Category: Lajme

  • Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook

    Gjykata e Lartë e Arabisë Saudite ka rrëzuar dënimin me vdekje ndaj një shtetasi 27-vjeçar nga Sri Lanka, i cili ishte dënuar për blasfemi ndaj Islamit dhe Profetit Muhamed pas një komenti të publikuar në Facebook. Vendimi u bë i ditur nga zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës, Arun Hemachandra, i cili vlerësoi bashkëpunimin e autoriteteve saudite dhe përpjekjet diplomatike që çuan në rishikimin e çështjes.

    I riu, Anojan Sivarasa, ishte dënuar me vdekje nga një gjykatë apeli saudite në shtator, pasi ishte shpallur fajtor për fyerje ndaj fesë islame dhe Profetit Muhamed. Çështja shkaktoi reagime të forta në Sri Lanka dhe shqetësime te organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke nxitur një fushatë intensive diplomatike për të shmangur ekzekutimin e tij.

    Sipas të dhënave të bëra publike për rastin, ngjarja nisi në muajin qershor, kur Sivarasa u përfshi në një debat të ashpër në rrjetet sociale për çështje fetare. Gjatë diskutimit, ai dyshohet se publikoi në gjuhën e tij amtare, tamile, një koment fyes ndaj Profetit Muhamed, në përgjigje të një postimi që fyente një hyjni hindu.

    Pas reagimeve, 27-vjeçari e fshiu komentin dhe kërkoi falje. Megjithatë, ai u arrestua në korrik dhe çështja e tij përfundoi në gjykatat saudite. Në shtator, gjykata e apelit vendosi dënimin me vdekje, një vendim që shkaktoi zemërim dhe shqetësim në mesin e qytetarëve të Sri Lankës, si dhe reagime nga organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe të drejtat themelore të njeriut.

    Zëvendësministri i Jashtëm i Sri Lankës, Arun Hemachandra, falënderoi autoritetet saudite për bashkëpunimin dhe theksoi se rrëzimi i dënimit ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike dhe ligjore. Ai vlerësoi angazhimin e ambasadorit të Sri Lankës në Arabinë Saudite, zyrtarëve të ministrive përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe punëtorët migrantë, si dhe ekipeve ligjore të të dy vendeve.

    Edhe deputeti nga Sri Lanka, Faizer Mustafa, i cili ishte përfshirë në negociatat ligjore me autoritetet në Riad, konfirmoi për shërbimin në gjuhën sinhale të BBC-së se dënimi me vdekje ishte anuluar. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë ishte ende në proces shqyrtimi.

    Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të organizatës ndërkombëtare Human Rights Uatch, e cila ka kritikuar përdorimin e dënimeve të rënda në Arabinë Saudite për vepra që lidhen me shprehjen e mendimit. Organizata ka kërkuar që autoritetet saudite t’i japin fund përdorimit të ligjeve që, sipas saj, mundësojnë ndëshkime të tepruara për deklarata ose postime në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arabia Saudite rrëzon dënimin me vdekje ndaj 27-vjeçarit, u dënua për një koment në Facebook appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë

    Dukagjini merr fitore minimale ndaj Vushtrrisë

    Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndërsa vendimtar ka qenë goli i kapitenit dhe qendërmbrojtësit Elton Basriu.

    Basriu ka shënuar në minutën e dhjetë, kur ka realizuar me kokë nga afërsia, duke i dhënë epërsinë skuadrës klinase. Ky gol ka dalëi të jetë i vetmi në përballjen mes dy skuadrave dhe i ka mjaftuar Dukagjinit për t’i arkëtuar tri pikë të plota.

    Me këtë fitore, Dukagjini vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës së Superligës. Skuadra klinase, fituese e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, renditet në pozitën e tretë me gjashtëmbëdhjetë pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

    Paraprakisht gjatë ditës kanë luajtur Feronikeli dhe Llapi, ndeshje e cila është mbyllur baras pa gola. 

    Në krye të tabelës janë Malisheva dhe Prishtina, të cilat kanë nga nëntëmbëdhjetë pikë. Malisheva i ka zhvilluar tetë ndeshje, ndërsa Prishtina shtatë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Topalli: Programi i PKMLSHJ-së u hartua më 1978, para demonstratave të vitit 1981

    Topalli: Programi i PKMLSHJ-së u hartua më 1978, para demonstratave të vitit 1981

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka deklaruar se programi politik i Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ) ishte hartuar në vitin 1978, duke kundërshtuar pretendimet se ai ishte përgatitur në vitin 1980.

    Në intervistën në Debat Plus në kuadër të ciklit Dosjet, Topalli ka thënë se programi përbëhej nga një dokument prej rreth 140 faqesh dhe se kërkesa kryesore ishte krijimi i një Republike Shqiptare brenda Jugosllavisë.

    “Programi i PKMLSHJ-së është shkruar në një dokument prej diku 140 faqesh”, ka deklaruar Topalli.

    I pyetur nëse programi ishte hartuar në vitin 1980, ai është përgjigjur: “Jo, nuk qëndron. Ky program është hartuar në vitin 1978”.

    Topalli ka thënë se programi ishte shpërndarë në dokumente dhe ishte publikuar edhe përmes gazetave “Revolucioni” dhe “Zëri i Atdheut”, të cilat, sipas tij, partia i nxirrte në Kosovë në kushte ilegaliteti.

    Ai ka treguar se strategjia fillestare e partisë ishte që kërkesën për Republikë ta adresonte te udhëheqja e Kosovës dhe ajo jugosllave.

    “Ne konsiderojmë që ky problem nuk është i zgjidhur dhe ky problem mund të zgjidhet me krijimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi”, ka thënë Topalli, duke iu referuar kërkesës politike të organizatës.

    Sipas tij, dokumentet e partisë përmbanin edhe fazat e mëtejshme të veprimit, përfshirë organizimin e protestave, grevave dhe demonstratave, si dhe kalimin në luftë të armatosur nëse kërkesat nuk do të merreshin parasysh.

    Topalli ka deklaruar gjithashtu se në vitin 1981, Sinan Hasani kishte folur për përmbushjen e veprimeve të parashikuara nga partia. Ai ka thënë se për këtë ekziston stenogrami i mbledhjes.

    Burimi: Dukagjini

  • Art Dulaj del në ring të premten në Kupën Botërore të Kikboksit në Uzbekistan

    Art Dulaj del në ring të premten në Kupën Botërore të Kikboksit në Uzbekistan

    Kosova po përfaqësohet në këtë garë ndërkombëtare me dy sportistë, Art Dulajn dhe Nart Kastratin. Kupa Botërore e Kikboksit, e njohur si Uzbekistan Kickboxing World Cup 2026, po zhvillohet nga 13 deri më 18 tetor.

    Sipas shortit të publikuar, Dulaj është pjesë e garave në kategorinë e tij dhe pritet të mësojë kundërshtarin e radhës në bazë të ecurisë së përballjeve.

    Në listën e sportistëve që mund të jenë kundërshtarë të tij figurojnë kikboksierët Akobur Jumaniyazov nga Uzbekistani, Calakhiddin Anvarov nga Kazakistani, Nurbakhit Aitugan nga Kazakistani, Anvar Ayazbekov nga Uzbekistani dhe Bauyrzhan Duzelbai nga Kazakistani.

     

    Burimi: RTKLive

  • Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

    Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

    Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë”

    Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani, ka përdorur termin “terroristë medialë” në një reagim ndaj juristes së medias, Flutra Kusari, e cila i ka bërë thirrje Qeverisë të reagojë përballë presionit të madh ndaj gazetarëve.

    Zogiani ka akuzuar Kusarin se ka kontribuar në degradimin e sektorit medial, duke pretenduar se ajo nuk bën dallimin mes gazetarëve profesionistë dhe atyre që, sipas tij, përhapin shpifje e gjuhë të urrejtjes.

    “Natyrisht që shteti mbron gazetarët, të të gjitha llojeve! Mirëpo, kjo këtu ka kontribuar më së shumti në degradimin e sektorit të medias, duke futur në një thes gazetarët dhe terroristët medialë”, ka shkruar ai.

    Në reagimin e tij, zëvendësministri ka pretenduar se një qasje e tillë i diskrediton mediat dhe rrezikon gazetarët profesionistë. Ai gjithashtu e ka akuzuar Kusarin se qëndrimet e saj ndaj gazetarëve varen nga përkatësia e tyre partiake.

    “Gazetarët kjo i njeh si të tillë vetëm kur kanë një rreshtim të caktuar partiak”, ka shkruar Zogiani.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zv.ministri Zogiani eskalon ndaj gazetarëve, i quan “terroristë medialë” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale

    Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale

    Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale

    Xhensila dhe Ledri po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, pas raportimeve të fundit për jetën e tyre personale.

    Sipas raportimeve të mediave rozë, Xhensila ka hequr Ledrin nga lista e personave që ndjek në rrjetet sociale. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe reperi, duke bërë që dyshja të mos ndiqen më në platformat sociale.

    Ky zhvillim vjen në kohën kur është komentuar raporti i përfolur mes Ledrit dhe këngëtares Bebe Rexha.

    Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike për këtë veprim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Xhensila dhe Ledri nuk ndiqen më në rrjete sociale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Topalli: Programi i PKMLSHJ-së u hartua më 1978, para demonstratave të vitit 1981

    Topalli tregon si u angazhua në PKMLSHJ: Isha 15 vjeç kur mora pjesë në mbledhjen themeluese

    Ish-veprimtari Faton Topalli ka rrëfyer për fillimet e angazhimit të tij politik në Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), duke thënë se rrugëtimi i tij kishte nisur në vitin 1978, kur ishte 15 vjeç.

    Në intervistën në Debat Plus në kuadër të ciklit “Dosjet”, Topalli ka treguar se ndikim në formimin e tij kishte pasur edhe daja i tij, Abdullah Prapashtica, i cili, sipas tij, i kishte folur për lëvizjen ilegale shqiptare dhe figurat e rezistencës kombëtare.

    “Rrugëtimi im politik i angazhuar fillon prej vitit 1978 kur marr pjesë në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi. Po angazhimi im në fakt ka filluar një pesë-gjashtë muaj më herët. Unë kam qenë 15 vjeçar në atë kohë”, ka deklaruar Topalli.

    Ai ka thënë se përmes bisedave me dajën e tij ishte njohur herët me emrat e Adem Demaçit, Sabri Novosellës, Selatin Novosellës dhe Xhafer Shatrit.

    “Abdullahu më ka folur shumë për lëvizjen ilegale, më ka folur shumë për Sabri Novosellën, për Adem Demaçin, për Selatin Novosellën, për Xhafer Shatrin, gjithë këto figura. Unë jam, në njëfarë mënyre jam brumosur me emrat e tyre dhe për mua kanë qenë idealet e rezistencës”, ka thënë ai.

    Topalli ka treguar edhe një episod nga fëmijëria, kur Abdullah Prapashtica e kishte pyetur se kush ishte Josip Broz Tito, të cilin ai e njihte nga mësimet në shkollë si “shoku Tito”.

    Sipas rrëfimit të tij, daja e kishte goditur fotografinë e Titos me laps dhe e kishte pyetur: “Çfarë shoku është ky për ty!”

    Topalli ka thënë se më vonë edhe vetë kishte vepruar në të njëjtën mënyrë, duke kujtuar qëndrimin e dajës së tij.

    Ai ka deklaruar se në gusht të vitit 1978 ishte angazhuar si anëtar i Komitetit Qendror të PKMLSHJ-së, ku, sipas tij, merrnin pjesë edhe figura të tjera të organizatës.

    Topalli ka treguar se një nga synimet e partisë ishte që anëtarët e saj të depërtonin në institucionet e pushtetit jugosllav, përfshirë policinë dhe Lidhjen Komuniste të Kosovës, me qëllim që kërkesa për Republikë të shtrohej edhe brenda strukturave ekzistuese.

    Burimi: Dukagjini

  • Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

    Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadoren greke, Heleni Vakali

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e falënderoi ambasadoren për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj, duke vlerësuar kontributin në afrimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

    Gjatë takimit u theksua rëndësia e avancimit të marrëdhënieve dypalëshe, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe politik, si dhe mbështetjes së Greqisë për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

    Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadores Vakali suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj për dhunën gjatë protestës në Tiranë

    Ambasada amerikane paralajmëron shtetasit e saj për dhunën gjatë protestës në Tiranë

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë ka reaguar sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës që nisi në Rrugën e Durrësit dhe më pas u zhvendos para Kryeministrisë.

    Në një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ambasada thekson se protesta pranë Sheshit Skënderbej është shndërruar në të dhunshme për shkak të hedhjes së gurëve.

    Sipas ambasadës, protesta mund të shtrihet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke sjellë prani të shtuar policore, pengesa në trafik, devijime dhe mbyllje rrugësh.

    Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratat, ndërsa shtetasve amerikanë u është bërë thirrje të qëndrojnë vigjilentë dhe t’i japin përparësi sigurisë personale.

    Ambasada gjithashtu u kërkon të ndjekin mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për t’u informuar mbi zhvillimet e fundit.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

    Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

    Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

    Protesta në Tiranë është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi protestuesit kanë zhvendosur marshimin nga Kryeministria dhe Bulevardi drejt Ministrisë së Drejtësisë, së cilës i kanë vënë zjarrin.

    Pas incidenteve të regjistruara në disa zona të kryeqytetit, situata është tensionuar më tej, ndërsa protestuesit kanë vazhduar me akte dhune dhe janë përballur me ndërhyrjen e forcave të Policisë.

    Për shpërndarjen e turmës, efektivët kanë përdorur në masë gaz lotsjellës dhe bomba shpërthyese, në përpjekje për të vënë situatën nën kontroll.

    Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, studentët dhe protestuesit e tjerë kanë vijuar qëndresën në rrugët e kryeqytetit.

    Ndërkohë, në shënjestër të protestuesve ka qenë edhe qendra tregtare “Toptani”, ku një grup personash kanë thyer xhamat e fasadës së ndërtesës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali