Category: Lajme

  • Nagavci: Serbia vazhdon me pretendime territoriale ndaj Kosovës, Radojiçiq mbetet i lirë

    Nagavci: Serbia vazhdon me pretendime territoriale ndaj Kosovës, Radojiçiq mbetet i lirë

    Nagavci: Serbia vazhdon me pretendime territoriale ndaj Kosovës, Radojiçiq mbetet i lirë

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar Serbinë për pretendimet territoriale ndaj Kosovës, si dhe për mosdorëzimin e Milan Radojiçiqit, të cilin e ka cilësuar si kryeterrorist dhe organizator të sulmit në Banjskë.

    Duke folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Nagavci tha se Radojiçiq është shfaqur më 9 tetor në Kragujevc, pranë djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim të Partisë Progresive Serbe, ndonëse ndaj tij është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar përmes Interpolit.

    “Më 9 tetor, në Kragujevc, kryet terroristi Milan Radojiçiq u shfaq pranë djalit të Aleksandër Vuçiqit në tubimin e Partisë Progresive Serbe. Organizatori i sulmit terrorist të Banjskës, ku u vra heroi ynë, rreshteri Afrim Bunjaku, i sanksionuar ndërkombëtarisht për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe ndaj të cilit është lëshuar fletë-arrestin ndërkombëtar përmes Interpolit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi”, ka thënë ajo.

    Sipas Nagavcit, shfaqja e Radojiçiqit pranë familjes së presidentit serb ndodhi në një kohë kur në Serbi po zhvillohen protesta kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes. Ajo kritikoi Beogradin zyrtar për mosdorëzimin e tij te autoritetet e Kosovës dhe për moszbatimin e fletarrestimit ndërkombëtar.

    Nagavci kritikoi gjithashtu deklaratat e zyrtarëve serbë lidhur me Kosovën, duke i cilësuar ato si vazhdimësi të pretendimeve territoriale të Serbisë.

    “Çfarë shteti është ky në mes të Evropës? Shtet i papërgjegjshëm, i padenjë për çdo lloj marrëdhënie ndërkombëtare. Më 7 tetor, ndërkaq, në Rashkë, Ivica Daçiq deklaroi se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren dhe se Kosova mund të jetë e pushtuar, por kurrë e pavarur. Ne nuk habitemi. Këto nuk janë vetëm deklarata elektorale, por vazhdimësi e pretendimeve territoriale nga të cilat Beogradi nuk ka hequr dorë. Edhe nderimet publike për Ratko Mladiqin, të dënuar për gjenocid, e dëshmojnë këtë trashëgimi politike”, ka thënë ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nagavci: Serbia vazhdon me pretendime territoriale ndaj Kosovës, Radojiçiq mbetet i lirë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hamza kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Hamza kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

    Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, Hamza tha se themelimi i grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore është një hap i mirë, por theksoi se tani duhet kaluar nga vendimet te veprimet konkrete.

    Ai bëri me dije se është takuar me kryeministrin Albin Kurti para dy ditësh dhe se, si rezultat i diskutimeve, është miratuar themelimi i grupit punues për strategjinë shtetërore në fazën e apelit.

    Hamza theksoi se mbrojtja juridike në gjykatë dhe mbrojtja e së vërtetës historike në arenën ndërkombëtare janë dy detyra të ndryshme, të cilat duhet të zhvillohen në koordinim.

    Sipas tij, ekipet mbrojtëse duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale, ndërsa shteti duhet të sigurojë mbështetjen e nevojshme institucionale, të mbrojë të drejtat e qytetarëve të tij dhe të shpjegojë historinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Kryetari i PDK-së kërkoi që grupi punues të hartojë sa më shpejt një strategji konkrete dhe një plan veprimi që mund të matet përmes rezultateve.

    Ai po ashtu kërkoi që në ditët e ardhshme të rriten fondet për mbrojtjen juridike të ish-udhëheqësve të UÇK-së.

    Duke folur për ligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara, Hamza tha se Kuvendi e ka përmbushur përgjegjësinë e tij përmes miratimit të rezolutës me 99 vota dhe ligjit me 88 vota.

    Ai vlerësoi se nismat ligjore të Kuvendit synojnë garantimin e drejtësisë dhe pavarësisë nga ndikimet e jashtme, ndërsa shtoi se shqetësimet duhet të përqendrohen te pretendimet për padrejtësi dhe shkelje të të drejtave të njeriut në procesin gjyqësor në Hagë.

    Hamza gjithashtu kërkoi nga presidentja Justina Shiroka-Pula që të angazhohet për respektimin e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së dhe për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës çlirimtare, përfshirë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë.

    Ai theksoi se mbrojtja e luftës së UÇK-së është përgjegjësi e përbashkët, pavarësisht dallimeve partiake dhe pozitave institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci kërkon masa ndaj Serbisë: Radojiçiqi mbetet i lirë, Beogradi vazhdon pretendimet territoriale ndaj Kosovës

    Nagavci kërkon masa ndaj Serbisë: Radojiçiqi mbetet i lirë, Beogradi vazhdon pretendimet territoriale ndaj Kosovës

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare masa ndaj Serbisë, për vazhdim të pretendimeve territoriale ndaj Kosovës, mosdorëzim të përgjegjësve për sulmin në Banjskë dhe diskriminim të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

    Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Nagavci ka thënë se, derisa Kosova bashkëpunon me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon të tolerojë persona të lidhur me krimin e organizuar dhe të mbajë qëndrime që cenojnë sovranitetin e Kosovës.

    Ajo ka përmendur shfaqjen publike të Milan Radojiçiqit pranë djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim të Partisë Progresive Serbe, të mbajtur më 9 tetor në Kragujevc.

    Nagavci për Radojiçiqin si organizator i sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka theksuar se vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht fletarrestimit ndërkombëtar.

    “Organizatori i sulmit terrorist të Banjskës, ku u vra heroi ynë, rreshteri Afrim Bunjaku, i sanksionuar ndërkombëtarisht për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe ndaj të cilit është lëshuar fletarresti ndërkombëtar përmes Interpolit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi”, ka deklaruar ajo.

    Nagavci ka kritikuar gjithashtu deklaratën e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, sipas saj, më 7 tetor në Rashkë ka thënë se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren dhe se Kosova mund të jetë e pushtuar, por kurrë e pavarur.

    Sipas Nagavcit, këto deklarata nuk janë thjesht retorikë elektorale, por dëshmi e vazhdimit të pretendimeve territoriale të Beogradit ndaj Kosovës.

    Ajo ka përmendur edhe nderimet publike për Ratko Mladiqin, i dënuar për gjenocid, si shenjë të vazhdimësisë së politikave që, sipas saj, nuk janë distancuar nga e kaluara.

    Burimi: Dukagjini

  • LEX | 22 VJET BURGIM – Gjykata shpall aktgjykimin ndaj Anton Ndrecajt për vrasjen e Mark Ademit në Klinë

    LEX | 22 VJET BURGIM – Gjykata shpall aktgjykimin ndaj Anton Ndrecajt për vrasjen e Mark Ademit në Klinë

    LEX | 22 VJET BURGIM – Gjykata shpall aktgjykimin ndaj Anton Ndrecajt për vrasjen e Mark Ademit në Klinë

    Katër vjet pas vrasjes së 40-vjeçarit Mark Ademi në fshatin Pataqan të Klinës, Anton Ndrecaj është dënuar me 22 vjet burgim.

    Aktgjykimi është shpallur sot, më 15 tetor 2026, duke përmbyllur procesin gjyqësor në shkallë të parë për rastin që kishte ndodhur më 15 prill 2022.

    Ndrecaj ishte akuzuar për vrasjen e Mark Ademit, tentimvrasjen e dy personave të tjerë, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armëve.

    Si ndodhi vrasja që tronditi Klinën?

    Ngjarja e rëndë kishte ndodhur pas një konflikti mes familjeve Ademaj dhe Ndrecaj, të cilat kishin lidhje farefisnore.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, ngjarjes i kishte paraprirë një përleshje fizike mes vëllezërve të viktimës dhe familjarëve të të akuzuarit.

    Prokuroria pretendonte se, pas konfliktit, Anton Ndrecaj kishte dalë në rrugën kryesore Klinë–Gurakoc, ku kishte hasur në veturën e Mark Ademit.

    Sipas përshkrimit në aktakuzë, mes tyre kishte pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa si pasojë e goditjes, Ademi kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe kishte dalë jashtë rrugës.

    Plagët e marra nga arma e zjarrit kishin rezultuar fatale për 40-vjeçarin.

    Akuzohej edhe për tentimvrasjen e dy personave

    Përveç vrasjes së Mark Ademit, Ndrecaj ishte akuzuar edhe për tentimvrasjen e Jeton dhe Anton Ademajt.

    Sipas aktakuzës, dy të dëmtuarit, pasi kishin dëgjuar krismat, ishin afruar në vendin e ngjarjes me një veturë të tipit Golf 5.

    Prokuroria pretendonte se Ndrecaj kishte shtënë gjashtë deri në shtatë herë në drejtim të tyre, duke shkaktuar dëme materiale në automjet, por pa pasoja në njerëz.

    Policia kishte konfiskuar armë gjatë bastisjeve

    Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht në prill të vitit 2022 për veprimet hetimore dhe bastisjet e zhvilluara pas vrasjes.

    Gjatë kontrolleve në pronat e të dyshuarve, Policia kishte sekuestruar armë të ndryshme, përfshirë pistoleta, pushkë gjuetie, një armë automatike AK-47 dhe municion.

    Në fazën fillestare të hetimeve ishin arrestuar tre persona, ndërsa Anton Ndrecaj ishte identifikuar si i dyshuari kryesor për vrasjen.

    Ndrecaj kishte mohuar fajësinë

    Në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 15 maj 2023 në Gjykatën Themelore në Pejë, Ndrecaj ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i viheshin në barrë.

    Ai kishte pretenduar se kishte vepruar në vetëmbrojtje, duke mos pranuar fajësinë për vrasje, tentimvrasje dhe armëmbajtje pa leje.

    Megjithatë, pas zhvillimit të procesit gjyqësor, sot është shpallur aktgjykimi me të cilin Ndrecajt i është shqiptuar dënimi prej 22 vjetësh burgim.

    Aktgjykimi i shkallës së parë mund të ankimohet sipas procedurave ligjore.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | 22 VJET BURGIM – Gjykata shpall aktgjykimin ndaj Anton Ndrecajt për vrasjen e Mark Ademit në Klinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nagavci kërkon masa ndaj Serbisë: Radojiçiqi mbetet i lirë, Beogradi vazhdon pretendimet territoriale ndaj Kosovës

    Nagavci: Radojiçiqi mbetet i lirë në Serbi, ndërsa Beogradi vazhdon me pretendime territoriale ndaj Kosovës

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar Serbinë për mosdorëzimin e Milan Radojiçiqit te autoritetet e Kosovës dhe për deklaratat e zyrtarëve serbë lidhur me pretendimet territoriale ndaj vendit.

    Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Nagavci ka thënë se, derisa Kosova bashkëpunon me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për sigurinë rajonale, Serbia vazhdon të tolerojë persona të lidhur me krimin e organizuar dhe të mbajë qëndrime që cenojnë sovranitetin e Kosovës.

    Ajo ka përmendur shfaqjen publike të Milan Radojiçiqit pranë djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në një tubim të Partisë Progresive Serbe, të mbajtur më 9 tetor në Kragujevc.

    Nagavci për Radojiçiqin si organizator i sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ka theksuar se vazhdon të jetë i lirë në Serbi, pavarësisht fletarrestimit ndërkombëtar.

    “Organizatori i sulmit terrorist të Banjskës, ku u vra heroi ynë, rreshteri Afrim Bunjaku, i sanksionuar ndërkombëtarisht për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe ndaj të cilit është lëshuar fletarresti ndërkombëtar përmes Interpolit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi”, ka deklaruar ajo.

    Nagavci ka kritikuar gjithashtu deklaratën e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, sipas saj, më 7 tetor në Rashkë ka thënë se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren dhe se Kosova mund të jetë e pushtuar, por kurrë e pavarur.

    Sipas Nagavcit, këto deklarata nuk janë thjesht retorikë elektorale, por dëshmi e vazhdimit të pretendimeve territoriale të Beogradit ndaj Kosovës.

    Ajo ka përmendur edhe nderimet publike për Ratko Mladiqin, i dënuar për gjenocid, si shenjë të vazhdimësisë së politikave që, sipas saj, nuk janë distancuar nga e kaluara.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat e tensionuara në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit

    Protestat e tensionuara në Tiranë, anulohet seanca plenare e Kuvendit

    Protestat, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, kanë shënjestruar disa institucione shtetërore.

    Gjatë protestës së djeshme të tensionuar, protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Bankën e Shqipërisë. Seanca plenare ishte planifikuar të niste në orën 10:00, me një rend dite që përfshinte disa interpelanca me ministra të kabinetit qeveritar dhe shqyrtimin e projektligjeve të ndryshme.

    Në fokus të diskutimeve do të ishte interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

    Gjithashtu, në rendin e ditës ishin parashikuar dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. Përveç interpelancave, deputetët pritej të shqyrtonin edhe disa projektligje që lidhen me sistemin financiar, të drejtat e autorit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

    Burimi: RTKLive

  • BE dënon tensionet në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci

    BE dënon tensionet në protestat në Tiranë: Dhuna nuk ka vend në demokraci

    “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune”, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

    Delegacioni ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

    “Dhuna nuk ka vend në demokraci. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet më tej në reagim.

    Burimi: RTKLive

  • Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

    Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

    Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën janë paraparë të trajtohen shtatë pika të rendit të ditës.

    Në fillim të punimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetin e Listës Serbe, Ivica Coviq, që të bëjë betimin për marrjen e mandatit parlamentar. Ai vjen në këtë pozitë pas dorëheqjes nga mandati të kryetarit të kësaj partie, Zlatan Elek.

    Pas leximit të tekstit të betimit, Haxhiu i kërkoi deputetit ta nënshkruajë atë dhe t’ia dorëzojë shërbimit përkatës të Kuvendit.

    Gjatë kësaj seance, deputetët pritet të shqyrtojnë çështje që lidhen me funksionimin e institucioneve dhe plotësimin e mekanizmave të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Deputeti i Listës Serbe, Ivica Coviq, betohet në Kuvend pas dorëheqjes së Zlatan Elekut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ndalesa e boksit në F1 që ndihmoi në shpëtimin e jetëve

    Ndalesa e boksit në F1 që ndihmoi në shpëtimin e jetëve

    Ndalesa e boksit në F1 që ndihmoi në shpëtimin e jetëve

    Kur ekipi i pistës së McLarenit furnizoi me karburant një makinë, i ndërroi gomat dhe ia përcolli informacionin pilotit të tyre në më pak se shtatë sekonda në Çmimin e Madh të Spanjës në vitin 2001, ata thjesht po bënin punën e tyre.

    Por 700 milje larg, në dhomën e pushimit në Spitalin Great Ormond Street (GOSH), Dr. Martin Elliott dhe kolegët e tij po vëzhgonin pasi kishin përfunduar një operacion shpëtues ndaj një fëmije të vogël, shkruan BBC.

    Ky vështrim i shkurtër do të ndryshonte mënyrën se si mjekët i qasen kujdesit për pacientët. Nga dorëzimi i operacionit në kujdesin intensiv dhe kujdesi neonatal deri te koha e reagimit të ambulancës ajrore, inovacionet e F1 kanë pasur një ndikim shumë më të madh se sa pista, transmeton Sinjali.

    Në fabrikën e Ferrarit në Maranello, ekipi mjekësor studioi se si ekipet e gropave organizonin rolet, komunikimin dhe dorëzimin e detyrave.

    Mjekët dhe infermierët e filluan çdo procedurë me një listë kontrolli, duke përcaktuar role dhe detyra specifike. Kjo uli gabimet njerëzore dhe ndihmoi në sigurimin e përfundimit të detyrave kryesore. Të gjitha të dhënat e pacientëve u ndanë gjithashtu nga salla e operacionit në njësinë e kujdesit.

    Mangësitë në performancë u identifikuan dhe u adresuan, ndërsa provat e përsëritura ndihmuan në rafinimin e procesit.

    Si rezultat, procesi nga operacioni në kujdes intensiv u bë më i organizuar, dhe një studim i vitit 2007 nga studiuesit në GOSH dhe Universitetin e Oksfordit zbuloi se procesi i dorëzimit i frymëzuar nga F1 uli gabimet teknike, mungesat e informacionit dhe kohën e dorëzimit.

    Duke reflektuar mbi projektin, Dr. Elliott, atëherë kirurg pediatrik kardiotorakal konsulent në GOSH, tha: “Mjedisi në të cilin punonim atëherë dhe në shumë mënyra ende punon, është thelbësisht potencialisht i rrezikshëm në çdo hap.

    “Dhe sigurisht, në thelb, kjo është mënyra se si F1 nuk bën gabime. Ata kanë krijuar një mjedis me saktësi të plotë, jo vetëm në inxhinieri, por edhe në proces, sepse thjesht nuk mund ta përballojnë financiarisht ose nga një perspektivë gare të bëjnë gabime.”

    “Është e njëjta gjë, e dini, pakoja e çmuar në karrocë është e njëjtë me pakon e çmuar në makinë. Duhet t’i bësh të gjitha këto hapa siç duhet.”

    Modeli u miratua më vonë nga ekipe të tjera të kujdesit shëndetësor.

    Nga bregu i pistës në krevatin e gjumit
    Pesëmbëdhjetë vjet më parë, Williams punoi me Spitalin Universitar të Uellsit për të përmirësuar ringjalljen e të porsalindurve.

    Ish-specialistja e performancës njerëzore në Williams, Gemma Fisher, pranoi se organizimi i pajisjeve të ekuipazhit të gropës për të parandaluar vonesat mund të zbatohej edhe në një mjedis spitalor.

    Analiza e videove zbuloi realitetin kaotik të urgjencave mjekësore me zëra që mbivendosen dhe pajisje të gabuara.

    Standardizimi i roleve – vendosja se kush qëndronte ku, kush duhej të dëgjohej në cilin moment dhe ku ishin të vendosura pajisjet – lejoi një përgjigje më të shpejtë dhe më efikase.

    Informimet i lejuan stafit mjekësor të shqyrtonte atë që kishte ndodhur dhe të identifikonte se çfarë mund të përmirësohej për emergjencat e ardhshme.

    Ndryshimet gjithashtu i inkurajuan mjekët e rinj të ngrinin shqetësime pa frikën e fajësimit.

    Bashkëpunimi u shtri përtej praktikave të punës dhe në inxhinieri. Advanced Healthcare Technology dhe Williams që atëherë kanë zhvilluar Babypod-in: një transportues me fibra karboni i projektuar për t’i bërë ballë një përplasjeje 20G, i cili mund të ndihmojë në parandalimin e lëndimeve gjatë transportit të foshnjave nga ambulanca në spital.

    Çdo sekondë ka rëndësi

    F1 vazhdon të gjejë mënyra të reja për të aplikuar ekspertizën e saj në mjekësinë e urgjencës.

    Në garën e këtij viti në Silverstone, një bashkëpunim me Air Ambulance Cornwall tregoi se si kohët e reagimit mund të përmirësohen, me kohën e ngritjes të reduktuar nga pesë minuta në tre minuta e gjysmë.

    Kjo u arrit duke përdorur shumë nga të njëjtat metoda, transmeton Sinjali duke përfshirë nisje të shpejta dhe të organizuara, duke pasur pajisjet gati për përdorim dhe komunikim të qartë në të gjithë ekipin.

    David Richards, kryetar i Motorsport UK dhe ish-drejtor i ekipit të BAR dhe Benetton, tha: “Mund të mos e shihni një minutë e gjysmë në skemën e përgjithshme të gjërave, por një minutë e gjysmë kur jeni shtrirë në anë të rrugës ose keni rënë nga një kalë ose keni rënë nga një shkëmb dhe keni lënduar veten, ato minuta duhet të duken si vite për personin që është i lënduar.”

    Richards tha se partneriteti do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të zvogëluar më tej kohën e reagimit.

    Njëzet e pesë vjet pasi Dr. Elliott pa për herë të parë një ndalesë që frymëzoi një mënyrë të re të të menduarit, mësimet nga sporti vazhdojnë të ndikojnë në kujdesin shëndetësor, nga trajtimi neonatal deri te reagimi ndaj emergjencave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndalesa e boksit në F1 që ndihmoi në shpëtimin e jetëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare

    Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të jetë e vazhdueshme, pasi, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

    Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe nga lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

    “Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.

    Ai theksoi se, sipas tij, rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, paraqet njëkohësisht rrezik për sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës.

    “Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haradinaj: Kur rrezikohet UÇK-ja, rrezikohet edhe siguria kombëtare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali