Category: Lajme

  • Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit: S’do ta lejoj që zëri i saj të heshtë (VIDEO)

    Nëna e Erona Coklit, Milihate Cokli ka kërkuar burgim të përjetshëm për Valon Aliun, vrasësin e të bijës së saj.

    Në emisionin “Kosova Today”, zonja Milihate foli edhe për nipin e saj, djalin e Eronës, transmeton Klankosova.tv.

    “Nipi është shumë mirë, po rritet çdo ditë e më shumë”,  u shpreh ajo për Klan Kosova.

    Sa i përket betejës ligjore për vajzën e saj, zonja Milihate tha se do të luftojë deri në frymën e fundit.

    “Nuk do ta lë që zëri i saj të shuhet. Do të jetë një zë përmes nënës së saj”, u shpreh ajo.

    21-vjeçarja u vra më 12 prill të vitit 2024 nga dora e ish-bashkëshortit, derisa i plagosur mbeti edhe vëllai i mitur i të ndjerës.

    Nga ana tjetër, Valon Aliu është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa familja kërkon burgim të përjetshëm.

  • Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Zhvillimet e fundit, Policia e Shqipërisë me apel për prindërit: Dijeni ku janë fëmijët tuaj

    Policia shqiptare ka shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit, duke apeluar te prindërit që të kujdesen për sigurinë e fëmijëve të tyre.

    Në një deklaratë për media, Policia bëri të ditur se në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, hedhjes së sendeve të forta dhe mjeteve të përdorura nga policia për menaxhimin e situatës.

    Policia u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht në rastet kur ata mungojnë në shkollë.

    “Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në deklaratë.

    Institucioni ka shprehur gjithashtu shqetësim për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke theksuar se çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të tyre për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

    Sipas Policisë, përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk përbën ushtrim të së drejtës për protestë, por cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

    Policia e Shtetit ka theksuar se respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë edhe të miturit, por paralajmëroi se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, transmeton Klankosova.tv.

    Në fund, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime që të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të mos përfshihen në akte dhune e shkatërrimi ndaj punonjësve të policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    “Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara. Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

     

  • Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike

    Ka shkuar në dy numri i personave që kanë vdekur pas përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga ajo që guvernatori i Stambollit e quajti reshjet më të dendura të shiut në 84 vjet, shkruan BBC.

    Një djalë 14-vjeçar vdiq pasi u godit nga rryma elektrike kur shkeli në një pellg, ndërsa një burrë 34-vjeçar, duke u përpjekur të kalonte rrugën, rrëshqiti dhe ra, duke goditur kokën në trotuar, transmeton Sinjali.

    Gati 600 persona janë shpëtuar pasi kanë mbetur të bllokuar, tha zëvendëskryetari i bashkisë së qytetit, ndërsa makinat kanë mbetur të zhytura në ujë në disa lagje.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, i ka thënë banorëve të shmangin daljen nga shtëpitë e tyre përveç nëse është absolutisht e nevojshme.

    Guvernatori i qytetit po heton vdekjen e djalit adoleshent i cili u godit nga rryma elektrike.

    Disa zona të Stambollit kanë parë reshje shiu ekuivalente me një të shtatën e mesatares vjetore, sipas ministrit të brendshëm. Shkollat ​​u urdhëruan të mbyllen të enjten dhe të premten, pasi pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë.

    Nuri Aslan, nënkryetari i bashkisë së qytetit, tha se 595 persona ishin evakuuar në zona të sigurta pasi mbetën të bllokuar, ndërsa më shumë se 8,000 punëtorë po i përgjigjen përmbytjeve.

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve tanë të qëndrojnë vigjilentë ndaj shiut dhe stuhisë së madhe që pritet të ndodhë, veçanërisht gjatë orëve të natës”, shkroi ai në X.

    Ai u tha njerëzve të përdorin transportin publik në vend të automjeteve private, me orarin e metrosë së qytetit të zgjeruar në orën 02:00 sipas orës lokale.

    Përmbytjet ndikuan gjithashtu në udhëtimet ajrore, me 46 aeroplanë që nuk arritën të uleshin në aeroportet e Stambollit, tha BBC Turkish.

    Një parking makinash në një qendër tregtare u përmbyt në lagjen Sariyer, me disa automjete të zhytura. Seksione rrugësh në zona të tjera u shembën, sipas mediave lokale, dhe një lumë ka dalë nga shtrati.

    Më shumë se 16 milionë njerëz jetojnë në zonën më të gjerë metropolitane të Stambollit. Ministria e Brendshme ka paralajmëruar gjithashtu për përmbytje të papritura në disa provinca.

    Si përgjigje, punonjësve me aftësi të kufizuara, shtatzëna ose veteranëve do t’u jepet leje administrative të enjten, përveç nëse punojnë në fusha të shëndetit, sigurisë dhe kullimit të ujërave të shiut, raportuan mediat turke. Gratë që punojnë në sektorin publik dhe që kanë fëmijë nën moshën tetë vjeç do të marrin gjithashtu leje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shkon në dy numri i viktimave në Stamboll pas reshjeve katastrofike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez

    Inter ka marrë një lajm aspak të mirë.

    Cristian Chivu, në fakt, është pa Lautaro Martinez. Prandaj, Nerazzurrët do të duhet të paraqiten pa kapitenin e tyre, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes evropiane në San Siro.

    Klubi Nerazzurri njoftoi lajmin në një deklaratë të shkurtër në faqen e tyre zyrtare të internetit: “Lautaro Martinez iu nënshtrua testeve mjekësore dhe instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje në muskulin e kofshës së tij të majtë.

    Numri 10 i Interit pritet të mbetet jashtë fushave deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Inter merr një lajm aspak të mirë, lëndohet kapiteni, Lautaro Martinez appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë

    Një shofer në Prishtinë është identifikuar nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, pasi po drejtonte veturën me targa që i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa vetura e tij kishte regjistrimin e skaduar.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shoferi është identifikuar përmes kamerave të sigurisë, pas së cilës janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

    Për përdorimin e targave që i përkisnin një automjeti tjetër, atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, ndërsa për drejtimin e veturës me regjistrim të skaduar është gjobitur me 200 euro të tjera.

    Në total, shoferit i janë shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 700 eurosh.

    Policia ka bërë të ditur se targat e përdorura janë sekuestruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Drejtonte veturën me targa të një automjeti tjetër, shoferi gjobitet me 700 euro në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

    Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

    Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Projektligji kaloi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Para votimit përfundimtar, deputetët miratuan edhe 12 amendamentet e propozuara për këtë projektligj.

    Në votim morën pjesë deputetët e pozitës, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Pastrimin e Parave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

    KPK-ja përgatit hapat e radhës për rekrutimin e prokurorëve të rinj

    Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, komisioni, i udhëhequr nga kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka mbajtur takim për të shqyrtuar çështjet që lidhen me vazhdimin e procesit të rekrutimit.

    Gjatë takimit është përgatitur njoftimi për kandidatët që kanë kaluar fazën e përzgjedhjes preliminare dhe i plotësojnë kushtet për t’iu nënshtruar testit kualifikues.

    Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Sekretariatit të KPK-së dhe zyrtarë përgjegjës për integrime evropiane, analitikë dhe verifikim prokurorial.

    “Komisioni fton përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare, si dhe të gjitha palët e tjera të interesuara, për të monitoruar procesin e rekrutimit, në funksion të transparencës dhe besimit të publikut në këtë proces”, thuhet në njoftim.

    Këshilli Prokurorial ka ritheksuar përkushtimin për një proces rekrutimi të drejtë, transparent dhe të bazuar në kritere të përcaktuara, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët.

    Burimi: RTKLive

  • Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve: Shmangni zonat e përmbytura

    Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve: Shmangni zonat e përmbytura

    Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.

    Përmes një njoftimi, konsullata ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.

    Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen vazhdimisht përmes burimeve zyrtare, me qëllim të shmangies së rreziqeve gjatë lëvizjes në qytet.

    Për rastet emergjente, Konsullata e Kosovës në Stamboll ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit:+90 531 105 63 91

    Burimi: Dukagjini

  • Rritet konsumi i energjisë elektrike në Kosovë për gati 18% në gusht, krahasuar me vitin e kaluar

    Rritet konsumi i energjisë elektrike në Kosovë për gati 18% në gusht, krahasuar me vitin e kaluar

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat e energjisë për muajin gusht 2026, sipas të cilave konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur për 17,95 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

    Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike në gusht arriti në 453,38 gigavat-orë (GWh), ndërsa energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 544,61 GWh, apo 8,46 për qind më shumë se në gusht të vitit 2025.

    Gjatë kësaj periudhe, importi i energjisë elektrike ishte 400,82 GWh, ndërsa eksporti arriti në 311,21 GWh. Në shifrën e eksportit përfshihet edhe sasia e energjisë së transmetuar.

    Ndërkohë, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet shënoi rritje prej 33,24 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, duke arritur në 7,47 GWh.

    Në anën tjetër, prodhimi i thëngjillit në gusht të këtij viti ishte 477 mijë e 562 tonë, që paraqet rënie prej 3,65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

    ASK-ja bën të ditur se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në konsumin e përgjithshëm ishte 7,42 për qind.

    Burimi: Dukagjini

  • Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet

    Konsullata e Kosovës në Stamboll apel qytetarëve për kujdes nga përmbytjet

    Përmes një njoftimi, Konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura.

    Po ashtu, qytetarëve u është bërë thirrje që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen përmes burimeve zyrtare, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre.

    Për rastet emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën në numrin e telefonit +90 531 105 63 91.

    Burimi: RTKLive