Category: Lajme

  • BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

    BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

    Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë në një tubim parazgjedhor në Serbi.

    “Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

    Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

    Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

    “Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi./RTK

    Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

    Burimi: Dukagjini

  • Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Një shofer në Klinë është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve për tre muaj, pasi u kap duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është vetëm 50 km/h.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar pasi më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë, është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej automjeti duke lëvizur me shpejtësi të lartë në fshatin Klinavc.

    Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 12 tetor është identifikuar ngasësi, ndaj të cilit janë shqiptuar masat e parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

    Përveç gjobës prej 300 eurosh dhe ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj, atij i janë shqiptuar edhe tri pikë negative.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shefi i MI5-ës paralajmëron: Rusia, Irani dhe AI kërcënojnë Britaninë

    Shefi i MI5-ës paralajmëron: Rusia, Irani dhe AI kërcënojnë Britaninë

    Kreu i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5 ka deklaruar se institucioni po ndan më shumë burime për t’iu kundërvënë kërcënimeve shtetërore sesa gjatë Luftës së Ftohtë.

    Sir Ken McCallum tha se kërcënimet nga kundërshtarët e huaj janë katërfishuar gjatë dekadës së fundit, duke e cilësuar Rusinë si “agresorin numër një”. Ai gjithashtu paralajmëroi për rritjen e agresionit të lidhur me Iranin, që ka shënjestruar objekte hebraike dhe baza ushtarake.

    Në fjalimin e tij vjetor në Londër, shefi i MI5-ës tha se Rusia po zhvillon luftë hibride, në një kohë kur inteligjenca artificiale (AI) po e intensifikon garën e sigurisë kibernetike mes sulmuesve dhe mbrojtësve.

    Ai paralajmëroi gjithashtu për rritjen e kërcënimeve nga terrorizmi i ekstremit të djathtë dhe tha se MI5 ka zbuluar terroristë që synonin ta shfrytëzonin inteligjencën artificiale, përfshirë integrimin e saj me dronë.

    Sipas tij, rreziku më i madh nga keqpërdorimi i AI-së është mundësia që grupet ekstremiste ta përdorin këtë teknologji për të shfrytëzuar armë biologjike të reja dhe ekzistuese.

    Megjithatë, ai vuri në dukje se puna kundër terrorizmit dhe kërcënimeve shtetërore tashmë ka pothuajse të njëjtën përmasë, duke e cilësuar këtë si një ndryshim të madh të viteve të fundit.

    McCallum tha se Rusia ka shmangur deri më tani konfliktin e drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n dhe po përpiqet të destabilizojë vendet evropiane, ndërsa përparimi i saj në pushtimin e gjithanshëm të Ukrainës mbetet “minimal dhe me kosto të tmerrshme”.

    Lufta hibride ose sulmet hibride janë terma që përshkruajnë metoda jo-ushtarake, si sulmet kibernetike, sabotazhi dhe dezinformimi, të përdorura për të ushtruar presion dhe për të destabilizuar kundërshtarin.

    Këto metoda shpesh zbatohen përmes personave ose grupeve ndërmjetëse, ndërsa Rusia vazhdon të mohojë përfshirjen në sulme të tilla, pavarësisht provave në rritje për të kundërtën.

    Shefi i MI5-ës tha se sukseset e shërbimit në identifikimin dhe dëbimin e spiunëve rusë nga Britania e kanë detyruar Kremlinin të mbështetet te persona të paguar për të kryer sulme.

    “Me rrjetin e tij tradicional të fshehtë, të shkatërruar nga afro 1.000 dëbime që nga pushtimi, Kremlini ka një arsenal global të dobësuar”, tha ai.

    “Prandaj, i shohim duke u përpjekur t’u paguajnë kriminelëve që të kryejnë porositë e tyre”, shtoi McCallum, duke theksuar se këto nuk janë veprime të një fuqie të madhe që ka epërsi strategjike.

    Komentet e tij vijnë në një kohë kur gjithnjë e më shumë udhëheqës evropianë kanë paralajmëruar se Rusia mund të jetë duke përgatitur sulme për të testuar vendosmërinë e tyre në mbështetjen e Ukrainës.

    I pyetur pas fjalimit për komentet e fundit të kryeministrit Andy Burnham, sipas të cilit Rusia ndërhyri në referendumin për Brexit-in, McCallum tha se përpjekjet e Moskës nuk janë lajm i ri. Megjithatë, ai bëri dallimin mes përpjekjes për ndërhyrje dhe arritjes së një rezultati konkret.

    Ai tha se është e dokumentuar publikisht se mediat ruse, si dhe të ashtuquajturit “trollë të internetit” dhe rrjetet e llogarive të automatizuara, janë përpjekur të ndikojnë në debatin për Brexit-in. Megjithatë, ai theksoi se rezultati i referendumit të vitit 2016 nuk vihet në dyshim.

    McCallum shprehu shqetësim për debatin e vazhdueshëm rreth ndërhyrjes ruse, duke paralajmëruar se ekziston rreziku që, duke i paraqitur këto rrjete si tepër të fuqishme, t’u shërbehet interesave të kundërshtarëve.

    Ndërkohë, McCallum paralajmëroi se Irani po zgjeron gjithashtu fushatën e tij hibride në Britani.

    Shefi i inteligjencës tha se gjatë vitit të fundit janë arrestuar 50 persona lidhur me aktivitete të ndërlidhura me Iranin.

    Sipas tij, pjesa më e madhe e këtij agresioni iranian është drejtuar kundër komuniteteve hebraike, por edhe ndaj objektivave më të mbrojtura, si bazat ushtarake.

    McCallum nuk përmendi drejtpërdrejt gjatë fjalimit arrestimet e lidhura me bazën ajrore RAF Fairford, por më pas u tha gazetarëve se ky incident nuk është i veçantë.

    “Ne kemi vërejtur interesim iranian edhe përtej RAF Fairford, në Britani”, tha ai.

    Në incidentin pranë bazës ajrore në Gloucestershire, ku u panë tri furgonë të dyshimtë të parkuar në afërsi, shtatë persona janë arrestuar dhe më pas janë liruar me kusht nga policia kundër terrorizmit.

    Burnham ka deklaruar se incidenti ishte “pothuajse me siguri i drejtuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit”.

    Në fjalimin e tij, shefi i MI5-ës tha se ata që synojnë të shkaktojnë kaos në rrugët britanike, qofshin persona të rekrutuar brenda vendit apo financuesit e tyre jashtë tij, do të përballen me një përgjigje të vendosur.

    Ai shtoi se Ligji për Sigurinë Kombëtare i vitit 2023, i cili synon të godasë personat që veprojnë kundër interesave britanike në emër të fuqive të huaja, po përdoret gjerësisht për të përballuar kërcënimet nga Kina, Irani dhe Rusia.

    Kërcënimi nga inteligjenca artificiale

    Duke folur për kërcënimet e reja nga inteligjenca artificiale, McCallum tha se kjo teknologji mund të prodhojë propagandë dhe materiale radikalizuese të përshtatura për individë të veçantë.

    “Ne kemi zbuluar terroristë që synonin ta shfrytëzonin inteligjencën artificiale për të përmirësuar zbulimin e objektivave dhe metodat e sulmit, ndërsa dronët e pajisur me AI sjellin një dimension të ri”, tha ai.

    McCallum theksoi se kërcënimi nga përdorimi i inteligjencës artificiale për armë biologjike ende nuk është realizuar, por paralajmëroi se kjo teknologji ka potencialin për ta ndryshuar ndjeshëm nivelin e rrezikut.

    “Këto rreziqe janë reale. Komuniteti britanik i inteligjencës, përfshirë MI5, GCHQ dhe MI6, po punon ngushtë me Institutin britanik të Sigurisë së Inteligjencës Artificiale, të vlerësuar ndërkombëtarisht, për t’u përballur me to”, përfundoi ai, raporton BBC.

    Burimi: RTKLive

  • Bajraktari: Punëdhënësit duhet të jenë më rigorozë për sigurinë e punëtorëve

    Bajraktari: Punëdhënësit duhet të jenë më rigorozë për sigurinë e punëtorëve

    Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, ka thënë se përgjegjësia për sigurinë e punëtorëve nuk mund t’u lihet vetëm atyre, por duhet të garantohet edhe nga punëdhënësit, inxhinierët dhe institucionet shtetërore.

    Bajraktari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka theksuar se pakujdesia e punëtorëve duhet të parandalohet përmes organizimit të duhur të punës, mbikëqyrjes dhe zbatimit të masave të sigurisë.

    Sipas tij, mungesa e kontrolleve shtetërore ndaj punëdhënësve mund të ndikojë në krijimin e situatës aktuale, ku gjatë vitit janë shënuar raste të shumta të vdekjeve në vendet e punës.

    Bajraktari u ka bërë thirrje punëdhënësve që të shtojnë kontrollet e brendshme dhe të tregojnë më shumë përkushtim ndaj sigurisë së punëtorëve, pavarësisht inspektimeve nga shteti.

    “Kur thotë se pakujdesia u bie punëtorë, por këtë duhet ta kontrolloj dikush e të marrë masa dikush – madje duhet të ketë organizim të punës nga inxhinieri e punëdhënësi në këtë rast. Nëse punëdhënësit nuk kanë kontroll nga vetë shteti atëherë pasojë e kësaj vjen deri në gjendjen ku jemi dhe për një muaj nuk patëm vdekje të punëtorëve dhe ishte kënaqësi por gjatë vitit kemi pasur shumë raste. Por unë bëjë një apel ndaj punëdhënësve që pa marrë parasysh kontrolleve të shtetit punëdhënësit të kenë kontrollet e veta dhe të jenë më të përkushtuar. Punëtorët janë të pakujdesshëm, por ata që i shohin punimet duhet tua ndalojnë dhe duhet të jenë më rigoroz në punë”, u shpreh Bajraktari.

    Burimi: Dukagjini

  • Dorëhiqet ambasadorja e ShBA-së në Greqi, pas kërkesës së Administratës Trump

    Dorëhiqet ambasadorja e ShBA-së në Greqi, pas kërkesës së Administratës Trump

    Dorëhiqet ambasadorja e ShBA-së në Greqi, pas kërkesës së Administratës Trump

    Ambasadorja e presidentit Donald Trump në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dha dorëheqje të martën pas akuzave për sjellje të papërshtatshme, por këmbënguli se do të “mbrohet fuqishëm” ndaj tyre.

    Administrata e Trumpit bëri të ditur më herët të martën se i kishte kërkuar Guilfoyle të largohej nga posti, pasi ajo u përball me kritika të ashpra lidhur me akuzat se kishte kryer veprime të papërshtatshme dhe ndoshta të paligjshme, para dhe gjatë mandatit të saj në Athinë, raporton AP.

    Njoftimi, pas disa ditësh komentesh dhe spekulimesh, erdhi si përgjigje ndaj një pyetjeje drejtuar zëdhënëses së sapoemëruar të Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, gjatë konferencës së saj të parë për media të martën në mëngjes. Zacharia tha se Guilfoyle “ka qenë një aset i mrekullueshëm për ekipin dhe i urojmë gjithë të mirat”.

    Largimi i Guilfoylet vjen pasi kjo mundësi ishte paralajmëruar për agjencinë e lajmeve “The Associated Press” gjatë fundjavës, ndërsa Trumpi shprehu të hënën pakënaqësinë e tij lidhur me raportimet për sjelljen e saj të pretenduar.

    “Epo, po e shqyrtojmë këtë”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet nëse po mendonte ta shkarkonte Guilfoyle. “Nuk jemi të kënaqur”.

  • Dyshohet për mjet shpërthyes në QMF-në e Fushë Kosovës

    Dyshohet për mjet shpërthyes në QMF-në e Fushë Kosovës

    Dyshohet për mjet shpërthyes në QMF-në e Fushë Kosovës

    Në oborrin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare, në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, dyshohet për një mjet shpërthyes.

    Sipas informacioneve të Klankosova.tv, në oborrin e kësaj qendre mjekësore kanë mbërritur forca të shumta policore.

    Klankosova.tv ka pyetur në Policinë e Kosovës për rastin.

  • Ambasadorja amerikane në Greqi jep dorëheqjen pas akuzave për sjellje të papërshtatshme

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka dhënë dorëheqjen nga posti diplomatik në Athinë, pas raportimeve për një sërë pretendimesh lidhur me sjelljen e saj, përfshirë një akuzë se i kishte kërkuar një ish-donatori të presidentit Donald Trump t’i paguante faturën e kartës së kreditit American Express.

    Largimi i saj vjen pas raportimeve të The Wall Street Journal për veprimtarinë e ambasadores dhe konfirmimit nga Shtëpia e Bardhë se administrata amerikane i kishte kërkuar të largohej nga posti.

    Në një deklaratë të gjatë të publikuar në platformën X, Guilfoyle falënderoi presidentin Trump dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për besimin e dhënë, ndërsa i mohoi kategorikisht akuzat.

    “Shërbimi si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Greqi ka qenë nderi i jetës sime. Do t’i jem përjetësisht mirënjohëse presidentit Donald Trump dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio që më besuan privilegjin e jashtëzakonshëm të përfaqësimit të vendit tonë”, shkroi ajo.

    Sipas raportimeve të The Wall Street Journal, Guilfoyle është përballur me pretendime për kërcënimin e një zyrtari grek, pranimin e dhuratave dhe shërbimeve të papërshtatshme, si dhe përdorimin e mundshëm të ndikimit të saj në administratën amerikane për përfitime personale.

    Një nga pretendimet kryesore lidhet me një faturë të konsiderueshme të kartës së kreditit American Express, të cilën ambasadorja dyshohet se i kishte kërkuar një ish-donatori të Trump ta paguante, në këmbim të përdorimit të ndikimit të saj politik.

    Të hënën, presidenti Trump kishte deklaruar se administrata po shqyrtonte mundësinë e shkarkimit të Guilfoyle dhe se nuk ishte e kënaqur me situatën.

    Një ditë më vonë, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, konfirmoi se ambasadores i ishte kërkuar të jepte dorëheqjen.

    “I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një pjesëtare shumë e vlefshme e ekipit dhe i urojmë gjithë të mirat”, deklaroi Zacharia.

    Guilfoyle ka kundërshtuar pretendimet ndaj saj, duke paralajmëruar se do të mbrojë reputacionin dhe integritetin e vet.

    “Këto akuza janë të pavërteta dhe kam ndërmend të mbroj me vendosmëri emrin, reputacionin dhe integritetin tim”, shkroi ajo.

    Përmes avokatëve të saj, ish-ambasadorja ka hedhur poshtë edhe pretendimet e biznesmenit amerikan dhe ish-kandidatit politik Eric Deters.

    Sipas përfaqësuesve të saj ligjorë, Deters i detyrohet Guilfoyle rreth 150 mijë dollarë për fjalime dhe shërbime konsulence. Ata kanë deklaruar gjithashtu se ajo kishte refuzuar një ofertë prej një milion dollarësh për të promovuar një çështje private gjyqësore.

    Sa u përket pretendimeve për dhurata dhe udhëtime me avionë privatë, avokatët e saj kanë thënë se Guilfoyle kishte kërkuar udhëzime nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe kishte respektuar rregullat përkatëse të etikës.

    Në deklaratën e saj të largimit, Guilfoyle vuri në pah arritjet që, sipas saj, karakterizuan mandatin në Athinë. Ajo përmendi marrëveshjet për zgjerimin e eksporteve amerikane të gazit natyror të lëngshëm drejt Evropës.

    Gjithashtu, ajo veçoi përparimin e projektit energjetik Vertical Corridor, i cili synon të ndihmojë në uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse, si dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Greqisë, aleate në NATO.

    Pavarësisht largimit nga posti diplomatik, Guilfoyle tha se mbështetja e saj për presidentin amerikan mbetet e pandryshuar.

    “Përkushtimi im ndaj presidentit Trump, lëvizjes America First dhe vendit që dua nuk do të përfundojë kurrë”, deklaroi ajo.

    Dorëheqja shënon fundin e mandatit të Guilfoyle në Greqi, ndërsa pretendimet e raportuara ndaj saj mbeten të mohuara nga ish-ambasadorja dhe përfaqësuesit e saj ligjorë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ambasadorja amerikane në Greqi jep dorëheqjen pas akuzave për sjellje të papërshtatshme appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vitia: Fruthi është rikthyer, vaksinojini fëmijët

    Vitia: Fruthi është rikthyer, vaksinojini fëmijët

    Ai ka theksuar se fruthi është sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe telashe shëndetësore, dhe se, vaksinimi është mënyra më e sigurt për mbrojtjen nga fruthi.

    ‘’Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë. Sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt siç e kemi bërë me gjenerata. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar’’, ka deklaruar Vitia.

    Burimi: RTKLive

  • Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun

    Vdekjet në vendet e punës, Kryeziu: Punëtorët shpesh neglizhojnë rrezikun

    Inxhinieri i ndërtimit, Faruk Kryeziu, ka shprehur shqetësimin për numrin e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës, duke theksuar se ndër faktorët që ndikojnë në këto raste janë neglizhenca në respektimin e masave të sigurisë dhe mungesa e trajnimeve adekuate.

    Kryeziu, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se jo në të gjitha rastet përgjegjësia bie mbi ndërtuesit apo punëdhënësit, pasi, sipas tij, edhe punëtorët shpeshherë neglizhojnë rrezikun dhe nuk i respektojnë masat mbrojtëse gjatë punës.

    “Është shqetësues fakti që kemi shumë vdekje të punëtorëve në vendet e punës. Mendoj që një prej faktorëve që po ndikon në raste të tilla është edhe neglizhenca e punëtorëve për respektimin e masave mbrojtëse në punë, moszbatimi i masave për pajisje mbrojtëse sipas ligjit”, është shprehur ai.

    Duke folur për përvojën e tij në tregun e punës, Kryeziu ka thënë se në shumë raste punëtorët nuk tregojnë kujdesin e duhur ndaj rreziqeve në vendin e punës.

    Ai ka theksuar gjithashtu se problem mbetet edhe mungesa e trajnimeve të duhura, të cilat, sipas tij, nuk kryhen gjithmonë me kohë.

    Megjithatë, Kryeziu ka pranuar se ka edhe kompani që nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për punëtorët, duke nënvizuar se siguria në vendin e punës kërkon përgjegjësi si nga punëtorët, ashtu edhe nga punëdhënësit.

    “Një prej faktorëve kryesorë është neglizhenca e punëtorëve, por ka edhe kompani që nuk i plotësojnë kushtet e punëtorëve”, ka deklaruar Kryeziu.

    Burimi: Dukagjini

  • 23 të shoqëruar pas përplasjeve në protestën pranë Ministrisë së Arsimit, lëndohen 6 policë dhe një gazetare

    23 të shoqëruar pas përplasjeve në protestën pranë Ministrisë së Arsimit, lëndohen 6 policë dhe një gazetare

    23 të shoqëruar pas përplasjeve në protestën pranë Ministrisë së Arsimit, lëndohen 6 policë dhe një gazetare

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së mesditës së sotme pranë godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit një grup protestuesish dyshohet se kanë dëmtuar rrethimin dhe portën hyrëse të institucionit, si dhe kanë goditur me gurë dhe sende të forta xhamat e fasadën e godinës.

    Policia ndërhyri pas përshkallëzimit të situatës

    Policia njofton se efektivët u kanë bërë disa thirrje protestuesve për të ndërprerë veprimet dhe për t’u larguar nga oborri i institucionit. Megjithatë, sipas autoriteteve, pas vijimit të hedhjes së molotovëve, kapsollave dhe sendeve të forta, është ndërhyrë për të rivendosur rendin publik.

    “Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit”, thuhet në njoftim.

    Si rezultat i ndërhyrjes, 23 persona janë shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

    Gjashtë policë dhe një gazetare të lënduar

    Gjatë përplasjeve janë lënduar gjashtë punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një gazetare. Sipas autoriteteve, të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimet e kundërligjshme.

    Në fund të njoftimit, Policia e Shtetit ka përsëritur se do të garantojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin veprimet që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

    “Policia e Shtetit thekson sërish angazhimin e saj për të garantuar plotësisht ushtrimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor dhe fton pjesëmarrësit në tubime që të mos bëhen pjesë e veprimeve të kundërligjshme, që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, pasi do të përballen me pasojat penale që parashikon ligji”, apelon Policia e Shtetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 23 të shoqëruar pas përplasjeve në protestën pranë Ministrisë së Arsimit, lëndohen 6 policë dhe një gazetare appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali