Category: Lajme

  • NATO rikonfirmon angazhimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

    NATO rikonfirmon angazhimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

    NATO rikonfirmon angazhimin e saj ndaj KFOR-it dhe stabilitetit rajonal

    Aleanca Veriatlantike (NATO) ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme në përgjithësi dhe ka vazhduar të përmirësohet.

    Në njoftimin për ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, NATO-ja theksoi se procesi i optimizimit të trupave të KFOR-it është në vazhdin dhe se përfshin një rregullim gradual dhe të kalibruar të pozicionimit dhe fuqisë së KFOR-it gjatë vitit në vijim.

    “Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Angazhimi i Aleancës për stabilitetin rajonal është i palëkundur, dhe KFOR-i vazhdon të kontribuojë në sigurinë e qëndrueshme për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

    Gjeneralimajor Roberto Vergori, nga Italia, mori drejtimin e misionit KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në një ceremoni ndërrimi komande të mbajtur në Selinë e KFOR-it në Prishtinë.

    Ai e zëvendëson gjeneralin major Ozkan Ulutash, nga Turqia. Ceremonisë i ka kryesuar admirali George M. Wikoff, komandanti i Allied Joint Force Command Naples, ndërsa të pranishëm kanë qenë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar.

  • OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    OVL-ja reagon për protestat në Tiranë: Dënojmë çdo keqpërdorim të flamurit të UÇK-së

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë protestave në Tiranë, duke i cilësuar verimet si në akte vandalizmi.

    Sipas një reagimi të kësaj organizate, flamuri i UÇK-së nuk mund të përdoret për të justifikuar çfarëdo veprimi.

    “Ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë. Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.”

    OVL e UÇK-së ka bërë thirrje protestuesve në Tiranë që të ruajnë indentitetin e shenjtë të simbolit të UÇK-së.

    “Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet. U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli.”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv

  • Rama flet për Reuters, thotë se nuk do të japë dorëheqje

    Rama flet për Reuters, thotë se nuk do të japë dorëheqje

    Rama flet për Reuters, thotë se nuk do të japë dorëheqje

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nuk do të japë dorëheqje për shkak të protestave të dhunshme të udhëhequra nga studentët, të cilat hynë në ditën e tyre të tretë radhazi.

    Studentët, që protestojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe korrupsionit, kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës.

    “Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne patëm zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion,” tha Rama në përgjigjet me shkrim ndaj pyetjeve të Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. Alternativa do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”

    Policia përdori topa uji për të shpërndarë protestuesit, të cilët thyen xhama dhe dëmtuan prona në kryeqytet, duke bërë që parlamenti të anulonte seancën e tij.

  • Kur do të ndërtohet Memoriali për Fëmijët e Vrarë gjatë Luftës? Flet Kurti

    Kur do të ndërtohet Memoriali për Fëmijët e Vrarë gjatë Luftës? Flet Kurti

    Kur do të ndërtohet Memoriali për Fëmijët e Vrarë gjatë Luftës? Flet Kurti

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu i ka parashtruar një pyetje kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

    Ajo pyeti kryeministrin se kur e ka menduar ta fusë në rend dite ngritjen e Kompleksit Memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

    Për këtë çështje, Kurti tha se mes Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Universitetit të Prishtinës, është nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

    “Kompleksi Memorial kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë viteve 1998-’99, është një proces me peshë të jashtëzakonshme morale dhe historike për shoqërinë tonë. Është një ndërmarrje madhore për nga rëndësia, dhe tejet delikate për nga përbërja. Si e tillë meriton të trajtohet me seriozitet të plotë dhe t’i kushtohet kujdesi dhe koha e nevojshme në çdo fazë të ecurisë së saj. Këtu përgjegjësia jonë shtetërore duhet të shkojë paralelisht me respektin dhe kujdesin ndaj familjeve të viktimave”, u shpreh Kurti.

    “Për këtë arsye, në kuadër të mandatit të komisionit dhe në bazë të planit të veprimit të hartuar nga Grupi Punues, Ministria e Kulturës dhe Turizmitt ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Universitetin e Prishtinës për realizimin e projektit ‘Konsultimi i të mbijetuarve dhe familjeve me fëmijë të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë’. Qëllimi parësor ishte krijimi i bazës narrative dhe profesionale për shpalljen e konkursit ndërkombëtar për memorializimin e fëmijëve që janë vrarë gjatë kësaj periudhe”, tha kryeministri.

    Ai shtoi se faza hulumtuese e projektit është realizuar në terren, ku sipas tij, janë përfshirë konsultime dhe intervista me mbi 100 familjarë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

    “Kjo fazë ka zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar për disa arsye thelbësore”, tha Kurti.

    Sipas Kurtit, është menduar që vendi ku do të ndërtohet memoriali të jetë Prishtina.

    “Në fund janë parashtruar tri propozime. Ndërtimi i një vepre monumentale të artit publik me elemente të skulpturës, ku do të inkorporoheshin të dhënat e fëmijëve të vrarë, pastaj lokacioni të jetë Prishtina, në një vend qendror dhe të qasshëm, dhe përcaktimi i një date të përbashkët kombëtare për përkujtimin e të të gjithë fëmijëve të vrarë, konkretisht shpallja e një date të veçantë, si Dita Kombëtare e Përkujtimit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Luftës në Kosovë, është propozuar data 17 prill, në përkujtim të 17 prillit 1999, ku në masakrën e Poklekut në Drenas u vranë 53 viktima, 25 prej tyre fëmijë”, tha ai.

    Hapat e radhës, sipas Kurtit, do t’i ndërmarrë Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

  • Strudeli me arra dhe kumbulla, receta e ëmbël që nuk duhet të mungojë në vjeshtë

    Strudeli me arra dhe kumbulla, receta e ëmbël që nuk duhet të mungojë në vjeshtë

    Strudeli me arra dhe kumbulla, receta e ëmbël që nuk duhet të mungojë në vjeshtë

    Brumi i butë me maja, arrat e bluara dhe reçeli i trashë i kumbullës e bëjnë këtë strudel një ëmbëlsirë të shijshme, ideale për ditët e vjeshtës.

    Receta përgatitet pa nxitim dhe me përbërës të thjeshtë, ndërsa sasia është e mjaftueshme për të përgatitur dy strudele.

    Përbërësit

    Për brumin:

    500 g miell

    250 ml qumësht i vakët

    20 g maja të freskëta

    60 g sheqer

    2 të verdha vezësh

    80 g gjalpë i shkrirë

    Një majë kripe

    Lëkura e grirë e një limoni

    Për mbushjen:

    300 g arra të bluara

    120 g sheqer

    1 qese sheqer vaniljeje

    1 lugë çaji kanellë

    100 ml qumësht i nxehtë

    300 g reçel kumbulle

    1 vezë për lyerje

    Sheqer pluhur për servirje

    Përgatitja

    1. Përgatitja e majasë

    Përzieni majanë e freskët me gjysmën e qumështit të vakët dhe pak sheqer. Lëreni për rreth 10 minuta, derisa të krijojë shkumë.

    1. Brumosja e brumit

    Në një tas të madh bashkoni miellin, sheqerin, kripën, lëkurën e grirë të limonit, të verdhat e vezëve, majanë e përgatitur dhe pjesën tjetër të qumështit. Brumoseni masën duke shtuar gradualisht gjalpin e shkrirë.

    Punojeni brumin për rreth 10 minuta, më pas mbulojeni dhe lëreni në një vend të ngrohtë për një orë, derisa të dyfishojë vëllimin.

    1. Përgatitja e mbushjes me arra

    Në një enë përzieni arrat e bluara me sheqerin, sheqerin e vaniljes dhe kanellën. Shtoni qumështin e nxehtë dhe përziejini mirë, derisa të formohet një masë e lyer.

    1. Mbushja e strudeleve

    Ndajeni brumin në dy pjesë të barabarta dhe hapeni secilën në formë drejtkëndore. Fillimisht shpërndani reçelin e kumbullës mbi brumë, pastaj shtoni mbushjen me arra. Lini pak hapësirë në skaje, në mënyrë që mbushja të mos dalë gjatë mbështjelljes.

    1. Formimi dhe fryrja

    Mbështilleni secilën pjesë të brumit në formë roleje dhe vendosini strudelet në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Lërini të fryhen edhe për 20 minuta, më pas lyejini me vezën e rrahur.

    1. Pjekja

    Piqini në furrën e parangrohur në 180°C për rreth 40 minuta, derisa strudelet të marrin një ngjyrë të artë.

    1. Servirja

    Pasi të jenë ftohur, spërkatini me sheqer pluhur dhe pritini në feta për servirje.

    Këshillë

    Për një rezultat sa më të mirë, përdorni reçel të trashë kumbulle, në mënyrë që mbushja të mos rrjedhë gjatë pjekjes. Nëse reçeli është i hollë, ziejeni për disa minuta para përdorimit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Strudeli me arra dhe kumbulla, receta e ëmbël që nuk duhet të mungojë në vjeshtë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti e Rrahmani replikojnë në Kuvend për Kodin e ri Civil, me nenin që u hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

    Kurti e Rrahmani replikojnë në Kuvend për Kodin e ri Civil, me nenin që u hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

    Kodi i ri Civil, të cilin Qeveria synon ta bëjë gati për miratim në Kuvend deri më 15 nëntor është bërë çështje debati në seancën e sotme plenare në Kuvend, ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit Eman Rrahmani.

    Përfshirja e një neni aty i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë, nxiti replika mes Kurtit dhe Rrahmanit.

    Deputeti i PDK-së e pyeti Kurtin për këtë çështje, të cilën e konsideroi “të dëmshme për familjen tradicionale”.

    “Pse po vazhdoni kryeministër sërish me këtë agjendë, pavarësisht kundërshtimit të mëparshëm”, tha ai.

    Kurti, tha se “Qeveria planifikon ta sjell Kodin Civil në Kuvend sepse Kosovës i nevojitet një reformë e qëndrueshme e reformës civile”.

    “Tash mbrojtja e familjes, pa dyshim që është pjesë thelbësore e kësaj reforme”, tha ai.

    Rrahmani e kritikoi Kurtin për ikje nga përgjigjja, duke i thënë se “te Kodi Civil dihet çka është kundërshtu”.

    Kurti tha se “Kodi Civil i ka 997 faqe. I ka 1630 nene”.

    “Ka mundësi që ndihmon nëse i lexoni dhe i shqyrtoni edhe këto nenet tjera”, tha ai, duke iu drejtuar ish-deputetit të LVV-së.

    “Është jashtëzakonisht voluminoz. Përqendrimi në vetëm dy nene është rrezik ju bëhet obsesion. Nuk ndihmon ajo. Nuk ndihmon”, tha Kurti.

    Ai tha se Rrahmani i rilexon “pafundësisht” vetëm dy nene të atij Kodi që po përgatitet.

    “Nuk dua ta mohoj vlerën e secilit nen, por rëndësia më e madhe i përket tërësisë. 997 faqe, 1630 nene. Ju i rilexoni pafundësisht veç nja dy. Provoni edhe këto tjerat. Ky është një sugjerim dashamirës i imi”, tha Kurti.

    “Nuk është mirë të degradohen 997 faqe me 1630 nene, në dy të tilla, prej të cilave ju s’po arrini të dilni jashtë si horizont i kuptimit dhe mendimit”, tha kryeministri.

    Rrahmani tha se nuk do të hyjë asnjëherë “në horizontin” e Kurtit, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë përpjekje për ta penguar miratimin në Kuvend të këtij Kodi Civil, i cili sipas tij “e cenon familjen”.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama për protestat në Shqipëri: Nuk do të jap dorëheqjen

    Rama për protestat në Shqipëri: Nuk do të jap dorëheqjen

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen për shkak të protestave të dhunshme që kanë hyrë në ditën e tretë radhazi në vend.

    Në një përgjigje me shkrim për agjencinë e lajmeve “Reuters”, të enjten, Rama ka theksuar se ndryshimi i qeverive bëhet përmes zgjedhjeve demokratike, duke rikujtuar se zgjedhjet e fundit janë mbajtur vitin e kaluar.

    “Sa u përket thirrjeve për dorëheqjen time, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne zhvilluam zgjedhje vitin e kaluar, jo një revolucion”, u shpreh Rama për “Reuters”.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se përgjegjësia e tij është të dëgjojë qytetarët, t’u përgjigjet shqetësimeve të tyre dhe të vazhdojë punën për zhvillimin e vendit.

    Ai ka theksuar se synimi i qeverisë mbetet përfundimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    “Përgjegjësia ime është të dëgjoj, t’u përgjigjem shqetësimeve legjitime dhe ta çoj Shqipërinë përpara. E kundërta do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve që më dhanë një mandat të fortë për të përfunduar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Rama.

    Duke folur për situatën politike dhe procesin e integrimit europian, Rama ka deklaruar se Shqipëria po e lufton korrupsionin më shumë se në çdo periudhë tjetër.

    Ai ka ngritur gjithashtu dyshime se disa forca brenda dhe jashtë vendit mund të mos e dëshirojnë suksesin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

    “Korrupsioni duhet të luftohet dhe, siç ka rikonfirmuar së fundmi edhe vetë BE-ja, Shqipëria po e lufton atë si kurrë më parë. Ndoshta disa forca, brenda dhe jashtë vendit, nuk duan që Shqipëria të ketë sukses si pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE. Por unë nuk do të lejoj që dhuna të devijojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha ai.

    Ndërkohë, situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar pas protestave të dhunshme.

    Gjatë përplasjeve, policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët thyen xhama dhe dëmtuan institucione publike e prona private.

    Protesta e dhunshme e zhvilluar një ditë më parë, si dhe paralajmërimet për rrethimin e Kuvendit gjatë ditës së sotme, çuan në anulimin e seancës plenare.

    Situata vijon të mbetet e tensionuar në disa rrugë të Tiranës, por edhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërsa protestat dhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit vazhdojnë të mbajnë në fokus zhvillimet politike në Shqipëri.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Liderët e futbollit evropian të bindur se do të gjejnë një kandidat për të garuar kundër Infantinos

    Liderët e futbollit evropian të bindur se do të gjejnë një kandidat për të garuar kundër Infantinos

    Liderët e futbollit evropian të bindur se do të gjejnë një kandidat për të garuar kundër Infantinos

    Udhëheqësit evropianë të futbollit janë gjithnjë e më të sigurt se do të gjejnë një kandidat për të garuar kundër Gianni Infantinos në zgjedhjet presidenciale të FIFA-s vitin e ardhshëm, shkruan The Guardian.

    Një drejtues i shoqatës evropiane të futbollit i tha gazetës Guardian se ata ishin “pozitivë” që Infantino do të përballet me një kundërshtar në mars, një ndjenjë e mbështetur nga figura të larta në UEFA dhe shoqata të tjera kombëtare përpara takimit vendimtar të këshillit të FIFA-s të enjten , transmeton Sinjali.

    UEFA, CONCACAF – konfederata e Amerikës së Veriut dhe Qendrore dhe Karaibeve – dhe Konfederata Aziatike e Futbollit e kanë bërë të qartë se do të kundërshtojnë rizgjedhjen e Infantinos pas skandalit të shitjes së Kupës së Botës , por nuk kanë qenë në gjendje të bashkohen rreth një kandidati të besueshëm para afatit të 18 nëntorit për dorëzimin e nominimeve në FIFA.

    Presidentët përkatës të tre konfederatave kontinentale, Aleksander Ceferin, Victor Montagliani dhe Sheikh Salman bin Ibrahim al-Khalifa, e kanë përjashtuar veten dhe janë hedhur poshtë sugjerimet se figura të profilit të lartë si Arsène Wenger ose Michele Kang mund të paraqiten.

    Ish-lojtari i kombëtares portugeze Luis Figo, ish-lojtari i parë që i bëri thirrje Infantinos të japë dorëheqjen në gusht, është përmendur gjithashtu, megjithëse ai konsiderohet gjithashtu si një president i mundshëm i UEFA-s kur të përfundojë mandati i fundit i Ceferin në vitin 2031.

    Pavarësisht numrit në dukje të kufizuar të kandidatëve, burime me njohuri për planet e lobit anti-Infantinos janë të bindura se ata po bëjnë përparim. Një burim tha se kushdo që del do ta lërë deri afër afatit të fundit për të deklaruar publikisht dorën e tij, për të zvogëluar kohën që FIFA të rrëzojë emërimin e tyre. Rebelët besojnë se makineria e FIFA-s po vihet në lëvizje për të mbështetur fushatën e rizgjedhjes së Infantinos.

    Infantino do të merret në pyetje nga anëtarët e këshillit prej 37 anëtarësh të FIFA-s për një sërë temash, duke përfshirë planin e braktisur të FIFA Forward Enterprise, çmimin e paqes të FIFA-s dhe çështjen Folarin Balogun , kur komiteti disiplinor i FIFA-s rrëzoi pezullimin e sulmuesit amerikan gjatë Kupës së Botës.

    Në një përpjekje për të parandaluar kritikat ndaj këtij vendimi, i cili pasoi një ndërhyrje nga Donald Trump, fituesi i Çmimit të Paqes të FIFA-s për herë të parë, Infantino ka propozuar një amendament që do të hiqte mundësinë e komitetit disiplinor për të revokuar pezullimet me një ndeshje të marra për lojtarët që marrin një karton të kuq direkt.

    Infantino është zotuar të paraqesë një raport të plotë mbi FFE-në të enjten, megjithëse në një pushim nga praktika e zakonshme që nuk është ndarë me anëtarët paraprakisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Liderët e futbollit evropian të bindur se do të gjejnë një kandidat për të garuar kundër Infantinos appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shtëpia e Bardhë heton pretendimet për 5.6 milionë $ që lidhen me Grenellin

    Shtëpia e Bardhë heton pretendimet për 5.6 milionë $ që lidhen me Grenellin

    Shtëpia e Bardhë ka nisur shqyrtimin e pretendimeve se një donacion prej 5.6 milionë dollarësh, i destinuar për Kennedy Center në Uashington, nuk është depozituar gjatë periudhës kur kjo qendër drejtohej nga Richard Grenell, raporton mediumi amerikan Axios.

    Sipas raportimit, pretendimet i janë paraqitur presidentit amerikan, Donald Trump, nga Alina Habba, ish-avokate e tij, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj, biznesmeni Turhan Mildon, kishte dhënë kontributin financiar për qendrën, por paratë nuk kishin përfunduar aty ku ishte paraparë.

    Trumpi ka kërkuar nga këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë që ta shqyrtojë çështjen. Megjithatë, një zyrtar i administratës amerikane ka theksuar se deri në momentin e raportimit nuk ishin dorëzuar provat e kërkuara dhe se pretendimet nuk ishin vërtetuar.

    Grenell i ka mohuar kategorikisht akuzat.

    “Unë kurrë nuk kam kërkuar që asnjë cent të dërgohej diku tjetër, duke pretenduar se ishte për Kennedy Center, dhe nuk kam marrë kurrë asnjë pagesë prej tij”, ka deklaruar Grenell për Axios, duke kërkuar që për akuzat të paraqiten prova.

    Sipas mediumit amerikan, shuma e pretenduar fillimisht ishte përmendur si 17 milionë dollarë, por më vonë ishte ndryshuar në 5.6 milionë dollarë, pasi Habba kishte mësuar më shumë hollësi nga bashkëshorti i saj.

    Raportimi përmend edhe dallime në të dhënat financiare. Një ish-përgjegjëse për financat e Kennedy Center ka deklaruar se në regjistrat e saj figuronin 270 mijë dollarë që Mildon kishte premtuar t’i paguante, por jo një donacion prej 5.6 milionë dollarësh. Sipas Axios, kjo shumë prej 270 mijë dollarësh u pagua të martën.

    Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar se paratë e pretenduara janë zhdukur, ndërsa çështja mbetet në fazën e shqyrtimit të pretendimeve.

    Richard Grenell është një figurë e njohur për publikun në Kosovë për shkak të rolit të tij në politikën amerikane ndaj Kosovës dhe Serbisë.

    Gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, Grenell shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat e paqes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ai ishte i përfshirë në proceset diplomatike që çuan në marrëveshjen e Uashingtonit të vitit 2020, të nënshkruar nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në prani të Trumpit.

    Ai ka vazhduar të komentojë zhvillimet politike në Kosovë edhe në vitet e fundit. Në shtator të vitit 2026, Grenell reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e kritikuar procesin dhe duke bërë thirrje për veprim të institucioneve të Kosovës.

    Sipas raportimit të Axios, pretendimet e fundit ndaj Grenellit lidhen me periudhën kur ai drejtonte Kennedy Center dhe me një mosmarrëveshje që përfshin marrëdhëniet e tij të mëparshme me Mildonin dhe Habbën. Nuk ka të dhëna që ta lidhin çështjen financiare me veprimtarinë e tij politike në Kosovë.

    Grenell drejtoi Kennedy Center nga shkurti i vitit 2025 deri në mars të vitit 2026, kur u njoftua largimi i tij nga posti i presidentit të institucionit.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore

    Kurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore

    Kurti për 80 punonjësit serbë që paguhen pa punuar: Po veprojmë brenda procedurave ligjore

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet lidhur me punonjësit serb në institucionet e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit pa shkuar asnjë ditë në punë.

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani tha se 80 punonjës të tillë kanë vazhduar të marrin pagë me 589 mijë euro në vitin 2025, punonjës që siç tha ai i përkisnin strukturave paralele serbe.

    “Pyetja ime është për disa pagesa që i janë bërë 80 punonjësve pa shkuar asnjë ditë në punë. Ata persona janë ish-persona të strukturave paralele që prej kohësh paguhen dhe që ju po vazhdoni t’i paguani, pra janë paguar me vlerë 589 mijë e 884 euro në vitin 2025, pra jeni duke i pagu strukturat paralele që kanë funksionu në veri e që as nuk dihet çka janë, çka bëjnë, në veri apo ku ndodhen?”, tha Rrahmani.

    Kurti në përgjigjjen e tij tha se ish-Ministria e Administratës Publike ishte obliguar të sistemonte punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës me vendimin e 22 korrikut 2015.

    Ai tha se Ministria e Brendshme ka transferuar disa punonjës në funksione të tjera brenda ministrisë, por pas shqiptimit të masave disiplinore kryesisht për mungesat e tyre në vendin e punës, transmeton Klankosova.tv.

    “Bazuar në vendimin e Qeverisë 06/39 të datës 22 korrik 2015, ish-Ministria e Administratës Publike ishte obliguar të sistemonte 20 punonjës të komunitetit serb me qëllim të integrimit të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithëkëtë, që na nënshkrimi i akteve të emërimit këta zyrtarë asnjëherë nuk kanë ushtruar detyra zyrtare në kuadër të ministrisë. Në këtë kontekst gjatë vitit 2025, Ministria e Punëve të Brendshme në cilësinë e ministrisë përgjegjëse për Administratën Publike, ka ndërmarrë veprime duke i transferuar ata në funksione të tjera brenda ministrisë. Pas nxjerrjes së vendimeve për transferim 4 prej këtyre zyrtarëve janë larguar nga shërbimi civil si rezultat i shqiptimit të masave disiplinore, ndërsa 15 të tjerë kanë paraqitur ankesa. Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u janë shkëputur sivjet kontratat 29 zyrtarëve qytetarë nga komuniteti serb të cilët ishin të njohur si pjesëtar të mbrojtjes civile e cila në qershor të vitit 2023 u shpall organizatë terroriste pikërisht nga Qeveria jonë. Shkëputja e kontratës së punës për ta është bërë për shkak të mungesave të vazhdueshme në vendin e punës”, tha ai.

    Kurti theksoi se ishte qeverisja e tij që kishte vullnetin të shpallte si organizata terroriste, mbrojtjen civile dhe brigadën e veriut dhe se sipas tij kostot e gabimeve të së kaluarës i kushtojnë shtetit dhe buxhetit.

    Ai tha se vonesat në procedura të tilla nuk janë vonesa për shkak të vullnetit, por për shkak të procedurave të mekanizmave të tjerë të shtetit.

    “Këto janë kosto të gabimeve të së kaluarës dhe ne nuk mund t’i rregullojmë të gjitha përnjëherë. Kohëzgjatja kushton, i kushton shtetit edhe buxhetit. Tash sapo më njoftoi edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli që në vitin 2024, 18 zyrtarë të tillë janë larguar nga puna. Edhe njëherë po e theksoj nuk kemi mundur t’i largojmë të gjithë përnjëherë. Vullneti i kësaj Qeverie nuk mungon, nuk duhet të dyshoni në vullnetin e një qeverie që për herë të parë dhe më në fund i ka shpallur organizata terroriste, mbrojtjen civile dhe brigadën e veriut. Është kjo qeveri që ka tregu vullnet, mirëpo që vullneti të zbatohet në përpikëri ka procedura dhe ligje, nëse ne nxitojmë atëherë organe të ndryshme të shtetit i rikthejnë në punë dhe duhet të paguash dëmshpërblim, vonesa nuk është vonesë e vullnetit, vonesa është vonesë e procedurave të mekanizmave të tjerë shtetëror”, tha ai.