Category: Lajme

  • Wilson: Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të drejta

    Wilson: Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të drejta

    Kongresisti amerikan Joe Wilson ka njoftuar se nesër do të marrë pjesë në një diskutim me  lidhur me zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi dhe parregullsitë e problemet që po evidentohen gjatë procesit zgjedhor.

    “Populli serb meriton zgjedhje të lira dhe të drejta!”, ka shkruar Wilson në platformën X, duke ftuar të interesuarit t’i bashkohen diskutimit.

    Wilson ka qenë kritik ndaj politikave të Aleksandar Vuçiqit dhe zhvillimeve politike në Serbi.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira

    Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira

    Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira

    Barcelona ka marrë lajme inkurajuese për gjendjen fizike të kapitenit Raphinha, i cili pritet të rikthehet në fushë për përballjen e rëndësishme ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, pasi ekzaminimet mjekësore nuk kanë zbuluar ndonjë lëndim serioz.

    Sulmuesi brazilian u kthye në Spanjë pas grumbullimit me kombëtaren e Brazilit, pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë miqësores kundër Australisë për shkak të shqetësimeve fizike.

    Megjithëse rezultatet e ekzaminimeve kanë qenë pozitive, stafi mjekësor dhe trajneri Hansi Flick nuk kanë ndërmend të rrezikojnë me rikthimin e tij, duke pasur parasysh problemet që pati sezonin e kaluar, kur u kthye në fushë para kohe.

    Sipas raportimit të mediumit “SPORT”, nëse rikuperimi vazhdon sipas planit, Raphinha pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së në Paris javën e ardhshme.

    Kapiteni i Barcelonës ka nisur tashmë punën në stërvitje, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës së së hënës, përpara se skuadra të udhëtonte drejt Turqisë për përballjen me Galatasarayn në Ligën e Kampionëve.

    Pas kthimit të ekipit, braziliani pritet t’i bashkohet gradualisht stërvitjeve me grupin, me rritje të kontrolluar të ngarkesës dhe intensitetit.

    Në këto rrethana, paraqitja e tij kundër Real Betisit në La Liga më vonë gjatë kësaj jave duket pak e mundshme. Synimi është që ai të rikthehet në kohë për dy sfida të mëdha që e presin Barcelonën.

    Edhe presidenti i klubit, Joan Laporta, ka lënë të kuptohet se Raphinha mund të jetë i gatshëm për duelin në Paris.

    “Ai u lëndua, u kthye dhe është rikuperuar këtu. Mjekët thonë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen në Paris. Këto janë situata që duhet t’i pranojmë”, deklaroi Laporta.

    Raphinha është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Barcelonës këtë sezon. Pas vendosjes në një rol të ri si qendërsulmues, 29-vjeçari ka realizuar 14 gola në të gjitha garat, duke u bërë një nga armët më të rrezikshme të skuadrës katalanase.

    Megjithatë, mungesa e tij nuk u ndje shumë në ndeshjen e fundit kundër Getafes, ku Gabriel Jesus e zëvendësoi në formacionin titullar dhe e shënoi paraqitjen me një gol. Ky ishte goli i tij i tretë që nga transferimi gjatë verës.

    Edhe Anthony Gordon ka shënuar golin e tij të parë për Barcelonën dhe mbetet një alternativë për pozitën e qendërsulmuesit në rast se Raphinha nuk është ende plotësisht i gatshëm.

    Për këtë arsye, Flick dhe stafi i tij pritet të tregojnë kujdes maksimal me rikthimin e kapitenit, veçanërisht për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe sfidave vendimtare që e presin skuadrën.

    Pas përballjes me PSG-në, Barcelona do të presë rivalin e përbetuar, Real Madridin, në “Spotify Camp Nou”, për “El Clasicon” e parë të sezonit.

    Nëse rikuperimi vazhdon sipas planit, Raphinha pritet të jetë në dispozicion për këto dy përballje të mëdha, të cilat mund të kenë rëndësi të veçantë për sezonin e Barcelonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta

    The post Ja kur pritet të rikthehet Raphinha në fushë, Barcelona merr lajme të mira appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shaheen dhe Durbin për RTK-në: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet

    Shaheen dhe Durbin për RTK-në: Partneriteti me Kosovën duhet të forcohet

    Senatorja amerikane Jeanne Shaheen dhe senatori Dick Durbin kanë deklaruar në një intervistë ekskluzive për RTK-në se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është i rëndësishëm dhe se synojnë vazhdimin dhe forcimin e tij.

    Në intervistën për RTK, dy senatorët kanë folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, rifillimin e Dialogut Strategjik, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, të ardhmen e kampit Bondsteel, raportet me Serbinë dhe Gjykatën Speciale në Hagë.

    Senatorja Jeanne Shaheen ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë qenë partnerë të mirë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Ajo ka thënë se gjatë vizitës në Kosovë ka parë zhvillimet e arritura ndër vite dhe ka mirëpritur formimin e institucioneve të reja, duke e cilësuar këtë si të rëndësishëm për vazhdimin e partneritetit me SHBA-në.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë qenë partnerë të shkëlqyeshëm. Vizita ime e parë ka qenë këtu në përvjetorin e dytë të pavarësisë suaj. Dhe kudo që kemi shkuar, kemi parë flamuj amerikanë duke u valëvitur dhe sa e frymëzuar kam qenë kur e shihja atë për këtë lidhje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, pra të shihja të gjitha zhvillimet, të gjithë rritjen që është bërë. Kemi bërë një numër takimesh të mira dhe vërtet kam pasur kënaqësinë të shoh që qeveria është formuar dhe besoj është shumë me rëndësi për ju si shtet, por edhe për ne si Amerikë, sepse duam që ky partneritet të vazhdojë tutje”, pohoi Shaheen.

    Ndërkaq senatori Dick Durbin, për të cilin kjo ishte vizita e parë në Kosovë, ka thënë se zhvillimet e vërejtura gjatë qëndrimit të tij dëshmojnë për një partneritet të fortë.

    “Po, në fakt është hera e parë e imja. Senatorja Shaheen ka qenë udhëheqëse në Senat në këtë drejtim dhe kam punuar me të, por tashmë po e shoh drejtpërdrejt vetë gjithë zhvillimin dhe ndryshimet në një kohë kaq të shkurtër. Është dëshmi që partneriteti është i mirë dhe i fortë”, deklaroi Durbin.

    Rifillimi i Dialogut Strategjik

    Duke komentuar kërkesën për rifillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, Shaheen ka thënë se një hap i tillë do të ishte i mirëpritur.

    Ajo ka përmendur ndryshimet në administratën amerikane dhe ka theksuar rëndësinë e emërimit të një ambasadori amerikan në Kosovë, në mënyrë që SHBA-ja të përfaqësohet në nivelin e duhur.

    Edhe Durbin ka vlerësuar rolin e ambasadorëve në marrëdhëniet ndërmjet shteteve, duke thënë se mungesa e përfaqësuesve të këtij niveli nuk e paraqet SHBA-në në dritën e duhur.

    Anëtarësimi në NATO dhe kampi Bondsteel

    E pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, Shaheen ka shprehur shpresën që kjo aspiratë të realizohet. Ajo ka theksuar rëndësinë e sigurisë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke veçuar rolin e misionit të KFOR-it në Kosovë.

    “Unë shpresoj që po. Ajo që është me rëndësi për NATO-n, për gjithë sigurinë e Evropës dhe pastaj të këtij rajoni, një prej gjërave që u përmend nga kryeministri është siguria e kufijve të Kosovës dhe mendoj që NATO-ja ka pasur shumë rëndësi në këtë drejtim. Misioni i KFOR-it është këtu në Kosovë, ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë”, tha Shaheen.

    Ndërsa lidhur me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që kampi Bondsteel të jetë bazë ushtarake e përhershme amerikane, Durbin ka thënë se propozimi duhet të merret seriozisht.

    Ai ka bërë me dije se gjatë takimit me kryeministrin Kurti u janë prezantuar edhe pikat e cenueshme të sigurisë së Kosovës, duke theksuar se SHBA-ja dëshiron ruajtjen e paqes dhe se prania e KFOR-it ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

     Raportet Kosovë-Serbi

    Duke folur për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shaheen ka thënë se përparimi kërkon përkushtimin e të dyja vendeve.

    Ajo ka treguar se ka zhvilluar takime dhe bisedime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim të nxitjes së afrimit ndërmjet dy vendeve.

    Nga ana tjetër, Durbin ka thënë se dëshiron të shohë përmirësim të marrëdhënieve, por ka vlerësuar se, në rrethanat aktuale dhe në prag të zgjedhjeve, nuk sheh potencial të madh për përparim të shpejtë.

    “Duam të shoh përmirësime, por që në këto momente, aq të afërta me zgjedhjet, nuk është se shoh ndonjë potencial të madh”, tha ai.

     Gjykata Speciale dhe procesi i apelit

    Në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë dhe ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Shaheen ka thënë se nuk mund të komentojë amendamentet, duke rikujtuar se kjo gjykatë është krijuar nga Kuvendi i Kosovës dhe është mbështetur nga institucionet e vendit.

    Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të shihet se si do të vazhdojë procesi, ndërsa ka përmendur mundësinë e procedurave të apelit ndaj aktgjykimit.

    “Nuk mund të komentoj për sa iu përket amendamenteve të ligjit, por ajo që kam kuptuar unë është që Dhomat e Specializuara janë krijuar nga vetë parlamenti dhe mbështetur nga Kosova. Dhe besoj që është me rëndësi të shohim se si ky proces do të vazhdojë tutje dhe për aq sa di unë, mund të ketë edhe procedurë apeli të këtij aktgjykimi. Sigurisht që edhe procedura e apelit do të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe t’i japë rezultatet që populli i Kosovës arrin ta kuptojë”, theksoi Shaheen për RTK.

    Durbin është pajtuar me qëndrimin e saj, duke thënë se nuk duhet të komentohen çështjet që janë para gjykatës. Ai ka shprehur shpresën që çështja të trajtohet në mënyrë paqësore, përmes procedurave të përcaktuara me ligj.

    “Pajtohem me senatoren Shaheen, se nuk duhet të komentojmë çështje që janë para gjykatës dhe shpresoj që kjo të zgjidhet përmes juridiksionit të krijuar me ligj, në mënyrë paqësore në të gjitha nivelet”, theksoi ai për RTK.

    Mesazhi i senatorëve amerikanë për Kosovën

    Në intervistë për RTK-në, Shaheen ka përsëritur se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së ka qenë i fortë dhe i dobishëm për të dyja palët.

    Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe të forcohet edhe më tej, ndërsa ka theksuar rëndësinë e aspiratave të Kosovës për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

    Senatorët amerikanë po e përmbyllin vizitën e tyre në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës kanë zhvilluar takime edhe në vende të tjera të rajonit.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohet një person në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjet shpërthyes

    Arrestohet një person në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjet shpërthyes

    Gazetari i RTK-së, Alban Selimi, ka raportuar nga vendi i ngjarjes se arrestimi ka ndodhur pas rreth tri orësh, gjatë të cilave në vendngjarje kanë qëndruar njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.

    Sipas raportimit të tij, ngjarja ka ndodhur në objektet e vjetra banesore që ndodhen pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, ku jetojnë banorë shqiptarë, serbë dhe të komuniteteve të tjera.

    Selimi ka bërë të ditur se pas arrestimit të të dyshuarit, ekipet e specializuara për deminim kanë qëndruar në vendngjarje, ndërsa hetimet kanë vazhduar brenda banesës së tij.

    “Aktualisht po zhvillohen hetimet në banesën e të dyshuarit, ndërsa banorët vazhdojnë të jenë jashtë duke qëndruar dhe, deri sa të mos sqarohet se a bëhet fjalë brenda banesës për një mjet shpërthyes apo jo, banorët domethënë vazhdojnë të qëndrojnë jashtë dhe nuk janë kthyer ende në banesat e tyre”, ka raportuar Selimi.

    Ai ka theksuar se, sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga fqinjët, personi i arrestuar ishte përshkruar si problematik dhe se dyshohet se kishte bërë kërcënime edhe më herët.

    Sipas gazetarit të RTK-së, banorët janë ndier më të lehtësuar pas arrestimit të personit të dyshuar, por kanë vazhduar të qëndrojnë jashtë objektit banesor.

    Deri në momentin e raportimit, nuk kishte konfirmim zyrtar për rastin.

    Burimi: RTKLive

  • Bajrush Xhemajli rrëfen për bashkimin e organizatave që çoi drejt krijimit të UÇK-së

    Bajrush Xhemajli rrëfen për bashkimin e organizatave që çoi drejt krijimit të UÇK-së

    Veprimtari Bajrush Xhemajli ka rrëfyer për procesin e bashkimit të organizatave ilegale shqiptare nën një emër të përbashkët dhe për rrugën që çoi drejt krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ai foli edhe për vendimet e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK/LPK) në vitet ’90 dhe vlerësimin e tij për Kosovën e pasluftës.

    Duke folur për mbledhjen e katërt të LPK-së, të mbajtur në Aarau të Zvicrës më 1994, Xhemajli tha se në atë periudhë u morën vendime të rëndësishme për bashkimin e grupeve që vepronin në kuadër të një organizimi të përbashkët dhe për zhvillimin e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës.

    Sipas tij, synimi ishte që grupet e ndryshme të vepronin nën një ombrellë të përbashkët dhe të krijohej një strukturë qendrore drejtuese.

    “Atëherë emërohet edhe UÇK-ja. Krejt grupet që kanë vepru, kanë mendu që të jenë në një ombrellë dhe tentohet që sa më shpejt me u bashku dhe me qenë një shtab qendror. Janë emëru në atë kohë, por edhe ka marrë emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës, pavarësisht se në mbledhjen e katërt të LPK-së është marrë qëndrim që me luftë të armatosur me u çliru”, ka rrëfyer Xhemajli.

    Ai theksoi se rëndësia e këtij procesi nuk qëndronte vetëm te emërtimi i organizatave, por edhe te aftësia për t’i bashkuar dhe për t’i vënë ato në funksion të një qëllimi të përbashkët. Sipas tij, UÇK-ja u zhvillua gradualisht deri në realizimin e synimit për çlirimin e Kosovës.

    “Po, dhe është për t’u mburrë. Jo për t’u mburrë, por krenar duhet me qenë që kanë arrit me sintetizu dhe me ardh deri te këto përfundime, me emëru dhe me funksionu, se mundesh me ofru, por pa funksionu. Edhe përpara kemi bërë, ka pasë organizata që kanë emëru, por realizu jo. Edhe UÇK-ja është rrit deri sa ta fitojë lirinë”, u shpreh ai.

    Gjatë intervistës, Xhemajli u pyet nëse sot është krenar me Kosovën dhe nëse, sipas tij, sakrifica për çlirimin e vendit ia ka vlejtur.

    Ai u përgjigj se sakrifica ia ka vlejtur, por pranoi se nuk është plotësisht i kënaqur me gjendjen e Kosovës pas çlirimit.

    Për ta shpjeguar këtë qëndrim, ai iu referua veprës “Idealistët” të Koço Danajt, duke e lidhur idealizmin me dëshirën e vazhdueshme për ta bërë shoqërinë më të mirë.

    “Barra qeranë ia ka vlejtë gjithsesi, por a jam i kënaqur pastaj pas çlirimit? Koço Danaj e ka një vepër, ‘Idealistët’, në kllapa ‘këta humbësit e mëdhenj që e ndryshuan botën’. Se idealistët e ndryshojnë botën, e të tjerët e jetojnë. Thotë kurrë nuk janë të kënaqur, e unë bëj pjesë në ata që nuk jam i kënaqur, se idealistët gjithherë e duan, sado që të jetë mirë, duan të jetë edhe më mirë”, tha Xhemajli.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja ende s'e ka pranuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Presidentja ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Presidentja ende s'e ka pranuar Ligjin për Specialen (VIDEO)

    Presidenca ende nuk e ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Klan Kosova.

    Këshilltari për media i Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina, ka konfirmuar se Kuvendi mund t’ia dërgojë ligjin presidentes pas përfundimit të afatit tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, më 15 tetor.

    Pas pranimit të ligjit, Presidentja Shiroka Pula do t’i ketë në dispozicion tetë ditë për të ndërmarrë veprime.

    Kronika më poshtë sjell detaje:

  • Punëtorët teknikë në grevë prej nesër, protestë nga e premtja (VIDEO)

    Punëtorët teknikë në grevë prej nesër, protestë nga e premtja (VIDEO)

    Punëtorët teknikë në grevë prej nesër, protestë nga e premtja (VIDEO)

    Punëtorët teknikë kanë vendosur unanimisht që nga e mërkura të ndërpresin punën, në shenjë proteste për mos-ekzekutimin e pagës së shtatorit dhe mosrespektimin e pagës minimale për gushtin.

    Përfaqësuesit e tyre kanë paralajmëruar ndryshimin e formës së protestës, ndërsa mbështetje për këtë veprim thuhet se kanë marrë edhe nga pronarët e kompanive që i menaxhojnë, raporton Klan Kosova.

    Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim nga Komuna e Prishtinës lidhur me akuzat e Sindikatës, por zyrtarët komunalë nuk kanë qenë të qasshëm të martën.

    Detajet i gjeni në kronikën më poshtë:

  • Kurti takon kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, këto janë temat që u diskutuan

    Kurti takon kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, këto janë temat që u diskutuan

    Kurti takon kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së, këto janë temat që u diskutuan

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Hekuran Nikçi, me të cilin diskutoi për administrimin dhe mbrojtjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, çështjet e pazgjidhura pronësore dhe hapat e nevojshëm drejt përmbylljes së mandatit të Agjencisë.

    Në komunikatën për media thuhet se vëmendje e veçantë iu kushtua pronave të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi, si dhe nevojës për identifikimin, dokumentimin dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore mbi këto asete.

    “Në këtë kontekst, u diskutua edhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes për Kadastrin, të arritur në Bruksel më 2 shtator 2011, përmes së cilës Serbia ishte zotuar për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të marrë nga Kosova. Pavarësisht marrëveshjes dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian, përfshirë një projekt në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh në funksion të zbatimit të saj, Serbia ende nuk i ka përmbushur plotësisht obligimet e marra. Kjo vazhdon të vështirësojë trajtimin e çështjeve pronësore dhe garantimin e sigurisë juridike mbi pronën”.

    “Në takim u trajtua gjithashtu nevoja për ndryshimet e domosdoshme ligjore dhe institucionale që do të mundësonin përmbylljen e mandatit të AKP-së dhe bartjen e aseteve përkatëse në Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. U theksua se ky proces synon të sigurojë një administrim më të mirë të pasurisë publike dhe vënien e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë takim, sipas komunikatës për media është diskutuar edhe për Ligjin për Fondin Sovran, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2023, i cili siç thuhet, tash e gati tri vjet mbetet në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

    “Mungesa e një vendimi përfundimtar ka pamundësuar hyrjen në fuqi të ligjit dhe, rrjedhimisht, zbatimin e reformës së paraparë për transformimin e mënyrës së administrimit dhe zhvillimit të aseteve shtetërore. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të angazhimit institucional për mbrojtjen e pasurisë së Republikës së Kosovës, zgjidhjen e çështjeve të hapura pronësore dhe avancimin e reformave që sigurojnë administrim të përgjegjshëm, transparent dhe në interes publik të këtyre aseteve”, thuhet në komunikatë.

  • Bajrush Xhemajli rrëfen për torturat në burg: Nuk ua bëj hallall atyre që më dëmtuan

    Bajrush Xhemajli rrëfen për torturat në burg: Nuk ua bëj hallall atyre që më dëmtuan

    Veprimtari Bajrush Xhemajli ka rrëfyer për torturat dhe vuajtjet që përjetoi gjatë burgosjeve, si dhe për komunikimin që arriti të krijonte përmes një gardiani shqiptar, i cili, sipas tij, e ndihmoi të përcillte informacione jashtë burgut.

    Në një rrëfim në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, Xhemajli foli edhe për dyshimet për spiunim brenda grupit të tij dhe për sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës.

    Xhemajli tregoi se torturat dhe gjendja e rëndë fizike në burg e kishin çuar deri në pikën kur, siç u shpreh, i kishte shkuar mendja edhe te vetëvrasja.

    “Shumëherë të vjen edhe veten me mbytë, ta them sinqerisht, që me u shliruar njëherë, por edhe tjetra me ndërpre, që mos me shku më andej”, rrëfeu Xhemajli.

    Ai tregoi se gjatë burgosjes së dytë ishte në gjendje të rëndë fizike, me duar dhe këmbë të ënjtura, aq sa mezi mund të ngrihej në këmbë.

    Sipas tij, në atë kohë shumica e gardianëve ishin serbë, ndërsa një gardian shqiptar iu afrua dhe i foli në gjuhën shqipe.

    Xhemajli shprehu mirënjohje për Naser Fazliun, të cilin e cilësoi si person që e kishte ndihmuar në rrethana të vështira. Ai tregoi se një gardian, i cili kishte qenë shok me Elmi Pirkun, iu afrua dhe i foli shqip, duke i kërkuar të ngrihej dhe të dilte për të mbushur ujë.

    “Nasër Fazliun së pari e falënderoj dhe jam mirënjohës e borxhli, mund të them, se shumë më ka shpëtu, më ka shpëtu prej shumë që nuk ke pasë kah ia mbanë. Po flas për burgun e dytë në këtë rast. Mua herën e dytë më zunë ashtu si më zunë me deklarata e të gjitha të tjerëve”, tha Xhemajli.

    Ai përshkroi edhe momentin kur gardiani e nxori në korridor, duke i treguar se ishte dërguar nga Elmi Pirku. Sipas Xhemajlit, gardiani e pyeti nëse kishte ndonjë mesazh për t’ia përcjellë atij.

    “Kur hyri, ai më foli shqip, e thashë: ‘Eu, shqip ky që po fol mirë’. Më tha: ‘Çohu në këmbë, çka je shtri aty?’. I thashë: ‘Nuk po mundem’. Tha: ‘More, çohu po të them, se tash të hy’. E thashë, me qenë serb duhet me u çu, thashë hajt po çohem. Tha: ‘Kape këtë kantë e mbushe me ujë’. Thashë: ‘Unë me mbushë me ujë?’. I thashë: ‘Nuk mundem’. Tha: ‘Ani mo, se mbush shumë, veç pak, edhe dil pastroj sytë se edhe pak freskohesh’”, rrëfeu ai.

    Xhemajli tha se fillimisht nuk e kuptoi arsyen e sjelljes së gardianit, por më pas kuptoi se ai po përpiqej t’i krijonte mundësinë për të komunikuar pa u dëgjuar nga të tjerët.

    “Kur më tha kështu, thashë ky ka diçka, se me të lutë. Ti duhesh me lutë atë a të shkojë, se është uji i nxehtë e vera e sene, me shku me mbushë, e ai po më lutë vetëm. Edhe dola, kadal-kadalë dola, tamam kam dalë në korridor, më tha: ‘Çka ke me i thënë Elmiut?’. I thashë: ‘Po kush je ti që me i thënë Elmiut unë?’. Thashë: ‘Jo, nuk po të njoh’. Tha: ‘Më ka çu Elmi Pirku se është në ndërrim, por hajde hymë këtu’. I lëshoi çezmat krejt, tha, se naj sen mundet me pasë e mos të ndihet”, tregoi Xhemajli.

    Gjatë asaj bisede, sipas tij, ai arriti të përcillte një mesazh për Ekrem Jasharin dhe një celulë që kishte krijuar pak javë më parë. Xhemajli tha se ishte i vetëdijshëm për rrezikun, por ishte i gatshëm të sakrifikonte për t’u mundësuar të tjerëve të shpëtonin.

    “I thashë: ‘Le të ikë Ekrem Jashari me një celulë që e kisha kriju para dy javësh, atë po e sakrifikoj, se ti je me dy deklarata’. Unë i kisha që isha për Ferizaj, ata mirë që nuk e dinin që unë isha zgjedhur edhe për Kosovë. Ai tha: ‘Deri nesër në këtë kohë, unë shkoj nesër në mëngjes, i gjej ata, e gjej Elmiun e ai ata. E ti mos i trego menjëherë këto çka po thu, se i zënë’. I thashë: ‘Jo, jo, e di’. Tha: ‘Bile deri në këtë kohë nesër’”, rrëfeu ai.

    I pyetur nëse personat për të cilët kishte folur arritën të iknin, Xhemajli u përgjigj se ata ia dolën. Sipas tij, largimi i tyre ishte i domosdoshëm për të shmangur pasoja të mëtejshme.

    “Po, po, patën ikë ata të gjithë dhe dëmi nuk u bë, por ajo avari u deshtë të bëhet pa qare, se nuk u largonin”, tha Xhemajli.

    Gjatë intervistës, Xhemajli tregon edhe nëse kishte dyshime për personin që mund ta kishte spiunuar grupin – por nuk përmend ndonjë emër konkret, veçse la të kuptohej se gjatë burgosjeve kishte pasur dyshime se informacione ishin dhënë nga dikush.

    “Disa herë jam burgos. Unë edhe pata ikë në ’81-shin, më 13 tetor, e ilegal u deshtë me qëndru 14 muaj. Ata më qitën disa deklarata e pastaj edhe tash që po të them, a e sheh se gjithherë dikush ekziston kështu që…”, u shpreh ai.

    Në fund të rrëfimit, Xhemajli foli për sakrificat e njerëzve që kontribuuan për lirinë e Kosovës, duke përmendur edhe familjen Jashari. Ai tha se liria mbetet satisfaksioni i tij më i madh dhe se, kur i kujton sakrificat e të tjerëve, e kupton peshën e çmimit që është paguar për të.

    “Satisfaksion për mua deri në fund është liria. Njerëzit, Jasharajt kanë shku me ka krejt. Jo, shyqyr me ka krejt, por kanë shku aq shumë sa, kur i përmendi disa sakrifica, them dyqysh si me marrë i them, se çfarë sakrifica kanë bërë të tjerët. Kjo është meqë ka ardhë liria, sa një cigare duhan nuk asi”, tha Xhemajli.

    I pyetur nëse ua kishte bërë hallall personave që e kishin dëmtuar, ai u përgjigj se nuk mund t’i falte, duke shpjeguar se pasojat nuk kishin prekur vetëm atë personalisht, por edhe njerëz të tjerë veçse pavarësisht dëmeve që kishte përjetuar, ai vazhdon të jetë krenar për atë që ka bërë.

    “Nuk ua bëj hallall. A e di pse? Veç për faktin që nuk është veç e imja, nuk jam dëmtuar veç unë. Nëse isha dëmtuar veç unë, isha mendu a me ua bë hallall a jo, por ata me atë fytyrë le të mbesin, e liria u fitu. Ata janë me marre, jo unë. Unë jam krenar për krejt punën që kam bërë deri sot”, deklaroi Xhemajli.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, shihen dorë për dore në SHBA

    Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, shihen dorë për dore në SHBA

    Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, shihen dorë për dore në SHBA

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, dhe reperi Ledri Vula kanë nxitur kureshtje në rrjetet sociale, pas pretendimeve se janë parë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas këtyre pretendimeve, dy artistët janë parë duke ecur dorë për dore, pamje që ka ngjallur interes dhe ka nxitur diskutime mes ndjekësve të tyre.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, shihen dorë për dore në SHBA appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali