Category: Lajme

  • Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti është i gatshëm t’i ofrojë Arabisë Saudite çdo lloj mbështetjeje, përfshirë atë ushtarake, ndërsa mbretëria po përballet me sulme të intensifikuara nga rebelët Houthi në Jemen. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, duke bërë të ditur se Kajroja po shqyrton seriozisht edhe mundësinë e anëtarësimit në një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin.

    “Çfarëdo që të kërkohet nga sauditët, sigurisht që ne do të përgjigjemi”, tha Abdelatty për televizionin Bloomberg, kur u pyet nëse Egjipti mund të ofrojë mbështetje ushtarake për Riadin.

    “Pa asnjë rezervë, ne ofrojmë të gjitha llojet e mbështetjes”, shtoi ai, në margjinat e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bangkok.

    Ministri egjiptian konfirmoi gjithashtu se vendi i tij po shqyrton mundësinë e anëtarësimit në Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, e cila aktualisht përfshin Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin.

    “Çështja është nën shqyrtim serioz nga pala egjiptiane”, deklaroi Abdelatty.

    Marrëveshja u nënshkrua më 7 gusht në Mekë nga princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif. Ajo parasheh që një sulm i armatosur ndaj cilitdo prej tri vendeve të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

    Më 5 tetor, aleanca u pajtua që të zbatonte menjëherë angazhimet e mbrojtjes kolektive, pas përshkallëzimit të sulmeve të Houthëve ndaj Arabisë Saudite, si dhe të ndërmerrte hapa për vendosjen e shpejtë të forcave dhe kapaciteteve ushtarake të dakorduara në mbretëri.

    Ndërkohë, Turqia, Egjipti, Pakistani dhe Arabia Saudite dënuan në një deklaratë të përbashkët sulmet e Houthëve, duke riafirmuar mbështetjen për masat e Riadit për t’i kundërshtuar dhe parandaluar ato.

    Në shtator, Kajroja kishte paralajmëruar se siguria kombëtare e Egjiptit dhe Arabisë Saudite është “e ndërlidhur dhe e pandashme”, duke shprehur shqetësimin se sulmet e vazhdueshme mund të nxisin një përshkallëzim më të gjerë të tensioneve në rajon.

    Jemeni është përfshirë në konflikt që nga shtatori i vitit 2014, kur Houthët morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa provinca të tjera. Në mars të vitit 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

    Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

    Forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, rikthimi i Dialogut Strategjik, anëtarësimi i Kosovës në NATO, kampi Bondsteel dhe Gjykata Speciale janë disa nga temat e trajtuara.

    Ndiqeni sonte, nga ora 20:05, në RTK.

    Burimi: RTKLive

  • Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

    Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

    Kur dukej se përballja do të mbyllej pa gola, Besnik Krasniqi u shfaq në momentin vendimtar, duke realizuar në minutën e 91-të dhe duke ia siguruar skuadrës gjilanase tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

    Drita ishte më kërkuese gjatë takimit dhe këtë e dëshmoi edhe përmes statistikave. Skuadra mysafire e përfundoi ndeshjen me 52 për qind të posedimit të topit, ndërsa krijoi më shumë mundësi për shënim sesa vendasit.

    Gjilanasit regjistruan gjithsej 11 goditje drejt portës, përballë katër tentimeve të Ballkanit. Edhe në goditjet në kuadrin e portës, Drita ishte më e mirë, me pesë të tilla, ndërsa skuadra nga Suhareka pati vetëm dy.

    Pavarësisht se goli i fitores erdhi në çastet e fundit të takimit, Drita arriti ta konkretizonte epërsinë e treguar në lojë, duke u larguar nga Suhareka me pikë të plota.

    Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë. Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 13 pikë, në pozitën e pestë.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca: Integrimi evropian i Kosovës forcon paqen dhe sigurinë

    Konjufca: Integrimi evropian i Kosovës forcon paqen dhe sigurinë

    Gjatë takimit, Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Estonisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ofron Kosovës.

    Sipas njoftimit, në fokus të bisedës ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe ndërlidhja e saj me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Të dyja palët kanë theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave të sigurisë në rajon, përfshirë kërcënimet që, sipas njoftimit, vijnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus.

    Konjufca ka theksuar se integrimi evropian i Kosovës përbën një kontribut të rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon dhe në Evropë.

    Në përfundim të takimit, dy ministrat kanë shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

    Burimi: RTKLive

  • Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Ministri Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, në takimin me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Polonisë, Władysław Kosiniak-Kamysz, diskutoi për zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel botëror dhe evropian si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

    “Gjatë takimit, ministri i Mbrojtjes e njoftoi homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin e arritur në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, me theks të veçantë te mundësitë e bashkëprodhimit, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve”, njoftoi Minijstria e Mbrojtjes e Kosovës.

    Me këtë rast, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës përgjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it.

    “Kosova dhe Polonia vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështje me interes të përbashkët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, duke synuar avancimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Shefi i MI5 paralajmëron për kërcënimet ndaj Britanisë nga Rusia, Irani dhe inteligjenca artificiale

    Shefi i MI5 paralajmëron për kërcënimet ndaj Britanisë nga Rusia, Irani dhe inteligjenca artificiale

    Shefi i shërbimit britanik të inteligjencës së brendshme MI5, Sir Ken McCallum, ka deklaruar se institucioni po i kushton më shumë burime kundërvënies ndaj kërcënimeve shtetërore sesa gjatë Luftës së Ftohtë, duke e cilësuar Rusinë si “agresorin numër një”.

    McCallum paralajmëroi se MI5 po përballet me një situatë në të cilën operacionet kundër terrorizmit dhe kërcënimeve shtetërore kanë arritur pothuajse të njëjtën shkallë, ndërsa kërcënimet nga kundërshtarët e huaj janë katërfishuar gjatë dekadës së fundit.

    Në fjalimin e tij vjetor, të mbajtur në selinë e MI5 në Londër, ai paralajmëroi gjithashtu për rritjen e kërcënimeve nga Irani dhe terrorizmi i ekstremit të djathtë.

    Kreu i MI5 bëri të ditur se shërbimi ka identifikuar terroristë që po përpiqen të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale (IA), përfshirë integrimin e saj me dronët. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë një hap përpara kërcënimeve të reja, siç janë armët biologjike të gjeneratës së re.

    Duke folur për Rusinë, McCallum tha se Moska po zhvillon luftë hibride, duke u përpjekur të shmangë një reagim të përbashkët të NATO-s. Sipas tij, Kremlini do të bënte një gabim të rëndë nëse do ta kalonte këtë vijë, raporton BBC.

    Ai tha se Rusia ka shmangur deri më tani një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me aleancën, duke u përqendruar në destabilizimin e vendeve evropiane, ndërkohë që përparimi i saj në pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës mbetet “minimal dhe me kosto tmerrësisht të lartë”.

    McCallum tha se sukseset e MI5 në identifikimin dhe dëbimin e spiunëve rusë nga Mbretëria e Bashkuar e kanë detyruar Kremlinin të mbështetet te persona të tjerë për të kryer sulme.

    “Me rrjetin e tij tradicional të fshehtë të shkatërruar nga gati 1.000 dëbime që nga pushtimi, Kremlini ka mjete të kufizuara për veprimtari të fshehta në nivel global. Prandaj, e shohim duke u përpjekur të paguajë kriminelë për të kryer veprimet e tij”, deklaroi ai.

    Sa i përket Iranit, shefi i MI5 paralajmëroi se Teherani po zgjeron fushatën e tij të luftës hibride në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas tij, gjatë vitit të fundit janë kryer 50 arrestime lidhur me veprimtari të lidhura me Iranin.

    McCallum tha se një pjesë e madhe e veprimtarisë agresive iraniane ka shënjestruar komunitetet hebraike, por edhe objektiva më të mbrojtura, siç janë instalimet ushtarake.

    Ai nuk përmendi drejtpërdrejt arrestimet në bazën ajrore RAF Fairford. Megjithatë, kryeministri Andy Burnham kishte deklaruar se një komplot i dyshuar në atë bazë ishte “pothuajse me siguri i drejtuar nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit”.

    “Çfarë mund të them është se ata që synojnë të shkaktojnë kaos në rrugët britanike, qofshin huliganë të angazhuar brenda vendit apo ata që i paguajnë nga jashtë, do të përballen me një përgjigje të vendosur”, tha McCallum.

    Ai theksoi se Ligji për Sigurinë Kombëtare i vitit 2023, i cili synon të luftojë veprimtarinë e personave që punojnë kundër interesave të Mbretërisë së Bashkuar në emër të fuqive të huaja, po përdoret gjerësisht për t’iu kundërvënë kërcënimeve nga Kina, Irani dhe Rusia.

    Burimi: Dukagjini

  • Mbyllet një biznes në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër

    Mbyllet një biznes në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër

    Mbyllet një biznes në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike në Komunën e Zubin Potokut, pas shkeljeve të konstatuara gjatë inspektimeve të fundit.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se gjatë kontrolleve është mbyllur një subjekt ekonomik që ushtronte veprimtarinë pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), transmeton Klankosova.tv.

    Gjithashtu, inspektorët kanë konfiskuar produkte pa deklaracion të prejardhjes, ndërsa një subjekti tjetër ekonomik i është shqiptuar gjobë prej 6 mijë eurosh, pasi u kishte shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

  • Incidenti në Detin e Zi: Kryeministri bullgar kërkon shpjegime nga ambasadorja ruse

    Incidenti në Detin e Zi: Kryeministri bullgar kërkon shpjegime nga ambasadorja ruse

    Incidenti në Detin e Zi: Kryeministri bullgar kërkon shpjegime nga ambasadorja ruse

    Bullgaria ka thirrur ambasadoren ruse, Eleonora Mitrofanova, pas sulmeve me dronë ndaj dy anijeve tregtare në Detin e Zi, pranë bregdetit bullgar. Nga incidentet, një anije është fundosur, 11 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur, ndërsa një marinar është shpëtuar.

    Sipas autoriteteve lokale, njëra prej anijeve u fundos rreth 31 kilometra në lindje të fshatit Krapets. Në anijen tjetër, në pronësi ukrainase, u raportua një sulm me dronë rreth 18 milje detare nga qyteti i Byalas. Të 15 anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje u shpëtuan, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Kryeministri bullgar, Rumen Radev, thirri një takim urgjent të martën dhe njoftoi se kishte kërkuar shpjegime nga ambasadorja ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova.

    Radev deklaroi se deri më tani nuk ka prova përfundimtare që përcaktojnë përgjegjësinë e njërës apo tjetrës palë. Megjithatë, sipas tij, “logjika sugjeron se rezultati i shërben Federatës Ruse”.

    Nga ana e saj, Mitrofanova, sipas raportimeve të mediave bullgare, tha se nuk kishte marrë informacion nga Ministria ruse e Mbrojtjes lidhur me sulmet e fundit. Ajo gjithashtu ngriti mundësinë që sulmet të jenë provokim nga një palë e tretë.

    Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe Radev zhvilloi bisedë edhe me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, për situatën e krijuar në Detin e Zi.

    Pas bisedës, Rutte deklaroi se NATO-ja do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me aleatët e saj në rajonin e Detit të Zi.

    Reuters Rescued crew members from a ship that was damaged in drone attack are taken away in an ambulance in Varna, Bulgaria, October 13, 2026.

  • Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

    Gjatë takimit, Maqedonci e ka njoftuar homologun polak për situatën e sigurisë në Kosovë dhe përparimin në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht mundësive për bashkëprodhim, si një fushë me potencial për zgjerimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.

    Me këtë rast, Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për sigurinë e Kosovës gjatë 27 viteve të fundit, si dhe për kontributin e ushtarakëve polakë në kuadër të misionit të KFOR-it.

    Kosova dhe Polonia vazhdojnë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, me synimin për të avancuar më tej partneritetin ndërmjet dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • Mbyllet biznesi ilegal në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër për shërbim të alkoolit të miturve

    Mbyllet biznesi ilegal në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër për shërbim të alkoolit të miturve

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka mbyllur një biznes të paregjistruar në Zubin Potok, ka konfiskuar produkte pa deklaracion të prejardhjes dhe ka shqiptuar gjobë prej 6 mijë eurosh ndaj një subjekti që u ka shërbyer pije alkoolike të miturve.

    Sipas njoftimit të IQMT-së, masat janë ndërmarrë gjatë inspektimeve të fundit në këtë komunë, në kuadër të mbikëqyrjes së tregut në territorin e Kosovës.

    Biznesi i mbyllur ushtronte veprimtarinë pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK).

    Ndërkaq, gjoba prej 6 mijë eurosh i është shqiptuar një subjekti tjetër ekonomik për shërbimin e pijeve alkoolike personave të mitur.

    IQMT-ja u ka bërë thirrje bizneseve që ta regjistrojnë veprimtarinë e tyre, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë dispozitat ligjore.

    Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë me inspektime në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të shkeljeve që cenojnë të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut.

    Burimi: Dukagjini