Category: Lajme

  • 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën të dy

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth mesnatës në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku një zjarr i rënë në një banesë sociale u mori jetën dy bashkëshortëve. Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit të Policisë, nga hetimet paraprake dyshohet se 35-vjeçari me inicialet A. I. i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij, shtetasve I. Z., 65 vjeçe, dhe A. Z., 68 vjeç.

    Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.

    Pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 mbërritën në vendngjarje, ku nisën veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Pas hetimeve të kryera nga ekspertët kriminalistë dhe specialistët për rastet e zjarrvënieve, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes, si i dyshuar për kryerjen e krimit.

  • Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia u bën thirrje për qetësi pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë

    Policia e Shqipërisë u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubimin në Tiranë të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat e maskuar që, sipas policisë, po sulmojnë efektivët dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

    Përmes një deklarate publike, Policia e Shtetit ka apeluar për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj, transmeton Klankosova.tv.

    Në deklaratë, policia nënvizon se është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e qytetarëve, ushtrimin e së drejtës për tubim paqësor, si dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

    “Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit”, thuhet në apelin e Policisë së Shtetit.

    Institucioni thekson se do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

     “E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet”.

  • ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    ‘Daily Mail’ lëshon alarmin: Futbolli anglez është në kufijtë e rrënimit

    Në Angli janë ndezur sirenat e alarmit që nga momenti kur doli në dritë raporti i IFR(Rregullatorit të Pavarur të Futbollit) që zbuloi se 94% e klubeve të këtij vendi kanë humbje në bilanc dhe se 1/3 e klubeve të EFL dhe National leagye janë në situata falimentimi.

    Raporti, i siguruar nga Daily Mail flet tekstualisht se këto klube janë në kufijtë e katastrofës financiare dhe thekson se është e nevojshme për një reformë urgjente. Motivi kryesor i kësaj situate është tentativa për të ruajtur kompetitivitetin sportiv duke rritur vazhdimisht pagat e futbollistëve. ‘Kjo ka gjeneruar një kokteil të rrezikshëm në rritje të borxhit dhe varësisë së tepruar nga financimi i pronarëve që vë në rrezik klubet dhe tifozët’-theksohet në raport, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

    Po kështu ky raport flet edhe për një hendek të thellë mes Premier League dhe kategorive të tjera të futbollit anglez. Pa shkuar më larg, mesatarisht një klub i kategorisë më të lartë të futbollit anglez fiton 8 herë më shumë se një i Championship. Një tjetër faktor lidhet me ndihmat që marrin skuadrat e Premier League që zbresin nga kategoria që detyrojnë pjesën tjetër që të bëjnë sforco ekonomike me shumë rrezik për të konkurruar thuajse në të njëjtat kushte.

    Raporti thekson nuk janë vetëm blerjet e lojtarëve ato që shkaktojnë këto probleme, por edhe rritja e kostove operative që bën që 17 skuadra të EFL dhe National League të regjistrojnë humbje edhe sikur këto klube nuk do të duhet të paguajnë lojtarët e tyre

    Mbi 60% e klubeve të EFL dhe National League janë teknikisht të falimentuara, ndësa më shumë se 1/4 e tyre nuk do të mund të mbijetojnë më shumë se 1 muaj nëse pronarët e tyre tërheqin financimin. Në hetimin e kryer shpjegohet se në sezonin 2025/26 u gjeneruan më shumë se 9 miliardë paundë, nga të cilat 7.5 miliardë i korrespondojnë Premier League, 1 miliard Championship, 460 milionë League One dhe Two dhe 70 milionë National League.

    Për të krijuar një ide të evoluimit, në 1992, të ardhurat mesatare të klubeve të Premier League ishin 2.7 herë më të larta në krahasim me ekipet e Championship, kurse aktualisht diferenca është 8.7

    Pagat

    Përsa iu përket pagave, në fushatat 2021-2022 dhe 2025-26, u rritën me 33% në Premier League, 32% në Championship, 71% në League One dhe 63 në League Two.

    Humbjet

    Në zërin e humbjeve, Premier League ka kaluar nga 20 milionë paundë në 2021-2022 në 44 milionë në 2025-26. Në Championship është kaluar nga 13 milionë në 2024-25 në 22 milionë në 2025-26. Në League One, humbjet janë trefishuar në 5 sezone nga 2.4 në 7.5 milionë dhe në League Two janë katërfishuar nga 600 mijë në 2.7 milionë paundë

    Borxhi

    Në përgjithësi, borxhi ka kaluar nga 2.8 miliardë paundë në sezonin 2020-21 ën 4.1 miliardë në 2024-25 dhe parashikohet që në sezonin aktual të arrijë në 5.1 miliardë. Klubet e Premier League përfaqësojnë 75% të borxhit total.

  • Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

    Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

    Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

    Mungesa e saj nxiti reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila kërkoi shkarkimin e ministres së Drejtësisë.

    “GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!”, ka shkruar Musliu, duke kërkuar që shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar të jetë i menjëhershëm.

    Sipas deputetes së PDK-së, Gërvalla mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

    “Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror”, ka shkruar Musliu.

    Ajo ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore, duke shtuar se një ministre që mungon në momente të tilla nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi.

    “Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë, prandaj duhet të shkarkohet!”, ka përfunduar Musliu.

    The post Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gërvalla e Murati “bojkotojnë” mbledhjen e Qeverisë për çlirimtarët

    Gërvalla e Murati “bojkotojnë” mbledhjen e Qeverisë për çlirimtarët

    Gërvalla e Murati “bojkotojnë” mbledhjen e Qeverisë për çlirimtarët

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku u miratua themelimi i grupit punues për bashkërendimin e mbështetjes juridike, institucionale dhe diplomatike për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procedurat e Apelit, kanë munguar ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

    Nuk dihet nëse mungesa e tyre është për shkak të qëndrimit të tyre për UÇK-në apo për ndonjë arsye tjetër. Vite më parë, Murati pati deklaruar se më lirë do të dilte po të angazhoheshin mercenarë sesa pagesat e veteranëve të UÇK-së.

    “Bile edhe mercenarë më pas angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtue veç 120 milion euro gjithsej. Edhe as falemnderit s’kish pasë nevojë me ju thanë”, shkruante ai.

    E Gërvalla pati deklaruar se ka dosje të tëra që i ka mbledhur dhe i ka dërguar diku jashtë vendit.

    “Unë kam dëshmi madje me shkrim, në zarfe të mbyllura të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme. I kam personalisht në shtëpinë time në Bon”, thoshte ajo.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë (14 tetor), ka miratuar vendimin për formimin e një Grupi Punues, i cili do të bëjë bashkërendimin e veprimeve sa i përket çështjes së apelimit të vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Kryesues i këtij Grupi është caktuar Glauk Konjufca, ministër i Jashtëm i Kosovës. Aty do të ketë edhe përfaqësim parlamentar.I pari i Qeverisë, Albin Kurti, tha se pret “korrigjim të vendimit” të shkallës së parë nga ana e Gjykatës së Apelit në Hagë.

    “Aktgjykimin në shkallë të parë e konsiderojmë të padrejtë juridikisht dhe moralisht. Me pasaktësi historike dhe juridike. Prandaj punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e Apelit. Për të, nevojitet strategji shtetërore kombëtare”, tha Kurti.

    Muajin e kaluar, Gjykata Speciale i ka dënuar me 81 vjet burgim në total 4 ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gërvalla e Murati “bojkotojnë” mbledhjen e Qeverisë për çlirimtarët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ambasada amerikane: Dialogu Strategjik varet nga përmbushja e kushteve

    Ambasada amerikane: Dialogu Strategjik varet nga përmbushja e kushteve

    Në një përgjigje për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka rikujtuar se ky dialog është pezulluar për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025.

    “Shtetet e Bashkuara e pezulluan për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane.

    Megjithatë, SHBA-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta me Kosovën.

    “Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e interesave të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

    Sa i përket mundësisë së rifillimit të dialogut, Ambasada amerikane ka bërë të ditur se ai mund të zhvillohet kur të krijohen kushtet e duhura, duke përmendur në mënyrë të veçantë zotimet e Kosovës ndaj komunitetit serb.

    “Presim që Dialogu Strategjik të zhvillohet me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura, përfshirë përmbushjen nga ana e Kosovës të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dhënë për RTK-në.

    Burimi: RTKLive

  • Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

    Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

    Krijohet Grupi Punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka formuar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Siç raporton KP, në mbledhjen e mbajtur sot, pas diskutimeve dhe propozimeve për përbërjen e grupit punues, janë përzgjedhur gjashtë anëtarët që do të angazhohen në këtë proces.

    Pjesë e grupit punues do të jenë Vigan Qorrolli, Besnik Tahiri, Blerta Deliu, Doarsa Kica-Xhelili, Adnan Rrustemi dhe Albert Kinolli.

  • Musliu: Shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm

    Musliu: Shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm

    Musliu: Shkarkimi i Gërvallës nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka bërë thirrje për shkarkimin e Donika Gërvallës nga posti i saj qeveritar.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu ka shkruar se shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshëm dhe i menjëhershëm pasi që ministrja e Drejtësisë mungoi në mbledhjen e Qeverisë ku u themelua grupi punues për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

    Ajo kujtoi se Gërvalla mungoi edhe në ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

    “Shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar duhet të jetë i padiskutueshem dhe i menjëhershem.Ministrja e Drejtësisë mungon në mbledhjen ku Qeveria themelon grupin për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. Mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror.Një çështje kaq e ndjeshme kërkon përgjegjësi”, ka shkruar Musliu në Facebook.

  • Tjetër mbrëmje e madhe në Champions League-ArtMotion

    Tjetër mbrëmje e madhe në Champions League-ArtMotion

    Tjetër mbrëmje e madhe në Champions League-ArtMotion

    Sonte vazhdon spektakli i Champions League me nëntë ndeshje në program.

    18:45 – LASK – Liverpool

    Liverpool synon të marrë pikët e plota në transfertën ndaj LASK-ut, që kërkon të befasojë anglezët para tifozëve të vetë, transmeton Klankosova.tv.

    18:45 – Feyenoord – Como

    Feyenoord kërkon ta shfrytëzojë faktorin vendas, ndërsa Como synon të tregojë forcën edhe në arenën evropiane.

    21:00 – Manchester City – PSG

    Superdueli i mbrëmjes mes dy gjigantëve të futbollit evropian. City dhe PSG synojnë fitoren në një përballje që premton spektakël dhe shumë emocione.

    21:00 – Roma – Real Madrid

    Roma kërkon një mbrëmje të madhe në Olimpico përballë Real Madridit, skuadrës me histori të jashtëzakonshme në Evropë. Një sfidë që pritet të dhurojë atmosferë dhe futboll të nivelit të lartë.

    21:00 – Aston Villa – Fenerbahçe

    Aston Villa synon të shfrytëzojë fushën e vet, ndërsa Fenerbahçe udhëton me ambicie për të marrë një rezultat pozitiv në një duel me rivalitet të fortë.

    21:00| Bodo Glimt-Dortmund

    Dortmundi kërkon fitore në Norvegji, por Bodo/Glimt shpreson të shfrytëzojë avantazhin vendas për t’i hapur probleme skuadrës gjermane.

    21:00 – Real Betis – Porto

    Betis dhe Porto përballen në një duel të rëndësishëm evropian. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e tifozëve, ndërsa Porto kërkon të dëshmojë përvojën e saj.

    21:00 – Shakhtar Donetsk – AEK Athens

    Shakhtari dhe AEK-u përballen në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për vazhdimësinë në garën evropiane.

    21:00 – Slovan Bratislava – Stuttgart

    Stuttgarti kërkon të marrë rezultat pozitiv në transfertë, ndërsa Slovan Bratislava synon të shfrytëzojë terrenin vendas për të befasuar gjermanët.

    Spektakli i Champions League transmetohet në ArtMotion!

    May be an image of text

  • Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

    Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

    Komisioni për Legjislacion miraton shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin e buxhetit për 2026-ën

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli, tha se komisioni është ngarkuar nga seanca plenare e 5 tetorit 2026 që ta shqyrtojë projektligjin në përputhje me fushëveprimtarinë e tij.

    “Sipas vendimit të seancës plenare, 5 tetorit 2026, jemi të ngarkuar si komision për të shqyrtuar projektligjin numër 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit numër 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, sipas fushëveprimtarisë së komisionit”, deklaroi Qorrolli, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Ai bëri të ditur se anëtarët e komisionit nuk kanë propozuar amendamente për këtë projektligj dhe se raporti do t’i përcillet Komisionit për Buxhet.

    “Meqë nuk kemi amendamente për të propozuar, të votohet ky projektligj dhe raporti të dërgohet Komisionit për Buxhet”, tha Qorrolli.