Category: Lajme

  • 41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    Spitalet publike në Kosovë pritet të pajisen me aparatura të reja mjekësore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh, e cila synon modernizimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

    Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka nënshkruar marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB).

    Sipas njoftimit të Qeverisë, të dy institucionet financiare do të kontribuojnë me nga 20.5 milionë euro, ndërsa investimi do të përfshijë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjashtë spitale të përgjithshme rajonale.

    Çfarë pajisjesh pritet të përfitojnë spitalet?

    Në kuadër të projektit parashihet blerja e skanerëve CT, aparaturave të ultrazërit, pajisjeve për sallat e operacionit dhe teknologjisë së nevojshme për përmirësimin e njësive të kujdesit kritik.

    Sipas Qeverisë, projekti synon përmirësimin e diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve, duke përfshirë rreth 1.6 milionë qytetarë.

    Përgatitja e projektit është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, përmes një granti prej 1.25 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

    Ndërkohë, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ka miratuar edhe një grant shtesë deri në 750 mijë euro për mbështetje profesionale gjatë zbatimit të projektit.

    Qeveria ka theksuar se investimi synon të përmirësojë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u mundësojë qytetarëve shërbime më cilësore dhe më të qasshme.

    Megjithatë, në njoftim nuk është specifikuar afati se kur pajisjet e reja mjekësore pritet të vendosen në funksion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

    Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

    Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese ka mbajtur mbledhjen e parë, ku ka vendosur për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Kryetari i këtij komisioni, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se thirrja publike do të hapet nga dita e nesërme dhe do të jetë e hapur për 28 ditë, deri më 2 nëntor 2026. Ai ka theksuar se, në përputhje me ligjin, kandidaturat mund të propozohen nga institucionet e drejtësisë, por edhe nga individët që dëshirojnë të kandidojnë vetë.

    “Meqenëse nga legjislatura paraprake janë dy vakanca në Gjykatën Kushtetuese dhe janë dy sosh, siç përcjell atyre, ashtu sot komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese e ka bërë mbledhjen e parë dhe ka vendosur që ta shpallë thirrjen publike, nga dita e nesërme që do të zgjasë 28 ditë deri më 2 nëntor të vitit 2026”, ka deklaruar Qorrolli.

    Ai ka bërë të ditur se, pas përfundimit të afatit për aplikim, komisioni do të shqyrtojë kandidaturat e pranuara dhe do të zhvillojë intervistat me kandidatët.

    “Dhe në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, të gjitha institucionet e drejtësisë mund të bëjnë nominimin e kandidatëve, të cilët kushtet i kanë të parashikuara me ligj për Gjykatën Kushtetuese, por ashtu edhe individët mund të vetëpropozohen”, ka thënë ai.

    Qorrolli ka theksuar se procesi do të vazhdojë me vlerësimin e kandidatëve, ndërsa ata që plotësojnë kushtet për emërim do t’i propozohen Kuvendit të Kosovës për votim në seancë plenare.

    “Dhe më pas komisioni do të mblidhet për t’i shqyrtuar kandidaturat e secilit kandidat dhe do të bëjë intervistimin e tyre, dhe kandidatët të cilët janë të emërueshëm do t’ia propozojë Kuvendit për miratim në seancë plenare”, ka deklaruar Qorrolli.

    Burimi: Dukagjini

  • Kontroll i jashtëzakonshëm i policisë në rajonin e Podujevës

    Kontroll i jashtëzakonshëm i policisë në rajonin e Podujevës

    Kontroll i jashtëzakonshëm i policisë në rajonin e Podujevës

    Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka zhvilluar një plan operativ dhe kontroll të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut.

    Gjatë këtij aksioni, vetëm në një rrugë rajonale dhe brenda një afati kohor prej tri orësh, sistemet inteligjente të policisë kanë identifikuar dhe hasur 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit, ndaj të gjithë ngasësve të papërgjegjshëm janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë largimin e menjëhershëm të mjetit nga trafiku dhe shqiptimin e gjobave konform legjislacionit në fuqi për sigurinë në trafikun rrugor.

    “Policia e Kosovës i bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të bëjnë regjistrimin me kohë të mjeteve të tyre motorike. Përdorimi i teknologjisë dhe veturave inteligjente do të vazhdojë në mënyrë intensive në të gjitha rrugët e rajonit për të garantuar siguri më të madhe për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

  • Gaxherri: Rritja e pagave nuk e lufton e vetme inflacionin, shteti duhet ta mbështesë prodhimin vendor

    Gaxherri: Rritja e pagave nuk e lufton e vetme inflacionin, shteti duhet ta mbështesë prodhimin vendor

    Gaxherri: Rritja e pagave nuk e lufton e vetme inflacionin, shteti duhet ta mbështesë prodhimin vendor

    Gazetari Ardian Gaxherri ka deklaruar se rritja e pagave nuk është e mjaftueshme për ta luftuar inflacionin, duke thënë se shteti duhet të hartojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor.

    Gaxherri, në emisionin “Kosova Today”, tha se oferta dhe kërkesa duhet të jenë të balancuara, ndërsa vlerësoi se nevojiten politika konkrete për të mbrojtur dhe promovuar produktet vendore.

    “Unë besoj që shteti nuk mundet vetëm me rrit paga dhe me prit që inflacioni po luftohet. Shteti patjetër duhet të krijojë një strategji për mbështetjen e prodhimit vendor”, deklaroi ai.

    Gaxherri kritikoi mungesën e politikave për rregullimin e importit në periudhat kur produktet bujqësore vendore dalin në treg, duke marrë si shembull domatet.

    “Ministria e Bujqësisë asnjëherë nuk ka pasur politika që të krijojë hapësirë për shitjen e produkteve tona. Tregu është i stërmbushur me produkte të tjera dhe, për këtë arsye, po na shkojnë poshtë edhe produktet tona”, deklaroi Gaxherri në Klan Kosova.

  • Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

    Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

    Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku në fokus të diskutimeve ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe siguria në Ballkanin Perëndimor.

    Përmes një postimi, Konjufca bëri të ditur se me ministrin estonez është takuar për herë të parë në vitin 2024, duke vlerësuar se bisedimet me të janë gjithmonë të hapura dhe të drejtpërdrejta.

    Ai theksoi se Estonia përbën një shembull të veçantë në shndërrimin e përvojës historike në vetëdije për lirinë dhe aftësi për ta mbrojtur atë, duke veçuar rolin e saj në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

    Në qendër të takimit, sipas Konjufcës, ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e cila lidhet ngushtë me sigurinë e rajonit.

    Ai përmendi kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus, duke theksuar se ruajtja e paqes kërkon angazhim të vazhdueshëm.

    “Në qendër të bisedës sonë ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar ai.

    Ai falënderoi ministrin Tsahkna për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, si dhe për vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

  • Erdogan, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

    Erdogan, Shiroka-Pulës: Bashkëpunimi me Kosovën do të vazhdojë të zhvillohet

    Në letrën e tij, presidenti Erdoğan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur poresidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

    “Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim të letrës, presidenti Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.

    Burimi: RTKLive

  • Studio Master në Shkencë e të Dhënave në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

    Studio Master në Shkencë e të Dhënave në UNI – Universum International College, i Fuqizuar nga Arizona State University

    Krijo suksesin tënd me edukim amerikan, përmes diplomës së fuqizuar nga Arizona State University – universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion për 11 vite radhazi (US News & World Report).

     Master në Shkencë e të Dhënave – i dizajnuar për të përgatitur profesionistë për:
     Punësim në korporata dhe institucione vendore e ndërkombëtare
     Pozita si menaxherë, liderë, këshilltarë financiarë, vendimmarrës
     Ndërmarrësi – hapja e biznesit tënd

     Çfarë përfiton si student në UNI?

    • Diplomë të fuqizuar nga Arizona State University
    • Diplomë të njohur ndërkombëtarisht
    • Ligjërata fizike dhe online – sistem modular
    • Orar fleksibil (mbrëmje & fundjavë)
    • Mundësi për bursë të plotë Erasmus+ në 221 universitete në Evropë

     Regjistrimet kanë filluar!
    Apliko tani dhe bëhu pjesë e liderëve të së ardhmes!

     Apliko tani: UNI – Universum International College
     Email: aplikimet@universum-ks.org
     Viber & WhatsApp: +383 44 144 062

    Burimi: Dukagjini

  • Bjere kerrin që e ki – bonu me Dacia t’ri!

    Bjere kerrin që e ki – bonu me Dacia t’ri!

    Me ofertën e fundit të Auto Mitës, vetura që e vozit aktualisht mund të shërbejë si pjesë e pagesës për një Dacia të re, ndërsa diferencën mund ta paguash CASH ose me KREDI.

    Pa pasur nevojë të merresh me shitjen e veturës, mjafton ta sjellësh te Auto Mita, ku bëhet vlerësimi i saj dhe shuma e përcaktuar llogaritet në çmimin e modelit të ri.

    Në këtë ofertë përfshihen Dacia Sandero Stepway, Duster dhe Bigster.

    Dacia Sandero Stepway – nga 16,990€ ose 155€/muaj

    Për ata që kërkojnë një veturë praktike për përditshmëri, Dacia Sandero Stepway Essential TCe 110 KF vjen me motor 110 KF dhe ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

    Modeli është i pajisur me ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, sensorë parkimi prapa dhe klimë manuale. Për siguri shtesë, përfshin frenim automatik emergjent dhe asistencë për mbajtjen e vijave të rrugës.

    Dacia Duster – nga 22,990€ ose 183€/muaj

    Nëse preferon një SUV me hapësirë dhe komoditet për qytet e udhëtime më të gjata, Dacia Duster Expression ECO-G 120 KF Automatik EDC ofron motor 120 KF dhe ndërrues automatik EDC.

    Falë mundësisë së përdorimit të LPG-së, shpenzimet e deklaruara janë rreth 4€ për 100 kilometra. Duster vjen me ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, sensorë parkimi me kamerë prapa, frenim automatik emergjent dhe fellne alumini 16 inç.

    Dacia Bigster – nga 29,990€ ose 240€/muaj

    Për familjet dhe ata që kërkojnë më shumë hapësirë e teknologji, Dacia Bigster Expression 1.8 Full Hybrid 155 KF Automatik sjell një kombinim të komoditetit dhe efikasitetit.

    Me teknologjinë Full Hybrid, ky model mundëson deri në rreth 80% vozitje elektrike në qytet, sipas të dhënave të ofertës. Bigster përfshin ndërrues automatik, ekran multimedial 10.1 inç, Apple CarPlay dhe Android Auto, drita Full LED, klimë automatike me dy zona, sensorë parkimi prapa, asistencë për mbajtjen e shiritit, çelës inteligjent dhe fellne alumini 18 inç.

    Para se ta nxjerrësh kerrin në shitje, bjere te Auto Mita!

    Me këtë ofertë, Auto Mita u mundëson klientëve ta shfrytëzojnë vlerën e veturës aktuale për blerjen e një Dacia të re, duke zgjedhur mënyrën e pagesës që u përshtatet.

    Pavarësisht nëse zgjedh Stepway, Duster apo Bigster, të tri modelet vijnë me 10 vjet garancion.

    Zgjedhe Dacia-n që të pëlqen dhe informohu për mundësitë e pagesës.

    Për më shumë informata ose për një test-drive, vizito showroom-in Auto Mita ose kontakto në 045 600 999 dhe 0800 30 333.

    Më shumë në www.automita.com.

    Kushtet e vlerësimit të veturës, financimit dhe garancionit konfirmohen nga Auto Mita.

    Burimi: Dukagjini

  • Gani: Irani mund ta sulmojë sërish Izraelin, por vendi është i përgatitur (VIDEO)

    Gani: Irani mund ta sulmojë sërish Izraelin, por vendi është i përgatitur (VIDEO)

    Gani: Irani mund ta sulmojë sërish Izraelin, por vendi është i përgatitur (VIDEO)

    Ita Gani, shqiptarja që jeton në Izrael, ka deklaruar se Irani mund të tentojë ta sulmojë sërish Izraelin, por theksoi se ky i fundit është i përgatitur për çdo sulm të mundshëm.

    Në emisionin “Kosova Today”, Gani tha se, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, Irani mund të vazhdojë të paraqesë kërcënim.

    “Siç po shihet dhe dëgjohet nga situata, Irani asnjëherë nuk ndalet. Edhe pse është në një situatë shumë të vështirë ekonomike, ai njeri i dobët, përveç forcës, nuk ka çfarë të përdorë. Frika është gjithmonë, por normalisht Izraeli është i përgatitur për çdo sulm të tij”, ka deklaruar Gani.

  • 11 marinarë të zhdukur pasi droni fundosi anijen në brigjet e Bullgarisë

    11 marinarë të zhdukur pasi droni fundosi anijen në brigjet e Bullgarisë

    11 marinarë të zhdukur pasi droni fundosi anijen në brigjet e Bullgarisë

    11 marinarë rezultuan të zhdukur në det të martën, pasi një anije u fundos nga një sulm me dron pranë brigjeve të Bullgarisë – ndoshta rasti i dytë brenda një jave ku një anije mallrash fundoset me pasoja fatale në këtë zonë – çka bëri që Bullgaria të thërriste ambasadorin rus.

    Dy anije mallrash u goditën nga dronë gjatë natës dhe njëra prej tyre u fundos, bënë të ditur zyrtarët bullgarë. Bullgaria nuk e akuzoi drejtpërdrejt Rusinë për kryerjen e sulmeve, por kryeministri Rumen Radev deklaroi se pasojat e tyre “i shërbejnë interesave të Federatës Ruse”.

    Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Moska lidhur me këto incidente.

    “Kjo është absolutisht e papranueshme: një tjetër sulm në afërsi të menjëhershme të ujërave territoriale bullgare,” tha Radev në një deklaratë televizive.

    Sulmet u dënuan gjithashtu nga Ukraina dhe Bashkimi Evropian, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Deti i Zi është shndërruar në një tjetër front për përshkallëzimin e luftës ruse në Ukrainë,” shkroi në platformën X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi.”

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, shkroi të martën në X se goditja “demonstron edhe një herë shpërfilljen e qëllimshme të Moskës ndaj jetëve të civilëve”.