Category: Lajme

  • Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

    Kosova pjesë e procesit të vlerësimit nga ENCASIA për sigurinë e aviacionit

    Paneli i ENCASIA-s që qëndroi në Kosovë u udhëhoq nga Italia, ndërsa anëtarët e tjerë të delegacionit ishin nga Franca, Holanda, Luksemburgu dhe Islanda.

    Republika e Kosovës është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor pjesë e ENCASIA-s.

    ENCASIA përbëhet nga autoritetet për hetimin e aksidenteve ajrore të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe katër shteteve me status vëzhgues: Norvegjisë, Islandës, Zvicrës dhe Kosovës.

    Procesi i vlerësimit për sigurinë e aviacionit zhvillohet për të gjitha shtetet anëtare, në përputhje me standardet dhe metodologjinë e Bashkimit Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kurti: Qeveria do të angazhohet për korrigjimin në Apel të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e sotme se lufta çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme përballë shtypjes, krimeve dhe gjenocidit të regjimit të Serbisë.

    Kurti ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare kërkon përgjegjësi shtetërore, unitet politik dhe veprim të organizuar.

    Duke folur për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryeministri ka thënë se ky vendim e ka thelluar hendekun mes asaj që është shpallur në emër të drejtësisë dhe asaj që, kërkojnë e vërteta historike, faktet dhe parimet e drejtësisë.

    “Ky aktgjykim e ka thelluar hendekun mes asaj që është shpallur në emër të drejtësisë dhe asaj që kërkojnë e vërteta historike, faktet dhe vetë parimet me të cilat drejtësia duhet të qëndrojë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka shtuar se kjo padrejtësi, duhet të korrigjohet në procedurën e Apelit, duke theksuar se Qeveria do t’i angazhojë kapacitetet e saj për të mbështetur këtë përpjekje.

  • Kryeministri flet për pjesët themelore të Grupit Punues për Apelin ndaj çlirimtarëve

    Kryeministri flet për pjesët themelore të Grupit Punues për Apelin ndaj çlirimtarëve

    Kryeministri flet për pjesët themelore të Grupit Punues për Apelin ndaj çlirimtarëve

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë seancës të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth themelimit të Grupit Punues për procesin e Apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ai tha se Grupi Punues do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas kryeministrit, pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë

    “Grupi [Punues] do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale, dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik, juridik dhe gjyqësor, përfshirë aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë nga Serbia. Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes së mbrojtjes, dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm”, tha Kurti.

    Ai shtoi se puna duhet t’i lihet Grupit Punues.

  • IKD-ja propozon gjashtë amendamente për Projektligjin për Byronë

    IKD-ja propozon gjashtë amendamente për Projektligjin për Byronë

    IKD-ja propozon gjashtë amendamente për Projektligjin për Byronë

    Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka prezantuar një hulumtim lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Shala ka deklaruar se me këtë raport kanë përgatitur edhe ndërhyrjen konkrete ligjore.

    Ai ka theksuar se qëllimi është që para miratimit përfundimtar të ligjit të adresohen problemet e mbetura dhe të mbyllen hapësirat kushtetuese, ligjore dhe ato të sigurisë juridike.

    Një nga çështjet e ngritura nga IKD-ja lidhet me pavarësinë e Byrosë dhe mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve të saj.

    Sipas Shalës, projektligji parasheh që drejtori i përgjithshëm dhe anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të zgjidhen me shumicën e deputetëve të pranishëm dhe që votojnë.

    “Për një institucion që do të merret me pasurinë e qytetarëve, privatësinë dhe të dhënat e tyre, kjo shumicë është e ulët. IKD propozon që këto pozita të zgjidhen së paku me 61 vota”, ka deklaruar Shala.

    Një tjetër rekomandim ka të bëjë me specializimin e gjykatave që do të trajtojnë rastet e konfiskimit civil.

    Shala ka thënë se projektligji parasheh krijimin e një divizioni të tillë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por jo edhe në Gjykatën e Apelit.

    “Nëse këto raste janë aq të ndërlikuara sa kërkojnë gjyqtarë të specializuar në shkallën e parë, e njëjta logjikë duhet të vlejë edhe në shkallën e dytë. Për këtë arsye, propozojmë që një Divizion i tillë të krijohet edhe në Gjykatën e Apelit”, ka thënë ai.

    IKD-ja ka ngritur shqetësime edhe për paqartësitë në përcaktimin e pasurisë që mund të verifikohet pas përfundimit të funksionit publik.

    “Projektligji thotë se verifikimi mund të zgjerohet kur pasuria është “në masë të madhe më e lartë” se të hyrat e ligjshme. Por ligji nuk tregon çfarë do të thotë kjo. Sa është “në masë të madhe?”, ka pyetur Shala.

    Për këtë çështje, IKD ka propozuar që të përcaktohet një prag i qartë prej 25 mijë eurosh, me qëllim që të shmangen interpretimet e ndryshme gjatë zbatimit të ligjit.

    Sa i përket barrës së provës, Shala ka thënë se projektligji mund të krijojë rrezikun që qytetarët të detyrohen të arsyetojnë pasurinë e tyre vetëm pasi Byroja të paraqesë një propozim në gjykatë.

    “IKD propozon që kjo të mos ndodhë automatikisht. Fillimisht, Gjykata duhet të kontrollojë nëse Byroja ka paraqitur prova dhe bazë të mjaftueshme. Vetëm pasi Gjykata ta konfirmojë këtë, se ka një bazë të mjaftueshme se çfarë duhet të verifikohet, barra e provës mund të kalojë te pala”, ka deklaruar ai.

    Në hulumtim është trajtuar edhe çështja e kompensimit për personat të cilëve u bllokohet pasuria gjatë procedurave të verifikimit.

    “Çështja e pestë është kompensimi i palëve. Një person mund ta ketë pasurinë e bllokuar për muaj ose vite dhe, në fund, Gjykata mund të vendosë se konfiskimi nuk ka bazë. Në një rast të tillë, nuk është e drejtë që kompensimi të varet vetëm nga fakti nëse pala arrin të provojë se institucioni ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme. Nëse procedura përfundon pa konfiskim dhe masa ka shkaktuar dëm, duhet të ketë një bazë të qartë për kompensim”, ka thënë Shala.

    Rekomandimi i fundit lidhet me mbrojtjen e të drejtave të palëve të treta që mund të përfshihen në procedurën e verifikimit të pasurisë.

    “Projektligji është përmirësuar në këtë pjesë, por ende nuk ua jep qartë të drejtën që ta kundërshtojnë në Gjykatë vendimin me të cilin futen në procedurën e verifikimit. IKD propozon që kjo e drejtë të përcaktohet qartë në ligj”, ka shtuar ai.

    Në përfundim, ai ka theksuar se synimi për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duhet të shoqërohet me garanci të qarta ligjore për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

  • Krerët e shtetit diskutojnë strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Krerët e shtetit diskutojnë strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Krerët e shtetit diskutojnë strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot takimin e parë koordinues me drejtuesit e institucioneve të larta të vendit, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe çështje me rëndësi për shtetin.

    Në takim morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan në situatën aktuale në vend dhe zhvillimet e fundit, si dhe në çështje të tjera që lidhen me funksionimin dhe koordinimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Një nga temat e trajtuara ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Takimi, sipas njoftimit të Presidencës u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta shtetërore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Krerët e shtetit diskutojnë strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti për Grupin Punues për Apelin në Hagë: Fillimisht hartohet strategjia shtetërore, pastaj kostot

    Kurti për Grupin Punues për Apelin në Hagë: Fillimisht hartohet strategjia shtetërore, pastaj kostot

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fillimisht duhet të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Hagë dhe më pas të përcaktohen kostot e zbatimit të saj.

    Duke iu përgjigjur deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e pyeti nëse është ndarë buxhet për zbatimin e strategjisë dhe cilat masa konkrete do të ndërmerren pa pritur përfundimin e afatit 30-ditor të grupit punues, Kurti tha se kostot do të përcaktohen pasi të qartësohen vizioni, mekanizmat dhe masat.

    “Së pari ne kemi afatin deri më 30 dhjetor që ta votojmë në mbledhjet e Qeverisë buxhetin për vitin 2027. Dhe këtë do ta bëjmë dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për katër ish-krerët e UÇK-së”, tha Kurti në Kuvend.

    Ai theksoi se duhet pritur puna e grupit punues, i cili është ngarkuar me hartimin e propozimit fillestar të strategjisë.

    “Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore dhe më pastaj kostot. Njëherë vjen ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre. Jo kostoja para mekanizmave e vizionit”, deklaroi Kurti.

    Kryeministri tha se nuk mund të paragjykojë rezultatet e punës së grupit, duke kërkuar që atij t’i lihet hapësira për t’i zhvilluar takimet dhe për të paraqitur propozimet.

    Sipas Kurtit, grupi punues do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës.

    Ai tha se synimi është që strategjia të jetë shtetërore dhe se masat që do të parashihen në të do të mbështeten financiarisht nga Qeveria e Kosovës.

    “Qëllimi ynë është që të jetë strategji shtetërore dhe më pastaj, natyrisht, veprimet e caktuara do të kenë kosto dhe ajo do të mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

    Një shtetas kosovar, i kërkuar me letërarrestim ndërkombëtar për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, është ekstraduar nga Italia në Kosovë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ekstradimi është realizuar më 14 tetor 2026, pas arrestimit të të dyshuarit nga autoritetet italiane, bazuar në kërkesën e institucioneve të drejtësisë së Kosovës përmes INTERPOL-it.

    Sipas njoftimit, operacioni u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

    Policia bëri të ditur se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Italisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Pas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekstradohet nga Italia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja dënon dhunën në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci

    BE-ja dënon dhunën në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci

    Në reagimin e tij, Delegacioni i BE-së u ka bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Ai ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, të cilat duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

    “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

    Delegacioni ka theksuar gjithashtu rëndësinë e dialogut konstruktiv ndërmjet të gjitha palëve, duke e cilësuar atë si rrugën për adresimin e shqetësimeve legjitime.

    “Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagim.

    Ndërkohë, edhe sot, studentët kanë nisur protestat dhe janë grumbulluar në rrugët e Tiranës që në orët e para të mëngjesit. Protestës u janë bashkuar edhe nxënës, ndërsa një pjesë e tyre kanë bojkotuar procesin mësimor.

    Në terren janë angazhuar forcat e Policisë, të cilat kanë marrë masa për ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e dëmtimit të objekteve.

    Burimi: RTKLive

  • Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti se e ka larguar nga puna në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) gazetarin Ernest Luma, me të cilin kishte qenë shok në lëvizjen studentore.

    Kadrijaj e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm, ndërsa gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ia ka dhuruar Kurtit një fotografi të përbashkët të tij me Lumën.

    “Ermes Luma është një gazetar me integritet dhe personalitet. Si mundet Albin Kurti shokun e vet te lëvizjes studentore me e largu nga puna. Kjo është turp, kjo është marre. Reflekto kryeministër se e ke pas shok e ke shok dhe mos i lejo këto borde dhe këta njerëz politik me largu gazetar që janë me integritet. Foton po ta dhuroj dhe shiko çfarë turpi po bën”, ka thënë Kadrijaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan lë të vdekur të paktën 27 nxënës

    Shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan lë të vdekur të paktën 27 nxënës

    Shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan lë të vdekur të paktën 27 nxënës

    Të paktën 27 nxënës, shumica nën 13 vjeç, janë vrarë pasi çatia e një shkolle u shemb gjatë mësimit në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit . Një mësues vdiq gjithashtu në incident, sipas autoriteteve lokale, të cilat thanë se numri i të vdekurve mund të rritet.

    Pamjet televizive treguan ambulanca që nxitonin drejt shkollës private Al-Khair Education Center, ndërsa ekipet e shpëtimit nxirrnin nxënës të gjakosur nga rrënojat, shkruan The Guardian.

    “Kemi nxjerrë të paktën 45 fëmijë”, tha oficeri i emergjencave të distriktit Iftikhar Khan, duke shtuar se raportohet se më shumë fëmijë janë varrosur në rrënoja, transmeton Sinjali.

    Ekipet e shpëtimit po punonin për të nxjerrë trupat dhe për të transportuar të plagosurit në spital, tha zyrtari qeveritar Bilal Faizi.

    Njëzet nga të plagosurit u dërguan në spitalin Lady Reading të qytetit, tha zëdhënësi i tij, Mohammad Asim.

    Një zyrtar i ekipeve të shpëtimit tha se tavani ra mbi studentët pasi çatia e një kati më të lartë u shemb, duke shembur dy katet.

    Autoritetet thanë se ishte urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun.

    Shefi i policisë së Peshawarit, Mian Saeed, transmeton sinjali tha se numri i të vdekurve mund të rritet pasi vetëm 47 nxënës ishin shpëtuar nga 110 që kishin qenë në tre klasat e prekura në kohën e shembjes.

    “Ishte një strukturë e dobët ndërtese“, shtoi Saeed. “Çatia e saj ishte mbipeshë me ndërtime mbi një strukturë të dobët që shkaktuan shembjen”.

    Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët e shkollës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan lë të vdekur të paktën 27 nxënës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali