Category: Lajme

  • Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit

    Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit

    Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit

    Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

    Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.

    Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

    Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë, shkruan TCH.

    Gjithashtu, edhe në universitetin e Elbasanit ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Thyhet dera e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, tulla dhe sende të forta drejt godinës, forcat policore qëndrojnë brenda oborrit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vijon protesta në Tiranë, bllokohet rruga e Durrësit

    Vijon protesta në Tiranë, bllokohet rruga e Durrësit

    Rruga e Durrësit është bllokuar sërish këtë të mërkurë, pasi qindra studentë dhe protestues kanë bllokuar kalimin, duke protestuar.

    Ata kanë shkulur kangjellat dhe i kanë vendosur si barriera në rrugë, ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë forcat e policisë, shkruan A2 CNN. Më parë, protestuesit hodhën gurë brenda godinës së Ministrisë së Arsimit.

    Kjo është dita e dytë e protestës studentore. Të mërkurën disa universitete dhe fakultete bojkotuan mësimin dhe marshuan nëpër rrugët e Tiranës drejt Ministrisë së Arsimit.

    Edhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” bllokuan rrugën para shkollës së tyre dhe bojkotuan mësimin. Deri më tani nuk janë shënuar përplasje me forcat e rendit, siç ndodhi të martën.

    Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë për shkak se ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë, dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera dhe rrethime metalike gjatë tubimit të së martës.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

    Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

    Shiroka-Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejt sigurie

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë.

    Ajo ka vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

    “Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gurthemeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

    Shiroka-Pula ka theksuar se misioni i KFOR-it ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes, ndërsa ka vënë në pah përgjegjësitë që institucionet e Kosovës kanë marrë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

    “Një mision i cili prej më shumë se 27 vitesh ka luajtur një rol të veçantë të ruajtjes së paqes, historia e Kosovës është në një pjesë të rëndësishme të saj. Për gjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

    Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Partneritetit për Paqe për sigurinë e përgjithshme dhe besimin e publikut.

    “Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, tha ajo.

    Presidentja ka theksuar se Kosova mirëpret praninë e aleatëve dhe pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.

    “Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha ajo.

  • Frika nga Ebola i largon gratë dhe fëmijët nga spitalet në Kongo

    Frika nga Ebola i largon gratë dhe fëmijët nga spitalet në Kongo

    Frika nga Ebola i largon gratë dhe fëmijët nga spitalet në Kongo

    Frika nga Ebola po i pengon gratë dhe fëmijët të kërkojnë kujdes shëndetësor në Kongon lindore, thonë punonjësit e shëndetësisë dhe agjencitë e ndihmës, duke kontribuar në rritjen e vdekjeve të nënave dhe rënien e normave të imunizimit të fëmijërisë që mund ta rëndojnë sistemin e kujdesit shëndetësor për vitet në vijim.

    Punonjësit e shëndetësisë thonë se ankthi i gabuar në lidhje me kontaktin me Ebolën është arsyeja kryesore pse gratë po heqin dorë nga kujdesi thelbësor para lindjes dhe po zgjedhin të lindin në shtëpi, dhe po vdesin më shpesh në rast të ndërlikimeve.

    Sipas Reuters, ende ka të dhëna të kufizuara në dispozicion, por shifrat për provincën Ituri po ngrenë alarmin. Shifrat e OKB-së tregojnë se vdekjet e nënave në provincën Ituri u rritën me gati 70% midis majit dhe korrikut krahasuar me një vit më parë, një tregues shqetësues i ndikimit të shpërthimit të Ebolës – aktualisht më i keqi i regjistruar në Kongo – në sistemin parësor të kujdesit shëndetësor, transmeton Klankosova.tv.

    Shkurtimet e mëdha të ndihmës ndërkombëtare kanë çuar gjithashtu në mungesë të disa ilaçeve që shpëtojnë jetë.

    “Ata mendojnë se ilaçet që u japim përmbajnë virusin Ebola”, tha kryeinfermierja Liliane Adronga për Reuters – duke theksuar vetëm një nga shumë dyshime të pabaza që qarkullojnë në lidhje me virusin dhe kujdesin shëndetësor.

    Adronga përshkroi se si gratë shpesh shmangnin kërkimin e kujdesit derisa ishte tepër vonë, duke kujtuar një rast të kohëve të fundit ku një grua besohej se kishte humbur foshnjën e saj ndërsa vuante nga malaria e patrajtuar.

    UNFPA ka raportuar një rënie prej më shumë se 30% të lindjeve në spital dhe 50% të trajtimit për ndërlikimet obstetrike për periudhën maj-korrik që nga fillimi i shpërthimit./Klankosova.tv

  • Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Haxhiu: Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu tha se mirëpret vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë, transmeton klankosova.tv.

    “Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale”, ka shkruar Haxhiu.

    Postimi i plotë:

    Mirëpres vendimin e Qeverisë për themelimin e Grupit Punues, i cili do të bashkërendojë mbështetjen shtetërore për ish-krerët e UÇK-së në procesin e Apelit.

    Aktgjykimi i 16 shtatorit ishte i padrejtë dhe i pasaktë. Në këtë fazë, është thelbësore që procesi në Apel të mbështetet nga një strategji e përbashkët shtetërore, me angazhim të koordinuar dhe mbështetje të plotë institucionale.

    Kuvendi do të jetë pjesë e këtij angazhimi. Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë, do të propozojmë delegimin e një përfaqësuesi të Kryesisë në këtë Grup Punues, në funksion të kontributit institucional për një mbrojtje sa më të mirë në procesin e Apelit.

    Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe çlirimtare. Kjo e vërtetë do të vazhdojë të thuhet dhe të mbrohet gjithmonë.

  • Gjeneralmajor Vergori merr komandën e KFOR-it

    Gjeneralmajor Vergori merr komandën e KFOR-it

    Në ceremoni, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), admirali George M. Wikoff, theksoi se misioni i KFOR-it mbetet i përqendruar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

    Ai vlerësoi kontributin e pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët për më shumë se 27 vjet kanë shërbyer në vend, duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin e tij.

    “Mandati është i qartë: të vendosë, të ofrojë dhe të ruajë një mjedis të sigurt në territorin e Kosovës, në mënyrë që të gjithë të mund të jetojnë në paqe. Për më shumë se 27 vjet, burrat dhe gratë nga mbi 31 shtete kanë shërbyer me krenari në kuadër të këtij mandati fisnik, me profesionalizëm dhe guxim. Për 27 vjet, ata janë përkushtuar në krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha Wikoff.

    Ai theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë shërbyer larg familjeve të tyre për të kontribuar në një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

    “Për 27 vjet, pjesëtarët e KFOR-it kanë shërbyer larg shtëpive të tyre dhe të ndarë nga familjet, për t’u siguruar njerëzve, të cilët shpesh nuk i kanë takuar kurrë, një jetë më të mirë. Mandati i KFOR-it është vërtet fisnik, sepse ata që shërbejnë në këtë mision i përkushtohen një qëllimi më të madh se vetja. Ata u shërbejnë të tjerëve”, deklaroi ai.

    Wikoff foli edhe për zhvillimin e vazhdueshëm të misionit, duke theksuar synimin e NATO-s për rritjen e kapaciteteve të ndihmës humanitare dhe përdorimin sa më efikas të burimeve në dispozicion.

    “Ky mision vazhdon të evoluojë, ndërsa NATO-ja synon të rrisë kapacitetet për ofrimin e ndihmës humanitare përmes një procesi të vazhdueshëm të optimizimit, duke maksimizuar efektivitetin e KFOR-it përmes integrimit dhe përdorimit sa më efikas të burimeve”, tha Wikoff.

    Pula: Kosova synon avancimin e rrugës drejt NATO-s

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, falënderoi KFOR-in për rolin e tij në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend për më shumë se 27 vjet, si dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

    Ajo theksoi se Kosova synon të avancojë rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke vënë në pah rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

    “Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gur themeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha Pula.

    Presidentja vlerësoi kontributin e KFOR-it ndër vite, duke theksuar se, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova ka ndërtuar dhe fuqizuar institucionet e saj të sigurisë.

    “Një mision i cili prej më shumë se 27 vjetësh ka luajtur një rol të veçantë të ruajtjes së paqes, historia e Kosovës është në një pjesë të rëndësishme të saj. Përgjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

    Pula theksoi gjithashtu se Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë rëndësi të veçantë për sigurinë dhe besimin e publikut.

    “Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, u shpreh presidentja.

    Ajo tha se Kosova mirëpret praninë e aleatëve, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe angazhimin në misione ndërkombëtare, në përputhje me synimet e saj për anëtarësim në NATO.

    “Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha Pula.

    Ndërrimi i komandës shënon kalimin e udhëheqjes së misionit të KFOR-it nga gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş te gjeneralmajori italian Roberto Vergori, në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë.

    Burimi: RTKLive

  • Bajrami: Shqetësuese shkeljet e pretenduara në Dhomat e Specializuara

    Bajrami: Shqetësuese shkeljet e pretenduara në Dhomat e Specializuara

    “E vlerësoj shumë lart këtë raport të Avokatit të Popullit, ku ai në kontinuitet ka shprehur shqetësime për këtë proces. Po flas këtu në cilësinë e profesorit të së drejtës kushtetuese, njëri prej hartuesve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe fillimisht dua të theksoj se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka promovuar standardet më të larta për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Pra, kapitulli 2 dhe 3 i Kushtetutës së Kosovës do të trajtojë një nga modelet më të mira evropiane se si zbatohet Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe nëse Republika e Kosovës ka promovuar këto standarde kaq të larta, ka të drejtë legitime që të kërkojë respektimin e tyre ndaj shtetasve të Kosovës”, tha Bajrami.

    Ai tha se themelimi i Dhomave të Specializuara ishte një moment delikat për Kosovën dhe se vendimi për delegimin e sovranitetit ishte marrë me besimin se gjykata do të promovonte standardet më të larta të drejtësisë evropiane.

    “Në radhë të parë dua t’i adresohem këtu mysafirëve ndërkombëtarë, përfaqësuesve të Këshillit të Evropës, përfaqësuesve të zyrave diplomatike, për të treguar se themelimi i Dhomave të Specializuara ka qenë një moment shumë delikat për Republikën e Kosovës, sepse ka filluar pas konfirmimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe opinionit këshilldhënës me të cilën është konfirmuar se procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Dhe ky proces është zhvilluar me mirëbesim. Pra, Republika e Kosovës ka marrë një vendim shumë të rëndë që në emër të sovranitetit sovran të delegojë sovranitetin e vet te një gjykatë e specializuar me besimin e popullit të Kosovës që ajo do të promovojë standardet më të larta të drejtësisë evropiane. Për shkak se edhe vetë Këshilli i Evropës, por edhe vetë Bashkimi Evropian është i ndërtuar mbi bazat e sundimit të ligjit”, theksoi ai.

    Bajrami tha se, pas dhjetë vjetësh, në vend të një procesi model, qytetarët dhe institucionet e Kosovës po shprehin shqetësime për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

    “Dhe, në vend që ne të shohim këtë vit tani po bëhen 10 vite një proces model të promovimit të standardeve të larta të Bashkimit Evropian, me të drejtë populli i Kosovës, qytetarët e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Avokati i Popullit po shprehin shqetësimin legjitim për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në një proces i cili është premtuar se do të jetë proces i drejtë, një proces që do të arsyetonte komplet pritjet e qytetarëve evropianë e taksapaguesve evropianë dhe që do të promovonte standardet më të larta”, tha Bajrami.

    Ai kritikoi procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara, duke pretenduar se janë evidentuar shkelje materiale dhe procedurale, si dhe mosrespektim i standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë.

    “Në vend të kësaj, këtë vit kemi qenë dëshmitarë të një procesi të mbyllur, me përplot shkelje, shkelje materiale, shkelje procedurale, jo vetëm të legjislacionit të një shteti sovran siç është Republika e Kosovës, por edhe të standardeve të Bashkimit Evropian, në radhë të parë Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë. Dhe ato shkelje janë notore, evidente, janë shkelje materiale, janë shkelje procedurale, të cilat çdo jurist i pavarur, çdo jurist pa ndikime politike e ka lehtësisht për t’i vërejtur”, tha ai.

    Bajrami tha se procesi, sipas vlerësimit të tij, ka shkelur parimet bazë të drejtësisë penale, përfshirë prezumimin e pafajësisë, barazinë e palëve dhe transparencën. Ai ngriti gjithashtu pretendime për bashkëpunimin me Prokurorinë Speciale të Serbisë dhe për mungesën e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

    “Pra, në vend që Bashkimi Evropian sot të mburret që ka zhvilluar një proces model që ndoshta i ka tejkaluar edhe standardet e Tribunaleve Penale për ish-Jugosllavinë, ai sot ka një hipotekë të një procesi me shumë të meta, një procesi që ka qenë hermetikisht i mbyllur, i cili tërësisht ka shkelur parimet bazë të drejtësisë penale: pra parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e barazisë së palëve, parimin e transparencës, parimin e ekonomizimit, parimin e gjykimit të drejtë dhe dhjetëra parime që specialistët e së drejtës penale i kanë lehtësisht të kuptueshme. Dhe, në fakt, kanë zhvilluar një proces të paparabarë, ku në vend të mirëbesimit, dhe që t’i kthejnë Kosovës me mirëbesim këtë vendim të rëndë, kanë zhvilluar një hetim të tërë kohës me një shtet që ka ushtruar dhunë, represion në nivel të genocidit, dhe publikisht kanë treguar se kanë bashkëpunuar gjithë kohën me prokurorinë speciale të Serbisë, madje edhe kanë ndarë shpërblime për prokurorët specialë serbë për dosjet e fabrikuara, dosjet fallso me të cilat Serbia e ka ushqyer, përderisa nuk kanë pranuar asnjë korrespondencë me shtetin amë, me shtetin e Kosovës, pra me Republikën e Kosovës, për më tepër nuk kanë pranuar as bashkëpunimin me Avokatin e Popullit, që është një institucion i pavarur që ka të drejtë legitime të kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve të Kosovës”, ka thënë ai.

    Në fund, Bajrami tha se procesi ka shqetësuar qytetarët e Kosovës, të cilët, sipas tij, kanë pritur një gjykim të drejtë. Ai vuri në pikëpyetje legjitimitetin e akuzimit në emër të popullit të Kosovës, duke iu referuar edhe qëndrimeve të qytetarëve dhe Kuvendit të Kosovës.

    “I tërë ky proces, në fakt, ka shqetësuar qytetarët e Kosovës anë e mbanë. Të cilët kanë pritur një gjykim të drejtë. Dhe sot ata anë e mbanë Kosovës po shprehin se ky akuzim nuk ka legjitimitet të mbajë thirrjen në emër të popullit të Kosovës. Jo! Nuk është akuzim në emër të popullit të Kosovës. Këtë e kanë thënë qytetarët, e ka thënë Kuvendi i Kosovës dhe e përfaqësojnë përfaqësuesit e qytetarëve të Kosovës”, tha Bajrami.

    Burimi: RTKLive

  • Dy filma shqiptarë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

    Dy filma shqiptarë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

    Dy filma shqiptarë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

    Kinematografia shqiptare shënon një tjetër arritje të rëndësishme në skenën ndërkombëtare.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, filmat “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përfshirë në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, transmeton Klankosova.tv.

    Përfshirja e dy filmave në këtë listë përbën një moment të rëndësishëm për kineastët shqiptarë dhe përfaqëson një tjetër dëshmi të krijimtarisë, talentit dhe përkushtimit të tyre në artin e shtatë.

  • Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

    Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

    Dosja e Prokurorisë: Zbulohen fjalët që Gani Geci ia tha Lirim Mehmetajt

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Në kërkesën që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, thuhet se kanosja ndodhi në zyrat e portalit “Vox Kosova”, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 11 tetor 2026, rreth orës 19:27, në zyrat e portalit “VOX Kosova” në Prishtinë, për shkak të një postimi të publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj në rrjetin social Facebook lidhur me deputetin Fatos Geci, me qëllim që ta detyrojë të dëmtuarin ta largojë ose ta ndryshojë përmbajtjen e postimit, pasi ky i fundit kishte refuzuar kërkesën e tij, thuhet se ka kanosur drejtpërdrejt me fjalët: “Nëse nuk e hek postimin ose nuk e ndryshon, kena me u vra“.

    “…duke ia përsëritur kërkesën me fjalët: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra“, thuhet në kërkesë.

    Më tej, sipas “Betimit për Drejtësi”, thuhet se më 12 tetor 2016 derisa i dëmtuari ishte në emisionin “Debat Plus” në cilësinë e panelistit, i dyshuari Geci kishte shkuar në afersi të një televizioni, ku edhe kishte postuar video në rrjetin social Tik-Tok për t’ia bëre me dije të dëmtuarit se ndodhej aty dhe e kishte pritur përreth dy orë që të dilte nga studio.

    Me këto veprime, ka shkaktuar tek i dëmtuari ndjenjën e frikës, ankthit e pasigurisë.

    Andaj, për këto veprime, Gani Geci dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal.

  • Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

    Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë, raporton Ekonomia Online.

    Ajo ka vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së vendit.

    “Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gur themeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha ajo.

    Shiroka Pula ka theksuar se misioni i KFOR-it ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes, ndërsa ka vënë në pah përgjegjësitë që institucionet e Kosovës kanë marrë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

    “Një mison i cili prej më shumë se 27 vietsh ka luajtur një rol të veçant të rusjtjesë  së paqes, historia e Kosovës ësgtë në një pjesë të rendsishme të saj. Për gjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

    Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Partneritetit për Paqe për sigurinë e përgjithshme dhe besimin e publikut.

    “Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, tha ajo.

    Presidentja ka theksuar se Kosova mirëpret praninë e aleatëve dhe pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.

    “Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha ajo.

    Burimi: Dukagjini