Category: Lajme

  • Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë

    Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë

    Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë

    Ndërmarrja publike “Termokos” ka bërë të ditur se sezoni i ngrohjes për vitin 2026/2027 nis zyrtarisht sot, më 15 tetor, pasi janë përfunduar përgatitjet dhe janë plotësuar kushtet e nevojshme për funksionalizimin e sistemit.

    Sipas ndërmarrjes, kryeshefi ekzekutiv, Bersant Beka, së bashku me menaxhmentin, ka vlerësuar gatishmërinë e sistemit për fillimin e sezonit të ri.

    “Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

    Gjatë ditëve të fundit, ndërmarrja ka përfunduar punët përgatitore, ndërsa është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Termokosi ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është konfirmuar gatishmëria për nisjen e furnizimit me ngrohje.

    “Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët”, thuhet më tej në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Termokosi nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Jo gjithmonë një gjendër, por kanceri i gjirit zbulohet edhe nga këto shenja në lëkurë

    Jo gjithmonë një gjendër, por kanceri i gjirit zbulohet edhe nga këto shenja në lëkurë

    Jo gjithmonë një gjendër, por kanceri i gjirit zbulohet edhe nga këto shenja në lëkurë

    Ndryshimet në lëkurën e gjirit mund të jenë ndër shenjat e para të kancerit, ndërsa trajtimet kundër sëmundjes mund të shkaktojnë efekte anësore në lëkurë, flokë dhe thonj. Mjekët këshillojnë që çdo ndryshim i ri ose i vazhdueshëm të kontrollohet nga një profesionist shëndetësor

    Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë si një kokërr e dallueshme. Në disa raste, shenjat e para vërehen në lëkurë. Sipas studimeve, deri në 10 për qind e pacienteve me kancer të gjirit janë diagnostikuar fillimisht për shkak të ndryshimeve të tilla.

    Edhe trajtimet kundër kancerit mund të shkaktojnë probleme në lëkurë, flokë dhe thonj, të cilat, sipas studimeve, prekin deri në 94 për qind të pacienteve.

    “Përfshirja e një dermatologu që në fillim të trajtimit ndihmon në vlerësimin e gjendjes fillestare të lëkurës dhe në përgatitjen e një plani në rast se shfaqen efekte anësore”, ka thënë dermatologia Kiran Mian për ABC News.

    Cilat ndryshime në lëkurë mund të jenë shenjë paralajmëruese?

    Kanceri i gjirit është një nga llojet e kancerit që përhapet më shpesh në lëkurë. Ndryshimet e dukshme mund të përfshijnë: ndryshim të ngjyrës së lëkurës së gjirit, skuqje ose puçrra që nuk largohen, ënjtje dhe rritje të temperaturës së lëkurës, lëkurë me gropëza, që ngjan me sipërfaqen e lëvozhgës së portokallit si dhe thithkë që tërhiqet nga brenda.

    Këto shenja nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht kancer, pasi mund të shkaktohen edhe nga probleme të tjera. Megjithatë, nëse janë të reja, vazhdojnë për një kohë të gjatë ose nuk përmirësohen, është e rëndësishme të vlerësohen nga mjeku.

    Një formë e rrallë, por agresive, është kanceri inflamator i gjirit, i cili përbën rreth 1-5 për qind të rasteve të kancerit të gjirit. Ai mund të përparojë më shpejt se format më të zakonshme dhe shpesh nuk shkakton një kokërr të dallueshme.

    Për këtë arsye, mund të ngatërrohet me një infeksion të gjirit ose me një skuqje të ngjashme me ekzemën. Në disa raste, pacientet marrin antibiotikë pa përmirësim, çka mund ta shtyjë mjekun të kërkojë ekzaminime të mëtejshme, përfshirë biopsinë e lëkurës.

    “Kanceri i gjirit nuk shfaqet gjithmonë si një kokërr”, ka theksuar onkologia Elizabeth Comen.

    Si ndikojnë trajtimet në lëkurë dhe flokë?

    Radioterapia mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, të ngjashme me djegien nga dielli, si dhe ënjtje, kruarje dhe errësim të zonës së trajtuar. Në rastet më të rënda, lëkura mund të bie dhe të lëshojë lëngje.

    Për kujdesin e lëkurës gjatë trajtimit, dermatologia Mian rekomandon produkte të buta, pa aromë, dhe hidratim të rregullt, sipas udhëzimeve të ekipit mjekësor.

    Reagimet më të rënda duhet të diskutohen me mjekun që ndjek trajtimin ose me dermatologun. Në varësi të rastit, mund të nevojiten kremra mjekësorë ose ndryshime në trajtim, të vendosura vetëm nga ekipi onkologjik.

    Një tjetër shqetësim i madh për pacientet është rënia e flokëve. Sipas studimeve të cituara në artikull, më shumë se 70 për qind e pacienteve e konsiderojnë atë efektin anësor që i frikëson më shumë, ndërsa rreth 10 për qind kanë menduar të refuzojnë kimioterapinë për këtë arsye.

    “Rënia e flokëve nuk është diçka sipërfaqësore. Ajo mund të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e identitetit të një personi”, ka thënë Comen.

    Megjithatë, jo të gjitha trajtimet me kimioterapi shkaktojnë domosdoshmërisht rënie të flokëve.

    Një mundësi për ta kufizuar këtë efekt është ftohja e skalpit, përmes një kapuçi të posaçëm që përdoret gjatë kimioterapisë. Sipas një studimi, deri në dy të tretat e grave që përdorën këtë metodë ruajtën të paktën gjysmën e flokëve. Efektiviteti varet nga lloji i trajtimit dhe skema e kimioterapisë.

    Rënia ose hollimi i flokëve mund të prekë edhe vetullat dhe qerpikët. Pas përfundimit të trajtimit, dermatologu mund të këshillojë mundësi të përshtatshme për menaxhimin e rënies së flokëve dhe ndryshimeve të tjera të lëkurës.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Ekspertët këshillojnë që pacientet të mos i neglizhojnë ndryshimet e reja në lëkurën e gjirit, sidomos kur ato vazhdojnë ose nuk përmirësohen.

    Një skuqje nuk do të thotë automatikisht se bëhet fjalë për kancer, por as mungesa e një kokrre nuk e përjashton sëmundjen, shkruan living.al.

    Mjekët këshillojnë që të mos prisni shfaqjen e një kokrre për të kërkuar kontroll mjekësor. Zbulimi i hershëm i ndryshimeve dhe vlerësimi i tyre nga specialistët mund të ndihmojnë në identifikimin e problemit dhe në marrjen e kujdesit të duhur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Jo gjithmonë një gjendër, por kanceri i gjirit zbulohet edhe nga këto shenja në lëkurë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Hita viziton punonjësit e Policisë të lënduar gjatë tubimit të djeshëm

    Hita viziton punonjësit e Policisë të lënduar gjatë tubimit të djeshëm

    Pas përfundimit të tubimit të dhunshëm, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtuesi madhor, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë të lënduar si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe bomba molotov nga pjesëmarrës të maskuar. Për më shumë se 14 orë, këta të fundit sulmuan punonjësit e Policisë dhe vunë në rrezik sigurinë e tyre, raporton ATSH.

    Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e tij të plotë dhe të institucionit që drejton.

    Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar dëmtime më të rënda do të qëndrojnë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Gjatë tubimit të djeshëm u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    gjithashtu thuhet se deri vonë mbrëmë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

    Burimi: RTKLive

  • Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër udhëheqësve evropianë

    Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, ka akuzuar pronarin e platformës X, Elon Musk, se po përdor rrjetin e tij social për të “orkestruar fushata masive ngacmimi online” të drejtuara kundër udhëheqësve evropianë.

    Duke folur në një konferencë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Barrot tha se forcat që kërkojnë të minojnë demokracinë po dominojnë mediat sociale, ku po përdorin taktika të dizajnuara për të polarizuar debatin publik, raportoi Le Monde.

    “Qëllimi i tyre përfundimtar është i qartë. Ata duan të marrin pushtetin dhe pastaj të krijojnë kushte për ta lënë atë të mos ju ikë kurrë”, tha ministri.

    Barro tha se qeveria e tij po punon për t’iu përgjigjur realitetit ku ndikuesit e paguar ose të punësuar kërkojnë të shfrytëzojnë shtrirjen virale të platformave dixhitale.

    Ai deklaroi se qeveria e tij do të punonte për të luftuar ndikimin e huaj, shkruan euronews.al.

    “Ne do të jemi të palëkundur, sepse na është e qartë se ata po dëmtojnë interesat themelore të shtetit. Ne nuk tolerojmë asnjë ndërhyrje të huaj, pavarësisht se nga vjen. Është çështje sovraniteti”, tha ministri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ministri francez akuzon Elon Musk për fushatë kundër udhëheqësve evropianë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dhjetëra kamionë të bllokuar në Landovicë, “Ekoregjioni” s’lejohet të deponojë mbeturinat

    Dhjetëra kamionë të bllokuar në Landovicë, “Ekoregjioni” s’lejohet të deponojë mbeturinat

    Dhjetëra kamionë të bllokuar në Landovicë, “Ekoregjioni” s’lejohet të deponojë mbeturinat

    Situata me menaxhimin e mbeturinave raportohet se është bërë shumë e rëndë në rajonin e Prizrenit.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se dhjetëra kamionë të kompanisë së pastrimit “Ekoregjioni” nuk po lejohen që t’i deponojnë mbeturinat në deponinë e Landovicës, transmeton Klankosova.tv.

    “Lidhur me këtë çështje, unë dje kam kontaktuar Kryeshefin Ekzekutiv të kompanisë, Burim Shalën, i cili tha se arsyeja e moslejimit të deponimit të mbeturinave nga KMDK-ja është për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare”, u shpreh Salihu.

    Pos tjerash, është bërë e ditur se nga sot janë pezulluar të gjitha shërbimet e grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave.

  • 51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    51 policë të lënduar në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i viziton në spital

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi punonjësit e policisë që pësuan lëndime gjatë tubimit të zhvilluar ditën e sotme.

    Drejtori Hita u uroi punonjësve të lënduar shërim të shpejtë, i falënderoi për profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përmbajtjen e treguar përballë sulmeve të pandërprera, si dhe i siguroi për mbështetjen e plotë të tij dhe të institucionit që drejton, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Hita bisedoi edhe me stafin drejtues të spitalit dhe ekipin mjekësor, nga të cilët u informua se punonjësit e Policisë që kanë pësuar lëndime më të rënda dhe do të vijojnë të qëndrojnë në spital, po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

    Sipas autoriteteve, gjatë tubimit u lënduan 51 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Shërbimet e Policisë, deri në këto momente, kanë shoqëruar për veprime të mëtejshme 65 shtetas pjesëmarrës në tubim, të dyshuar për sulme ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private. 

  • Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, e enjte, seancën e radhës plenare, e cila do të nisë në orën 10:00.

    Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe propozimin e Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Rendi i ditës:                                                     

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
    2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
    3. Pyetjet parlamentare;
    4. Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
    5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
    6. Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë sot, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 09:30, në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komisioni shqyrton ndryshimet në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

    Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë

    Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas vlerësimit të përgatitjeve për sezonin e ri, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Bersant Beka, në bashkëpunim me menaxhmentin, ka konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme.

    “Në bazë të këtij vlerësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet klimatike, sezoni ngrohës 2026/2027 fillon zyrtarisht më 15 tetor për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së kryeqytetit”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

    Ndërmarrja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit janë përfunduar përgatitjet për fillimin e sezonit të ri të ngrohjes. Në kuadër të këtyre angazhimeve, është nënshkruar edhe marrëveshja për furnizim me energji me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Po ashtu, në koordinim me Komunën e Prishtinës dhe organet drejtuese të ndërmarrjes, është vlerësuar se janë përmbushur kushtet për fillimin e sezonit të ngrohjes.

    “Për të garantuar sigurinë e pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi me ngrohje do të nisë me kapacitet të kufizuar dhe do të rritet gradualisht, deri në stabilizimin e plotë të furnizimit për të gjithë konsumatorët”, thuhet më tej në njoftim.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni për Komunitete mblidhet sot

    Komisioni për Komunitete mblidhet sot

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet të enjten, më 15 tetor, në orën 09:30.

    Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

    Po ashtu, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, fushëveprimin e komisionit dhe planin e tij të punës për sesionin vjeshtor 2026.

    Mbledhja do të mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini