Category: Lajme

  • 14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 policë të lënduar nga protestat në Tiranë, 35 persona të shoqëruar

    14 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar si pasojë e sulmeve të regjistruara gjatë protestës në Tiranë, ndërsa deri më tani janë shoqëruar 35 persona.

    Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit, e cila u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar.

    Në reagimin e saj, policia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj efektivëve dhe të akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private, duke theksuar se këto veprime nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar.

    Sipas policisë, shërbimet po vijojnë punën për identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe janë maskuar gjatë tubimit.

    “Distancohuni menjëherë dhe pa asnjë hezitim nga personat e dhunshëm e të maskuar! Mos i mbështesni dhe mos u bashkoheni atyre. Mos lejoni që tubimi të përdoret për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë dhe për të shkatërruar pronën publike e private. Rrezikimi i jetës së punonjësve të Policisë dhe të qytetarëve duhet të marrë fund menjëherë.

    E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

    Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

  • Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë (VIDEO)

    Qeveria e Kosovës sot e ka formuar grupin punues, që do të punojë në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel.

    Ky komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës njëherësh ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca.

    Lidhur me këtë u diskutua në emisionin Rubikon me anëtarin e kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj.

    Ai tha se pa buxhet dhe pa strategji kjo s’prodhon asgjë.

  • Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë

    Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë

    Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë

    Protesta në Tiranë është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit po vazhdojnë përplasjet me Policinë e Shqipërisë dhe po shkaktojnë dëme në institucione shtetërore e biznese private.

    Protestuesit kanë thyer xhamat e Komisariatit Nr. 2 të Policisë, ku kanë hedhur edhe bomba molotov. Pranë objektit janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe zyrtarëve policorë, ndërsa raportohet edhe për arrestime.

    Gjatë protestës, zjarri dhe aktet e demolimit kanë përfshirë disa objekte, përfshirë institucione shtetërore, biznese private dhe një objekt në ndërtim.

    Ndër institucionet ku është vënë zjarr janë Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Kuvendi, si dhe disa objekte të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tirana në flakë, protestuesit sulmojnë Komisariatin e Policisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Fitojnë Liverpool dhe Feyenoord

    Fitojnë Liverpool dhe Feyenoord

    Skuadra angleze, e cila ka luajtur me një formacion ndër më të rinjtë në historinë e saj në këtë garë, ka treguar epërsi ndaj kundërshtarit austriak, edhe pse në fund ka pranuar tri gola.

    Liverpool e ka nisur ndeshjen më mirë dhe ka kaluar në epërsi përmes Ronald Araujo, i cili ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi. Pak më vonë, Barcola e ka dyfishuar epërsinë, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e Liverpool.

    Sulmuesi francez e ka shënuar edhe golin e tretë të skuadrës angleze, pas një asistimi nga Florian Wirtz, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi të rehatshme.

    Në pjesën e dytë, Jeremie Frimpong e ka ngritur rezultatin në 4:0, ndërsa Barcola ka realizuar golin e tretë personal, duke kompletuar tregolëshin.

    Lewis Koumas ka shënuar më pas për 6:1, pas një tjetër asistimi nga Frimpong.

    Megjithatë, LASK-u nuk është dorëzuar dhe ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë përmes Florian Flecker, ndërsa Robert Ljubicic e kishte realizuar më herët golin e parë për vendasit. 

    Në përballjen tjetër në Holandë, skuadra italiane ka kaluar e para në epërsi përmes Assane Diao, por vendasit kanë reaguar shpejt. Gjivai Zechiel e ka barazuar rezultatin, duke rikthyer ekuilibrin në ndeshje.

    Feyenoord e ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe e ka përmbysur rezultatin me golin e Anis Hadj Moussa, i cili ka realizuar pas një aksioni të mirë të skuadrës holandeze.

    Në minutën e tetëdhjetë e dytë, Feyenoord e ka shënuar edhe golin e tretë, pas një goditje të Hadj Moussa, e cila është devijuar nga portieri i Como, Robert Sanchez, dhe ka përfunduar në rrjetë si autogol.

    Como ka arritur të shënojë edhe një herë në kohën shtesë, përmes Anastasios Douvikas, por kjo nuk ka mjaftuar për ta shmangur humbjen.

     

    Burimi: RTKLive

  • Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Zhduket një 49-vjeçar në Ferizaj, nisin kërkimet për gjetjen e tij

    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka nisur një operacion në qytetin e Ferizajt për gjetjen e një 49-vjeçari.

    Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende gjë për fatin e tij.

    Tutje, sipas informacioneve të Klanit, tashmë është gjetur vetura që i takonte atij, derisa po vazhdojnë kërkimet edhe për personin.

    Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me shoqatën të cilët e kanë konfirmuar rastin.

    Klankosova.tv posa të mësojë detaje të tjera do t’ju njoftojë.

  • Tahiri kërkon ligj për deputetët dhe gjykatë kundër korrupsionit

    Tahiri kërkon ligj për deputetët dhe gjykatë kundër korrupsionit

    Tahiri kërkon ligj për deputetët dhe gjykatë kundër korrupsionit

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka propozuar tri prioritete për Komisionin për Legjislacion, të cilat synojnë forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të drejtësisë dhe avancimin e llogaridhënies institucionale.

    Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka bërë të ditur se ka kërkuar që këto propozime të përfshihen në planin e punës së komisionit parlamentar.

    Prioriteti i parë lidhet me monitorimin e zbatimit të ligjeve për Gjykatën Komerciale dhe Gjykatën Administrative, me qëllim të vlerësimit të rezultateve të tyre, sfidave me të cilat përballen dhe ndikimit në efikasitetin e sistemit të drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

    Propozimi i dytë ka të bëjë me nisjen e hartimit të Ligjit për Deputetët, i cili do të përcaktonte më qartë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e deputetëve, si dhe statusin dhe përfitimet e tyre gjatë dhe pas përfundimit të mandatit.

    Ndërkaq, propozimi i tretë është shqyrtimi i mundësisë për themelimin e një gjykate të specializuar në luftën kundër korrupsionit.

    Në këtë drejtim, Tahiri ka sugjeruar që anëtarët e Komisionit për Legjislacion të realizojnë një vizitë studimore në SPAK dhe në Kuvendin e Shqipërisë, për t’u njohur nga afër me përvojën shqiptare, procesin e themelimit të këtij institucioni, sfidat dhe mundësitë që ofron ky model.

    Sipas Tahirit, këto tri çështje kanë rëndësi të veçantë për përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

    Ai ka kërkuar që ato të trajtohen si prioritete në punën e Komisionit për Legjislacion.

  • Krasniqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

    Krasniqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

    Ish-kandidati për deputet nga Aleanca, Dardan Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur të gjitha pushtetet politike gjatë gjashtë vjetëve të fundit, por, sipas tij, Kosovës i kanë munguar drejtësia, barazia dhe reformat në sektorë të rëndësishëm.

    Duke folur në Debat Plus, ai ka thënë se, ndonëse pushtetet janë formalisht të ndara, në praktikë nuk e kanë përmbushur gjithmonë rolin dhe funksionet e tyre.

    Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, politika dhe drejtësia janë përballur me rastet e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se ka pasur raste kur njerëzit janë amnistuar nga të dyja.

    “Në kuptimin e hapur nuk i ka të gjitha pushtetet, sepse do të ishte jo normale të thuhej se i ka të gjitha. Por pushtetin politik, për çka synojnë partitë, LVV-ja e ka pasur të gjithin, jo tash, por qe gjashtë vjet e tutje”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Kosovës i kanë munguar drejtësia, barazia, projektet kapitale dhe reformat në arsim, shëndetësi e infrastrukturë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje

    Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje

    Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje

    Ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr., është dënuar me katër ndeshje pezullim në La Liga, pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së fundit.

    Sipas raportimeve, dy ndeshje pezullim i janë shqiptuar për kapjen e kundërshtarit nga flokët, ndërsa dy të tjera për protestat agresive ndaj gjyqtarit.

    Si pasojë e këtij dënimi, braziliani do të mungojë në katër përballjet e ardhshme të Real Madridit ndaj Sevillas, Barcelonës, Racing Santanderit dhe Valencias.

    Ky vendim përbën një goditje për Real Madridin dhe trajnerin José Mourinho, të cilët nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Vinicius Jr. në këto ndeshje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kapja e kundërshtarit nga flokët i kushton shtrenjtë Vinicius Jr., dënohet me katër ndeshje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Krasniqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

    Krasiqi: LVV-ja i pati të gjitha pushtetet për gjashtë vjet, por Kosovës i mungoi gjithçka

    Ish-kandidati për deputet nga Aleanca, Dardan Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka pasur të gjitha pushtetet politike gjatë gjashtë vjetëve të fundit, por, sipas tij, Kosovës i kanë munguar drejtësia, barazia dhe reformat në sektorë të rëndësishëm.

    Duke folur në Debat Plus, ai ka thënë se, ndonëse pushtetet janë formalisht të ndara, në praktikë nuk e kanë përmbushur gjithmonë rolin dhe funksionet e tyre.

    Ai ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, politika dhe drejtësia janë përballur me rastet e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se ka pasur raste kur njerëzit janë amnistuar nga të dyja.

    “Në kuptimin e hapur nuk i ka të gjitha pushtetet, sepse do të ishte jo normale të thuhej se i ka të gjitha. Por pushtetin politik, për çka synojnë partitë, LVV-ja e ka pasur të gjithin, jo tash, por qe gjashtë vjet e tutje”, ka deklaruar ai.

    Sipas tij, gjatë kësaj periudhe Kosovës i kanë munguar drejtësia, barazia, projektet kapitale dhe reformat në arsim, shëndetësi e infrastrukturë.

    Burimi: Dukagjini

  • Teknikët e Prishtinës: Dalin pagat, por greva e protesta vazhdojnë (VIDEO)

    Teknikët e Prishtinës: Dalin pagat, por greva e protesta vazhdojnë (VIDEO)

    Teknikët e Prishtinës: Dalin pagat, por greva e protesta vazhdojnë (VIDEO)

    Rrogat e muajit shtator iu alokuan, por nën pagën e re minimale.

    Por, ky veprim i ndërmarrë nga Komuna e Prishtinës, ata nuk po i zmbraps nga greva pasi të njëjtit thonë se nuk i kthehen punës nëse vazhdojnë të paguhen vetëm 390 euro, raporton Klan Kosova.

    Për këtë situatë, dikush që grevën e nisi qysh më 1 shtator, thotë se ndjehen keq, por sqaron se nuk ka tjetër rrugë.

    Kështu, punëtorët teknik të premten, në kërkim të drejtave të tyre, revoltën do ta shprehin para komunës, me protestë.

    Detajet i gjeni në vijim: