Category: Lajme

  • Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

    Ambasada britanike mbështet mbikëqyrjen e punës së Prokurorit të Shtetit

    Në takim morën pjesë mentori i Ambasadës britanike për Ekipet e Përbashkëta Hetimore, Kontrabandimin me Njerëz dhe Krimin e Organizuar, Alan Edwards, zyrtarja për zbatimin e politikave në sektorin e sundimit të ligjit, Altina Besimi, si dhe këshilltari teknik, Blendi Zyrapi.

    Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte mbështetja e partnerëve britanikë për mekanizmin e themeluar ditë më parë me vendim të Kryeprokurorit të Shtetit.

    “Ky mekanizëm ka për detyrë të analizojë cilësinë e akteve akuzuese të hedhura me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe të akteve akuzuese, të cilat kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese të formës së prerë në rastet me prioritet, veçanërisht të korrupsionit të nivelit të lartë”, thuhet në njoftim.

    Kryeprokurori Gashi ka vlerësuar ekspertizën dhe mbështetjen e partnerëve britanikë, si dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të Prokurorit të Shtetit.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu e përcjellë për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Haxhiu e përcjellë për dekretim te presidentja Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Ligji nr. 11/L-001 është miratuar në seancën plenare të Kuvendit më 6 tetor 2026 dhe i është përcjellë presidentes në mbështetje të nenit 80, paragrafi 2, të Kushtetutës së Kosovës.

    Këtë e ka bërë të ditur Glauk Tahiri, këshilltar i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Ndryshe, presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ku njëra nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Burimi: RTKLive

  • NATO thotë se situata në Kosovë është e qëndrueshme: Optimizimi i pranisë së KFOR-it varet nga zhvillimet në terren

    NATO thotë se situata në Kosovë është e qëndrueshme: Optimizimi i pranisë së KFOR-it varet nga zhvillimet në terren

    NATO thotë se situata në Kosovë është e qëndrueshme: Optimizimi i pranisë së KFOR-it varet nga zhvillimet në terren

    Aleanca Veriatlantike (NATO) ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe vazhdon të përmirësohet. Megjithatë, ka theksuar se optimizimi i pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse situata e sigurisë e kërkon këtë.

    Sipas njoftimit të NATO-s, procesi përfshin përshtatjen graduale dhe të kujdesshme të strukturës dhe numrit të trupave të KFOR-it gjatë vitit të ardhshëm, në mënyrë që misioni të mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e detyrave të tij.

    NATO ka rikonfirmuar përkushtimin ndaj stabilitetit rajonal dhe sigurisë së të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë, përfshirë garantimin e lirisë së lëvizjes. KFOR-i vazhdon të veprojë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

    Të mërkurën, turku Ozkan Ulutash përfundoi mandatin si komandant i KFOR-it, duke ia dorëzuar detyrën italianit Esercito Vergori. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës mori pjesë edhe admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, i cili theksoi se optimizimi i pranisë së KFOR-it nuk nënkupton tërheqjen e trupave aleate.

    Pas marrjes së komandës, Vergori dhe Wikoff vizituan Manastirin e Graçanicës, ku u takuan me përfaqësues fetarë, përfshirë Teodosije Shibaliqin dhe Sava Janjiqin. NATO rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kosovës, duke përmendur rastin e Manastirit të Deçanit.

    “KFOR-i rikonfirmoi përkushtimin e tij për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kosovës, përfshirë përgjegjësinë e tij të vazhdueshme për sigurinë e Manastirit të Deçanit, të cilin e mbron që nga viti 1999”, thuhet në njoftim..

    Ata gjithashtu takuan përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, si dhe zhvilluan takime me kryeministrin Albin Kurti, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post NATO thotë se situata në Kosovë është e qëndrueshme: Optimizimi i pranisë së KFOR-it varet nga zhvillimet në terren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PDK-ja e LDK-ja lëshojnë sallën gjatë votimit të dy anëtarëve të Bordit të BQK-së

    PDK-ja e LDK-ja lëshojnë sallën gjatë votimit të dy anëtarëve të Bordit të BQK-së

    PDK-ja e LDK-ja lëshojnë sallën gjatë votimit të dy anëtarëve të Bordit të BQK-së

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhje Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit.

    Veprimi i tyre ka ardhur në momentin kur nisi votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

    Ndërkohë, deputetët e pushtetit po vazhdojnë votimin.

  • Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së

    Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së

    Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të BQK-së

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur dy anëtarët joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    Sipas votimit në mënyrë të fshehtë, u zgjodhën edhe dy anëtarët joekzekutiv, transmeton Klankosova.tv.

    Bashkim Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari janë emëruar në këto poste.

  • Kendall Jenner reagon ndaj thashethemeve për seksualitetin e saj: S’jam lezbike

    Kendall Jenner reagon ndaj thashethemeve për seksualitetin e saj: S’jam lezbike

    Kendall Jenner reagon ndaj thashethemeve për seksualitetin e saj: S’jam lezbike

    Modelja e njohur Kendall Jenner ka folur për herë të fundit rreth spekulimeve që e kanë shoqëruar prej vitesh për seksualitetin e saj, duke sqaruar edhe natyrën e marrëdhënies me modelen Cara Delevingne, me të cilën është përfolur se ka pasur një lidhje romantike.

    Gjatë episodit të së enjtes të emisionit The Kardashians, Jenner tregoi se miqësia e saj me Delevingne zgjat prej më shumë se një dekade dhe se mes tyre ka pasur gjithmonë një raport të afërt miqësor.

    “Ne kemi qenë shoqe për një kohë të gjatë, tashmë prej 11 ose 12 vitesh. Ajo më mori nën kujdesin e saj, në njëfarë mënyre, dhe më bëri të ndihesha e sigurt dhe e mirëpritur në botën e modelingut”, u shpreh modelja 30-vjeçare.

    Ajo tha se thashethemet për seksualitetin e saj vazhdojnë edhe sot, duke theksuar se spekulimet lidhen me afërsinë që ka me mikeshën e saj.

    “Duhet ta sqarojmë këtë. Kjo ndodh për shkak të dashurisë që kemi për njëra-tjetrën. Edhe sot e kësaj dite, njerëzit mendojnë se jam lezbike”, tha Jenner për miqësinë e saj me Delevingne, përpara se të sqaronte prerazi: “Nuk jam.”

    Megjithatë, modelja la të kuptohej se nuk do ta përjashtonte mundësinë për t’u argëtuar me një vajzë, ndonëse mohoi se ka pasur dëshirë të krijojë marrëdhënie seksuale me gra.

    Jenner foli për këto spekulime në një kohë kur në media po qarkullojnë thashetheme për një romancë të mundshme mes saj dhe aktorit të serialit Euphoria, Jacob Elordi, 29 vjeç. Aktori u pa duke reaguar ashpër ndaj fotografëve gjatë udhëtimit të tyre në Paris në shtator.

    Modelja pranoi se është në dijeni të thashethemeve se ajo dhe Delevingne kanë qenë në një lidhje romantike në të kaluarën, por i mohoi ato.

    “Ekziston patjetër një thashethem se unë dhe Cara kemi qenë bashkë, apo diçka e tillë, por kjo nuk është e vërtetë”, tha ajo.

    “Jo se do të kisha ndonjë problem të isha në një lidhje me Carën, por ne kemi qenë gjithmonë shoqet më të mira”, sqaroi Jenner.

    “E dua Carën. Ajo është si motra ime dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë”, vijoi modelja, duke shtuar: “Sa për ta bërë të qartë, mendoj se të jesh lezbike do të ishte diçka argëtuese dhe e mrekullueshme.”

    Duke folur për mënyrën se si e sheh të qenit lezbike, Jenner tha se, sipas saj, kjo do të ishte “argëtuese dhe më e lehtë” sesa të ishe heteroseksuale, pasi, sipas saj, “burrat janë të tmerrshëm”.

    “Meqë ra fjala, nuk kam asgjë kundër të bërit seks me Carën. Thjesht, nuk kam pasur kurrë dëshirë të kem marrëdhënie seksuale me gra”, përfundoi Jenner.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kendall Jenner reagon ndaj thashethemeve për seksualitetin e saj: S’jam lezbike appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë seancën e Kuvendit gjatë votimit për anëtarët e Bordit të BQK-së

    PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë seancën e Kuvendit gjatë votimit për anëtarët e Bordit të BQK-së

    PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë seancën e Kuvendit gjatë votimit për anëtarët e Bordit të BQK-së

    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës në momentin kur ka nisur votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Ndërkohë, deputetët e VV-së po vazhdojnë procesin e votimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PDK-ja dhe LDK-ja lëshojnë seancën e Kuvendit gjatë votimit për anëtarët e Bordit të BQK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e UÇK-së gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se ky simbol nuk mund të përdoret për të justifikuar akte vandalizmi.

    Në një reagim publik, kjo organizatë ka rikujtuar rëndësinë historike dhe kombëtare të flamurit të UÇK-së, duke theksuar se ai përfaqëson luftën çlirimtare, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar përmes sakrificës.

    “Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.”

    OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave në Tiranë që të ruajnë identitetin dhe dinjitetin e simbolit të UÇK-së, duke theksuar se e drejta për të protestuar nuk e arsyeton dhunën apo dëmtimin e pronës.

    “Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, thuhet në reagim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat në Tiranë, veteranët: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: 15 zyrtarë serbë ankuan transferimet, katër u larguan nga shërbimi civil pa shkelje

    Kurti: 15 zyrtarë serbë ankuan transferimet, katër u larguan nga shërbimi civil pa shkelje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 15 zyrtarë nga komuniteti serb kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve për transferim brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër të tjerë janë larguar nga shërbimi civil, pasi më parë nuk kishin ushtruar detyra zyrtare në ministri.

    Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, lidhur me pagesat për zyrtarët që, sipas shqetësimit të ngritur, kanë marrë paga pa punuar, Kurti ka thënë se ish-Ministria e Administratës Publike kishte qenë e obliguar të sistemonte 20 punonjës nga komuniteti serb, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës.

    “ish-ministria administratës publike ish i obliguar që të sistemonte 20 punonjës të komunitetit serb, me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, që nga nënshkrimi i akteve të emërimit, këta zyrtarë nuk kanë ushtruar asnjëherë detyra zyrtare në kuadër të ministrisë. Në këtë kontekst, gjatë vitit 2025, ministria e punëve të brendshme, me cilësinë e ministrisë përgjegjëse për administratën publike, ka ndërmarrë veprime duke i transferuar ata në komisionet e tjera brenda ministrisë. Pas nxjerrjes së vendimeve për transferim, 4 prej këtyre zyrtarëve janë larguar nga shërbimi civil, si rezultat i shqetësimit të masave disiplinore ndërsa 15 të tjerë kanë paraqitur ankesa kundër vendimeve për transferim pranë këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës”, tha ai.

    Kurti ka folur edhe për ndërprerjen e kontratave të punës për 29 zyrtarë serbë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucionet e saj vartëse, duke thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesave të vazhdueshme në vendet e punës dhe bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

    “Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucionet varëse të saj, ku janë shkëputur si vjet, kontratat 29 zyrtarëve qytetarë nga komuniteti serb, të cilët ishin edhe të njohur si pjesëtarë të mbrojtjes civile, e cila në fund të qershorit të vitit 2023 u shpall organizatë terroriste, pikërisht nga qeveria jonë. 20 prej tyre ishin pjesë e ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, 7 zyrtarë kanë qenë në agjencinë për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës, dhe 2 zyrtarë në agjenci kadastrale të Kosovës. Shkëputja e kontratave të punës për ta është bërë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendet e punës, dhe bazuar në rekomandimet e zyrës kombëtare të auditimit, me qëllim të adresimit të parregullsive të evidentuara”, tha Kurti./EO

    Burimi: Dukagjini

  • “Kanë me puthë tokën nga arrestimi”: Burri i Albulena Haxhiut shpërthen rëndë ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut

    “Kanë me puthë tokën nga arrestimi”: Burri i Albulena Haxhiut shpërthen rëndë ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut

    “Kanë me puthë tokën nga arrestimi”: Burri i Albulena Haxhiut shpërthen rëndë ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut

    Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt, pas deklaratave të tij për gjakderdhjen e mundshme më 6 tetor.

    Krasniqi e ka akuzuar ish-komandantin e UÇK-së, Daut Haradinajn, për krim, haraç dhe shantazh.

    “Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit të pasluftës”, shkroi ai në Facebook, duke pretenduar se bëhet fjalë për njerëz që veprojnë përmes strukturave kriminale paralele.

    Ai paralajmëroi edhe arrestimin e Haradinajt dhe Sami Lushtakut.

    “Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive”, shkroi Krasniqi.

    Foto: Nacionale

    Më herët, deputeti Salih Zyba kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë, duke ngritur dyshime nëse Haradinaj kishte planifikuar gjakderdhje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “Kanë me puthë tokën nga arrestimi”: Burri i Albulena Haxhiut shpërthen rëndë ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali