Category: Lajme

  • Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

    Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

    Spektakël në Ligën e Kampionëve, 78 gola në një xhiro dhe rekord i ri historik

    Liga e Kampionëve ka dhuruar mbrëmje të jashtëzakonshme futbolli, me 78 gola në 18 ndeshje të xhiros së dytë të fazës së ligës, sipas rezultateve.

    Nëntë ndeshjet e së mërkurës sollën 46 gola, ndërsa përballjet e së martës kishin prodhuar edhe 32 të tjerë.

    Nëse konfirmohet ky total, bëhet fjalë për një rekord të ri të golave në një xhiro të vetme të kësaj gare, duke tejkaluar shifrën prej 71 golash të regjistruar në xhiron e tretë të sezonit 2025/26, shkruan Kosovapress.

    Feyenoord 3:2 Como

    Feyenoordi arriti një fitore të ngushtë 3:2 ndaj Comos, në një përballje ku pesë golat dëshmuan se asnjëra skuadër nuk e pati të lehtë sigurimin e rezultatit.

    LASK 3:6 Liverpool

    Liverpooli ishte pjesë e njërës prej ndeshjeve më spektakolare të mbrëmjes, duke triumfuar 6:3 në udhëtim te LASK-u. Nëntë gola në një ndeshje e bënë këtë përballje ndër më të pasurat në gola të xhiros.

    Roma 3:4 Real Madrid

    Real Madridi përmbysi Romën në një ndeshje dramatike. Pas disavantazhit 3:1, madrilenët shënuan tri herë në minutat e fundit, me Endrickun dhe Antonio Rüdigerin që realizuan në fund për fitoren 4:3. Një tjetër rikthim që rikujtoi mentalitetin e famshëm të Realit në Ligën e Kampionëve.

    Aston Villa 6:0 Fenerbahçe

    Aston Villa regjistroi një fitore bindëse 6:0 ndaj Fenerbahçes, duke e kthyer ndeshjen në një demonstrim të forcës ofensive. Diferenca prej gjashtë golash ishte ndër rezultatet më të thella të kësaj xhiroje.

    Betis 3:2 Porto

    Real Betisi mposhti Porton me rezultat 3:2 në një tjetër përballje me pesë gola. Fitorja e skuadrës spanjolle kontribuoi në një mbrëmje ku ndeshjet e ngushta dhe rezultatet e paparashikueshme ishin të shumta.

    Bodo/Glimt 1:0 Dortmund

    Ndryshe nga ndeshjet e tjera, përballja mes Bodo/Glimtit dhe Borussia Dortmundit u vendos vetëm me një gol. Skuadra norvegjeze fitoi 1:0, duke e lënë Dortmundin pa pikë.

    Manchester City 2:4 PSG

    Paris Saint-Germaini fitoi 4:2 në udhëtim te Manchester City, pas një pjese të parë fantastike, të cilën e mbylli me epërsi 3:0. City reagoi pas pushimit me dy gola të Erling Haalandit, por Maghnes Akliouche shënoi për 4:1, ndërsa Gianluigi Donnarumma priti penalltinë e Ferran Torresit në fund.

    Shakhtar Donetsk 3:1 AEK Athens

    Shakhtar Donetsku siguroi fitore 3:1 ndaj AEK Athinës, duke shtuar edhe katër gola të tjerë në bilancin e përgjithshëm të mbrëmjes. Skuadra ukrainase arriti ta mbyllte përballjen me fitore bindëse.

    Slovan Bratislava 0:3 Stuttgart

    Stuttgarti fitoi 3:0 në udhëtim te Slovan Bratislava, duke e mbyllur listën e nëntë ndeshjeve të së mërkurës me një triumf pa pësuar gol.

    Këto rezultate tregojnë pse Liga e Kampionëve mbetet një prej kompeticioneve më argëtuese në futbollin evropian.

    Kjo xhiro do të hyjë në histori si më e pasura me gola që nga fillimi i fazës së ligës.

  • Krasniqi: Nëse nuk kalonte Ligji për Specialen, do të ishte nata më e frikshme për Kosovën (VIDEO)

    Krasniqi: Nëse nuk kalonte Ligji për Specialen, do të ishte nata më e frikshme për Kosovën (VIDEO)

    Krasniqi: Nëse nuk kalonte Ligji për Specialen, do të ishte nata më e frikshme për Kosovën (VIDEO)

    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dardan Krasniqi, ka kujtuar mbrëmjen e 6 tetorit kur u votuan ndryshimet e Ligjit për Specialen.

    Sipas Krasniqit, kjo mbrëmje do të ishte e frikshme nëse nuk do të kalonte ky ligj.

    “Kjo shoqëri nuk do ta durojë më arrogancën e pushtetit”, tha Krasniqi.

    “Atë natë po të kishte ndodhur diçka tjetër përpos kësaj se çka ka ndodhur, unë besoj se do të kishte qenë një pamje që nuk do ta dëshironim me pa Kosovën në atë mënyrë”, deklaroi ai në Edicionin Special në Klan Kosova.

  • Protesta në Tiranë, ministri viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar

    Protesta në Tiranë, ministri viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar

    Protesta në Tiranë, ministri viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar

    Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo, ka vizituar në Spitalin e Traumës efektivët e policisë të lënduar gjatë ditës së dytë të protestës, e cila nisi para godinës së Ministrisë së Arsimit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo bëri të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së kësaj të mërkure.

    Ministri thekson se dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

    “51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.”, thuhet në reagim.

    Sipas njoftimit, është shprehur mirënjohje dhe respect për çdo zyrtar policor.

    “Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar. Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja. Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve”, thuhet tutje.

  • Kurti bisedoi me Pierce, merr zotimin për përkrahjen britanike

    Kurti bisedoi me Pierce, merr zotimin për përkrahjen britanike

    Kurti bisedoi me Pierce, merr zotimin për përkrahjen britanike

    Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

    Me këtë rast, sipas një njoftimi të Kryeministrisë, e Dërguara e Posaçme Pierce përcolli urimet e Qeverisë së MB-së dhe të Kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

    “Ajo shprehu përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

    Kurti, nga ana e tij, e ka falënderuar të Dërguarën e Posaçme Pierce për urimet dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë britanike drejt partneriteteve të reja strategjike.

  • Rikthehet seriali legjendar “Baywatch”, publikohet traileri i versionit të ri

    Rikthehet seriali legjendar “Baywatch”, publikohet traileri i versionit të ri

    Rikthehet seriali legjendar “Baywatch”, publikohet traileri i versionit të ri

    Seriali legjendar “Baywatch” rikthehet në ekran me një version të ri nga Fox. Me aksion, operacione të rrezikshme shpëtimi dhe drama personale, produksioni i ri synon të sjellë sërish në vëmendje historinë e rojeve bregdetare të Los Angeles.

    Ndërkohë, është publikuar traileri, nën tingujt e këngës ikonike “I’m Always Here”, e njohur nga versioni origjinal.

    Pamjet zbulojnë skena spektakolare, mes tyre rrëzimin e një avioni të vogël, një zjarr në kodrat pranë plazhit dhe shpërthimin e një kulle vrojtimi të rojeve bregdetare. Krahas aksionit, seriali do të trajtojë edhe konfliktet dhe marrëdhëniet personale mes pjesëtarëve të ekipit.

    BAYWATCH | Official Trailer | Premieres This January on FOX – YouTube

    Në qendër të historisë është Hobie Buchannon, i luajtur nga Stephen Amell, i cili tashmë drejton ekipin e shpëtimtarëve. Ai është djali i Mitch Buchannon, personazhit të famshëm që në serialin origjinal interpretohej nga David Hasselhoff.

    Jeta e Hobie-t merr një kthesë të papritur kur shfaqet vajza e tij, Charlie Vale, e interpretuar nga Jessica Belkin, e vendosur të ndjekë traditën e familjes.

    Në kastin e ri janë gjithashtu Hassie Harrison, Shay Mitchell, Thaddeus LaGrone, Noah Beck dhe Brooks Nader. Në role të përsëritura do të shfaqen edhe Livvy Dunne dhe David Chokachi, ky i fundit pjesë edhe e serialit origjinal.

    Xhirimet po zhvillohen në Venice Beach dhe zona të tjera të Los Angeles, ndërsa regjinë e episodit të parë e ka marrë përsipër McG.

    Premiera e serialit të ri është planifikuar për janar në rrjetin televiziv Fox, duke rikthyer në ekran një prej produksioneve më të njohura televizive, të lidhur ngushtë me plazhet e Kalifornisë, aksionin dhe uniformat ikonike të shpëtimtarëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rikthehet seriali legjendar “Baywatch”, publikohet traileri i versionit të ri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nvidia premton 250 milionë dollarë në burime kompjuterike për sigurinë e IA-së në Britani

    Nvidia premton 250 milionë dollarë në burime kompjuterike për sigurinë e IA-së në Britani

    Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia ka premtuar burime kompjuterike me vlerë 250 milionë dollarë për Britaninë e Madhe gjatë pesë viteve të ardhshme, në mbështetje të kërkimeve për sigurinë e inteligjencës artificiale.

    Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Jensen Huang, tha të mërkurën se mbështetja do të përfshijë kapacitete kompjuterike të përshpejtuara me vlerë 50 milionë dollarë në vit.

    Këto burime do të përdoren për testimin e sigurisë së agjentëve të IA-së dhe do t’u mundësojnë studiuesve britanikë të zhvillojnë masa mbrojtëse për sisteme gjithnjë e më të fuqishme.

    Huang theksoi se avancimi i aftësive të inteligjencës artificiale duhet të shoqërohet me përmirësimin e sigurisë së saj.

    Mbështetja e Nvidia-s përforcon përpjekjet e Britanisë për të marrë një rol udhëheqës në vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të IA-së. Një pjesë e kësaj pune zhvillohet përmes Institutit të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale, një ndër institucionet e para të mbështetura nga shteti për vlerësimin e teknologjisë.

    Vëmendja ndaj sigurisë është shtuar pas rasteve të sjelljeve mashtruese ose të padëshiruara të agjentëve të IA-së, të evidentuara nga kompani si Anthropic dhe OpenAI. Ndërkohë, disa përfaqësues të industrisë kanë paralajmëruar edhe për rreziqe të mundshme ekzistenciale nga teknologjia.

    Kanishka Narayan, përgjegjës për inteligjencën artificiale në qeverinë britanike, tha se kontributi do të ndihmojë që sistemet e ardhshme të IA-së të jenë të sigurta dhe t’u shërbejnë interesave të njerëzve.

    Burimi: Dukagjini

  • YouTube Music prezanton etiketa për këngët e krijuara me inteligjencë artificiale

    YouTube Music prezanton etiketa për këngët e krijuara me inteligjencë artificiale

    YouTube Music prezanton etiketa për këngët e krijuara me inteligjencë artificiale

    YouTube Music ka njoftuar një sistem të ri etiketimi që synon të rrisë transparencën për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në krijimin e muzikës, duke u mundësuar dëgjuesve të kuptojnë më lehtë nëse një këngë është krijuar tërësisht ose pjesërisht me ndihmën e kësaj teknologjie.

    Etiketat do të shfaqen në faqen e riprodhimit të këngës dhe do të ofrojnë informacione për rolin që ka pasur AI në procesin krijues, përfshirë kompozimin dhe vokalet.

    Për identifikimin e këngëve të krijuara me AI, YouTube ka bashkëpunuar me partnerë të ndryshëm të industrisë muzikore dhe ka përdorur edhe mjetet e veta të zbulimit.

    Sipas faqes së ndihmës së platformës, partnerët mund ta deklarojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në tri kategori: “Plotësisht Gen AI”, “Pjesërisht Gen AI” dhe “Pa Gen AI”.

    Kategoria “Plotësisht Gen AI” u referohet këngëve të krijuara tërësisht me inteligjencë artificiale. Ndërkaq, “Pjesërisht Gen AI” përfshin krijimet ku AI është përdorur për elemente të caktuara, ndërsa artistët kanë kontribuar edhe me punën e tyre krijuese.

    Ky hap vjen në një kohë kur muzika e gjeneruar nga inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi në platformat e transmetimit, të cilat po kërkojnë mënyra të ndryshme për ta bërë më të qartë origjinën e përmbajtjes.

    Edhe platformat e tjera po ndërmarrin hapa në këtë drejtim. Apple Music planifikon të prezantojë etiketa “Made With AI” si pjesë të masave të transparencës për inteligjencën artificiale, ndërsa Spotify ka vendosur etiketa për përmbajtjen e krijuar me AI dhe ka shtuar masa për identifikimin e muzikës së padëshiruar.

    Deezer, nga ana tjetër, ka raportuar se pranon rreth 90 mijë këngë të krijuara tërësisht me inteligjencë artificiale çdo ditë.

    Ndryshe nga platformat që mund të vendosin kufizime të caktuara, YouTube po fokusohet te identifikimi dhe deklarimi i rolit të AI në krijimin e muzikës, pa e përjashtuar automatikisht atë nga mundësia e monetizimit.

    Platforma po eksperimenton gjithashtu me mjete muzikore të bazuara në inteligjencën artificiale, përfshirë Dream Track, i cili u mundëson krijuesve të përzgjedhur të gjenerojnë kolona zanore duke përdorur zëra të krijuar me AI të artistëve pjesëmarrës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post YouTube Music prezanton etiketa për këngët e krijuara me inteligjencë artificiale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Stambolli nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura, situatë e vështirë në shumë lagje

    Stambolli nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura, situatë e vështirë në shumë lagje

    Stambolli nën ujë si pasojë e reshjeve të dendura, situatë e vështirë në shumë lagje

    Stambolli është përballur me reshje të dendura të shiut gjatë së mërkurës, me ç’rast janë shkaktuar vërshime të mëdha në shumë pjesë.

    Si pasojë e situatës së rënduar është ndërprerë edhe transporti dhe janë bllokuar automjetet.

    Gjithashtu, sipas mediave në Turqi, nënkalime dhe tunele janë mbushur me ujë, derisa ka pasur edhe rrëshqitje të dheut dhe pemë të rrëzuara në disa zona.

    Pas përmbytjeve që pothuajse kanë përshkruar qytetin, Zyra e Guvernatorit ka njoftuar se të enjten do të ketë pezullim njëditor të mësimit.

    Ndërkohë, në një incident në lagjen Fatih të Stambollit, një djalë 14-vjeçar është godit nga rryma elektrike pasi ka shkelur në pellgun e një parku.

    Fëmija, i cili ishte pa ndjenja, është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve.

  • Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Shefja e Zyrës Greke kryen mandatin: Po largohem me përvoja të çmuara, faleminderit për mikpritjen

    Eleni Vakali, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, e ka përfunduar mandatin e saj në krye të këtij misioni.

    Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Zyrës, ku Vakali tha të ketë përjetuar përvoja të vlefshme gjatë qëndrimit në Kosovë, raporton Klankosova.tv.

    “Sot, një kapitull special për mua po merr fund. Po largohem nga Kosova, pas pothuajse katër vjet e gjysmë në pozitën e Shefes së Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Helenike në Prishtinë. Me vete marr përvoja të çmuara dhe kujtime të bukura nga bashkëpunimet dhe miqësitë që nuk do t’i harroj kurrë. Ju falënderoj të gjithëve”.

    “Me përfundimin e mandatit tim në Kosovë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës, për mikpritjen, për nderin që më bënë me miqësinë e tyre, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për diskutime të hapura dhe bashkëpunim frytdhënës”.

    “Shpresoj sinqerisht dhe besoj plotësisht se rrugët tona do të kryqëzohen sërish”, deklaroi Eleni Vakali.

  • Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë

    Familja e William Chapmanit, 23-vjeçarit që u vra nga një tigër në një park të kafshëve të egra në Mbretërinë e Bashkuar, ka shprehur shqetësim të thellë pasi pamjet e incidentit u shpërndanë në rrjetet sociale, përfshirë edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Chapman u sulmua për vdekje të shtunën, pasi hyri në një zonë të mbyllur në Parkun e Jetës së Egër Yorkshire. Familjarët kanë bërë të ditur se i riu vuante nga një sëmundje e rëndë mendore.

    Në një reagim, familja i cilësoi pamjet që po qarkullojnë në internet si “thellësisht fyese”, duke thënë se shpërndarja e tyre u shkakton “shqetësim të rëndë”. Ata u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos e shpërndajnë videon dhe të mos e rikrijojnë atë.

    Mes personave që publikuan pamjet ishte edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili të martën shpërndau një video të sulmit për rreth 13 milionë ndjekësit e tij në platformën Truth Social.

    Trump e shoqëroi videon me mbishkrimin: “Mos u ngatërro kurrë me natyrën! President DJT.” Sipas gazetës “The Guardian”, videoja e publikuar nga presidenti amerikan nuk e tregonte momentin e vdekjes së Chapmanit.

    Më vonë, Trump publikoi edhe një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shfaqet duke qeshur dhe duke luajtur me një tigër. Videoja shoqërohet me këngën “The Lion Sleeps Tonight”, nga grupi The Tokens.

    Në pamje, Trump imiton gjestin që kishte bërë Chapmani, duke drejtuar gishtin drejt kafshës, ndërsa videoja përfundon me presidentin amerikan dhe tigrin duke u përqafuar.

    Publikimi i videos së krijuar me inteligjencë artificiale është kritikuar edhe nga Will Travers, president ekzekutiv i fondacionit “Born Free”, i cili e cilësoi atë si të pamatur.

    “Pamje dhe video të tilla mund t’i nxisin njerëzit të kërkojnë kontakt të drejtpërdrejtë, jorealist dhe me rrezik të lartë me kafshët e egra që mbahen në robëri”, theksoi Travers.

    Familja e 23-vjeçarit ka përsëritur thirrjen që pamjet të mos shpërndahen dhe të mos rikrijohen, duke kërkuar respekt për dhimbjen që po përjeton pas humbjes së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trumpi publikon pamjet e sulmit fatal të tigrit, familja e viktimës: Na shkaktojnë shqetësim të rëndë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali