Category: Lajme

  • Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni

    Dialogu strategjik me SHBA-në, Kosova në pritje të një sinjali nga Uashingtoni

    SHBA-ja më 12 shtator të 2025-tes kishte pezulluar dialogun strategjik me shtetin e Kosovës.

    Ambasada amerikane në Prishtinë, kishte thënë se shkaktari i këtij pezullimi, lidhej me shqetësimet që amerikanët kishin lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë aso kohe, veçanërisht deklaratat e sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

    Për këtë çështje, presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, kërkoi nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, që të ndihmojnë në rifillimin e këtij procesi.

    Njohës të proceseve ndërkombëtare e shohin rinisjen e këtij dialogu e shohin të rëndësisë së madhe.

    “Në momentet ku ndodhet Kosova, ku shpejtë pritet të përmbyllë përfundimisht formimin e ushtrisë së Kosovës, atëherë ky hap strategjik dhe koordinim me SHBA që përfshinë fushën e sigurisë, kibernetike, e emergjencave dhe të tjera, përbën një hap aekuar që i mundëson Kosovës të përmbyll suksesshëm”, tha njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

    Diplomatë po e lidhin rëndësinë e rifillimit të këtij dialogu strategjik me SHBA-në, edhe me Gjykatën Speciale dhe ndikimin që vendi mund ta ketë në këtë drejtim.

    “Një organizatë e specializuar që do te identifikonte shkeljet e Gjykatës, nuk mjafton të thuhet politikisht që gjykata ka bë dënime të ashpra, dhe ato t’i dorëzohen state departament, kongresit amerikan…”, u shpreh ish-ambasadori, Sylë Ukshini.

    Me senatorët amerikanë është takuar dje pasdite edhe kryeministri Albin Kurti, por që nuk e ka përmendur çështjen e dialogut strategjik.

    Sipas njoftimit të Zyrës së tij, ai nga senatorët Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.

    Burimi: Dukagjini

  • Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

    Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

    Spalletti dhe Pisacane dënohen me nga një ndeshje pas përplasjes në Cagliari – Juventus

    Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane janë dënuar me nga një ndeshje pezullim pas përplasjes së ndodhur në përfundim të ndeshjes Cagliari – Juventus.

    Trajneri i Juventusit u ndëshkua për sjellje provokuese ndaj kolegut të tij, ndërsa tekniku i Cagliarit për reagimin e tij, i cili kontribuoi në tensionet mes pjesëtarëve të dy pankinave.

    Në komunikatën zyrtare thuhet se Spalletti mbajti një qëndrim provokues ndaj Pisacanes, duke krijuar tension, ndërsa ky i fundit reagoi ndaj sjelljes së trajnerit kundërshtar.

    Të dy trajnerët ishin përjashtuar gjatë incidentit dhe tashmë do të mungojnë nga një ndeshje për shkak të pezullimit.

  • 2Ton dhe Cozman zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të ri

    2Ton dhe Cozman zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të ri

    2Ton dhe Cozman zbulojnë datën e publikimit të bashkëpunimit të ri

    2Ton dhe Cozman po bëhen gati të sjellin një bashkëpunim të ri muzikor.

    Dy artistët e njohur shqiptarë kanë zbuluar përmes rrjeteve sociale datën e publikimit të këngës së tyre të re.

    Projekti muzikor do të publikohet më 15 tetor, duke ngjallur interes te fansat e dy reperëve, të cilët tashmë presin të dëgjojnë bashkëpunimin e tyre./Klankosova

  • Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore”

    Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore”

    Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore”

    Një meteorit që goditi çatinë e një shtëpie në Nju Xhersi të SHBA-së mund t’u ndihmojë shkencëtarëve të kuptojnë më mirë origjinën e jetës në sistemin tonë diellor. Analizat e fragmenteve të tij kanë zbuluar gjurmë të ujit të kripur të lashtë dhe aminoacide që mund të kenë origjinë jashtëtokësore.

    Meteori u përplas në çatinë e një shtëpie në Hillsborough, në qarkun Somerset, më 16 korrik 2024. Zbulimet janë prezantuar në një studim të publikuar në revistën shkencore Science Advances, të realizuar nga disa shkencëtarë të NASA-s.

    Sipas NASA-s, njëri nga banorët e shtëpisë ishte astronom amator dhe e kuptoi shpejt se objekti i rënë mund të kishte vlerë shkencore. Ai i mblodhi fragmentet duke përdorur doreza mbrojtëse dhe i ruajti në mënyrë të sigurt, deri në dorëzimin e tyre te institucionet përkatëse, raporton people.

    Shkencëtarët analizuan pamjet filmike të trajektores së meteoritit, si dhe mostrat e mbledhura, për të përcaktuar origjinën e tij brenda sistemit diellor.

    “Kur kemi të dokumentuar si një top zjarri, ashtu edhe rikuperimin e shpejtë të meteoritit, mund të mësojmë jo vetëm nga çfarë përbëhet shkëmbi, por edhe nga cila pjesë e brezit të asteroidëve vjen”, tha Peter Jenniskens, autori kryesor i studimit dhe astronom i meteoritëve në Qendrën Kërkimore Ames të NASA-s në Kaliforni dhe në Institutin SETI.

    Ekzaminimet me mikroskopë të fuqishëm zbuluan depozitime të mbetura nga uji i kripur i lashtë, i njohur si shëllirë. Këto gjurmë u ofrojnë studiuesve informacione për asteroidin nga i cili ishte shkëputur meteori.

    Autorët e studimit zbuluan gjithashtu se uji i kripur përmban aminoacide që gjenden rrallë në Tokë dhe që, sipas hulumtimit, “ka të ngjarë të jenë me origjinë jashtëtokësore”.

    Zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin e mënyrës se si uji ndikoi në formimin dhe zhvillimin e trupave shkëmborë në sistemin e hershëm diellor, miliarda vjet më parë.

    “Nëse e ndiqni ujin nëpër sistemin diellor, në të vërtetë jeni duke ndjekur jetën”, tha Mike Zolensky, studiues i meteoritëve dhe një nga bashkautorët e studimit, gjatë diskutimit të rezultateve të hulumtimit për NASA-n.

    “Ndjekja e historisë së ujit nëpër sistemin diellor është një pjesë thelbësore për të kuptuar origjinën e jetës”, shtoi ai.

    Ndërkohë, pronarët e shtëpisë, të cilët kanë zgjedhur të mbeten anonimë, i thanë televizionit ABC 6 se e kishin kuptuar pothuajse menjëherë se po përjetonin një ngjarje të jashtëzakonshme.

    “E kuptuam pothuajse menjëherë se ajo që na ndodhi ishte jashtëzakonisht e rrallë dhe ndjemë përgjegjësi për ta ruajtur meteoritin për komunitetin shkencor”, deklaruan ata.

    “Është ende e pabesueshme të mendojmë se ky meteorit udhëtoi nëpër hapësirë për miliona vjet, përpara se ta përfundonte udhëtimin e tij në shtëpinë tonë. E gjithë kjo përvojë ka qenë e jashtëzakonshme dhe ndihemi të nderuar që kemi pasur një rol të vogël në avancimin e njohurive shkencore përmes studimit të tij”, shtuan pronarët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore” appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

    Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

    Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, njoftoi se Kosova është asociuar zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike.

    “Sot në Luksemburg, Kosova u asociua zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike, së bashku me vendet kandidate. Falënderoj Presidencën irlandeze të BE-së, Komisionerin McGrath dhe Komisioneren Kos për përfshirjen tonë në këtë nismë. Kosova nuk do të jetë thjesht pjesëmarrëse. Ne do të propozojmë dhe udhëheqim projekte, sepse përvoja jonë në përballjen me presionet e vazhdueshme janë te vlefshme për mbarë Evropën. Qëndrueshmëria nënkupton edhe emërtimin e hapur të kërcënimeve, përfshirë ato që vijnë nga brenda rajonit tonë”, ka shkruar ai në facebook”.

    Zyrtarimi i këtij bashkëpunimi u bë në kuadër të pjesëmarrjes së Kryenegociatorit të Republikës së Kosovës me Bashkimin Eveopian, Jeton Zulfaj, në ministerialin e organizuar nga Irlanda (Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së), si kryesuese e Presidencës së radhës e BE-së dhe ku morën pjesë ministrat e 27 shteteve anëtare, ministrat respektiv nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm.

    Në kuadër të këtij takimi, diskutimet u përqëndruan në mënyrat se si mund të thellohet bashkëpunimi praktik përmes projekteve fillestare prioritare të Qendrës, duke përfshirë menaxhimin e krizave, matjen e qëndrueshmërisë, shkëmbimin e metodologjive dhe standardeve, mbështetjen për sigurinë e jetës demokratike, si dhe zgjerimin e mundësive për trajnime në shtetet respektive.

    “Zyrtarizimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike shënon fillimin e një faze të re në përballjen me sfidat e përbashkëta si manipulimi dhe ndërhyrja e huaj në informacion e njohur si FIMI, përderisa Kosova mbetet cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, përfshirë narrativat ruse që shpërndahen në rajon përmes Serbisë, me synim polarizimin shoqëror dhe minimin e zgjedhjes demokratike të qytetarëve”, ka thënë Kryenegociatori Zulfaj, duke vlerësuar se nga ky bashkëpunim do të përfitojnë jo vetëm institucionet e vendit, por e gjithë shoqëria dhe të qytetarët e Kosovës.

    Kryenegociatori Zulfaj kishte marr pjesë edhe në ministerialin që u organizua nga kryesuesja e presidencës së BE-së – Qipro dhe Komisioni Evropian në Luksemburg në muajin qershor dhe ku Kosova ishte përfshirë në Mburojën e Demokracisë Evropiane, respektivisht në mekanizmat e kësaj iniciative, duke përfshirë kanalet e paralajmërimit të hershëm, protokollet e reagimit ndaj incidenteve, ushtrimet e reagimit të shpejtë, si dhe lidhjen e fakt-kontrolluesve (fact-checkers) dhe studiuesve nga Kosova me Observatorin Evropian të Medieve Digjitale (EDMO).

    Burimi: RTKLive

  • Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

    Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

    Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

    Aktori i njohur amerikan, Brad Pitt, është fotografuar dorë për dore me partneren e tij, Ines de Ramon, gjatë një daljeje në Paris, ku çifti kaloi mbrëmjen duke ndjekur koncertin e muzikantit britanik James Blake.

    Pitt, 62 vjeç, dhe de Ramon, 33 vjeçe, u panë së bashku të hënën mbrëma, më 12 tetor, pas përfundimit të koncertit në kryeqytetin francez.

    Aktori tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e veshjes, duke kombinuar një xhaketë në ngjyrë blu-jeshile me pantallona rozë-vjollcë, këmishë të bardhë dhe syze. Ndërsa partnerja e tij u shfaq me një xhaketë ngjyrë krem, bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza prej lëkure.

    Çifti, i cili e ka mbajtur kryesisht larg vëmendjes publike jetën private, është parë së fundmi edhe në Londër, ku mori pjesë në ceremoninë bamirëse të organizuar nga George dhe Amal Clooney.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)

    Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)

    Limaj ia dhuron Jupollit emblemën e UÇK-së (VIDEO)

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për luftën e UÇK-së, konkretisht për Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Ai kujtoi se në kohën kur u votua ky ligj, “ne kemi qenë kundër”.

    “Jemi munduar me ju thanë, por parlamenti me shumicë e ka votu. Sot Parlamenti me shumicë e ka votu një ligj. Çka mendove ti, tre veta atje me prish vullnetin e 90 vetave këtu a? Çka duhet të bëjë Parlamenti i Kosovës? Nëse ndodh që Gjykata Speciale e jep një mendim, duhet me u mbledhë këtu, dhe me i thënë ‘rri ti atje, se s’mundesh me m’kallxu ti mu çfarë ligje bëj’. Duhet me i kallxu se pernime e kemi këtë punë”, tha Limaj në DPT te Fidani në Klan Kosova.

    Në ndërkohë, Limaj në emision ia dhuroi moderatorit Fidan Jupollit emblemën e UÇK-së.

    “Për me përmbyllë… qato që thash, ma UÇK jeni ju… vazhdo ti qështu, du me ta dhënë këtë si simbolikë. Përmes teje, po ua jap këtë simbol shumë djem e çikave të Kosovës, dhe ndihna krenar. Dhe nuk mund ta them, sa kemi pas dhimbje këto ditë, qaq kom pas krenari kur kom pa fmi, djem e vajza, të rreshtuar duke dhënë betim, betimin për shtetin e Kosovës”, u shpreh Limaj në fund të emisionit, teksa ia vendosi gazetarit Jupolli në sako emblemën e UÇK-së.

    Ndiqni pamjet:

  • “Zhduket” Drini i Bardhë, rrezik i madh për vërshime?! (VIDEO)

    “Zhduket” Drini i Bardhë, rrezik i madh për vërshime?! (VIDEO)

    “Zhduket” Drini i Bardhë, rrezik i madh për vërshime?! (VIDEO)

    Drini i Bardhë po humb sipërfaqe natyrore, vërshimet po përsëriten nga viti në vit, ndërsa nxjerrja e zhavorrit vazhdon të ngrejë pikëpyetje për dëmtimin e lumenjve dhe përgjegjësinë e institucioneve.

    Hulumtimi i Kiks Kosova sjell të dhëna të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, sipas të cilave sipërfaqja e degraduar e Drinit të Bardhë është rritur për 167 hektarë, apo rreth 12 për qind, nga viti 2018 deri më 2024.

    Ndërkohë, vërshimet që kanë goditur Kosovën ndër vite kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, biznese, rrugë dhe toka bujqësore, duke ngritur pikëpyetje edhe për ndikimin e ndërhyrjeve në shtretërit e lumenjve.

    Hulumtimi trajton edhe rastet e eksploatimit të rërës dhe zhavorrit që kanë përfunduar në Prokurori.

    Hulumtimi sjell të dhënat e Prokurorive të Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës për rastet e ndotjes dhe degradimit të mjedisit. Vetëm në rastin e eksploatimit të rërës dhe zhavorrit përreth Drinit të Bardhë, gjatë vitit 2025 u arrestuan 21 persona dhe u sekuestruan 40 mjete, me vlerë rreth dy milionë euro.

    Ndërkaq, Prokuroria e Gjakovës raportoi 19 aktakuza ndaj 26 personave gjatë vitit 2025 dhe 11 aktakuza ndaj 16 personave gjatë vitit 2026, ndërsa Prokuroria e Pejës bëri të ditur se nga viti 2023 deri më 2025 kishte pranuar 80 kallëzime penale dhe kishte ngritur 63 aktakuza për vepra penale të kryera në lumenj dhe hapësirat përreth tyre.

    Pavarësisht arrestimeve, aktakuzave dhe sekuestrimeve, degradimi i lumit vazhdon.

    Hulumtimi trajton edhe rolin e Inspektoratit Mjedisor në mbikëqyrjen e gurthyesve, sfidat në terren dhe shqetësimet për efektivitetin e masave ndëshkuese.

  • Forca të shtuara policore pranë QMF-së në Fushë Kosovë

    Forca të shtuara policore pranë QMF-së në Fushë Kosovë

    Forca të shtuara policore pranë QMF-së në Fushë Kosovë

    Forca policore dhe zjarrfikës janë parë pranë Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e pranisë së tyre.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare.

    Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Forca të shtuara policore pranë QMF-së në Fushë Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Chelsea synon Frenkie de Jong si zëvendësues të Enzo Fernandez

    Chelsea synon Frenkie de Jong si zëvendësues të Enzo Fernandez

    Klubi londinez ka nisur të shqyrtojë mundësinë e transferimit të holandezit, i cili mund të largohet nga Barcelona nëse nuk i garantohet hapësirë e mjaftueshme për të luajtur.

    Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2026/27, me tetë fitore në po aq ndeshje në La Liga dhe një fitore në ndeshjen e vetme të zhvilluar deri më tani në Ligën e Kampionëve.

    Megjithatë, De Jong nuk ka luajtur ende këtë sezon për shkak të lëndimit, ndërsa skuadra e trajnerit Hansi Flick ka pasur paraqitje të mira edhe pa të. Në mesfushë, Barcelona ka disa alternativa, përfshirë Pedri, Gavi, Dani Olmo dhe Fermin Lopez.

    Kjo situatë mund ta vështirësojë rikthimin e holandezit në formacionin titullar, kur ai të jetë plotësisht i gatshëm për lojë.

    Barcelona mund të shqyrtojë oferta mbi pesëdhjetë milionë euro për De Jong nga janari. Megjithatë, mesfushori ka deklaruar më parë se ai dhe familja e tij janë të lumtur në Katalonjë.

    Njëzet e nëntë vjeçari vlerësohet për vizionin e lojës, saktësinë në pasime dhe aftësinë për të ndihmuar në organizimin e sulmeve. Këto cilësi mund ta bëjnë atë një alternativë të përshtatshme për mesfushën e Chelsea, ku do të mund të luante përkrah Moises Caicedo.

    Në këtë sezon, Chelsea ka shfaqur paqëndrueshmëri dhe ka pranuar trembëdhjetë gola në Premier League, duke pasur një prej mbrojtjeve më të dobëta të kampionatit. Transferimi i holandezit mund t’i ndihmonte londinezët të krijonin më shumë ekuilibër në mesfushë.

    Megjithatë, gjendja fizike e De Jongut mbetet një shqetësim. Që nga fillimi i vitit 2024, ai ka munguar në disa periudha për shkak të lëndimeve dhe problemeve me gatishmërinë fizike.

    Burimi: RTKLive