja e çatisë në shkollën e Pakistanit, 34 persona humbën jetën

    Të paktën 34 persona kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb në qytetin Peshavar të Pakistanit; shumica e viktimave janë nxënës.

    Një zëdhënës i spitalit bën të ditur se të paktën 19 persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, ndërsa shumë nga fëmijët kanë pësuar dëmtime në kokë.

    Policia deklaron se shkaku i shembjes është “neglizhencë e rëndë” dhe shton se do të “kryejë një hetim të plotë”. Pronari i shkollës është arrestuar, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    “Nuk duhet të ketë asnjë lloj kompromisi sa i përket sigurisë së fëmijëve në institucionet arsimore,” – u shpreh kryeministri Shehbaz Sharif.

    Pamjet tregojnë pasojat e shembjes, ku në vendin ku ndodhej çatia tani është krijuar një hapësirë ​​e madhe e hapur.

    Një banor vendas tregoi se u përpoq t’i nxirrte fëmijët nga rrënojat “duke përdorur lopata”. Korrespondenti ynë në vendngjarje raporton se shkolla ndodhet në një rrugë të ngushtë, gjë që e ka vështirësuar aksesin e ekipeve të shpëtimit në zonë.

  • Burri i vrarë nga tigri në kopshtin zoologjik të Yorkshire kishte periudha psikoze, dëgjon hetimi

    Burri i vrarë nga tigri në kopshtin zoologjik të Yorkshire kishte periudha psikoze, dëgjon hetimi

    Burri i vrarë nga tigri në kopshtin zoologjik të Yorkshire kishte periudha psikoze, dëgjon hetimi

    Një burrë që u vra nga një tigër në një kopsht zoologjik në Yorkshire të Jugut kishte vuajtur nga periudha psikoze, tha familja e tij në hapjen e hetimit, ndërsa shprehën shqetësime në lidhje me kontaktin e tij me shërbimet e shëndetit mendor para vdekjes së tij.

    William Chapman u sulmua për vdekje nga kafsha në Parkun e Jetës së Egër të Yorkshire në Doncaster të shtunën, pasi ishte ngjitur në kafazin e saj, shkruan The Guardian.

    24-vjeçari ishte diagnostikuar me skizofreni, por ishte “shumë funksional dhe i pavarur pa kërkesa për kujdes”, u dëgjua në seancën dëgjimore në gjykatën e mjekut ligjor të Doncasterit, transmeton Sinjali.

    Ai ishte nën kujdesin e shërbimeve lokale të shëndetit mendor, megjithatë, oficerja e mjekut ligjor Caitlin Brookes tha se familja e tij kishte shprehur “një numër shqetësimesh” në lidhje me kontaktin e tij me ta. Brookes tha se fondacioni i NHS-së Rotherham, Doncaster dhe South Humber kishte nisur një hetim pas vdekjes së Chapman.

    Hetimi dëgjoi se Chapman ishte një tregtar online i vetëpunësuar që jetonte në Doncaster në kohën e vdekjes së tij. Një ekzaminim fillestar pas vdekjes zbuloi se ai kishte vdekur nga lëndime të shumta traumatike pas takimit të tij me tigrin.

    Hetimi dëgjoi se ai shkoi në Parkun e Jetës së Egër të Yorkshire më 10 tetor dhe rreth orës 13:30, u ngjit mbi dy gardhe dhe hyri në vendin ku ndodhej tigri mashkull siberian 200 kg i quajtur Altai.

    Brookes tha: “Atij iu afrua tigri dhe kontakti fizik që pasoi midis tigrit dhe z. Chapman çoi në pësimin e lëndimeve të shumta traumatike të cilat çuan shpejt në vdekjen e tij.”

    Stafi i parkut siguroi tigrin dhe ndihmësit mjekësorë mbërritën në vendngjarje, por konfirmuan vdekjen e Chapman në vendngjarje. Mjekja ligjore e lartë, Nicola Mundy, tha se zyra e saj po priste një raport më të hollësishëm në lidhje me shkallën e lëndimeve të Chapman.

    Hetimi dëgjoi se njerku i Chapman kishte udhëtuar në morg për ta identifikuar atë më 13 tetor. Hetimi dëgjoi se emri i tij i plotë ishte William Harry Bruce Chapman dhe se ai kishte lindur në vitin 2002 në Chichester.

    Mundy tha se familja e Chapman “po i kishte gjërat tepër të vështira” dhe kishte vendosur të mos merrte pjesë në seancën dëgjimore, por do të informohej më pas nga stafi i saj.

    Familja e tij foli të mërkurën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ndau një video të sulmit të martën me 13 milionë ndjekësit e tij në Truth Social. Ai e pasoi këtë me një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale të vetes duke u ndeshur me tigrin, e cila përfundon me të dhe tigrin duke u përqafuar.

    Familja e Chapman tha se pamjet e shpërndara në internet ishin “thellësisht fyese” dhe u shkaktonin atyre “shqetësim të rëndë”.

    Ata gjithashtu ndanë një homazh për të, duke shkruar: “William ishte një i ri i zgjuar, i ngrohtë dhe tërheqës të cilin familja e tij e donte shumë – dhe William i donte ata. Mjerisht, William vuajti nga një sëmundje e rëndë mendore për një numër vitesh dhe si pasojë iu përshkruan ilaçe të forta.”

    Sipas IMDb, si fëmijë, Chapman u shfaq në dramën komike të vitit 2009 të ITV-së, “May Contain Nuts”, dhe në serialin “True Stories” të BBC Learning. Më parë, ai ndoqi shkollën teatrale “Jackie Palmer” në High Wycombe, Buckinghamshire, e cila i bëri homazh në Facebook dhe postoi një fotografi të Chapman si nxënës i vogël.

    Këshilli i Qytetit të Doncaster, i cili është përgjegjës për licencimin e parkut, po kryen një hetim për shëndetin dhe sigurinë dhe tha se do ta ndajë rezultatin me mjekun ligjor, u tha në seancën dëgjimore.

    Ekspertët e jetës së egër dhe të kopshteve zoologjike i thanë më parë gazetës Guardian se nuk kishte gjasa që Parku i Jetës së Egër i Yorkshire të kishte bërë diçka për të parandaluar vdekjen, transmeton sinjali. Parku tha se stafi po merrte mbështetje nga specialistë dhe se Altai, një anëtar i një specieje të rrezikuar, nuk do të eutanazizohej.

    Një hetim i plotë do të mbahet më 18 mars të vitit të ardhshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Burri i vrarë nga tigri në kopshtin zoologjik të Yorkshire kishte periudha psikoze, dëgjon hetimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali