Category: Lajme

  • Shiroka Pula mbledh krerët institucionalë, diskutohet edhe strategjia për Apelin në Hagë

    Shiroka Pula mbledh krerët institucionalë, diskutohet edhe strategjia për Apelin në Hagë

    Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, këtë të enjte ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

    Siç bën të ditur Presidenca, mes temave të diskutimit ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Dukagjini.

    Tutje bëhet e ditur se takimi u mbajt, në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.

    Burimi: Dukagjini

  • “Specialja e ndërlidhur për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE”, Hoxhaj kërkon nisjen e një mocioni

    “Specialja e ndërlidhur për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE”, Hoxhaj kërkon nisjen e një mocioni

    “Specialja e ndërlidhur për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE”, Hoxhaj kërkon nisjen e një mocioni

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se Kosova nuk e përmbylli procesin e anëtarësimit në Këshillin Evropian, sipas tij, për shkak të Gjykatës Speciale.

    Për këtë, ai ka kërkuar që Kuvendi dhe Grupet Parlamentare të nisin një mocion për Këshillin e Evropës, transmeton Klankosova.tv.

    “Në prill të vitit 2008, Këshilli i Evropës e nisi një mocion për ta hartuar raportin e Dick Martyt. Në dhjetor të vitit 2010, dhe në janar të vitit 2011, ky mocion u shndërrua në një raport me pretendime për trafikim të organeve. Ky mocion dhe ky raport ka qenë pjesa më komplekse, më goditëse e luftës hibride ruse kundër Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Sot unë dola në foltore që të kërkoj që Kuvendi i Kosovës, të gjitha Grupet Parlamentare të nisin një mocion për të cilin duhen vetëm 20 nënshkrime, në Këshillin e Evropës nga 5-6 vende. Një mocion që ndërtohet mbi atë që të verifikohen të gjitha burimet që i ka përdorur Këshilli i Evropës për ta hartuar këtë raport, të sqarohet metodologjia, të kërkohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës meqë unë jam i bindur që arsyeja që Kosova para dy vitesh nuk e ka përmbyllur procesin e anëtarësimit të saj në Këshill të Evropës nuk është asociacioni i komunave, por është pikërisht i ndërlidhur me Gjykatën Speciale”, tha Hoxhaj.

  • Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

    Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

    Haradinaj: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

    Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se opozita duhet të bashkohet kundër siç e quajti ai, keqqeverisjes së Kurtit.

    Ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës e cilësoi si detyrë kombëtare të deputetëve të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit, klankosova.tv.

    “Lirinë tonë e mbrojmë kur bëjmë opozitë të vërtetë, demokracia vdes atë ditë kur nuk ka opozitë të vërtetë, duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit të tij, kundër krejt përçarjes që ia bën këtij vendi. Është detyrë e jona kombëtare, ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ju ftoj të bashkohemi me i bë opozitë të vërtetë keqqeverisjes Kurti”.

    Tutje, ai nënvizoi se siguria kombëtare rrezikohet kur nuk mbrohet UÇK-ja.

    “Siguria e jonë kombëtare buron nga sakrifica për liri, buron nga UÇK, themel e ka Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po të mos ishte UÇK, nuk do ishim të lirë. Siguria jonë kombëtare buron nga aleanca me Amerikën dhe NATO-n. Siguria jonë kombëtare rrezikohet kur ne nuk e mbrojmë vlerën tonë që është themel i ekzistencës sonë UÇK-në. Për çfarëdo arsye që e gjejmë ne dhe dështojmë ta mbrojmë UÇK-në, rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, lirinë tonë, sovranitetin tonë. Nëse nuk e mbrojmë aleancën me Amerikën dhe NATO, prapë rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare, kush ka dilema në këtë nuk jeton në këtë shekull… Si rrezikohet ndryshe siguria jonë kombëtare? Rrezikohet kur ne nuk i kryejmë punët tona, nuk e respektojmë Kushtetutën, nuk i respektojmë ligjet tona dhe varësisht interesave pozicionohemi ndaj vlerave tona sublime…”, tha ai.

  • Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

    Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

    Shiroka Pula takohet me Kurtin, Haxhiun e Konjufcën, diskutohet edhe strategjia për ish-krerët e UÇK-së

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka njoftuar se ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

    Në njoftimin për media thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Sipas njoftimit, takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.

  • Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

    Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

    Kadrijaj: Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet lejuar nga Kuvendi

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se me zhvillimet e fundit ka nisur një ritëm më normal i funksionimit të institucioneve, por ka theksuar se kjo nuk duhet ta pengojë kritikën ndaj veprimeve të Qeverisë.

    Kadrijaj në seancën e sotme ka vlerësuar se Kuvendi duhet të jetë i vëmendshëm dhe kritik ndaj vendimeve dhe veprimeve të ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.

    Ajo ka theksuar veçanërisht rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke thënë se shuarja e fjalës së lirë nuk duhet të lejohet nga Kuvendi.

    “Fjala e lirë nuk duhet të shuhet, kjo nuk duhet të lejohet nga ky Kuvend”, ka deklaruar mes tjerash Kadrijaj.

     

  • Pas vrasjeve në Gjilan, Lushaku-Sadriu kërkon reagim serioz ndaj dhunës

    Pas vrasjeve në Gjilan, Lushaku-Sadriu kërkon reagim serioz ndaj dhunës

    Pas vrasjeve në Gjilan, Lushaku-Sadriu kërkon reagim serioz ndaj dhunës

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku Sadriu, ka ngritur shqetësimin për rastet e fundit të dhunës në vend, duke përmendur vrasjet në Gjilan dhe rastet e kërcënimeve e kanosjeve.

    Gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se situata e krijuar kërkon reagim serioz jo vetëm nga institucionet, por edhe nga shoqëria në tërësi.

    Sipas saj, konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa shqetësuese, duke përfunduar në raste të rënda me pasoja fatale.

    “Ditëve të fundit, Kosova është tronditur nga rastet e rënda. Tragjeditë në Gjilan dhe rastet e tjera të dhunës na kanë përballur edhe njëherë me një realitet tjetër shqetësues, dhuna po zë vend çdo ditë e më tepër në jetën tonë të përditshme. Familjet në zi e në trishtim, e ne po vazhdojmë të shohim dhunë në familje, dhunë ndaj grave, kërcënime, dhunë verbale dhe konflikte që përfundojnë me armë e me jetë të humbur. Kemi ardhur në një situatë shqetësuese ku konfliktet dhe mosmarrëveshjet po marrin përmasa të rrezikshme deri në humbjen e njerëzve tanë, prandaj kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet por nga e gjithë shoqëria“.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pas vrasjeve në Gjilan, Lushaku-Sadriu kërkon reagim serioz ndaj dhunës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Protesta dje në Tiranë, 55 protestues të arrestuar, 51 policë të lënduar

    Protesta dje në Tiranë, 55 protestues të arrestuar, 51 policë të lënduar

    Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se protestues të maskuar kanë hedhur gurë, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private. Sipas autoriteteve, veprimet e dhunshme nisën përpara Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit, dhe vijuan më pas në disa akse të kryeqytetit.

    Gjatë protestës u dëmtuan kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret e godinës së Ministrisë së Arsimit, si dhe tabelat e reklamave, semaforët dhe sinjalistika rrugore. Policia raporton gjithashtu dëmtime në godina të institucioneve shtetërore, banka, institucione financiare dhe biznese të ndryshme.

    Një nga episodet e raportuara nga policia lidhet me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ku disa protestues dyshohet se kanë hyrë në rrethimin e godinës dhe kanë goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike.

    Si pasojë, janë dëmtuar xhamat e fasadës dhe porta hyrëse. Po sipas policisë, një automjet i saj është djegur me lëndë djegëse, ndërsa tre automjete të parkuara janë dëmtuar.

    Mes personave të arrestuar janë edhe dy të mitur, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

    Policia bën me dije se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në aktet e dhunës, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të ndodhura gjatë protestës së 14 tetorit.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj u bën thirrje partive opozitare të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit

    Haradinaj u bën thirrje partive opozitare të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit

    Haradinaj u bën thirrje partive opozitare të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar nevojën për një opozitë “të vërtetë”.

    Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj kritikoi qeverisjen e Kurtit, duke e akuzuar për korrupsion dhe përçarje të shoqërisë.

    “Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisje të Kurti, kundër korrupsionit të këtij njeriu, kundër krejt përçarjes që ia bënë këtij vendi. Ju ftoj të bashkohemi po ashtu me i bo opozitë të vërtetë qeverisjes Kurti”, ka thënë ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Haradinaj u bën thirrje partive opozitare të bashkohen kundër qeverisjes së Kurtit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

    Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

    Në një intervistë për gazetën Financial Times, Zelensky tha se Ukraina nuk do t’i ndalë më sulmet ndaj rafinerive ruse. Ai kritikoi presidentin amerikan, Donald Trump, për marrëveshjen që lidhet me furnizimin e tregjeve me naftë dizel ruse dhe tha se ndihet i tradhtuar nga një partner i rëndësishëm.

    Tensionet u shtuan pas kufizimeve në shërbimet satelitore Starlink dhe Starshield, të kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk, të cilat ndërprenë lidhjen e disa sistemeve ushtarake ukrainase.

    Musk sqaroi se Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane dhe se kufizimet përcaktohen nga ushtria amerikane dhe presidenti. Ai theksoi se Starlink është një shërbim civil dhe nuk duhet të përdoret për sulme ushtarake.

    Kievi dyshon se kufizimet dhe problemet me shkëmbimin e inteligjencës amerikane janë të qëllimshme, por Uashingtoni ka mohuar se e ka ndërprerë këtë bashkëpunim.

    Ndërkohë, sulmet ruse kanë lënë mbi 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë. Gjatë vizitës në Londër, Zelensky takoi kryeministrin britanik dhe mbretin Charles, ndërsa Britania njoftoi se do të përshpejtojë dërgesat e raketave të lehta për Ukrainën.

    Burimi: RTKLive

  • Radulloviq i drejtohet Listës Serbe: Mund të më vrisni, por jo të më frikësoni

    Radulloviq i drejtohet Listës Serbe: Mund të më vrisni, por jo të më frikësoni

    Në deklarimin jashtë pikave të rendit të ditës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Radulloviq ka thënë se Lista Serbe ishte ankuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, me qëllim të kundërshtimit të kandidaturës së tij.

    Ai ka pretenduar se përpjekjet për ta penguar kandidaturën e tij lidhen me pamundësinë që, siç tha, Lista Serbe ta kontrollojë apo ta bindë atë të kalojë në radhët e saj.

    Radulloviq ka përmendur edhe një rast nga një mandat i kaluar, kur deputeti Svetko Veljkoviq, sipas tij, ishte larguar nga grupi politik i Nenad Rashiqit dhe kishte kaluar në kampin e Listës Serbe.

    “Ajo që është problem për ta është se me mua nuk mund të bëjnë pazare, nuk mund të më blejnë dhe nuk mund të më frikësojnë. Vendi ku unë ulem është i betonuar. Nuk ekziston mënyrë që ata ta blejnë apo ta marrin atë”, ka deklaruar Radulloviq.

    Ai ka thënë se kohëve të fundit është përballur me probleme, përfshirë sulme fizike dhe shpimin e gomave të veturës, të cilat ia ka atribuuar veprimeve të kësaj organizate.

    “E vetmja mënyrë që të më largoni nga ky vend është të qëlloni me armë dhe të mos jem më. Në asnjë mënyrë tjetër nuk do të mund ta zini këtë vend”, ka thënë Radulloviq, duke iu drejtuar deputetëve të Listës Serbe.

    Në fjalën e tij, ai ka përmendur edhe politikanin e ndjerë serb Oliver Ivanoviq, duke iu referuar një interviste të tij të fundit, në të cilën, sipas Radulloviqit, kishte folur për rrezikun e një sulmi ndaj tij.

    “Dhe ajo që i ndjeri Oliver Ivanoviq kishte thënë në intervistën e tij të fundit: ‘I kanë bërë të gjitha, vetëm ende nuk kanë qëlluar mbi mua, por nuk besoj se do ta bëjnë këtë’. Unë po ju them se edhe unë mendoj se i keni bërë të gjitha, por në fund besoj se mund të ndodhë edhe kjo, të qëlloni mbi mua. Nuk e kam fjalën për ju, sepse ju jeni thjesht ‘piunë të rëndomtë’ që rrini këtu dhe dëgjoni atë që ju vjen me mesazhe nga Beogradi dhe nga shefat tuaj në Kopaonik, por ajo organizata juaj kriminale është e gatshme për gjithçka”, tha tutje Radulloviq.

    Ai tutje ka theksuar se Lista Serbe vepron nën ndikimin e Beogradit dhe duke e quajtur organizatë kriminale tha se ajo është e gatshme për gjithçka.

    Pavarësisht pretendimeve për presion dhe kërcënime, ai ka thënë se nuk do të frikësohet dhe u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Listës Serbe të mos përpiqen më ta pengojnë përmes veprimeve që, sipas tij, nuk mund t’i arrijnë qëllimet e tyre.

    Burimi: RTKLive