Category: Lajme

  • Musliu: Kërcënimet, presionet dhe linçimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

    Musliu: Kërcënimet, presionet dhe linçimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

    Musliu: Kërcënimet, presionet dhe linçimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar lidhur me rastet e fundit të kërcënimeve, presioneve dhe fushatave linçuese ndaj gazetarëve.

    Ajo ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe se sipas saj, liria e mediave është një nga shtyllat kryesore të demokracisë.

    “Si anëtare e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e theksoj qartë se liria e mediave është një nga shtyllat themelore të demokracisë dhe të një shoqërie të lirë.

    Kërcënimet, presionet dhe fushatat linçuese ndaj gazetarëve, sipas saj, përbëjnë sulm ndaj fjalës së lirë, informimit të drejtë dhe interesit publik.

    Ajo ka shtuar se gazetarët duhet të kenë mundësi ta kryejnë punën e tyre pa frikë, pa intimidim dhe pa ndërhyrje politike apo institucionale.

    “Çdo kërcënim ndaj një gazetari duhet të trajtohet seriozisht nga institucionet përgjegjëse dhe të hetohet me përkushtim. Heshtja përballë këtyre rasteve vetëm sa e inkurajon klimën e presionit dhe të pasigurisë. Mbrojtja e gazetarëve dhe garantimi i lirisë së mediave nuk është çështje e një partie apo grupi të caktuar. Është përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Demokracia nuk mund të jetë e shëndoshë pa media të lira, të pavarura dhe të sigurta. Të gjithë duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër kërcënimeve dhe fushatave linçuese ndaj gazetarëve.”, ka shkruar ajo. /Klankosova.tv

  • Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

    Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

    Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

    Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, ku studentët kanë shprehur pakënaqësinë për gjendjen në vend.

    Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë ndezur zjarr në mes të rrugës, ndërsa, sipas raportimeve, janë hedhur edhe gaz lotsjellës dhe janë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Protestuesit kanë demoluar gjithashtu rrethojat pranë Ministrisë së Arsimit.

    Nga incidentet e raportuara, një zyrtar policor ka mbetur i lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

    Kurti: Regjistrimi i pronave në emër të dy bashkëshortëve është rritur 300-fish

    Kryeministri Kurti, ka marrë pjesë në përmbylljen e projektit PIAKOS të Qendrës për Avokim dhe Trajnime (ATRC), që ka për qëllim regjistrimin e pronës.

    Gjatë fjalës së tij, Kurti vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, duke theksuar se e drejta e pronës nuk duhet të mbetet vetëm garanci në letër, por të zbatohet për secilin qytetar pa dallim.

    Ai tha se dokumentacioni pronësor garanton sigurinë juridike, ndërsa pronësia e regjistruar krijon mundësi më të mira për qasje në financim dhe në programet mbështetëse qeveritare.

    “Mund të duket si çështje administrative, por për një person apo familje rregullimi i dokumentacionit të pronës është parakusht kryesor, i cili hap mundësinë e mbështetjes publike, qoftë për renovimin e shtëpisë, rindërtimin e saj, apo programet tona të përfshirjes në Banimin Social Adekuat”, tha Kurti.

    Kryeministri foli edhe për rëndësinë e regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve, duke e cilësuar këtë si hap konkret drejt barazisë.

    “Për më pak sesa një dekadë është 300-fishuar regjistrimi i pronave nga të dy bashkëshortët. Në vitin 2016 kanë qenë rreth 100 prona në tërë Kosovën që janë regjistruar në emrin e të dy bashkëshortëve të një çifti, dhe, sot që po flasim, kjo shifër është rreth 31 mijë. Pra, kemi një rritje 300 fish të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, tha ai.

    Duke folur për rëndësinë e Kadastrit, Kurti ngriti edhe çështjen e moszbatimit nga Serbia të marrëveshjes për dokumentacionin kadastral, të nënshkruar në Bruksel më 2 shtator 2011.

    “Natyrisht që sfidë e veçantë për shtetin tonë ngelet fakti që janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral edhe pse marrëveshja në Bruksel është nënshkruar me datën 2 shtator të vitit 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian ua ka dhënë 2 milionë euro Beogradit zyrtar, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral se lëre më origjinalin”, theksoi Kurti. 

    Burimi: RTKLive

  • Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

    Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën e studentëve në Shqipëri – studentët përplasen me policinë

    Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri

    Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, ku studentët kanë shprehur pakënaqësinë për gjendjen në vend.

    Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë ndezur zjarr në mes të rrugës, ndërsa, sipas raportimeve, janë hedhur edhe gaz lotsjellës dhe janë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Protestuesit kanë demoluar gjithashtu rrethojat pranë Ministrisë së Arsimit.

    Nga incidentet e raportuara, një zyrtar policor ka mbetur i lënduar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gaz lotsjellës e zjarr në rrugë, tensione në protestën e studentëve në Shqipëri – studentët përplasen me policinë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ish-mesfushori i Juventusit kërkon zëvendësimin e Woltemades, ka fjalë të mira për Zhegrovën

    Ish-mesfushori i Juventusit kërkon zëvendësimin e Woltemades, ka fjalë të mira për Zhegrovën

    Ish-mesfushori i Juventusit kërkon zëvendësimin e Woltemades, ka fjalë të mira për Zhegrovën

    Ish-mesfushori i Juventusit, Alessio Tacchinardi, ka kërkuar që klubi torinez të transferojë një qendërsulmues të ri në afatin kalimtar të janarit, pasi sipas tij, Nick Woltemade nuk është partneri ideal në sulm për Randal Kolo Muanin.

    Sulmuesi gjerman iu bashkua Juventusit në formë huazimi nga Newcastle më pak se dy muaj më parë, por Tacchinardi beson se “Bianconerët” duhet të kërkojnë një alternativë tjetër për repartin ofensiv.

    Juventusi u ndal në barazim 1-1 në udhëtim ndaj Cagliarit të dielën, pavarësisht se krijoi raste dhe dominoi posedimin e topit. Golin e barazimit për skuadrën torineze e shënoi Kolo Muani në pjesën e dytë.

    Duke komentuar paraqitjen e Juventusit për “Sportmediaset”, Tacchinardi vuri në pah edhe nevojën që Edon Zhegrova të ketë më shumë hapësirë në skuadër.

    “Ata kanë humbur dy pikë, pavarësisht se krijuan shumë raste dhe e dominuan posedimin e topit”, tha Tacchinardi për “Sportmediaset”.

    “Më duket se ende nuk janë gati për ta bërë hapin e radhës. Mendoj se kjo ndeshje nxjerr në pah dy gjëra. Së pari, Zhegrova duhet të luajë, sepse ishte shumë më efikas se Conceição; së dyti, Kolo Muani has vështirësi kur mbetet i vetëm në sulm”, tha ai.

    Woltemade u inkuadrua në pjesën e dytë dhe ndihmoi Juventusin ta shtonte presionin ndaj mbrojtjes së Cagliarit, duke u pozicionuar në zonën kundërshtare së bashku me lojtarët e tjerë ofensivë. Megjithatë, ai nuk arriti të krijonte rrezik të mjaftueshëm para portës.

    Për Tacchinardin, problemi qëndron te profili i sulmuesit gjerman, i cili sipas tij nuk është qendërsulmuesi klasik që i nevojitet Kolo Muanit për të formuar një dyshe efektive në sulm.

    “Kolo Muani ka nevojë për një sulmues tjetër pranë vetes, i cili, sipas mendimit tim, nuk është Woltemade, pasi ky i fundit nuk është një qendërsulmues klasik”, tha ish-mesfushori italian.

    “Prandaj, në janar, Juventusi duhet të dalë në treg dhe të transferojë një qendërsulmues, sepse Kolo Muani ka nevojë për dikë pranë vetes”, shtoi ai.

    Woltemade ka qenë titullar vetëm në një ndeshje për Juventusin këtë sezon, në të cilën shënoi nga penalltia kundër NEC-it në Ligën e Evropës.

    Sulmuesi gjerman është i huazuar te Juventusi nga Newcastle, ndërsa klubi torinez nuk ka opsion për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ish-mesfushori i Juventusit kërkon zëvendësimin e Woltemades, ka fjalë të mira për Zhegrovën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shefi i MI5-së paralajmëron: Irani po intensifikon përpjekjet për të goditur objektivat në Britani

    Drejtori i Përgjithshëm i MI5, Ken McCallum, flet në Thames House, në selinë e Shërbimit të Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar, në Londër, Mbretëria e Bashkuar, më 13 tetor 2026 [Jonathan Brady/Pool/Reuters]

    Shefi i shërbimit të inteligjencës së brendshme britanike, MI5, ka deklaruar se Irani po rrit përpjekjet për të sulmuar objektiva më të vështira dhe të mbrojtura, si baza ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në fjalimin e tij vjetor mbi kërcënimet e gjera ndaj Mbretërisë së Bashkuar, drejtori i përgjithshëm i MI5-së, Ken McCallum, deklaroi se këtë vit është vërejtur një “ndryshim i madh” në ambiciet iraniane për të sulmuar objektiva më të fortë, si instalimet ushtarake.

    Ai theksoi se incidenti i dyshuar në RAF Fairford “nuk është unik” dhe se ka pasur shembuj të tjerë jo vetëm në Britani, por edhe në mbarë botën.

    Kryeministri britanik Andy Burnham tha dje se me shumë gjasë Teherani fshihet pas komplotit ndaj bazës ajrore RAF Fairford muajin e kaluar.

    Kjo bazë ishte përdorur nga bombarduesit amerikanë për të kryer sulme kundër Iranit.  Incidenti shkaktoi një alarm të madh sigurie dhe çoi në tërheqjen e avionëve amerikanë nga baza nga ana e presidentit amerikan Donald Trump.⁠ McCallum tha se nuk mund të fliste në detaje për incidentin e Fairford-it për shkak të një hetime në vazhdim, por nënvizoi se ky rast nuk është i izoluar. Sipas tij, Irani po zgjeron fushatën e tij hibride, duke kaluar përtej objektivave tradicionale – si opozitarët iranianë në mërgim – drejt objektivave më të vështira, përfshirë bazat ushtarake dhe objekte të tjera me siguri të lartë.⁠

    Në shtator, autoritetet evakuuan dhjetëra banorë pranë RAF Fairford pasi tre furgona dyshues u ndaluan afër bazës. Policia gjeti benzinë (përshpejtues) në to, por jo eksplozivë. Shtatë persona u arrestuan në lidhje me këtë rast dhe u lanë të lirë me kusht. Autoritetet britanike e lidhin incidentin me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC). Irani ka mohuar çdo përfshirje.⁠

    McCallum zbuloi se operacionet e lidhura me Iranin kanë çuar në mbi 50 arrestime në Mbretërinë e Bashkuar gjatë 12 muajve të fundit.

    Ai përmendi sulme me zjarrvënie dhe sabotazh kundër objekteve hebraike në Britani dhe Evropë, të cilat autoritetet i atribuojnë përfaqësuesve iranianë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shefi i MI5-së paralajmëron: Irani po intensifikon përpjekjet për të goditur objektivat në Britani appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca takon homologun norvegjez, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

    Konjufca takon homologun norvegjez, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

    Konjufca takon homologun norvegjez, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

    Zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva evropiane e Kosovës kanë qenë ndër temat e diskutimit në takimin ndërmjet kryediplomatëve të Kosovës dhe Norvegjisë, Glauk Konjufca dhe Espen Barth Eide.

    Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

    Sipas njoftimit, gjatë bisedës u diskutua për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

    Ky takim u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë në kryeqytetin polak.

  • Presidentja Shiroka Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

    Presidentja Shiroka Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

    Presidentja Shiroka Pula viziton familjen e Jakup Krasniqit

    Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula e ka vizituar familjen e Jakup Krasniqit.

    Kjo u bë e ditur nga deputeti i PDK-së Altin Krasniqi.

  • Gjenden armë, 8 granata dore e mbi 2 mijë fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok

    Gjenden armë, 8 granata dore e mbi 2 mijë fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok

    Gjenden armë, 8 granata dore e mbi 2 mijë fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok

    Në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, mijëra fishekë, tetë granata dore dhe mjete të tjera, gjatë një operacioni të zhvilluar të martën, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.

    Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë kryer më 13 tetor nga njësitë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, pas informacioneve se në dy lokacione mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

    Në rastin e parë, në një objekt të pabanuar në fshatin Parucë, që shërbente si stallë për ushqimin e bagëtive, policia ka gjetur dhe sekuestruar 141 fishekë të armës së gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë të pushkës së gjuetisë dhe 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë.

    Në këtë lokacion janë gjetur edhe një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapëse dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

    Ndërsa, në rastin e dytë, në një objekt të pabanuar në fshatin Ranqiq, janë gjetur një armë e shkurtër (pistoletë), katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Në të dy lokacionet janë sekuestruar gjithsej tetë granata dore, ndërsa numri i përgjithshëm i fishekëve të raportuar nga policia është 2 mijë e 220.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

    Lidhur me rastet, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar. Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, duke i ftuar që të vazhdojnë të raportojnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Informacionet mund të raportohen në numrin emergjent 192.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gjenden armë, 8 granata dore e mbi 2 mijë fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 11 marinarë të zhdukur pasi një dron fundos anijen pranë Bullgarisë

    11 marinarë të zhdukur pasi një dron fundos anijen pranë Bullgarisë

    Njëmbëdhjetë marinarë rezultojnë të zhdukur në det të martën, pasi një anije u fundos si pasojë e një sulmi me dron në brigjet e Bullgarisë. Incidenti mund të jetë rasti i dytë me pasoja vdekjeprurëse i fundosjes së një anijeje transportuese në këtë zonë brenda një jave, duke bërë që Bullgaria të thërrasë ambasadorin rus.

    Sipas zyrtarëve bullgarë, dy anije transportuese u goditën nga dronë gjatë natës, ndërsa njëra prej tyre u fundos. Bullgaria nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë për sulmet, por kryeministri Rumen Radev deklaroi se rezultatet e tyre “i shërbejnë Federatës Ruse”, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Nga Moska nuk pati reagim të menjëhershëm lidhur me incidentet.

    “Kjo është absolutisht e papranueshme – një tjetër sulm në afërsi të menjëhershme të ujërave territoriale bullgare”, tha Radev në një deklaratë televizive.

    Sulmet u dënuan edhe nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian.

    “Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë në Ukrainë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në rrjetin social X. Ajo shtoi se përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha në X të martën se sulmi “dëshmon edhe një herë shpërfilljen e qëllimshme të Moskës ndaj jetëve të civilëve”.

    “Deti i Zi është një arterie jetike për sigurinë ushqimore globale. Rusia po e sulmon atë për ta përdorur urinë si armë dhe për ta mbajtur botën peng”, deklaroi Sybiha.

    Gjatë një bisede telefonike të martën me von der Leyen dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Radev kërkoi mbështetjen e tyre për forcimin e mbikëqyrjes detare dhe të hapësirës ajrore të vendit, bëri të ditur qeveria bullgare përmes një deklarate.

    Ndërkaq, Rutte deklaroi se NATO-ja do të vazhdojë ta përshtatë praninë e saj ushtarake në krahun lindor të aleancës, sipas nevojës.

    Burimi: Dukagjini