Category: Lajme

  • Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia jep detaje nga rasti i sotëm në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës, me njësitë e saja speciale, njësitë e reagimit të shpejtë dhe me njësitë patrulluese, ka intervenuar në një rast në Fushë-Kosovë, ku sipas informacioneve fillestare një person i dyshuar mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nën posedimin e armës, ka kërcënuar një qytetar.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, është arritur të identifikohet personi i dyshuar, i cili nuk iu ishte bindur urdhrave policorë për ndalim dhe dorëzim, i njëjti ka hyrë brenda duke u mbyllur në shtëpinë/banesën e tij.

    “Policia e Kosovës ka siguruar vendin duke vënë perimetrin e sigurisë rreth zonës së banimit të personit të dyshuar, me të cilin në forma të ndryshme ka komunikuar dhe ka kërkuar që të dorëzohet në formë të sigurt dhe pa pasoja, mirëpo i njëjti ka rezistuar dhe nuk iu është bindur urdhrave zyrtarë policorë”.

    “Zyrtarët policorë, përfshirë ata të njësisë speciale intervenuese, njësisë speciale operative, njësive të rendit publik dhe njësisë K9, për kohë të tëra, kanë vëzhguar dhe përcjellë veprimet e personit të dyshuar, duke e mbajtur situatën nën kontroll”, u tha në njoftimin e Policisë.

    Por, edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim të personit të dyshuar, sipas njoftimit, i njëjti nuk është dorëzuar, dhe më pas njësitë janë detyruar që me forcë, me mjete të forta, të hapin derën dhe të futen brenda në banesë.

    “Policia në mënyrë profesionale ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar që dyshohet se ka kryer kanosjen, si dhe një person tjetër mashkull kosovar i cili ka qenë brenda në shtëpi dhe ka penguar zyrtarët policorë”, bëri me dije Policia.

    Në njoftim u theksua se në rast kanë marrë pjesë edhe institucione tjera, si njësiti i zjarrfikësve, ambulancave etj, të cilat kanë bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, përderisa ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësit relevante policore.

    Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe duartrokitjet e tyre ndaj policisë, pas përfundimit me sukses të këtij operacioni.

    Të gjitha veprimet e mëtejme janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Klankosova.tv

  • Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Paçarizi me ironi për ekspozenë e Kurtit: Isha shumë i lumtur që jetoja në Epokën e tij (VIDEO)

    Profesori Rrahman Paçarizi, deklaroi në emisionin Rubikon se kur e ka dëgjuar ekspozenë e kryeministrit të Kosovë, e cila u paraqit më 6 shtator në Kuvendin e Kosovës, “ka qenë shumë i lumtur që jeton në Epokën e Albin Kurtit”.

    “Në bazë të premtimeve, ka qenë një ekspoze, i cili po të realizohej atëherë ato paralajmërimet e zotërit Kurti dhe ato pohimet e tij që ia qante hallin edhe Gjermanisë do të ishin bërë realitet. Do të na kishte lakmi krejt Evropa, për sukseset që kishte me i arritë Kosova si e tillë”, deklaroi Paçarizi në Klan Kosova.

    Paçarizi deklaroi se ajo se çka është thënë dhe ajo çka është në Kosovë, janë shumë larg me njëra-tjetrën.

  • Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Çollaku: Kurti nuk ka frikë nga opozita, e di se është e pakoordinuar (VIDEO)

    Bekim Çollaku, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar partitë opozitare për mungesë koordinimi me njëra-tjetrën.

    Çollaku në emisionin Rubikon në Klan Kosova u shpreh se ato nuk kanë arritur të shndërrohet në një alternativë për qytetarët.

    “Prandaj edhe zotëri Kurti edhe në këtë qeverisjen e re që sapo ka filluar, ai nuk ka brenda të mëdha të ballafaqimit të tij me partitë parlamentare opozitare, sepse ai është i vetëdijshëm për mungesën e koordinimit mes partive opozitare, për mënyrë se si përballen ato me një kryeministër që ka pushtet absolut të koncentruar në zyrën e tij”, u shpreh ai në Klan Kosova.

  • Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Senatori amerikan, Dick Durbin, ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në një bazë të përhershme ushtarake amerikane, “duhet të shqyrtohet seriozisht”.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës “ka propozuar një marrëveshje financiare” për këtë çështje dhe se ajo nuk do të përbënte ndonjë “sakrificë të madhe parash”.

    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Pentagonit dhe Qeverisë së Kosovës për detaje nga ky propozim, nuk ka marrë ende përgjigje.

    Gjatë intervistës së dhënë për Radio Televizionin e Kosovës, Durbin tregoi se gjatë takimit më 12 tetor me Kurtin në Prishtinë, kryeministri i kishte shoqëruar senatorët në zyrën e tij dhe u kishte treguar një hartë të Kosovës, për t’ua paraqitur rreziqet e sigurisë në afërsi të saj.

    “Ne duam që të gjithë të jenë të sigurt dhe në paqe, dhe mendoj se prania e KFOR-it këtu e ka kryer mirë këtë detyrë”, tha ai.

    Kampi Bondsteel, që ndodhet pranë Ferizajt, është baza më e madhe ushtarake amerikane në Ballkan. Kurti e ka përsëritur disa herë propozimin që ky kamp të bëhet bazë e përhershme amerikane, duke e lidhur atë me paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

    Në fund të shtatorit, edhe Polonia i ofroi SHBA-së stimuj financiarë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake, përfshirë 15.000 dollarë në vit për secilin ushtar amerikan të stacionuar në vend dhe mbulimin e kostove të infrastrukturës.

    Ndërkohë, më 13 tetor, Ushtria amerikane njoftoi se do t’i zëvendësojë trupat e Gardës Kombëtare që shërbejnë në Kosovë me ushtarë nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë, një njësi e ushtrisë së rregullt amerikane, me bazë në Gjermani, si dhe me njësi mbështetëse nga Divizioni i 1-rë i Këmbësorisë.

    Sipas njoftimit, ky rotacion është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për ta përshtatur misionin e KFOR-it me përmirësimin e kushteve të sigurisë në Kosovë dhe me strategjinë e re, të njohur si “NATO 3.0”, sipas së cilës aleatët evropianë do të marrin përgjegjësinë kryesore për sigurinë.

    Ushtria amerikane theksoi se mbështetja e saj për KFOR-in do të vazhdojë pa ndërprerje, por nuk saktësoi nëse ndryshimet do të ndikojnë në numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë.

    Ndërkaq, senatorët demokratë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, po qëndrojnë në Kosovë – ku u takuan me presidenten Justina Shiroka Pula, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të Listës Serbe – gjatë një vizite në Ballkanin Perëndimor.

    Vizita pasoi ndalesat e tyre në Sarajevë dhe Tiranë, ku diskutuan për sigurinë, stabilitetin dhe marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e rajonit.

    Duke folur për presidenten e re të Kosovës, senatori Durbin tha se ajo ka përpara detyrën e vështirë “për ta bashkuar vendin dhe për ta çuar atë përpara”.

    “Procesi që ajo përballoi para se të merrej vendimi përfundimtar kërkoi vendosmëri dhe guxim. Ajo ka një detyrë të madhe për ta bashkuar vendin dhe për ta çuar atë përpara. Por mendoj se forca që tregoi gjatë këtij procesi do t’i japë asaj më shumë besueshmëri në Kosovë dhe në mbarë botën”, tha ai.

    Marrëdhëniet Kosovë-SHBA

    Gjatë intervistës, senatorët folën edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, përfshirë mungesën e një ambasadori amerikan në Prishtinë dhe pezullimin e Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

    Shaheen tha se do të ishte shumë mirë që Dialogu Strategjik të rifillonte, por përmendi si sfida ndryshimet në administratën amerikane dhe në Departamentin e Shtetit.

    Ajo tha se senatorët kanë ushtruar trysni ndaj administratës amerikane që të emërojë më shumë ambasadorë dhe të sigurojë përfaqësim diplomatik në terren.

    SHBA-ja e pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën më 12 shtator 2025. Në atë kohë, Uashingtoni shprehu shqetësime për veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat e saj ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ato kishin rritur tensionet dhe kishin kufizuar mundësinë për bashkëpunim në prioritetet e përbashkëta.

    Në korrik të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit i tha REL-it se rifillimi i dialogut varet nga krijimi i kushteve të nevojshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, Shaheen dhe Durbin u takuan edhe me përfaqësues të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në Ambasadën amerikane në Prishtinë.

    Sipas një komunikate të kësaj partie, kryetari Zlatan Elek dhe shefi i grupit parlamentar, Igor Simiq, u shprehën senatorëve shqetësimet e tyre për të drejtat dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.

    Ata theksuan, ndër të tjera, moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, veçanërisht për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfaqësimin e serbëve në institucione.

    Ndërsa, një ditë më parë, Kurti u kishte kërkuar, ndër të tjera, senatorëve mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

    Gjatë intervistës për RTK-në, senatorët shprehën mbështetje për vazhdimin e partneritetit të sigurisë me Kosovën dhe për aspiratat e saj euroatlantike.

    E pyetur për mundësinë që Kosova një ditë të bëhet anëtare e NATO-s, Shaheen tha se shpreson që vendi të përparojë drejt këtij synimi.

    Të dy senatorët e përshkruan marrëdhënien mes Kosovës dhe SHBA-së si partneritet të fortë dhe thanë se duan që ai të vazhdojë e të thellohet.

    Dhomat e Specializuara

    Të pyetur për ndryshimet ligjore që Kuvendi i Kosovës i miratoi lidhur me Dhomat e Specializuara në Hagë, senatorët shmangën komentet konkrete për amendamentet.

    Shaheen përmendi mundësinë e apelimit ndaj vendimit dhe tha se shpreson që procesi të vazhdojë në mënyrë paqësore, me një rezultat që qytetarët e Kosovës mund ta kuptojnë.

    Durbin u pajtua se duhet të jenë të kujdesshëm kur komentojnë çështje të gjykatave. Ai tha se zgjidhja duhet të vijë përmes mekanizmave të përcaktuar me ligj dhe në mënyrë paqësore.

    Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara më 8 tetor. Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për këtë veprim, duke e lidhur atë me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës. /REL

  • Mbi 7 orë protestë në Tiranë - dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

    Mbi 7 orë protestë në Tiranë – dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

    Mbi 7 orë protestë në Tiranë - dhjetëra të arrestuar, disa policë dhe gazetarë të plagosur

    Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me incidente të shumta, ndërsa policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe disa autobotë me ujë. Deri më tani raportohet për 23 persona të arrestuar, disa efektivë policie të lënduar, si dhe dy gazetare të lënduara, raporton TopChannel.

    Tensionet nisën që në minutat e para të tubimit, kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe shkruan me sprej në muret e ndërtesës. Situata u përshkallëzua më pas, kur një pjesë e protestuesve shkulën kangjellat metalike dhe morën tulla nga trotuari, të cilat i hodhën në drejtim të godinës, duke thyer xhamat e dritareve.

    Protestuesit kaluan më pas brenda rrethimit të Ministrisë së Arsimit, ndërsa nga turma u dëgjuan thirrjet “Digje, digje”. Ata tentuan të thyenin derën e hekurt dhe të futeshin brenda godinës, ndërsa u hodhën edhe flakadanë.

    Policia ndërhyri pas 60 minutash duke krijuar një kordon përpara ndërtesës. Në disa momente tensioni, efektivët përdorën shkopinj gome dhe nisën shoqërimet e protestuesve.

    Në ndërhyrje u përfshinë edhe disa autobotë me ujë, të cilët u përdorën për shpërndarjen e turmës. Gjatë tensioneve pati edhe persona të lënduar.

    Pasi u shpërndanë nga ndërhyrja e policisë, protestuesit u rigrumbulluan dhe vijuan protestën. Në drejtim të forcave të rendit u hodhën shashka dhe sende të forta, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë.

    Një grup protestuesish të maskuar shkulën gjithashtu kangjellat nga trotuaret dhe i vendosën në mes të rrugës, duke tentuar të pengonin kalimin e autobotëve me ujë, pas të cilëve ndodheshin forcat e policisë.

    Protestuesit u shpërndanë disa herë pas përdorimit të gazit lotsjellës, por u mblodhën përsëri. Në vijim, një pjesë e tyre u zhvendosën drejt Sheshit “Skënderbej” dhe hyrjes së Rrugës së Durrësit, ku ndezën disa vatra zjarri dhe shkatërruan një biznes privat.

    Gjatë incidenteve, një grup protestuesish sulmoi fizikisht edhe një efektiv policie. Policia shoqëroi një prej protestuesve, i cili në momentin e ndërhyrjes ndodhej në një biçikletë.

    Gjatë protestës janë lënduar gjithashtu dy gazetare, ndërsa disa efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve.

    Më pas ata janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt bashkisë së Tiranës, ku si fillim kanë hedhur gurë drejt derës së ndërtesës, ku më pas kanë arritur që ta thyejnë derën. Disa prej protestuesve janë futur brenda në ndërtesë, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur aty edhe policia, dhe ka nisur me arrestimet. /TopChannel

  • Rrahmani realizon gol kundër Villarealit (VIDEO)

    Rrahmani realizon gol kundër Villarealit (VIDEO)

    Rrahmani realizon gol kundër Villarealit (VIDEO)

    Ish-kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, e ka realizuar golin e parë sivjet në Champions League.

    Rrahmani e ka kaluar në epërsi Napolin kundër Villarealit.

    Ai shënoi në minutin e 19-të.

  • Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris

    Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris

    Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris

    Dhuna ka përfshirë të martën kryeqytetin francez, Parisin, gjatë protestave kundër kushteve në sistemin arsimor, ku dhjetëra mijëra persona dolën në rrugë në qytete të ndryshme të Francës.

    Demonstratat nisën në shtator, kur nxënësit e shkollave të mesme kundërshtuan mungesën e mësuesve, kushtet e dobëta në objektet shkollore dhe mbipopullimin e klasave. Gjatë javës së fundit, protestat janë intensifikuar, duke nxitur mobilizim të gjerë në mbarë vendin.

    Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, në protestat e së martës morën pjesë rreth 161 mijë e 500 persona. Ndërkaq, organizatat sindikale kanë dhënë një shifër dukshëm më të lartë, duke pretenduar se numri i protestuesve arriti në rreth 480 mijë.

    Situata më e tensionuar u paraqit në Paris, ku gazetarët e agjencisë AFP raportuan për makina të përfshira nga flakët, përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe ngritjen e barrikadave të improvizuara nga protestuesit për të bllokuar rrugët.

    Pamjet nga vendngjarja treguan gjithashtu policinë duke përdorur topa uji, ndërsa disa protestues hodhën objekte në drejtim të efektivëve. Megjithatë, shumica e demonstratave të zhvilluara në qytetet e tjera franceze raportohet se kaluan në mënyrë paqësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Protestat për arsimin përshkallëzohen në Francë, përleshje të dhunshme në Paris appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Trump akuzon Houthit për tentim të shtrenjtimit të naftës para zgjedhjeve në SHBA

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar rebelët Houthi të Jemenit se po përpiqen që qëllimisht të rrisin çmimet e naftës para zgjedhjeve të mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se nuk do t’i harrojë sulmet e tyre ndaj Arabisë Saudite.

    “Houthit po sillen shumë keq”, shkroi Trumpi të martën në rrjetin social “Truth Social”, duke e akuzuar grupin për rifillimin e sulmeve në emër të Iranit, pas një periudhe qetësie relative që pasoi sulmet amerikane në Jemen vitin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

    Presidenti amerikan bëri të qartë se paralajmërimi i tij nuk kufizohet vetëm në periudhën para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

    “Do të jem atje pas zgjedhjeve dhe nuk do të harroj kurrë!”, deklaroi Trumpi.

    Reagimi i tij vjen pas një vargu sulmesh të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite, përfshirë edhe sulmet në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Riad. Sipas raportimit, nga këto sulme u vranë të paktën 13 persona, ndërsa më shumë se 300 të tjerë u plagosën.

    Më herët të martën, Trumpi u tha gazetarëve se mund t’i kërkojë presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, të ndërhyjë në mbështetje të interesave saudite.

    “Mendoj se presidenti Erdogan do të vepronte ashtu si kërkoj unë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Trump akuzon Houthit për tentim të shtrenjtimit të naftës para zgjedhjeve në SHBA appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

    Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

    Zelensky: Gjatë javës pritet të merren vendime të rëndësishme për Ukrainën

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensy ka deklaruar se gjatë kësaj jave pritet të merren vendime të rëndësishme për vendin e tij.

    Ai ka thënë se vazhdon të jetë në kontakt me të gjithë partnerët e Ukrainës, që mund ta ndihmojnë shtetin e tij, duke përfshirë siç ka thënë ai, edhe bisedimet që do t’i ketë me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

    “Do të ketë paketa mbështetëse për Ukrainën dhe po bëjmë gjithashtu përparim në negociatat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian. Këtë javë pritet të hapen dy grupe negociuese. Dy të tjera u hapën gjatë verës dhe ne synojmë t’i hapim të gjashta grupet deri në fund të vitit.”, ka thënë ai në një adresim në rrjetet sociale.  

    Zelensky ka thënë se ky është plani dhe prioriteti i shtetit të tij.

    “Kjo përbën mbështetje politike dhe morale për popullin tonë. Është dëshmi se rruga e Ukrainës drejt shndërrimit në një vend evropian normal dhe të fortë është e pakthyeshme. Po punojmë gjithashtu për të siguruar mbështetje të plotë financiare për Ukrainën dhe ukrainasit, si dhe për të garantuar përmbushjen e marrëveshjeve tona me Evropën.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • Rrahmani realizon gol kundër Villarealit (VIDEO)

    Rrahmani realizon gol kundër Villarealit

    Rrahmani realizon gol kundër Villarealit (VIDEO)

    Ish-kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, e ka realizuar golin e parë sivjet në Champions League.

    Rrahmani e ka kaluar në epërsi Napolin kundër Villarealit.

    Ai shënoi në minutin e 19-të.