Category: Lajme

  • Aksident mes një veture dhe motoçiklistit të Wolt-it te Xhamia e Llapit në Prishtinë

    Aksident mes një veture dhe motoçiklistit të Wolt-it te Xhamia e Llapit në Prishtinë

    Aksident mes një veture dhe motoçiklistit të Wolt-it te Xhamia e Llapit në Prishtinë

    Një aksident trafiku ka ndodhur te Xhamia e Llapit në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklist i kompanisë Wolt.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

    Për rastin priten informacione të tjera nga autoritetet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident mes një veture dhe motoçiklistit të Wolt-it te Xhamia e Llapit në Prishtinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

    Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

    Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke dënuar dhunën ndaj studentëve dhe duke akuzuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për qeverisje diktatoriale.

    Bahtiri ka thënë se Rama po frikësohet nga rinia, dituria dhe fjala e lirë, ndërsa dhunën ndaj studentëve e ka cilësuar si turp për Shqipërinë.

    Deputeti i VV-së gjithashtu ka pretenduar se kryeministri shqiptar e ka mendjen te Beogradi, duke paralajmëruar se nuk duhet të lejohet shtypja e së ardhmes së vendit.

    Në reagimin e tij, Bahtiri i ka bërë thirrje Ramës të japë dorëheqje.

    “Jep dorëheqje, o i pafytyrë! Shteti nuk bie para këmbëve të tua!”, ka shkruar Bahtiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bahtiri shpërthen ndaj Ramës: Studentët në Tiranë po përgjaken nga një pushtetar që s’ka gjak shqiptari, jep dorëheqje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulmet ruse: Vrasje, plagosje e ndalje rryme në Ukrainë (VIDEO)

    Sulmet ruse: Vrasje, plagosje e ndalje rryme në Ukrainë (VIDEO)

    Sulmet ruse: Vrasje, plagosje e ndalje rryme në Ukrainë (VIDEO)

    Shpërthimet vazhdojnë t’i trazojnë ukrainasit, duke lënë pas viktima dhe shkatërrim.

    Gjashtë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën të mërkurën, përfshirë një fëmijë, nga goditjet ruse me dronë në qytetin Lutsk, në veriperëndim të Ukrainës, raporton Klan Kosova.

    Sulmet prekën një zonë të banuar, duke dëmtuar ndërtesën nëntë-katëshe dhe një supermarket.

    Pa pasoja nuk mbetën as veturat dhe shtëpitë private.

    Ndërkohë, në Kiev, vetëm disa orë më herët, sulmet nga Rusia gjatë natës, shkaktuan të paktën tre viktima dhe 21 të plagosur.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se të paktën 600 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas ofensivës së fundit të shtetit të udhëhequr nga Vladimir Putini.

    Sulmet ndodhën pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se Rusia dhe Ukraina kishin rënë dakord për një armëpushim në sektorin energjetik. /Klankosova.tv

  • Avokati i Popullit gjen shkelje “Speciale” për katërshen e UÇK-së (VIDEO)

    Avokati i Popullit gjen shkelje “Speciale” për katërshen e UÇK-së (VIDEO)

    Avokati i Popullit gjen shkelje “Speciale” për katërshen e UÇK-së (VIDEO)

    Avokati i Popullit hartoi raportin ex-officio për funksionimin e Dhomave të Specializuara, duke evidentuar vështirësitë në sigurimin e informacioneve nga ky institucion, që nga viti 2021.

    Raporti ngre shqetësime për kohën në dispozicion të avokatëve për përgatitjen e mbrojtjes, përballë një aktakuze që ishte përgatitur për pesë vjet, raporton Klan Kosova.

    Sipas tyre, BE-ja dhe Këshilli i Evropës duhet të vlerësojnë procesin, e Kosova t’i adresojë shkeljet.

    Për një hartues të Kushtetutës, për gjashtë vjet thuajse asgjë nuk shkoi në rregull.

    Gjetjet iu dorëzuan Presidentes, kryeparlamentares e kryeministrit, ndërsa edhe kryetares së Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova, e cila s’mori pjesë këtu pavarësisht ftesës.

    Ndiqeni kronikën e plotë:

  • Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Rrjeti i vjetër: Shpërthen gypi, katër fshatra pa pikë uji (VIDEO)

    Përmbi rrugë gjithçka duket në rregull, por nën të fshihet një defekt serioz. Ky problem doli në sipërfaqe të magjistrales Prizren-Gjakovë qysh të martën pasi gypi 50 metërsh në rrjetin kryesor të ujësjellësit shpërtheu në Krushë të Vogël.

    Përveç këtij fshati, pa ujë mbetën edhe Krajku, Bregdrini, Zymi dhe Shëngjergji të Prizrenit. Që të mos prishet asfalti, ekipet teknike të Ujësjellësit ‘Gjakova’ në të dyja anët e rrugës gjurmuan gropa me thellësi mbi tetë metra për ta larguar tubacionin e vjetër.

    Tash pritet që ta zëvendësojnë me këtë tub të ri. Pa furnizim me ujë, banorët ankohen se e kanë të pamundur të kryejnë aktivitetet e zakonshme ditore.

    Bile thonë se ky problem është ndjerë që dhjetëra ditë.

    Nga KRU Gjakova, thonë se tubacioni është prishur për shkak konsumimit për disa dekada. Nga kjo kompani njoftuan se ndërprerje të furnizimit me ujë mund të zgjas deri kah e premtja.

  • Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Strategjia për 4-shen në Hagë: Opozita do gjithëpërfshirje dhe financa (VIDEO)

    Zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca, nuk u pajtua me dënimet që iu dhanë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    E kjo bindje mbase do ia orientojë edhe rrugën drejt hartimit të strategjisë shtetërore për procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi i njëjti mori drejtimin e grupit punues.

    Përzgjedhja e ministrit të Punëve të Jashtme në këtë punë, nuk është pa shkas.

    Themelimi i këtij grupi u mirëprit nga Partia Demokratike, anise vlerësojnë se duhej bërë më herët.

    Çka do bëhet e çfarë kërkohet nga ky komision, presin të dinë më tepër edhe në Lidhjen Demokratike.

    Në Aleancë janë të gatshëm të japin ndihmën e vet.

    Pas vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, deputetët votuan në dy lexime edhe për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Kronika në vijim sjell detaje:

  • Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

    Mahrez largohet nga Al Ahli dhe transferohet te Shamal në Katar

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Katari, i cili garon në elitën e futbollit të vendit. Shamal e ka prezantuar Mahrezin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur ambiciet për të ardhmen me futbollistin algjerian në përbërje.

    Mahrez largohet nga Al Ahli pas një periudhe të suksesshme, gjatë së cilës ndihmoi skuadrën të fitojë dy tituj radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, në edicionet 2025 dhe 2026.

    Mahrez e nisi ngritjen në futbollin profesionist te skuadra franceze Le Havre, përpara se të transferohej te Leicester City në vitin 2014.

    Ai u bë një nga figurat kryesore të Leicesterit në sezonin historik 2015/16, kur klubi fitoi titullin e Premier League angleze. Për paraqitjet e tij, Mahrez u shpall edhe Futbollisti Afrikan i Vitit në vitin 2016.

    Pas suksesit me Leicesterin, algjeriani iu bashkua Manchester Cityt, ku fitoi katër tituj të Premier League dhe Ligën e Kampionëve, përpara se të transferohej në Arabinë Saudite.

     

    Burimi: RTKLive

  • Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

    Topalli tregon objektivat e PKMLSHJ-së: Në rast të luftës së armatosur, kërkonim bashkimin me Shqipërinë

    Ish-veprimtari Faton Topalli, në intervistë në ciklin e dosjeve në kuadër të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, ka treguar për objektivat politike dhe strategjinë e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), në të cilën ishte angazhuar që nga viti 1978.

    Ai ka deklaruar se partia fillimisht kërkonte krijimin e një Republike Shqiptare brenda Jugosllavisë, ndërsa strategjia e saj parashihte tri faza të veprimit politik.

    Sipas tij, nëse institucionet nuk do t’u përgjigjeshin kërkesave, faza e dytë parashihte organizimin e protestave, grevave dhe demonstratave.

    “Shiqo, ne në luftën tonë kemi paraparë tri faza të zhvillimit. Në fazën e parë, kemi thënë që ne do të kërkojmë nga Lidhja Komuniste e Kosovës dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisë ta marrin përsipër zgjidhjen e problemit shqiptar brenda Jugosllavisë. Ne konsiderojmë që ky problem nuk është i zgjidhur dhe ky problem mund të zgjidhet me krijimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi. Kjo ka qenë faza e parë. Këtë ja kemi thënë në këtë këmbimin që kemi bërë me ta. Faza e dytë është që kemi thënë që nëse bëjnë veshin e shurdhër organet e Kosovës dhe ato federative, ne do të bëjmë, organizojmë presion publik përmes protestave, grevave dhe demonstratave”, ka deklaruar ai.

    Topalli ka thënë se në rast se as këto veprime nuk do të jepnin rezultat, strategjia parashihte kalimin në luftë të armatosur.

    “Dhe në qoftë se prapë këto organe bëjnë veshin e shurdhër, atëherë ne ngrihemi në luftë të armatosur. Po kur të ngrihemi në luftë të armatosur ne nuk kërkojmë më Republikë brenda Jugosllavisë, po kërkojmë bashkim me Shqipërinë”, ka thënë Topalli.

    Ai ka shtuar se kërkesa për Republikë mbështetej në argumentin se shqiptarët jetonin në territoret e tyre etnike, të ndara në tri republika jugosllave, Serbi, Maqedoni dhe Mali i Zi.

    Sipas Topallit, krijimi i Republikës Shqiptare do t’u mundësonte shqiptarëve të ushtronin të drejtën e vetëvendosjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

    Rusia paralajmëron viza për malazezët si masë reciprociteti

    Rusia njoftoi të mërkurën se do të vendosë viza për shtetasit e Malit të Zi, pasi Podgorica vendosi të njëjtin regjim për shtetasit rusë, në kuadër të përafrimit të politikës së saj me atë të Bashkimit Evropian.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, konfirmoi se Ministria e Jashtme e Malit të Zi e kishte njoftuar Moskën në fund të shtatorit për ndërprerjen e marrëveshjes së vitit 2008 ndërmjet dy qeverive, e cila rregullonte kushtet e udhëtimit të ndërsjellë të shtetasve.

    “Në praktikë, kjo do të thotë se nga 1 nëntori, shtetasit tanë do të mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Mal të Zi vetëm me vizë. Rrjedhimisht, edhe shtetasit malazezë do të duhet të pajisen me viza për të udhëtuar në Rusi”, tha Zakharova, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetës Izvestia, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse.

    Qeveria e Malit të Zi miratoi në fund të shtatorit një dokument për nevojën e shfuqizimit të marrëveshjeve që rregullojnë udhëtimin pa viza me Rusinë, Bjellorusinë dhe Turqinë.

    Në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, Mali i Zi është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

    Me këtë vendim, Mali i Zi përmbushi një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit negociues 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria – në negociatat e anëtarësimit në BE, si dhe një nga detyrimet kryesore të Agjendës së Reformave.

    Komisioni Evropian, prej vitesh, u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, për të zvogëluar rrezikun e migrimit të parregullt dhe keqpërdorimit të regjimeve të udhëtimit pa viza.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova, tha se vendimi i Podgoricës për vendosjen e vizave për shtetasit rusë dëmton “qartazi” interesat e Malit të Zi.

    Sipas saj, ky vendim do të zvogëlojë numrin e turistëve rusë, do të dëmtojë bizneset malazeze dhe do të përkeqësojë klimën e investimeve.

    “Themelet e ndërtuara ndër vite në marrëdhëniet ruso-malazeze po shkatërrohen sistematikisht për t’iu përshtatur aspiratave evropiane, ndërsa pasojave ekonomike të këtyre hapave nuk po u kushtohet vëmendja e duhur”, tha Zakharova.

    Ajo pretendoi se “shndërrimi gradual i BE-së në një bllok ushtarak”, së bashku me shpalljen e Rusisë si kërcënimin kryesor ekzistencial, “e ka ndryshuar rrënjësisht natyrën e zgjerimit të BE-së”.

    Sipas saj, ky proces “nuk nënkupton më, në asnjë mënyrë, se anëtarët e rinj mund ta ruajnë statusin neutral”.

    “Edhe vetëm perspektiva e anëtarësimit të afërt në këtë grupim sjell automatikisht nevojën për të dëshmuar solidaritet me politikën kundër Rusisë, përfshirë vendosjen e sanksioneve, mbështetjen e gjithanshme për regjimin në Kiev dhe ndjekjen e objektivave të tjera konfrontuese të politikës së jashtme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

    Javën e kaluar, Mali i Zi dëboi blogerin ushtarak rus, Mikhail Zvinchuk, themelues i kanalit Rybar në Telegram, pasi e ndaloi së bashku me bashkëshorten e tij, Valeria, dhe tre bashkëpunëtorë.

    Policia e mori vendimin për dëbimin e tyre për arsye të sigurisë kombëtare dhe të brendshme.

    Zvinchuk dhe bashkëpunëtorët e tij u dëbuan nga Podgorica drejt Serbisë, ndërsa ai, më pas, u kthye në Moskë nga Beogradi.

    Pas këtij zhvillimi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Christian Wigand, tha se BE-ja po e ndihmon Malin e Zi t’u bëjë ballë kërcënimeve hibride.

    Wigand kujtoi se Zvinchuk është subjekt i masave kufizuese të BE-së që nga qershori i vitit 2023, “për shkak të rolit të tij në mbështetjen e luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës” dhe “përhapjen e dezinformatave dhe propagandës pro Kremlinit”./REL

    Burimi: Dukagjini

  • Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

    Peleshi pas hyrjes së protestuesve në Kuvend: Vandalizmi s’ka lidhje me protestën demokratike

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesit kanë hyrë në objektin e Kuvendit dhe i kanë vënë flakën.

    Në një postim në Facebook, Peleshi ka dënuar sulmin ndaj institucionit, duke theksuar se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike.

    Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë.

    “Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme. Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, ka shkruar Peleshi.

    Ai ka theksuar se agjendat politike nuk duhet të vihen mbi interesin e vendit.

    Burimi: Dukagjini