Category: Lajme

  • Dy anije fundosen pranë Hormuzit pasi u goditën nga predha

    Dy anije fundosen pranë Hormuzit pasi u goditën nga predha

    Dy anije fundosen pranë Hormuzit pasi u goditën nga predha

    Një anije kontejnerësh dhe një anije për transportin e mallrave të thata me shumicë janë mbytur pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit, pasi u goditën nga predha në incidente të veçanta, njoftuan të mërkurën zyrtarë të sektorit detar.

    Sulmet në këtë zonë detare janë shtuar ndjeshëm gjatë 10 ditëve të fundit; Irani deklaron se po intensifikon goditjet si përgjigje ndaj bllokadës së porteve të tij nga SHBA-ja dhe sanksioneve më të ashpra të vendosura muajin e kaluar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Anija “GFS Pride”, që lundron nën flamurin e Singaporit – një anije e vogël kontejnerësh me kapacitet 2.824 njësi ekuivalente 20-këmbëshe (TEU) – u fundos ndërsa kalonte përmes ngushticës, sipas burimeve të sigurisë detare.

    “Anija ‘GFS Pride’ pësoi dëmtime dhe një zjarr në bord, e më pas u mbyt. Të 21 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan të sigurt. Nuk raportohet për të lënduar,” deklaroi të mërkurën Autoriteti Detar dhe Portual i Singaporit (MPA), duke shtuar se anija po kalonte përmes ngushticës të martën.

    Në një incident tjetër, anija “Cape Dao”, që lundron nën flamurin e Antigua dhe Barbudës, u mbyt pranë ngushticës, disa javë pasi ishte goditur nga një predhë më 23 shtator. Kjo bëhet e ditur nga të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO) – agjencia e OKB-së për transportin detar – të publikuara të mërkurën.

    Një anëtar i ekuipazhit humbi jetën, ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit u evakuua menjëherë pas goditjes, bënë të ditur burime detare.

    Kompania menaxhuese e anijes, “Peonies Shipmanagement FZE” me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk ishte e disponueshme për një koment të menjëhershëm.

    “GFS Pride” dhe “Cape Dao” janë anija e dytë dhe e tretë që mbyten që nga fillimi i konfliktit SHBA-Iran më 28 shkurt, sipas një analize të të dhënave të IMO-së mbi incidentet detare.

    “MPA është thellësisht e shqetësuar për sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit,” deklaroi autoriteti i Singaporit.

    “Sulme të tilla janë të paprovokuara, të pajustifikueshme dhe përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.”

    Kompania menaxhuese e “GFS Pride”, “GFS Ship Management FZE” me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk mundi të kontaktohej menjëherë për një koment. “Incidentet e fundit përforcojnë kërcënimin e vazhdueshëm ndaj transportit detar tregtar që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit,” deklaroi të mërkurën kompania për menaxhimin e rreziqeve detare, MARISKS.

    “Kërcënimi nuk kufizohet vetëm te cisternat; edhe anijet me kontejnerë, si dhe ato që transportojnë ngarkesa të thata në masë, kanë pësuar dëme të rënda.”

  • Nga zyra e djegur e Kolegjit të Evropës, Rama për protestën: Këto s’janë nga duart e studentëve

    Nga zyra e djegur e Kolegjit të Evropës, Rama për protestën: Këto s’janë nga duart e studentëve

    Nga zyra e djegur e Kolegjit të Evropës, Rama për protestën: Këto s’janë nga duart e studentëve

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ditës së dytë të protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me konfrontime dhe akte që shkaktuan dëme të mëdha materiale, nga bizneset deri te institucionet.

    Rama ka zgjedhur të reagojë këtë mëngjes nga zyrat e Kolegjit të Europës, te Piramida, si një simbol, sipas tij, të rrugës që Shqipëria ka zgjedhur drejt BE-së.

    Por, nga ana tjetër, Rama ka thënë se aktet nuk i përkasin studentëve, por opozitës, e cila, sipas tij, kërkon ta lërë Shqipërinë pas.

    “Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja, ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Janë gjithnjë të mirëpritur dhe ne jemi gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Këto janë duar të tjera, duart që përpiqen ta ulin Shqipërinë sa herë ajo ngrihet. Këto janë duart e një opozite, e cila, me maska të verbërisë përpara, me zjarr dhe hekur, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk kthehet kurrë, nga aty ku të gjithë ne së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike për të gjithë shqiptarët në breza, në BE.”, ka thënë Rama.

    Rama i ka cilësuar si orë të vështira zhvillimet e fundit në kryeqendrën shqiptare.

    “Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira që do t’i kalojmë të gjithë së bashku, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj drejt Europës dhe nuk do të bjerë në ato duar. Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia përpara ligjit është e gjithsecilit. Kushdo që ka dorë do të paguajë, sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Edhe e kaluara që u rikthye në këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që bën përherë atë që duan ata që të na ulin, e ardhmja është e studentëve dhe e shqiptarëve.”, ka thënë ai.

  • Përmbytet Stambolli, dy persona humbin jetën e lagje të tëra të bllokuara

    Përmbytet Stambolli, dy persona humbin jetën e lagje të tëra të bllokuara

    Përmbytet Stambolli, dy persona humbin jetën e lagje të tëra të bllokuara

    Humbje jetësh, përmbytje shtëpisë, dyqanesh e zona të tëra të bllokuara është bilanci i të reshurave të mëdha të shiut në Stamboll të Turqisë.

    Si pasojë e këtyre vërshimeve, dy persona kanë humbur jetën, derisa dëmet llogariten të mëdha në shumë pjesë të qytetit.

    Sipas mediave turke, reshjet e dendura të shiut që goditën Stambollin të mërkurën, kanë shkaktuar përmbytje në shumë lagje, është ndërprerë transporti dhe janë bllokuar automjetet.

    Gjithashtu, nënkalimet dhe tunelet janë mbushur me ujë, ndërsa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut në disa zona.

    Mësimi gjatë së enjtes është pezulluar në Stamboll, derisa po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve që kanë mbetur të bllokuar në disa zona.

  • Zeka: Bizneset e vogla po ballafaqohen me probleme financiare (VIDEO)

    Zeka: Bizneset e vogla po ballafaqohen me probleme financiare (VIDEO)

    Zeka: Bizneset e vogla po ballafaqohen me probleme financiare (VIDEO)

    Bizneset e vogla zakonisht po përballen me probleme financiare.

    Kontabilisti Edison Zeka, në një intervistë për gazetarin korrespodent të Klan Kosova, Valdrin Daci, tha se ky problem ka ardhur edhe si shkak i rritjes së pagës minimale, transmeton Klankosova.tv.

    “Zakonisht bizneset e vogla individuale po ballafaqohen me probleme financiare për shkak që gjatë muajit po kanë shumë shpenzime, dhe po ashtu më 1 korrik është bërë paga minimale për të cilin edhe për neve kontabilistëve na kanë bërë shumë punë”, tha Zeka në emisionin “Ora Shtatë”.

    Po ashtu, ai foli edhe për vështirësitë e tjera që këto bizneseve po përballen.

  • Rama pas protestave të dhunshme në Tiranë: Do të mbahet përgjegjësi, e ardhmja u përket studentëve

    Rama pas protestave të dhunshme në Tiranë: Do të mbahet përgjegjësi, e ardhmja u përket studentëve

    Rama pas protestave të dhunshme në Tiranë: Do të mbahet përgjegjësi, e ardhmja u përket studentëve

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar nga godina e dëmtuar nga zjarri e Kolegjit të Europës në Tiranë, pas akteve të dhunës gjatë protestës, duke dënuar dëmtimin e institucionit dhe duke akuzuar opozitën se po përpiqet të pengojë rrugëtimin europian të vendit.

    Përmes një mesazhi nga ambientet e godinës, Rama theksoi se studentët përfaqësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe se dhuna nuk mund të përfaqësojë aspiratat e tyre.

    “Deri dje kjo ishte zyra e Kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar, që e çelën në Shqipëri së bashku udhëheqësit europianë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë kurrë duart e studentëve”, u shpreh Rama.

    Kreu i qeverisë theksoi se studentët janë gjithmonë të mirëpritur dhe se qeveria është e gatshme të ulet me ta për të diskutuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje për çështjet që kërkojnë vëmendje.

    “Studentët janë e ardhmja, që shohin larg dhe duan të shkojnë më larg dhe më shpejt. Studentët janë gjithnjë të mirëpritur dhe për ta jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, deklaroi Rama.

    Më tej, kryeministri drejtoi akuza ndaj opozitës, duke pretenduar se ajo po synon ta largojë Shqipërinë nga rruga drejt Bashkimit Europian përmes akteve të dhunës.

    Sipas tij, këto veprime synojnë ta rikthejnë vendin në një gjendje të mëparshme, nga e cila, siç u shpreh, Shqipëria është larguar gjatë viteve të fundit.

    “Janë duart e atyre që përpiqen të ulin poshtë Shqipërinë, janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarre e hekur, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do të rikthehet kurrë. Kërkon ta rikthejë Shqipërinë në humnerën nga ku ne të gjithë së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, BE-së”, u shpreh Rama.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rama pas protestave të dhunshme në Tiranë: Do të mbahet përgjegjësi, e ardhmja u përket studentëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Musk thotë se qeveria amerikane mund të jetë pas ngadalësimit të shpejtësisë së dronëve të Ukrainës

    Musk thotë se qeveria amerikane mund të jetë pas ngadalësimit të shpejtësisë së dronëve të Ukrainës

    Musk thotë se qeveria amerikane mund të jetë pas ngadalësimit të shpejtësisë së dronëve të Ukrainës

    Elon Musk ka deklaruar se kufizimet e shpejtësisë dhe përdorimit të sistemit Starshield vendosen nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së, në një kohë kur Ukraina po përballet me probleme të lidhjes satelitore që përdoret për operacionet ushtarake kundër Rusisë.

    Kufizimet e vendosura të martën në mbrëmje në rrjetin Starlink, në pronësi të kompanisë SpaceX të Musk, thuhet se kanë penguar disa prej misioneve ukrainase në fushën e betejës. Sipas raportimeve, lidhja ndërpritej për armët që lëviznin me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë.

    Starlink është një mjet i rëndësishëm për ushtrinë ukrainase, pasi mundëson komunikimin dhe drejtimin e dronëve drejt objektivave ruse, si dhe mbështet mbrojtjen ajrore të vendit.

    Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi të mërkurën në mbrëmje se lidhja ishte rikthyer pjesërisht, por kërkoi heqjen e plotë të kufizimeve për Starshield, shërbimin e krijuar për përdorim qeveritar dhe ushtarak.

    “Heqja e plotë e kufirit të shpejtësisë për Starshield është tani thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës”, shkroi Fedorov në platformën X, duke falënderuar Musk dhe duke kërkuar mbështetjen e tij të vazhdueshme.

    Musk iu përgjigj rreth një orë më vonë, duke sqaruar se Starshield është në pronësi dhe nën kontrollin e qeverisë amerikane.

    “Çdo kufizim i shpejtësisë ose përdorimit vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së”, shkroi ai.

    Musk shtoi se Starlink është i destinuar për aktivitete civile ose mbrojtëse dhe se përdorimi i tij për operacione ushtarake sulmuese do të ishte i papërshtatshëm për një kompani tregtare.

    Qeveria amerikane nuk ka komentuar lidhur me këto deklarata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Musk thotë se qeveria amerikane mund të jetë pas ngadalësimit të shpejtësisë së dronëve të Ukrainës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

    Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

    Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek

    Një operacion i policisë greke ka përfunduar me sekuestrimin e 70 kilogramëve e 80 gramëve marihuanë, që dyshohet se ishte transportuar nga Saranda drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër shqiptaro-grek. Gjatë aksionit, është arrestuar drejtuesi grek i automjetit që po përdorej për transportimin e drogës.

    Sipas informacioneve të siguruara nga antidroga e Patras, autoritetet greke kishin marrë të dhëna për një ngarkesë narkotikësh që pritej të futej në territorin grek.

    Agjentët e antidrogës kanë ndjekur automjetin e dyshuar deri në Igumenicë, ku e kanë mbajtur nën vëzhgim nga distanca. Sipas dyshimeve të policisë, droga ishte transportuar me krahë përmes kufirit të gjelbër nga territori shqiptar dhe më pas ishte ngarkuar në automjet.

    Pas ngarkimit të lëndës narkotike, policia ka ndaluar automjetin në rrugën “Egnatia”, pranë Tirias, në aksin Igumenicë–Janinë.

    Gjatë kontrollit, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar 63 pako me gjithsej 70 kilogramë e 80 gramë marihuanë. Drejtuesi i automjetit, shtetas grek, është arrestuar.

    Rasti i fundit vjen në një periudhë kur është vërejtur riaktivizim i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

    Sipas të dhënave të raportuara, gjatë 14 muajve të fundit, policia greke ka sekuestruar rreth 1.3 ton marihuanë në zonat e Igumenicës, Janinës, Kosturit, Follorinës dhe Selanikut.

    Numri më i madh i rasteve lidhet me linjën Sarandë–Igumenicë, përmes së cilës dyshohet se është trafikuar pothuajse gjysma e sasisë së drogës së sekuestruar në këto zona të Greqisë.

    Në një nga rastet e regjistruara në Igumenicë, autoritetet greke kanë sekuestruar edhe një skaf të ngarkuar me drogë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Droga nga Shqipëria drejt Greqisë: Kapen 70 kg marihuanë, përfundon në pranga shoferi grek appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Termokos nis zyrtarisht sezonin ngrohës në Prishtinë

    Termokos nis zyrtarisht sezonin ngrohës në Prishtinë

    Termokos nis zyrtarisht sezonin ngrohës në Prishtinë

    Sot ka nisur zyrtarisht sezoni ngrohës 2026/2027 në kryeqytet.

    Ndërmarrja Publike “Termokos” ka bërë të ditur se janë përmbushur kushtet e nevojshme për fillimin e furnizimit me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve dhe koordinimit me Komunën e Prishtinës, është konstatuar se janë plotësuar kushtet për nisjen e sezonit të ri ngrohës.

    Në kuadër të përgatitjeve, “Termokos” ka finalizuar aktivitetet e nevojshme për funksionalizimin e sistemit, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Megjithatë, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, me qëllim të garantimit të sigurisë së pajisjeve dhe stabilizimit të plotë të sistemit.

    Ndërmarrja synon që, pas rritjes graduale të kapacitetit, furnizimi me ngrohje të stabilizohet për të gjithë konsumatorët e kyçur në rrjetin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

  • ​Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

    ​Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

    ​Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

    15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.

    Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

    Në të gjitha vendet evropiane, kjo ditë shënohet në viset malore përmes shëtitjeve apo ecjes së gjatë në këmbë, dhe ky manifestim është bazë e mirë për turizëm aktiv.

    Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

  • Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

    Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

    Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

    Ardian Bajrami është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

    Rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

    Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, ishte gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

    Në kërkim të 46-vjeçarit ishin angazhuar njësitë përkatëse policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

    Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë policore.

    Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    Lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar për Sinjalin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali