Category: Lajme

  • City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

    Kampioni i Evropës në futboll, Parisi, duket se e ka seriozisht mbrojtjen e titullit këtë sezon.

    Francezët avancuan herët në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt, duke shënuar dy gola të shpejtë (13’ dhe 15’) përmes Doue, respektivisht Dembele.

    Vitinha shënoi për 0-3 në minutën e 32-të, për të përfunduar pjesën e parë me dominim total në shtëpinë e “Qytetarëve” anglezë.  

    Pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët, kur Haaland shënoi në minutën e 53-të për të ngushtuar epërsinë e francezëve.

    Por, rreth 10 minuta më pas, sulmuesi i Parisit, Maghnes Akliouche shënoi për rezultatin 1-4.

    Për të mbajtur shpresat gjallë për Cityn, Haaland shënoi sërish në minutën e 75-të për rezultatin 2-4.

    Anglezët vazhduan sulmin me intensitet të lartë, duke e dominuar sidomos pjesën e fundit të pjesës së dytë.

    Megjithatë, në minutat e fundit të pjesës së dytë, u akordua penallti për Parisin, por Donnarumma e priti goditjen e ish-lojtarit të Cityt, Ferran Torres.

    Fitorja në fund i takoi Pairisit. /Klankosova.tv

  • Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Kujt i pengon Shqipëria në BE?

    Hapja e të gjithë klasterëve dhe mbyllja e kapitujve gjatë dialogut Tiranë–Bruksel, në procesin e integrimit evropian, ka shqetësuar lozhën që ishte mësuar ta vëzhgonte Shqipërinë me shpotitje dhe me kompleksin e epërsisë.

    Atyre u duhet një Shqipëri e izoluar joevropiane, e korruptuar, dhe e paaftë për të qëndruar më vete.

    Kjo kërkon përgjigje shtetërore!

    Ajo që po ndodh kërkon që Brukseli, Uashingtoni dhe vendet mike të Evropës – Berlini, Parisi, Roma dhe Londra – si dhe kori diplomatik evropian, të dërgojnë mesazhe të qarta kundër kësaj qasjeje dashakeqe.

    Shqipëria stabile, me synim dhe rrugëtim të qartë drejt anëtarësimit në BE dhe tashmë anëtare e NATO-s, është një partnere e nevojshme dhe e vyer në Bririn juglindor të Evropës.

    Një Shqipëri stabile i shërben stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të Evropës.

    Shqipëria stabile i shërben stabilitetit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Greqi, Itali dhe në të gjithë BE-në.

    Ky është një imperativ i historisë së re të Evropës.

    Albert Prenkaj

  • Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit

    Pas përfundimit të protestës në Tiranë, policia ka ndaluar disa të rinj.

    Ngjarja vjen pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, ku pati tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

    Protestuesit u kanë vënë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private apo dhe koshave të mbeturinave. Gjithashtu kanë thyer semaforë dhe çdo gjë që u ka dalë para.

    Ndërkohë sipas informacionit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin aktualisht trajtim mjekësor 29 persona, mes tyre 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.

    Nga ana tjetër, sipas të dhënave të raportuara, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) nuk ka aktualisht persona të lënduar./TCH/

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protesta e dhunshme që shkatërroi Tiranën, shoqërohen disa të rinj pas përfundimit të tubimit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Crosetto nga Prishtina: Po shqyrtojmë vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

    Crosetto nga Prishtina: Po shqyrtojmë vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

    Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Crosetto i bëri këto deklarata në Prishtinë, në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit të KFOR-it, ku gjeneralmajori Roberto Vergori mori drejtimin e misionit.

    “Po rimarrim komandën me gjeneralin Vergori dhe këtë po e bëjmë me një angazhim që do të vazhdojë edhe kur KFOR-i ta zvogëlojë praninë e tij në Kosovë, sepse për ne Ballkani përfaqëson një pikë referimi për sigurinë tonë”, deklaroi Crosetto.

    Ai theksoi rëndësinë e garantimit të sigurisë në Ballkan dhe mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon për parandalimin e kërcënimeve.

    “Garantimi i sigurisë në Ballkan dhe shfrytëzimi i mundësive që ofron ky rajon edhe në të ardhmen, duke menduar për vendosjen e radarëve këtu, të cilët do të na mundësonin të mbronim si këto vende, ashtu edhe vendin tonë, për të parandaluar kërcënimet, është diçka thelbësore”, tha ministri italian.

    Crosetto foli edhe për kërcënimet e ardhshme të sigurisë, duke përmendur raketat që kanë goditur aeroportet në Arabinë Saudite.

    “Nëse marrim parasysh se raketat që goditën aeroportet në Arabinë Saudite ishin ndërtuar nga Huthit, pra jo nga inxhinierë të sofistikuar, dhe arritën shpejtësinë prej 8.500 kilometrash në orë, kuptojmë se me çfarë kërcënimesh do të përballen të gjitha vendet në të ardhmen dhe sa e rëndësishme është të sigurohet mbrojtja edhe e vendeve kufitare dhe vendeve mike”, shtoi Crosetto.

    Ai theksoi se bashkëpunimi me vendet mike është i rëndësishëm për krijimin e një mbulimi mbrojtës që do të mundësonte parandalimin e kërcënimeve në të ardhmen.

    Burimi: RTKLive

  • Trepça fiton në Kroaci, `Xehetarët` vazhdojnë rrugëtimin evropian

    Trepça fiton në Kroaci, `Xehetarët` vazhdojnë rrugëtimin evropian

    Skuadra nga Mitrovica ka vazhduar me paraqitje të mira në arenën evropiane, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në të gjitha garat, pas triumfit ndaj Vëllaznimit në fundjavë.

    Pas një serie prej katër humbjeve radhazi, përfshirë ato në Superkupën e Kosovës, Superligë dhe në xhiron e parë të FIBA Europe Cup, “Xehetarët” janë rikthyer te rezultatet pozitive.

    Ndeshja ndaj skuadrës kroate nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për mitrovicasit, të cilët e kanë humbur çerekun e parë me rezultat 22:19. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga trajneri Adis Beqiragiq ka reaguar në periudhën e dytë.

    Trepça e ka fituar çerekun e dytë me rezultat 19:6, duke krijuar epërsi prej dhjetë pikësh në pushimin mes pjesëve. Në vazhdim, skuadra kosovare e ka menaxhuar mirë ndeshjen dhe nuk ka lejuar që Splitit t’i jepej mundësia për rikthim, për ta mbyllur takimin me fitore prej nëntë pikësh, 78:69.

    Më i dalluari te Trepça ka qenë Kevin Bracy-Davis, i cili realizoi 18 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim. Për paraqitjen e tij, ai është vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

    Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe James Graham me 15 pikë dhe JaCori Payne me 12. Drilon Hajrizi dhe Mikaile Tmushiq kanë shtuar nga 11 pikë secili.

    Te skuadra kroate, më efikasi ka qenë slloveni Matic Rebec me 15 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.

    Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cup më 21 tetor, kur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do ta presë skuadrën çeke BK Opava.

    Para kësaj përballjeje evropiane, mitrovicasit do të luajnë të dielën, nga ora 17:00, në udhëtim ndaj Borës, në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës.

    Ndërkohë, Bashkimi nuk ka udhëtuar drejt Anglisë për ndeshjen ndaj Manchesterit, për shkak të problemeve me dokumentacionin e vizave. Skuadra prizrenase, e cila bën pjesë në Grupin F, kishte fituar në ndeshjen e parë të kësaj gare.

    Burimi: RTKLive

  • Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

    Mediumi italian “Infodifesa.it”, i cili raporton për çështje të mbrojtjes, ka shkruar për marrjen e komandës së KFOR-it nga gjenerali italian Roberto Vergori, duke theksuar se tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit te Policia e Kosovës tashmë është i dukshëm në terren.

    Sipas këtij mediumi, ndryshimi vërehet në kalimin e përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe në përfshirjen e saj në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit.

    “Tranzicioni tashmë është i dukshëm në terren: kalimi i përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe përfshirja e kësaj policie në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit”, shkruan mediumi italian.

    Në raportim citohet edhe gjenerali turk Ozkan Ulutas, i cili, para largimit nga komanda e KFOR-it, kishte theksuar se ky proces nuk nënkupton bartjen e mandatit të misionit te Policia e Kosovës dhe as zvogëlimin e angazhimit të NATO-s.

    “Optimizimi nuk përbën transferim të mandatit të KFOR-it te Policia e Kosovës dhe as nuk përfaqëson tërheqje apo zvogëlim të angazhimit të NATO-s”, kishte deklaruar Ulutas.

    Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, “Infodifesa” shkruan se vetë komanda e përshkruan situatën e sigurisë si “të brishtë”, me “potencial për tensione të reja”, veçanërisht në veri të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

    Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin njoftuar se 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

    Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

    Për kërkimin e tij janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

    Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 46-vjeçarit të raportuar të zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

    Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informata shtesë pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

    Sipas Policisë, rasti ishte raportuar më 14 tetor 2026, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin njoftuar se 46-vjeçari ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

    Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, në Rahovicë, është gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

    Për kërkimin e tij janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

    Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket 46-vjeçarit të raportuar të zhdukur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

    Rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informata shtesë pritet të bëhen të ditura përmes raportit vijues të Policisë.

    Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia jep detaje për 46-vjeçarin që u gjet pa shenja jete në Rahovicë të Ferizajt: Vetura me targa të huaja iu gjet në park appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Pablo Barrios, klauzolë prej 500 milionë eurosh dhe paraqitje që mahnit Evropën

    Pablo Barrios, klauzolë prej 500 milionë eurosh dhe paraqitje që mahnit Evropën

    Pablo Barrios, klauzolë prej 500 milionë eurosh dhe paraqitje që mahnit Evropën

    Mesfushori i Atlético Madridit, Pablo Barrios, po tërheq vëmendjen e futbollit evropian me paraqitjet e tij, duke dëshmuar rëndësinë që ka në skuadrën e Diego Simeones.

    Spanjolli shkëlqeu në fitoren 2-0 ndaj Manchester Unitedit, duke kontrolluar ritmin e lojës, krijuar hapësira dhe shënuar golin e parë të ndeshjes.

    Sipas analizës së mediumit spanjoll “Marca”, investimet e mëdha të klubeve angleze në repartin e mesfushës nuk kanë prodhuar gjithmonë ndikimin e pritur, ndërsa Barrios po dëshmon vlerën e tij me paraqitjet në fushë.

    Atlético Madridi ia ka vendosur mesfushorit një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh, me synimin për ta mbrojtur një nga asetet më të rëndësishme të klubit.

    Me aftësinë për të diktuar lojën, pasimet e sakta dhe depërtimet në mbrojtjen kundërshtare, Barrios po konfirmohet si një nga lojtarët kyç të skuadrës madrilene.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pablo Barrios, klauzolë prej 500 milionë eurosh dhe paraqitje që mahnit Evropën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 58 eurodeputetë kërkojnë mbrojtjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga sanksionet amerikane

    58 eurodeputetë kërkojnë mbrojtjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nga sanksionet amerikane

    Pesëdhjetë e tetë deputetë të Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të ndërmarrë masa për mbrojtjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN) nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se ato mund të cenojnë rëndë funksionimin e saj.

    Në një letër të dërguar të martën, të cilën e ka parë Euronews, eurodeputetët i kërkojnë presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për të mbrojtur gjykatën me seli në Holandë.

    Sipas tyre, masat amerikane përbëjnë një sulm të një fuqie të huaj ndaj një institucioni që vepron në territorin e Bashkimit Evropian dhe mund të sjellin pasoja të rënda për veprimtarinë e tij.

    Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sanksionet të premten e kaluar. Vendimi pasoi kritikat ndaj GJPN-së për urdhërarrestin kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe hetimin mbi veprimet e trupave amerikane në Afganistan.

    Pas një periudhe fillestare gjashtëmujore, kufizimet mund t’u ndalojnë bankave dhe kompanive amerikane të kryejnë biznes me gjykatën. Për disa shërbime telekomunikacioni, softuerësh dhe pagesash janë parashikuar përjashtime.

    Për shkak të rolit të kompanive amerikane në sistemin financiar dhe teknologjik global, sanksionet mund t’i krijojnë gjykatës vështirësi në kryerjen e pagesave dhe transaksioneve. Pasoja mund të kenë edhe bankat evropiane, kompanitë e sigurimeve dhe ndërmjetësit me interesa biznesi në SHBA, nëse vazhdojnë bashkëpunimin me GJPN-në.
    Eurodeputetët kërkojnë veçanërisht aktivizimin e Statutit të Bllokimit të BE-së, një mekanizëm që synon të mbrojë kompanitë dhe individët evropianë nga efektet jashtëterritoriale të sanksioneve të huaja.

    Ky instrument mund të pengojë njohjen dhe zbatimin në BE të vendimeve të gjykatave të huaja që mbështeten në ligjet e përfshira në statut. Ai gjithashtu u mundëson subjekteve evropiane të kërkojnë kompensim për dëmet e shkaktuara nga zbatimi i këtyre ligjeve.

    Letra u hartua nga Dirk Gotink, i Partisë Popullore Evropiane, dhe Aurore Lalucq, e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve. Ajo mori mbështetjen e deputetëve nga këto dy grupe, si dhe nga Renew Europe dhe të Gjelbrit/EFA.

    Nënshkruesit paralajmërojnë se sanksionet vënë në provë aftësinë e Evropës për të mbrojtur qytetarët dhe institucionet e veta.

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cilësoi të shtunën të papranueshëm kërcënimin me sanksione ndaj GJPN-së dhe riafirmoi mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare. Megjithatë, sipas raportimit, BE-ja ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete.
    Gjykata Ndërkombëtare Penale ka 125 shtete anëtare. SHBA-ja e nënshkroi Statutin e Romës, mbi të cilin u themelua gjykata, por nuk e ratifikoi atë.

    Burimi: Dukagjini