Category: Lajme

  • 46 vjeçari u gjet pa shenja jete, policia e Ferizajt jep detaje

    46 vjeçari u gjet pa shenja jete, policia e Ferizajt jep detaje

    46 vjeçari u gjet pa shenja jete, policia e Ferizajt jep detaje

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Klankosova.tv se trupi i pajetë i 46 vjeçarit është gjetur pas disa orësh kërkime.

    Veseli deklaroi se në operacionin e gjetjes janë përfshirë njësitë përkatëse policore dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

    Ai theksoi se rasti u raportua sonte në mbrëmje nga familjarët, se viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

    Gjatë kërkimeve, në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Skoda”, me targa të huaja.

    “Për shkak të rrethanave të rastit, në kërkim janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9 dhe Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës”, deklaroi Veseli për Klankosova.tv.

    Pas disa orësh kërkimesh, është gjetur një trup i pajetë, për të cilin dyshohet se i përket personit të raportuar të zhdukur.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore. Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informacione të tjera pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë”.

  • Rooney shpërthen ndaj Ronaldos pas përplasjes me Jesusin

    Rooney shpërthen ndaj Ronaldos pas përplasjes me Jesusin

    Rooney shpërthen ndaj Ronaldos pas përplasjes me Jesusin

    Wayne Rooney është përfshirë në polemikën mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj ish-bashkëlojtarit të tij te Manchester Unitedi.

    Ronaldo, 41 vjeç, ishte në qendër të vëmendjes gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi u përplas me Jesusin.

    Mosmarrëveshja përfundoi me sulmuesin e Al Nassrit që u largua nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë.

    Shumë ish-futbollistë kanë dhënë mendimet e tyre nga këndvështrime të ndryshme.

    Megjithatë, vlerësimi i Rooneyt ka peshë të veçantë, pasi ai e ndau dhomën e zhveshjes me Ronaldon te Manchester United për disa vite.

    Duke folur për emisionin “Stick to United”, Rooney deklaroi: “Gjëja e parë që i thashë vetes ishte: pse? Të minosh autoritetin e trajnerit dhe të bashkëlojtarëve në atë mënyrë është krejtësisht e gabuar”.

    Ai vazhdoi me kritikat, duke u shprehur edhe më ashpër: “Nuk mund t’i diktosh një trajneri se çfarë duhet të thotë. Kjo është diçka që nuk e kam parë kurrë më parë”.

    Kritika më e fortë erdhi në fund.

    “Çdo futbollist arrin një moment kur duhet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. Kjo është e natyrshme dhe, për fat të keq, ai nuk po e përballon mirë këtë situatë. Është e dhimbshme ta shohësh”, përfundoi Rooney.

    Ronaldo dhe Rooney kanë një histori të përbashkët. Marrëdhënia mes tyre u ftoh gjatë viteve kur luanin së bashku në “Old Trafford” dhe mbeti e tillë edhe shumë kohë pasi anglezi i dha fund karrierës si futbollist.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Rooney shpërthen ndaj Ronaldos pas përplasjes me Jesusin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gjendet pa shenja jete 46 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

    Gjendet pa shenja jete 46 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

    Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor në Ferizaj.

    Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, policia ka gjetur veturën e tij të markës “Shkoda”, me targa të huaja.

    Në kërkim janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9 dhe Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës.

    Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket personit të raportuar të zhdukur.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për RTK-në se rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informacione shtesë pritet të bëhen të ditura në raportin vijues

    Burimi: RTKLive

  • Kabashi: Kurti ishte i gatshëm ta votonte Ligjin për Specialen dhe ta fajësonte PDK-në për zgjedhjet

    Kabashi: Kurti ishte i gatshëm ta votonte Ligjin për Specialen dhe ta fajësonte PDK-në për zgjedhjet

    Analisti politik Bekim Kabashi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka qenë i gatshëm që, në fund, ta votonte Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe vendin ta çonte në zgjedhje, duke ia lënë fajin opozitës, kryesisht PDK-së.

    Duke folur në Debat Plus, Kabashi ka thënë se një veprim i tillë do të rrezikonte edhe mundësinë që ligji të mos votohej.

    “Albin Kurti ka qenë i gatshëm ne fund me votu ligjin dhe me na dërgu në zgjedhje, duke e fajësu opozitën, kryesisht PDK-në… duke rreziku edhe mundësinë mos me votu ligjin”, ka theksuar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? (VIDEO)

    Anëtari i kryesisë së Aleancës Daut Haradinaj, ishte tejet kritik ndaj Qeverisë Kurti rreth temës së ish-katërshes së UÇK-së.

    Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se në disa momente Qeveria ka qenë më agresive sesa Serbia ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    “Çka ka më të rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit? Çka duhet me pas më shumë? S’jam duke fol me emra se janë të parëndësishëm, është ministër i institucionit. Ministër, e ka mbajtur përgjegjësinë kryesore, ka qenë ministre e Jashtme e tash është ministre e Drejtësisë, por zotëri Kurti e ka mendësinë e njëjtë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

    Ai theksoi se kjo qeveri që 6 vjet asnjë veprim se ka bërë për ish-krerët e UÇK-së.

  • Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni

    Shumë njerëz zgjohen në mëngjes me gojë të thatë dhe menjëherë kërkojnë një gotë ujë. Edhe pse dehidratimi mund të jetë një nga shkaqet, kjo gjendje mund të lidhet edhe me mënyrën e frymëmarrjes gjatë gjumit, përdorimin e ilaçeve apo probleme të caktuara shëndetësore.

    Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), dehidratimi ndodh kur trupi nuk merr mjaftueshëm lëngje, kur djersitet tepër ose gjatë sëmundjeve. Megjithatë, mungesa e lëngjeve nuk është arsyeja e vetme që mund të shkaktojë tharjen e gojës pas gjumit.

    Frymëmarrja me gojë gjatë natës

    Një nga shkaqet e zakonshme të tharjes së gojës në mëngjes është frymëmarrja përmes gojës gjatë gjumit. Kjo mund të ndodhë kur hunda është e bllokuar ose kur personi fle me gojën hapur.

    Në rastet kur hunda është e bllokuar, farmacisti mund të rekomandojë një dekongjestant, në varësi të shkakut dhe gjendjes shëndetësore të personit.

    Kur tharja e gojës mund të lidhet me apnenë e gjumit?

    Tharja e gojës ose dhimbja e fytit pas zgjimit mund të jetë gjithashtu një simptomë e apnesë obstruktive të gjumit, një çrregullim që ndërpret frymëmarrjen disa herë gjatë natës.

    Sipas Klinikës Mayo, simptoma të tjera të këtij çrregullimi përfshijnë gërhitjen e fortë, ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit, të cilat mund të vërehen nga partneri, zgjimin me ndjenjën e mbytjes, dhimbjen e kokës në mëngjes dhe përgjumjen e tepërt gjatë ditës.

    Megjithatë, gërhitja nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person vuan nga apnea e gjumit.

    Medikamentet, stresi dhe sëmundjet

    Tharja e gojës mund të jetë edhe efekt anësor i disa ilaçeve. Për këtë arsye, NHS këshillon që të kontrollohet fletëudhëzimi i medikamentit që përdoret.

    Nëse dyshohet se një ilaç po shkakton këtë problem, nuk duhet të ndërpritet marrja e tij pa u konsultuar më parë me mjekun.

    Ndër shkaqet e tjera mund të jenë ankthi, kandidiaza orale dhe trajtimet kundër kancerit, përfshirë radioterapinë dhe kimioterapinë.

    Nëse tharja e gojës vazhdon për një kohë të gjatë, ajo mund të lidhet edhe me diabetin ose sindromën e Sjögrenit, një sëmundje që mund të shkaktojë tharje të gojës dhe të syve.

    Çfarë mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave?

    Për të lehtësuar tharjen e gojës, NHS rekomandon pirjen e shpeshtë të ujit të ftohtë dhe mbajtjen e një gote me ujë pranë shtratit. Mund të ndihmojë gjithashtu përtypja e çamçakëzit ose thithja e karameleve pa sheqer.

    Kujdesi për higjienën orale është po ashtu i rëndësishëm. Rekomandohet larja e dhëmbëve dy herë në ditë dhe përdorimi i një shpëlarësi goje pa alkool, pasi tharja e gojës mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

    Gjithashtu, këshillohet të kufizohet konsumimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara, si dhe të shmangen ushqimet tepër acidike, pikante, të kripura ose të ëmbla. Rekomandohet edhe shmangia e duhanit dhe heqja e protezave dentare para gjumit.

    Kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Sipas NHS-së, duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse tharja e gojës e vështirëson të folurit ose të ngrënit, apo nëse vazhdon për disa javë pavarësisht përdorimit të masave lehtësuese.

    Kontrolli mjekësor është i nevojshëm edhe nëse goja është e dhimbshme, e skuqur, e fryrë ose rrjedh gjak, nëse shfaqen njolla të bardha të dhimbshme apo nëse ndryshimet e shijes nuk largohen.

    Gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun nëse tharja e gojës shoqërohet me simptoma të tjera, si urinimi i shpeshtë ose tharja e syve, pasi këto mund të tregojnë një problem shëndetësor që kërkon vlerësim të mëtejshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zgjoheni me gojë të thatë? Ja cilat mund të jenë arsyet dhe kur duhet të shqetësoheni appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra gjatë dhunës në protestën e sotme.

    Sipas ministrisë, në mesin e të lënduarve janë 23 zyrtarë policorë, pesë protestues dhe një kalimtar.

    Ndërkohë, ministria ka njoftuar se aktualisht nuk ka persona të lënduar që po trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 29 persona të lënduar nga dhuna në protestën në Tiranë, 23 prej tyre policë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    29 persona të lënduar, prej tyre 23 policë po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë

    Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se 29 persona po trajtohen në Spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të marra në dhunën në protestën e sotme.

    Ministria ka bërë të ditur se prej të lënduarve janë 23 policë, pesë protestues e një kalimtar.

    Ministria ndërkohë ka bërë të ditur se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk ka aktualisht persona të lënduar. /TCH

  • Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Seanca e 6 tetorit, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka mujt me dalë prej Parlamentit atë natë pa kry punë

    Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka folur për seancën e 6 tetorit, kur edhe përfundonte afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

    Rreth 20 ditë para kësaj date, çdo natë, sheshet e Prishtinës ishin të mbushura me protestues që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë në Hagë.

    E ditët e fundit para datës 6 tetor, protestat edhe u përshkallëzuan në dhunë mes protestuesve e forcave policore, pasi këta të parët kërkonin me ngulm ndryshimet në Ligjin për Specialen.

    Madje edhe në natën kritike të 6 tetorit, shumë forca policore rrethuan Kuvendin, madje numër i madh i tyre u fut edhe brenda tij. Por, me votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen, protesta u ndal.

    Haradinaj, në Rubikon të Klan Kosova, tha se

    “Votimi atë natë, zotëri Kurti e ka votuar nga frika, sepse është frikacak. Nuk ka pas asnjë shans një deputet me dalë prej Parlamentit atë natë pa e kry atë punë. Nuk ish dalë asnjë hiç. Pa gjakderdhje askush s’ish dalë. Dhe këtë po e them me përgjegjësi të madhe. Nuk kemi qenë duke bërë hajgare. E kanë ditë me detaje. Të gjithë. Deputetët, kryeministri, ministrat…”, tha Haradinaj.

    Ndiqeni deklarimin e Haradinajt:

  • Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Ferizaj

    Një 49 vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur, është gjetur pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt.

    Nga Shoqata për Kërkim Shpëtim njoftojnë se viktima është A.Bajrami.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Zoti u dhëntë forcë e sabër për ta përballuar këtë humbje të rëndë! Faleminderit nga zemra të gjithë anëtarëve të Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve vullnetmirë, të cilët u angazhuan me përkushtim deri në momentin e gjetjes”, thuhet në njoftimin e njërit prej anëtarëve të shoqatës.