Category: Lajme

  • Raportohet për dy vajza të zhdukura në Prishtinë, njëra e mitur

    Raportohet për dy vajza të zhdukura në Prishtinë, njëra e mitur

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën janë raportuar dy vajza të zhdukura në Prishtinë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer, njofton Dukagjini.

    “Lagjja Ulpianë, Prishtinë 14.10.2026-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.

    Policia bën të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga organet e rendit.

    “Rr Ibrahim Kelmendi, Prishtinë 14.10.2026 – 19:00. Ankuesja ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.

    Burimi: Dukagjini

  • Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

    Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

    Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë vërshimeve.

    I mituri, i identifikuar me inicialet M. I., shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Sipas informacioneve nga zyra e guvernatorit të Stambollit, ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, raportojnë mediat turke.

    Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Autoritetet kanë regjistruar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu, si dhe dhjetëra raste kur njerëzit kanë mbetur të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

    Mbi 2.500 raportime për shkak të motit të keq

    Reshjet e fuqishme kanë shkaktuar kaos në pjesë të ndryshme të qytetit. Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

    Sipas të dhënave të publikuara, moti i keq ka prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete.

    Mediat turke kanë raportuar për shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime të përmbytura, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë.

    Reshjet më të dendura në pjesën aziatike të Stambollit

    Sasitë më të mëdha të reshjeve janë regjistruar në zonën Ömerli, në distriktin Beykoz, në pjesën aziatike të qytetit.

    Për shkak të përmasave të situatës, pranë Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) është krijuar një qendër koordinimi për menaxhimin e krizës.

    Në terren janë angazhuar rreth 8.000 pjesëtarë të shërbimeve të ndryshme, të mbështetur nga 2.000 automjete dhe makineri ndërtimi. Në operacionet e ndërhyrjes po marrin pjesë ekipet e AFAD-it, Bashkisë Metropolitane të Stambollit dhe shërbimeve komunale.

    Pezullohet mësimi, ndalohet qarkullimi i motoçikletave

    Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, autoritetet kanë vendosur të pezullojnë mësimin në shkollat e Stambollit gjatë ditës së enjte. Gjithashtu, është ndaluar qarkullimi i motoçikletave për shkak të rrezikut në rrugë.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, u ka bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në pjesën aziatike të qytetit, duke u rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve kur udhëtimi është i domosdoshëm.

    Ndërkohë, punonjësit me aftësi të kufizuara në sektorin publik dhe nënat me fëmijë të vegjël janë liruar nga detyrimet e punës. Përjashtim bëjnë punonjësit e shërbimeve sociale që punojnë në institucionet ku strehohen fëmijë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, me qëllim që të garantohet vazhdimësia e kujdesit dhe mbështetjes për ta.

    Autoritetet u kanë rekomanduar gjithashtu banorëve që jetojnë në apartamente në katet përdhese ose në bodrume që ta kalojnë natën në vende më të sigurta.

    Trafik i rënduar, por pa anulime fluturimesh

    Moti i keq ka shkaktuar edhe trafik të rënduar, veçanërisht gjatë orëve të pikut në mbrëmje, kur qytetarët po ktheheshin nga puna.

    Transporti publik është përballur me mbingarkesë të madhe, pasi shumë qytetarë kanë hequr dorë nga përdorimi i automjeteve private.

    Megjithatë, zyra e guvernatorit ka njoftuar se asnjë rrugë nuk është mbyllur plotësisht për shkak të reshjeve. Edhe pistat e aeroporteve kanë vazhduar të funksionojnë normalisht, pa u raportuar anulime fluturimesh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Përmbytjet e mëdha në Stamboll, vdes 14-vjeçari pasi shkel në pellgun me rrymë elektrike – pezullohet edhe mësimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

    Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

    Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

    Ky investim synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha pjesët e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Protestat në Tiranë, 12 gazetarë dhe punonjës mediash lëndohen nga incidentet

    Protestat në Tiranë, 12 gazetarë dhe punonjës mediash lëndohen nga incidentet

    Protestat në Tiranë, 12 gazetarë dhe punonjës mediash lëndohen nga incidentet

    Të paktën 10 incidente ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike janë dokumentuar gjatë protestave të studentëve në Tiranë më 13 dhe 14 tetor, ka njoftuar Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe identifikimin e përgjegjësve.

    Sipas AGSH-së, incidentet kanë prekur 12 gazetarë, operatorë dhe ekipe mediatike, ndërsa të paktën tre punonjës të medias kanë raportuar dëmtime fizike. Nëntë raste lidhen me veprime të raportuara të Policisë së Shtetit dhe një me sulmin e protestuesve të maskuar ndaj ekipit të Report TV.

    Vetëm gjatë 14 tetorit, asociacioni ka regjistruar pesë incidente, mes tyre pengimin e gazetarëve për të filmuar, marrjen e një telefoni nga një efektiv policor, lëndimin e një operatori dhe dëmtimin e një kamere.

    Gazetarja e Euronews Albania, Alice Taylor, ka deklaruar për AGSH-në se një polic ia ka rrëmbyer telefonin teksa po fotografonte protestën dhe ka refuzuar disa herë t’ia kthente, ndonëse ajo ishte identifikuar si gazetare. Pajisja i është kthyer pas ndërhyrjes së një efektivi tjetër dhe protestuesve.

    Pengim nga policia gjatë raportimit kanë hasur, sipas asociacionit, edhe gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema, dhe gazetari i Ora News, Bekim Bici.

    Ndërkaq, operatori i News24, Elvin Kamberi, ka mbetur i lënduar gjatë dokumentimit të përplasjeve. Sipas informacioneve të mbledhura nga AGSH, incidenti ka ndodhur pasi policia ka hedhur një granatë zhurmuese drejt zonës ku ndodheshin operatorë dhe fotografë.

    Në të njëjtën ditë, protestues të maskuar kanë sulmuar kamerën e ekipit të Report TV, njofton asociacioni.

    Një ditë më herët, gazetari i A2 CNN, Anesti Bajramemaj, dhe operatori Heri Simota kishin raportuar dhunë nga efektivë policorë. Gazetarja Fatime Halmusaj kishte pësuar dëmtime në këmbë nga një mjet tymues i hedhur nga policia, ndërsa kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, sipas denoncimit publik të drejtuesit të medias, ishte dhunuar pranë Bankës së Shqipërisë dhe ishte dërguar për trajtim në QSUT.

    Gazetari i Top News, Xhoi Malësia, kishte denoncuar gjithashtu se një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë i kishte drejtuar një granatahedhës për bombula lotsjellëse.

    AGSH ka vlerësuar se numri dhe përsëritja e incidenteve nuk mund të trajtohen si raste të izoluara. Asociacioni u ka kërkuar Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të verifikojnë denoncimet, të përcaktojnë përgjegjësitë dhe të bëjnë publike rezultatet e hetimeve.

    Thirrje për masa parandaluese i është drejtuar edhe Ministrisë së Brendshme, ndërsa organizatorëve dhe pjesëmarrësve në protesta u është kërkuar të respektojnë sigurinë e gazetarëve dhe pajisjet e tyre.

    Sipas AGSH-së, bilanci përfshin vetëm rastet e identifikuara deri në publikimin e deklaratës dhe mund të përditësohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat në Tiranë, 12 gazetarë dhe punonjës mediash lëndohen nga incidentet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Studentët paralajmëruan rrethimin e Kuvendit në Shqipëri, anulohet seanca plenare

    Studentët paralajmëruan rrethimin e Kuvendit në Shqipëri, anulohet seanca plenare

    Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë është anuluar shkaku i paralajmërimit të protestës së radhës nga studentët.

    Para Parlamentit të Shqipërisë janë grumbulluar të parët gjimnazistët, ndërkohë që po marshojnë drejt Kuvendit edhe studentët.

    Disa nga deputetët që kishin hyrë në seancë janë parë duke dalë jashtë godinës.

    Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se gjithkush që ka dorë në katrahurë do ta paguajë, duke shtuar se pas dhunës nuk janë studentët, por opozita.

    Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

    Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.

    Rama pas protestës në Tiranë: Kushdo që është i përfshirë do të përballet me ligjin

    Burimi: Dukagjini

  • Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

    Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

    Situata me protestat në Tiranë, anulohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë

    Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën plenare që ishte paraparë të mbahej paraditen e së enjtes.

    Anulimi i saj ka ardhur pas protestave të dhunshme që janë zhvilluar në dy ditët e fundit në Tiranë, derisa edhe sot është paraparë vazhdimi i tyre.

    Pikërisht, të enjten, është paraparë që protesta të zhvendoset para Kuvendit të Shqipërisë.

    Mediat në Shqipëri kanë raportuar me pamje teksa deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit, derisa forca të shumta policie ndodhen në terren.

    Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.

  • Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinë, rasti nën hetime

    Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinë, rasti nën hetime

    Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinë, rasti nën hetime

    Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më.

    Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 07:00, në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar.

    ” Lagjja Ulpianë, Prishtinë 14.10.2026-07:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”.

  • Shembet çatia e shkollës në Pakistan, humbin jetën 18 nxënës dhe një mësues

    Shembet çatia e shkollës në Pakistan, humbin jetën 18 nxënës dhe një mësues

    Shembet çatia e shkollës në Pakistan, humbin jetën 18 nxënës dhe një mësues

    18 nxënës dhe një mësues kanë humbur jetën pasi çatia e një shkolle u shemb në qytetin Peshawar të Pakistanit, sipas një zëdhënësi të një spitali lokal.

    Më shumë se një duzinë fëmijësh u plagosën gjithashtu në këtë ngjarje dhe u dërguan në spital; disa prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike, bën të ditur në një deklaratë Muhammad Asim, zëdhënës i spitalit “Lady Reading”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Zëdhënësi shton se, pas incidentit, në spitalin “Lady Reading” është shpallur gjendje emergjence.

    Fëmijët që humbën jetën dhe ata që u plagosën ishin nën moshën 13 vjeç.

  • Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

    Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

    Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

    Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e paraparë të mbahej sot në orën 10:00, është anuluar.

    Në rendin e ditës ishin parashikuar disa interpelanca me ministra, shqyrtimi i projektligjeve, si dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

    Ndër çështjet që pritej të diskutoheshin ishte edhe interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

    Po ashtu, në agjendë ishin përfshirë interpelancat me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

    Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit pritej të mblidheshin studentë dhe qytetarë, në vazhdim të protestave që kanë vijuar prej dy ditësh në Tiranë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksesorët në modë për vjeshtë-dimër 2026-2027: Çfarë nuk duhet të mungojë në gardërobë

    Aksesorët në modë për vjeshtë-dimër 2026-2027: Çfarë nuk duhet të mungojë në gardërobë

    Aksesorët në modë për vjeshtë-dimër 2026-2027: Çfarë nuk duhet të mungojë në gardërobë

    Aksesorët janë mënyra më e thjeshtë për t’i dhënë një pamje të re veshjeve, edhe kur zgjedhim kombinime të thjeshta. Për sezonin vjeshtë-dimër 2026-2027, rikthehen modelet frymëzuar nga e kaluara, ngjyrat e guximshme dhe detajet që tërheqin vëmendjen.

    Shamitë e mëndafshta mbeten ndër aksesorët kryesorë të sezonit. Modelet katrore me motive lulesh, vizatime artistike ose motive paisley mund të vendosen mbi supe ose të lidhen në bel. Në modë janë edhe shamitë trekëndore me thekë, ndërsa ngjyrat që dallohen janë bordoja, kafeja, jeshilja ulliri dhe e kuqja e errët.

    Syzet e diellit ndahen mes dy stileve: modelet e gjera, që mbulojnë pjesën më të madhe të syve dhe kanë pamje sportive, dhe syzet e rrumbullakëta me skelet të hollë, të frymëzuara nga stili retro.

    Kapelet rikthejnë elegancën e dikurshme. Kapelat e vogla, me formë të rrumbullakët, dhe ato prej gëzofi janë ndër modelet që spikasin. Edhe kësula klasike prej leshi, kadifeje ose stofi me kuadrate mbetet zgjedhje e përshtatshme, ndërsa kapelja e thurur është ideale për ditët e ftohta.

    Rripat e belit nuk shërbejnë më vetëm për të mbajtur veshjet në vend, por bëhen pjesë e rëndësishme e kombinimit. Në modë janë rripat e gjerë me tokëza të mëdha, detaje dekorative dhe frymëzim nga stili perëndimor, si dhe rripat prej pëlhure që lidhen në bel.

    Dorezat e gjata deri te bërryli ose më lart sjellin një pamje elegante, ndërsa modelet e shkurtra prej lëkure janë më praktike për përdorim të përditshëm. Përveç të zezës klasike, këtë sezon dallohen edhe nuancat bordo, kafe, jeshile ulliri dhe e kuqe e errët.

    Getat me ngjyra rikthehen si element kryesor i stilit. Përveç të zezës, që mbetet zgjedhje e sigurt, në qendër të vëmendjes janë e kuqja e ndezur, vjollca e errët, bluja e fortë, e verdha mustardë dhe jeshilja ulliri. Në modë janë edhe getat me dantellë dhe qëndisje me motive lulesh.

    Aksesorët e flokëve sjellin një rikthim të viteve ’90 dhe 2000. Krehërit e harkuar në formë zigzag vijnë me pamje më elegante, me përfundime metalike ose motive guaske breshke, shkruan living.al. Gjithashtu, kapëset me zbukurime që ngjajnë me bizhuteri, shiritat e flokëve dhe shamitë e lidhura rreth kokës plotësojnë pamjen.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksesorët në modë për vjeshtë-dimër 2026-2027: Çfarë nuk duhet të mungojë në gardërobë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali