Category: Lajme

  • Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave

    Tensionet në Tiranë, protestuesit zhvendosen te “Pazari i Ri”, u vënë flakën koshave dhe tezgave

    Protesta që nisi mesditën e së martës përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar në disa zona të kryeqytetit.

    Pas lëvizjes në zonën e “9-katësheve”, një grup protestuesish është zhvendosur edhe te “Pazari i Ri”, ku u ka vënë flakën koshave të mbeturinave dhe zonës pranë tregut me strukturë druri.

    Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar flakët./Euronews.al

    Burimi: Dukagjini

  • Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia

    Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia

    Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia

    Një nga protestuesit e përfshirë në protestën e studentëve të mbajtur këtë të martë në Tiranë është shoqëruar nga Policia, pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.

    Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, i riu shihet duke u mbajtur nga efektivët e Policisë, ndonëse dyshohet se e ka këmbën e thyer.

    Për ta transportuar, zyrtarët policorë e mbajnë në ajër, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

    Sipas raportimeve, i riu ndodhet në spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pamje të rënda nga protesta në Tiranë, i riu me këmbë të thyer merret nga Policia appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ky është rendi i ditës

    Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ky është rendi i ditës

    Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë nesër mbledhje. Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje janë paraparë për shqyrtim dhjetë pika, të cilat përfshijnë projektligje, propozim-vendime dhe kërkesa të ndryshme të institucioneve publike.

    Ndër çështjet që do të shqyrtohen janë Projektligji për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë, si dhe Drafti i Programit për Vlerësimin Ex-Post të Akteve Juridike për vitet 2026–2028.

    Po ashtu, ministrat do të shqyrtojnë ndryshimet në vendimin për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare, si dhe propozim-vendimet për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve për sigurime sociale me Austrinë dhe Turqinë.

     

    Burimi: RTKLive

  • Akuzat ndaj Kos, Kajtazi: Ata që kanë punuar me UDB-në nuk mund të jenë miqësor për Kosovën (VIDEO)

    Akuzat ndaj Kos, Kajtazi: Ata që kanë punuar me UDB-në nuk mund të jenë miqësor për Kosovën (VIDEO)

    Akuzat ndaj Kos, Kajtazi: Ata që kanë punuar me UDB-në nuk mund të jenë miqësor për Kosovën (VIDEO)

    Një nga temat kryesore që u trajtuan në emisionin Rubikon ishte edhe ndryshimi i Ligjit për Specialen.

    Gazetari Vehbi Kajtazi, deklaroi se ajo që po i kritikon ashpër këto ndryshime është Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, e cila nga shteti slloven po akuzohet për bashkëpunim me UDB-në.

    “Këto çështje që përpiqen me i fsheh ne nuk do të duhej me i fsheh”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.

    Ai theksoi se ata që kanë bashkëpunuar me UDB-në ndonjëherë, kurrë nuk mund të jenë miqësorë me Kosovën.

  • Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

    Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

    Arrestimi i ish-shefit të shërbimit sekret gjerman, Kajtazi: Ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt

    Opinionisti Vehbi Kajtazi ka folur për arrestimin e ish-shefit të Shërbimit Intelegjent të Gjermanisë, duke rikthyer në vëmendje rolin që, sipas tij, ai ka pasur në hartimin e raportit të Dick Martyt.

    Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kajtazi tha se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë çështje në komunikimin me shtetin gjerman dhe me perëndimin.

    “Duhet pasur parasysh se ky ka rolin kryesor në hartimin e raportit të Dick Martyt. Ne do të duhej ta përdornim këtë jashtëzakonisht shumë në komunikim me shtetin gjerman, në komunikim me perëndimin, për t’ua argumentuar atyre se historia e krejt kësaj nis me një qasje armiqësore në raport me Kosovën”, u shpreh ai./Klankosova.tv

  • Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence

    Operacionet e fluturimeve në aeroportin e Nurembergut, në Gjermani, janë pezulluar pas një emergjence aviacioni, bëjnë të ditur zyrtarët e aeroportit. Situata ka vënë në gatishmëri autoritetet aeroportuale, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi rrethanat që çuan në ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit ajror.

    Sipas informacionit paraprak, pezullimi i fluturimeve është bërë për shkak të një emergjence, natyra e së cilës mbetet ende e paqartë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar mbi atë që ka ndodhur, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një problem teknik, një incident që përfshin një avion apo një situatë tjetër, që kërkon ndërhyrjen e shërbimeve përkatëse.

    Ndalimi i operacioneve në një aeroport mund të ndikojë në nisjet dhe mbërritjet e avionëve, si dhe të shkaktojë vonesa në oraret e udhëtimeve. Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka informacion të konfirmuar mbi numrin e fluturimeve të prekura, kohëzgjatjen e pezullimit apo ndikimin konkret te pasagjerët që ndodhen në aeroport.

    Zyrtarët e aeroportit pritet të japin informacione të tjera në vijim, ndërsa situata mbetet në zhvillim. Deri në një njoftim të ri zyrtar, nuk është e qartë se kur do të rifillojnë normalisht operacionet e fluturimeve në aeroportin e Nurembergut.

    Pasagjerët që kanë udhëtime të planifikuara nga ky aeroport këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare të aeroportit dhe të kompanive ajrore përkatëse, në mënyrë që të informohen për çdo ndryshim të mundshëm në oraret e nisjeve dhe mbërritjeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në aeroportin e Nurembergut, pezullohen fluturimet pas një emergjence appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Policia jep detaje për aksionin në Fushë Kosovë, arrestohen dy persona

    Sipas Policisë, në këtë operacion kanë intervenuar njësitë speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe ato patrulluese, pasi sipas informacioneve fillestare, një person i dyshuar, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, kishte kërcënuar një qytetar me armë.

    Policia ka bërë të ditur se pas identifikimit të të dyshuarit, ai nuk u është bindur urdhrave për ndalim dhe dorëzim, por është mbyllur brenda banesës së tij.

    “Policia e Kosovës, ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njejti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtar policorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Sipas njoftimit, zyrtarët e njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9 kanë vëzhguar për një kohë të gjatë veprimet e të dyshuarit, duke e mbajtur situatën nën kontroll.

    Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për dorëzim, i dyshuari nuk ka pranuar t’u bindet urdhrave, çka ka bërë që njësitë policore të ndërhyjnë me forcë për të hyrë në banesë.

    “Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, i njejti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë”, thuhet tutje në njoftim.

    Policia ka konfirmuar se gjatë ndërhyrjes është arrestuar personi i dyshuar për kanosje, si dhe një person tjetër, mashkull kosovar, i cili ndodhej brenda banesës dhe kishte penguar zyrtarët policorë.

    Në këtë operacion kanë qenë të angazhuara edhe ekipet e zjarrfikësve dhe të ambulancës, ndërsa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë përkatëse policore.

    Policia ka theksuar se, varësisht nga rrethanat dhe niveli i rrezikshmërisë, angazhon njësitë e saj për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe për t’i sjellë personat e dyshuar para organeve të drejtësisë.

    “Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni”, thuhet në njoftim.

    Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejshme po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Më herët, RTKlive raportoi se ngjarja kishte ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha”, ku një person dyshohej se kishte kërcënuar me aktivizimin e një mjeti shpërthyes brenda banesës. Sipas raportimit të gazetarit Alban Selimi, operacioni policor kishte zgjatur rreth tri orë, ndërsa pas arrestimit në vendngjarje kishin qëndruar edhe ekipet e specializuara për deminim. 

    Burimi: RTKLive

  • Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë, njëri dyshohet se kërcënoi me armë

    Policia arreston dy persona në Fushë Kosovë, njëri dyshohet se kërcënoi me armë

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, pas një intervenimi që nisi pas raportimit se një person i dyshuar kishte kërcënuar një qytetar me armë.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kryesor, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nuk iu bind urdhrave të zyrtarëve policorë për ndalim dhe dorëzim, por u mbyll brenda shtëpisë apo banesës së tij.

    Policia bëri të ditur se njësitë e saj, përfshirë njësitë speciale intervenuese dhe operative, njësitë e rendit publik dhe njësinë K9, siguruan perimetrin përreth banesës dhe tentuan për një kohë të gjatë ta bindnin të dyshuarin të dorëzohej në mënyrë të sigurt.

    Megjithatë, sipas njoftimit, i dyshuari nuk iu bind thirrjeve të vazhdueshme të policisë, çka bëri që zyrtarët të hapnin me forcë derën dhe të hynin brenda.

    Si rezultat i operacionit, policia arrestoi të dyshuarin për kanosje, si dhe një person tjetër, mashkull kosovar, i cili ndodhej brenda në shtëpi dhe dyshohet se pengoi zyrtarët policorë gjatë intervenimit.

    Në operacion morën pjesë edhe institucione të tjera, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës. Policia njoftoi se ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë përkatëse.

    Të gjitha veprimet e mëtejshme, sipas Policisë së Kosovës, po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kikirikët mund të përmirësojnë reagimin e trurit ndaj insulinës, zbulon studimi

    Kikirikët mund të përmirësojnë reagimin e trurit ndaj insulinës, zbulon studimi

    Kikirikët mund të përmirësojnë reagimin e trurit ndaj insulinës, zbulon studimi

    Një studim i publikuar në revistën shkencore Food & Function, sugjeron se kikirikët mund të sjellin përfitime për shëndetin e trurit dhe funksionet e aftësive njohëse, sidomos kujtesën, ka shkruar MedicalXPress.

    Insulina nuk është e rëndësishme vetëm për rregullimin e sheqerit në gjak, por luan rol edhe në tru, ku ndihmon në mbijetesën e qelizave nervore dhe komunikimin mes tyre. Me kalimin e moshës, truri mund të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj insulinës, një ndryshim që është lidhur me rënien e aftësive njohëse.

    Në studim morën pjesë 31 të rritur të shëndetshëm, të moshës 60 deri në 75 vjeç. Ata konsumuan 60 gramë kikirikë në ditë për 16 javë, ndërsa studiuesit vlerësuan ndryshimet në funksionimin e trurit përmes teknikave të avancuara.

    Rezultatet treguan përmirësim të reagimit të trurit ndaj insulinës në disa zona të hemisferës së djathtë, përfshirë pjesë që lidhen me kujtesën dhe proceset e aftësive njohëse.

    “Studimi ynë zbuloi se konsumimi i përditshëm i kikirikëve ndikoi pozitivisht në reagimin e trurit ndaj insulinës në rajonet që lidhen me kujtesën te të moshuarit”, ka shpjeguar Peter Joris, autor kryesor i studimit dhe profesor i asociuar në Universitetin e Mastrihtit në Holandë.

    Ai ka theksuar se ky përmirësim mund të ndihmojë në shpjegimin e përfitimeve të mundshme nga kikirikët për funksionimin e trurit.

    Si mund ta ndihmojnë kikirikët trurin?

    Sipas studiuesve, përfitimet e mundshme mund të lidhen me përbërësit ushqyes të kikirikëve, të cilët përfshijnë yndyrna të pangopura, që janë të dobishme për shëndetin kardiovaskular, proteina bimore, të rëndësishme për funksionimin e organizmit, fibra, vitamina dhe minerale, që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm, si dhe L-argininë, një aminoacid që ndihmon në prodhimin e oksidit nitrik, një përbërës që ndikon në funksionimin e enëve të gjakut dhe mund të luajë rol në proceset e të mësuarit dhe kujtesës.

    Një studim i mëparshëm nga i njëjti ekip kërkimor, i publikuar në vitin 2025, kishte treguar se konsumimi i kikirikëve për 16 javë lidhej me rritje prej 3,6 për qind të qarkullimit të gjakut në tru dhe përmirësim prej 5,8 për qind të kujtesës verbale.

    Sa kikirikë duhet të konsumoni?

    Në studim u përdorën 60 gramë kikirikë në ditë të pjekur, pa kripë dhe me lëkurë. Megjithatë, kjo sasi nuk duhet konsideruar domosdoshmërisht si rekomandim për të gjithë, pasi nevojat ushqimore ndryshojnë nga personi në person.

    Studiuesit theksojnë rëndësinë e mëtejshme të kërkimeve për të kuptuar më mirë ndikimin e kikirikëve në shëndetin e trurit.

    Kikirikët mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, por personat me alergji ndaj tyre duhet t’i shmangin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kikirikët mund të përmirësojnë reagimin e trurit ndaj insulinës, zbulon studimi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Balaj: Kurti në rehati politike nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij (VIDEO)

    Balaj: Kurti në rehati politike nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij (VIDEO)

    Balaj: Kurti në rehati politike nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij (VIDEO)

    Opinionisti Labinot Balaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet në një rehati politike, nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij.

    Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se partitë opozitare ende nuk kanë arritur që ta artikulojnë një alternativë qeverisëse, gjë që sipas tij, Qeveria ndihet komode nga mungesa e rrëzimit të saj.

    “Kjo rehati politike e Kurtit, nuk vjen ekskluzivisht të aktivitetit qeverisës ose prej performancës që ka pasur VV-ja. Megjithatë, kjo rahati e saj vjen nga një faktori të jashtëm që është opozita, nga mungesa e saj për të ofruar një alternativë qeverisëse. Qeveria nuk ka numra solid, por unë mendoj se prapë e ka komoditetin që të mos frikësohet për rrëzimin e saj.”, ka thënë ai.

    Balaj ka shtuar se edhe në disa vite, Qeveria mund të ndihet komode nga rreziku i rrëzimit dhe se sipas tij, ndikim për këtë mund të ketë edhe imponimi i një nevoje emergjente për strategjinë mbrojtëse në shkallën e dytë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. /Klankosova.tv