Category: Lajme

  • Zelensky: Rusia tregon mungesë respekti ndaj SHBA dhe Trumpit duke vazhduar sulmet

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nisi një sulm të ashpër ndaj Rusisë të mërkurën pak para udhëtimit të tij në Britani dhe takimit me Andy Burnham, të cilën e akuzoi për mungesë respekti ndaj SHBA-së dhe Trump duke vazhduar sulmet ndaj objektivave të energjisë. 

    Arsyeja ishte fakti se 600,000 njerëz janë pa energji elektrike pas sulmit raketor rus në Kiev. Gjatë natës, rusët përdorën 39 raketa balistike dhe më shumë se 120 dronë sulmues kundër infrastrukturës energjetike dhe kritike në Kiev dhe Kharkiv, tha presidenti ukrainas.

    Për të theksuar se ishte një sulm i synuar me raketa balistike ruse, ishte “specifikisht kundër infrastrukturës energjetike” dhe kjo është “pikërisht infrastruktura e mbuluar nga armëpushimi i shpallur nga presidenti amerikan”.

    “Sulmi ishte absolutisht i qëllimshëm dhe demonstrativ në shkallën e tij – Rusia nuk ka treguar kurrë më parë një mungesë respekti kaq të hapur ndaj Shteteve të Bashkuara”, theksoi ai.

    Sipas tij, Rusia nuk i konsideron të forta deklaratat e presidentit amerikan. Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se forcat ruse goditën një objekt nafte në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lutsk, gjatë natës, tha një zyrtar i qytetit.

    Andriy Razumovsky tha se sulmi me dron shkaktoi zjarrin, por nuk dha detaje të mëtejshme. Numri i të vdekurve nga sulmet e Rusisë në Ukrainë mbrëmë ka arritur në të paktën gjashtë, njoftuan autoritetet sot, ndërsa Moska vazhdoi sulmet e saj ndaj rajoneve ukrainase.

    Tre persona u vranë në Kiev, ku pati ndërprerje të energjisë elektrike në lagje, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit Vitali Klitschko dhe kompanisë së energjisë elektrike, shkruan euronews.al.

    Dy persona të tjerë vdiqën në rajonin qendror të Dnipropetrovskit dhe një banor u vra në rajonin e Zaporizhias, në Ukrainën juglindore, sipas zyrtarëve rajonalë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky: Rusia tregon mungesë respekti ndaj SHBA dhe Trumpit duke vazhduar sulmet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe çështja e Bordit të RTK-së

    Mblidhet Kuvendi, në rend dite edhe çështja e Bordit të RTK-së

    Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë shtatë pika, përfshirë pyetjet parlamentare dhe përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

    Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, si dhe do të bëjnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Në rendin e ditës janë edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

    Burimi: RTKLive

  • Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

    Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

    Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

    Kylian Mbappe ka thyer një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Sulmuesi i Real Madridit e arriti këtë shifër në përballjen ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, duke thyer rekordin e Lionel Messit.

    Francezi regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në këtë garë në moshën 27-vjeçare, ndërsa Messi e kishte arritur këtë shifër në moshën 28-vjeçare.

    Në vendin e tretë në këtë renditje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28-vjeçare.

    Përveç rekordit të ri, Mbappe ka shifra mbresëlënëse në këtë garë. Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka realizuar 72 gola dhe ka dhuruar 24 asistime, shkruan telegrafi.

    Kështu, ylli i Real Madridit vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian, duke lënë pas emra të mëdhenj si Messi dhe Raul në një prej statistikave më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Horoskopi i datës 15 tetor, e enjte

    Horoskopi i datës 15 tetor, e enjte

    Horoskopi i datës 15 tetor, e enjte

    Dashi

    Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni krijuar vetë, ndërsa disa të tjera do t’iu kapin në befasi. Nuk këshillohet që ta shtyni veten drejt situatave ku kërkoni të merrni çdo gjë me çdo kusht.

    Demi

    Prakticiteti do të jetë virtyti juaj kryesor sot. Ju mund ti vlerësoni gjërat me sy, kështu që mos i humbni ato. Nëse gjërat nuk ecin mirë sot, nxirrni mësime, por mos e humbni kurrë shpresën. Mos u mërzisni nëse një eksperiment i pari i juaji dështon, pasi shkak për këtë mund të kenë qenë rrethanat.

    Binjakët

    Teoritë tuaja do të testohen në praktikë sot. Tregohuni të gatshëm për të vënë në zbatim një planin tuaj sa më parë. Ndoshta do t’iu duhet të hiqni dorë nga disa shpresa tuajat të cilat aktualisht janë të pamundura, për të zbatuar diçka më praktike.

    Gaforrja

    Partneri juaj do të ketë tendencë të mbrojë interesin e tij. Këtë gjë mund ta bëjë në një formë të ashpër pa ju marrë parasysh. Mundohuni të mos acaroheni, për shkak të një zgjedhje të tij që nuk e pëlqeni. Mos u tregoni shumë agresivë dhe hakmarrës, por zbusni krenarinë tuaj dhe shprehitë posesive.

    Luani

    Është koha që të kaloni nga fjalët në veprime, bëhuni më pragmatik me një qëllim të orientuar. Ndryshimet janë të pashmangshme dhe nëse gjërat po shkojnë mirë, ju nuk duhet të keni ndonjë problem serioz. Bëni një ndryshim të kursit tuaj dhe përgatituni për tu përballur me një krizë që ajo mund të sjellë.

    Virgjëresha

    Kjo ditë nuk do të jetë e lehtë për virgjëreshat, por në fund të saj të gjitha ndryshimet do të jenë të favorshme. Fëmijët mund të kërkojnë liri dhe pavarësi, por kjo nuk do të thotë se nuk ju duan më. Ata të cilët kanë prirje krijuese dhe profesione të pavarura, do të shënojnë një progres të dukshëm.

    Peshorja

    Atmosfera e ditës së sotme nxit konflikte dhe skandale të cilat mund të ndikojnë negativisht në situatën tuaj. Do të jetë dy herë më e vështirë që të kontrolloni veten, nëse jeni tepër të ndjeshëm dhe gjaknxehtë. Paqja sot në shtëpi dhe familje, mund të vihet përmes një beteje jo të lehtë.

    Akrepi

    Yjet ju mbështesin ndaj mos u frikësoni nëse planet tuaja rrëzohen. Në dashuri do të keni ndjenja reciproke. Megjithatë rrethanat ndoshta do të kërkojnë më shumë qëndrueshmëri, mendje të shëndoshë, guxim dhe shkathtësi.

    Shigjetari

    Jo çdo gjë do të shkojë ashtu si ju dëshironi. Situatat mund të zëvendësohen nga rutina monotone dhe frymëzimi artistik mund të rezultojë një zhgënjim. Fati që mund t’iu ketë prekur, mund të largohet papritmas nga ju, në qoftë se nuk punoni për të zgjidhur një problem.

    Bricjapi

    Do të keni një situatë nën kontroll, por rezultati i ngjarjeve mund të rezultojë i paparashikueshëm. Nëse nuk jeni lojtar nga natyra, mos ndërmerrni asgjë. Ngjarjet, mund të kthehen lehtësisht kundër jush, kur ju as që nuk e prisni.

    Ujori

    Yjet nuk ju këshillojnë që të tregoni aktivitet dhe entuziazëm të tepruar. Planet tuaja mund të ndërpriten nga një rastësi fatale. Mundësia e ndryshimeve të papritura në çështjet e familjes suaj po bëhet më e lartë. Nëse ngjarjet nuk kanë të bëjnë me ty personalisht, injoroji ato.

    Peshqit

    Mund të zhgënjeheni papritmas nga dikush më 20 prill, madje mund të përballeni ashpër me dikë, që që mund të shkaktojë humbjen tuaj. Por nëse tregoheni një peshk tipik, nuk keni asgjë për tu shqetësuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i datës 15 tetor, e enjte appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

    Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

    Shqetësimet në Ukrainë, Musk: Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane

    Elon Musk ka deklaruar se kufizimet në shpejtësinë e disa armëve ukrainase për t’u lidhur me rrjetin satelitor Starlink mund të jenë vendosur nga autoritetet ushtarake amerikane. Ndërkohë, Kievi paralajmëron se ndërprerjet po ndikojnë në operacionet ushtarake kundër Rusisë.

    Starlink, shërbimi satelitor në pronësi të kompanisë SpaceX të Elon Musk, është bërë një mjet thelbësor për ushtrinë ukrainase, duke mundësuar drejtimin e dronëve drejt objektivave ruse dhe mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, të martën në mbrëmje, Ukraina raportoi se kufizimet e papritura në shpejtësinë e lidhjes po pengonin disa prej operacioneve në fushëbetejë.

    Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, shprehu dyshimin se masat nuk ishin të rastësishme, por mund të lidheshin me tensionet e fundit mes Kievit dhe Uashingtonit.

    Duke reaguar ndaj thirrjeve të zyrtarëve ukrainas për rikthimin e plotë të lidhjes, Musk sqaroi se Starshield, shërbimi ushtarak i lidhur me Starlink, kontrollohet nga qeveria amerikane.

    Në një reagim në platformën X, ai deklaroi se çdo kufizim në shpejtësi apo përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së.

    Edhe Zelensky kërkoi sqarime për situatën, duke shprehur shpresën se bëhej fjalë për një gabim teknik dhe jo për një vendim të qëllimshëm.

    “Shpresoj që të jetë një gabim, ndoshta një problem i madh teknik. Nuk e di, por po kërkojmë që lidhja të rikthehet”, deklaroi Zelensky për mediat britanike.

    Sipas raportimeve, të martën në mbrëmje u vendos një kufi shpejtësie prej 100 miljesh në orë, ose rreth 160 kilometrash në orë. Si pasojë, armët dhe mjetet që lëviznin më shpejt se ky prag humbnin lidhjen me rrjetin.

    Deri të mërkurën në mbrëmje, shërbimi ishte rikthyer pjesërisht, bëri të ditur ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.

    Ai falënderoi Elon Musk për mbështetjen, por theksoi se heqja e plotë e kufizimit të shpejtësisë në Starshield është tashmë thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës.

    “Për heqjen e plotë të kufirit të shpejtësisë së Starshield ka një rëndësi kritike për mbrojtjen e Ukrainës”, shkroi Fedorov në X, duke i kërkuar Muskut të vazhdojë mbështetjen.

  • Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është paraparë të nisë në orën 10:00.

    Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, transmeton Klankosova.tv.

    Këto janë pikat e rendit të ditës:

    -Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

    -Deklarimet jashtë rendit të ditës.

    -Pyetjet parlamentare.

    -Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

    -Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

    -Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    -Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

  • Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

    Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

    Vazhdon seanca në rigjykimin ndaj Endrit Nikës

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë të enjte nga ora 13:00 do të vazhdojë seanca në rigjykim ndaj Endrit Nikës.

    Në seancën e para katër ditëve, të hënën, i akuzuari Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase, të dashurës së tij, në Fushë-Kosovë më 2023, transmeton Klankosova.tv.

    “I pafajshëm 100 për qind”, kishte deklaruar Nika para trupit gjykues.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 shkurt 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim. Por, Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.

  • Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e enjte

    Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e enjte

    Diell dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e enjte

    Të enjten vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./ Klankosova.tv.

  • Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

    Ambasadori i BE-së mirëpret harmonizimin e Kosovës me sanksionet ndaj Rusisë

    Përmes një postimi në platformën X, Schuebel ka vlerësuar se ky vendim ruan harmonizimin e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

    “E mirëpres vendimin e sotëm të Kosovës për t’u harmonizuar me një masë shtesë kufizuese të BE-së kundër Rusisë, në mbështetje të Ukrainës, si dhe me deklaratat e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke ruajtur kështu harmonizimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së”, ka shkruar Schuebel.

    Ambasadori i BE-së ka theksuar gjithashtu se përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj kësaj politike pasqyron respektimin e vlerave evropiane.

    “Përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë pasqyron respektimin e saj për vlerat evropiane”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar plotësim-ndryshimet e vendimit të vitit 2022, të marrë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, për zbatimin e vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian lidhur me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky vendim po merret me qëllim të harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin

    Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin

    Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur zhgënjimin për marrëveshjen e presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin, lidhur me naftën, duke thënë se Ukraina po humbet një partner të fortë.

    Para takimit me kryeministrin britanik, Andy Burnham, të mërkurën pasdite, Zelensky dha një intervistë për gazetarin Piers Morgan, ku u pyet nëse ndihej i tradhtuar nga ajo që u përshkrua si “armëpushimi energjetik” dhe marrëveshja për naftën mes Trumpit dhe Putinit.

    “Po, por është pak më e ndërlikuar. Kjo nuk varet nga unë; vendi ynë duhet të mbijetojë”, u përgjigj Zelensky.

    Ai e cilësoi marrëveshjen e Trumpit për naftën si diçka “për të ardhur keq”, duke theksuar se Ukraina po humbet mbështetjen e një partneri të rëndësishëm.

    “Për ne nuk bëhet fjalë për biznes, por për vetë jetën tonë; ky është vendi ynë, është trupi ynë, shtëpia jonë, fëmijët tanë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne”, deklaroi presidenti ukrainas.

    Zelensky tha se e konsideron të dhimbshëm faktin që Trumpi, sipas tij, po anon nga pala ruse në vend që të mbështesë Ukrainën.

    “Prandaj është e dhimbshme kur presidenti Trump zgjedh një anë, e jo anën tonë. Nuk e kemi problem nëse ai qëndron në mes, por nëse qëndron në mes, duhet të mbetet aty, e jo të kalojë në anën e gabuar”.

    Në intervistë, Zelensky kritikoi edhe këshilltarët e presidentit amerikan, duke thënë se, sipas tij, ata po e këshillojnë gabim Trumpin.

    Ai shtoi se kjo qasje nuk përfaqëson, sipas tij, anën e duhur të historisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky pranon se ndihet “i tradhtuar” nga Trumpi për marrëveshjen me Putinin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali