Category: Lajme

  • MASh dhe SBAShK konsultohen me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+

    MASh dhe SBAShK konsultohen me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+

    MASh dhe SBAShK konsultohen me mësimdhënësit për Strategjinë e Arsimit 2035+

    Në Shtime u mbajt takimi rajonal me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt, ku u diskutuan sfidat e sistemit arsimor dhe propozimet për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka mbajtur në Shtime një takim konsultues me mësimdhënësit e rajonit të Ferizajt, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Arsimit 2035+, transmeton Klankosova.tv.

    Në takim morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, përfaqësues të institucioneve arsimore, si dhe mësimdhënës e punëtorë të arsimit nga rajoni i Ferizajt.

    Gjatë takimit, sipas njoftimit, Çeku theksoi rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të mësimdhënësve në hartimin e strategjisë, duke vlerësuar se përvoja dhe propozimet e tyre janë të rëndësishme për përcaktimin e prioriteteve dhe hartimin e reformave që u përgjigjen nevojave reale të shkollave.

    Ai po ashtu nënvizoi se përmirësimi i cilësisë së arsimit duhet të shoqërohet me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve dhe mbështetjen e tyre në punën e përditshme.

    Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të punëtorëve të arsimit në këtë proces, si dhe të vazhdimit të dialogut me Ministrinë për adresimin e sfidave me të cilat përballen mësimdhënësit.

    Në kuadër të diskutimeve u trajtuan një sërë çështjesh që lidhen me të ardhmen e arsimit në Kosovë, përfshirë cilësinë e mësimdhënies, kushtet e punës, zhvillimin profesional, mirëqenien e punëtorëve të arsimit, autonominë dhe zhvillimin e shkollave, mësimin tërëditor, kurrikulën, digjitalizimin dhe financimin e arsimit.

    Mësimdhënësit e pranishëm paraqitën shqetësimet dhe sfidat e tyre, duke ofruar edhe propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor.

    Sipas njoftimit, MASh dhe SBAShK po vazhdojnë ciklin e konsultimeve me mësimdhënësit, ndërsa takimi i radhës është planifikuar me përfaqësues të rajonit të Prishtinës.

    Procesi i konsultimeve synon që Strategjia e Arsimit 2035+ të hartohet duke marrë parasysh përvojat, nevojat dhe rekomandimet e mësimdhënësve dhe të komunitetit arsimor.

  • Këto janë gjashtë gjëra që nipërit dhe mbesat i kujtojnë për gjithë jetën

    Këto janë gjashtë gjëra që nipërit dhe mbesat i kujtojnë për gjithë jetën

    Këto janë gjashtë gjëra që nipërit dhe mbesat i kujtojnë për gjithë jetën

    Kur janë të vegjël, fëmijët në shtëpinë e gjyshërve të tyre janë më të lumtur me dhuratat, ëmbëlsirat e preferuara dhe faktin se shpesh u lejohet më shumë sesa në shtëpi.

    Vetëm më vonë, kur rriten, fillojnë të kuptojnë se sa shumë do të thoshte dashuria, mbështetja dhe këshillat e tyre jetësore për ta.

    Gjyshërit luajnë një rol të veçantë në rritjen e nipërve dhe mbesave të tyre.

    Ata mund t’u ofrojnë atyre mirëkuptim, siguri dhe momente pa shqetësime, dhe në të njëjtën kohë, zakonisht nuk kanë të njëjtat përgjegjësi të përditshme edukative si prindërit.

    Ata ruajnë kujtimet e fëmijërisë

    Prindërit shpesh janë aq të zënë me përgjegjësitë e tyre të përditshme sa nuk kanë kohë të ruajnë vizatimin e çdo fëmije, të fotografojnë çdo moment të rëndësishëm ose të ruajnë gjërat e vogla që fëmijët e tyre sjellin në shtëpi nga kopshti dhe shkolla.

    Gjyshërit shpesh e marrin përsipër këtë rol. Për ta, edhe vizatimi ose punimi artizanal më i ngathët ka vlerë të veçantë. Ata i ruajnë ato për vite me radhë, ndonjëherë dekada, edhe pse fëmijët nuk i kushtojnë shumë vëmendje në kohën kur i bëjnë.

    Ata dinë të mbajnë sekrete

    Ndërsa rriten, fëmijët hasin situata të shumta që nuk i kuptojnë gjithmonë dhe që nuk janë të lehta për t’u folur me prindërit e tyre. Ndonjëherë ata kanë frikë nga reagimi, gjykimi ose ndëshkimi i tyre. Kjo është kur gjyshërit mund të bëhen njerëz me besim të veçantë. Nipërit dhe mbesat shpesh u hapen atyre më lehtë sepse ndiejnë se do të dëgjohen pa qenë tepër gjykues.

    Gjyshërit e kujdesshëm e dinë sa e rëndësishme është të ruhet besimi i një fëmije.

    Ata i duan nipërit dhe mbesat pa kushte

    Një nga dhuratat më të mëdha që gjyshërit mund t’u japin nipërve dhe mbesave është ndjenja se ata janë të dashur dhe të pranuar pikërisht ashtu siç janë. Dashuria pa kushte nuk do të thotë miratimi i çdo veprimi ose sjelljeje. Do të thotë që fëmija e di se gjyshërit nuk do të ndalojnë së dashuruari atë edhe kur ata bëjnë gabime, i zhgënjejnë ose marrin vendime me të cilat nuk pajtohen.

    Gjyshërit e tillë nuk i krahasojnë nipërit e mbesat e tyre, nuk konkurrojnë me prindërit e tyre për dashurinë e tyre dhe nuk presin që fëmijët e tyre t’ua kthejnë dashurinë me dhurata ose trajtime të veçanta.

    Shtëpia e tyre është gjithmonë një strehë e sigurt

    Për shumë njerëz, shtëpia e gjyshërve të tyre mbetet një nga vendet më të bukura nga fëmijëria e tyre. Atje, ata përshëndeten nga aroma të njohura, ushqime të preferuara, biseda dhe ndjesia se janë gjithmonë të mirëpritur. Por rëndësia e një shtëpie të tillë është shumë më e madhe sesa kujtimet e këndshme. Kur një fëmijë po kalon një kohë të vështirë, duke u përballur me probleme në shkollë ose tensione familjare, gjyshërit mund t’i ofrojnë atij paqe dhe një ndjenjë sigurie.

    Gjyshërit më të mirë nuk nxisin konflikte familjare ose nuk përpiqen t’i kthejnë nipërit dhe mbesat kundër prindërve të tyre.

    Ata e dinë kur t’i përkëdhelin pak nipërit dhe mbesat e tyre

    Prindërit duhet të vendosin kufij, të ruajnë rutinat dhe të kujdesen për disiplinën çdo ditë. Gjyshërit shpesh kanë pak më shumë hapësirë ​​për relaksim dhe përjashtime të vogla nga rregullat.

    Kjo mund të nënkuptojë një copë tortë shtesë, një karamele të preferuar, pak më shumë kohë duke parë televizor ose një dhuratë të vogël pa ndonjë arsye të veçantë.

    Ata përcjellin mençurinë e jetës

    Gjyshërit kanë dekada përvoje, suksese, gabime dhe mësime jete pas tyre. Ky është një nga avantazhet e tyre më të mëdha në marrëdhënien e tyre me nipërit dhe mbesat.

    Ndërsa prindërit shpesh duhet të reagojnë menjëherë, të marrin vendime dhe të zgjidhin problemet e përditshme, gjyshërit mund të ofrojnë një perspektivë të ndryshme. Ata kanë mundësinë ta shohin situatën nga një perspektivë më e shkëputur dhe të ndajnë atë që kanë mësuar gjatë gjithë jetës së tyre.

  • Nga dashuria te rivaliteti, Mourinho rikthehet në “Olimpico”

    Nga dashuria te rivaliteti, Mourinho rikthehet në “Olimpico”

    Për Mourinhon, kjo do të jetë një rikthim i veçantë në Romë, ku do të përballet për herë të parë me ish-skuadrën e tij që nga largimi nga kryeqyteti italian. Portugezi e ka drejtuar Romën në 138 ndeshje dhe ka krijuar një lidhje të veçantë me tifozët, të cilët vazhdojnë ta vlerësojnë për periudhën e kaluar në klub.

    “Kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Kur zbrita për herë të parë nga avioni, mijëra njerëz më prisnin. Nuk kisha bërë ende asgjë për ta, asnjë ndeshje dhe asnjë pikë. Më pas e kuptova se kështu është Roma. Ata panë se për mua ekzistonte vetëm një gjë: Roma dhe tifozët e saj. Kam luftuar dhe kam dhënë gjithçka”, ka deklaruar trajneri i Real Madridit.

    Megjithatë, Mourinho nuk pret një pritje të jashtëzakonshme, por respekt për atë që ka përfaqësuar gjatë kohës së tij në krye të skuadrës italiane.

    Në stolin që dikur ishte i Mourinhos, tashmë është Gian Piero Gasperini, një trajner për të cilin portugezi ka pasur vlerësime të mëdha.

    Pas një përballjeje mes Interit dhe Genoas në vitin 2008, Mourinho e kishte përshkruar Gasperinin si një nga kundërshtarët më të vështirë që kishte hasur ndonjëherë.

    “Është trajneri më i vështirë kundër të cilit kam luajtur. E ndryshova skemën pesë herë dhe ai m’u përgjigj po aq herë. Ishte vërtet një betejë”, kishte thënë portugezi.

    Vlerësime për Gasperinin ka dhënë edhe Pep Guardiola. Trajneri i Manchester Cityt kishte përshkruar përballjet me Atalantën e drejtuar nga italiani si të pakëndshme, duke i krahasuar me një vizitë te dentisti.

    Rivaliteti mes Mourinhos dhe Gasperinit ka vazhduar edhe në përballjet e mëvonshme, duke krijuar një histori të veçantë mes dy trajnerëve me filozofi të ndryshme futbolli.

    Tashmë, vëmendja është te dueli i radhës, ku Mourinho do të kërkojë të konfirmojë epërsinë ndaj kolegut të tij, ndërsa Roma shpreson që Gasperini të vazhdojë serinë pozitive në përballjet e fundit mes tyre.

    Përtej rëndësisë së rezultatit, rikthimi i Mourinhos në “Olimpico” pritet të jetë një nga momentet më interesante të kësaj përballjeje në Ligën e Kampionëve.

    Burimi: RTKLive

  • LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

    LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

    LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të martë, më 13 tetor 2026, është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve, të cilët dyshohen për shpëlarje parash në vlerë prej 372 mijë eurosh.

    Në bankën e të akuzuarve janë Sulejman Elmazi, Sulejman Ozen dhe Ali Sahan, emra këta që Gazeta Sinjali i kishte publikuar ekskluzivisht pas arrestimit të tyre në shkurt të vitit 2025, gjatë një aksioni të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike.

    Gazeta Sinjali ka përcjellë nga afër seancën e sotme, ku ka dëshmuar eksperti financiar, ndërsa në fokus të shqyrtimit ishte ekspertiza financiare dhe shuma prej 372 mijë eurosh që ndërlidhet me dyshimet për shpëlarje parash.

    Gjatë seancës është ngritur edhe çështja e një shume prej mbi 100 mijë eurosh, e cila, sipas asaj që u diskutua në gjykatë, nuk ishte përfshirë në ekspertizën financiare.

    Eksperti financiar është përballur me pyetje lidhur me këtë çështje, ndërsa është përmendur edhe nevoja për një rishikim të ekspertizës.

    Rasti kishte nisur më 20 shkurt 2025, kur Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, kishte zhvilluar një operacion policor në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë.

    Operacioni kishte rezultuar me arrestimin e tre personave, dy shtetas të Turqisë dhe një shtetas të Maqedonisë së Veriut.

    Sipas njoftimit të atëhershëm të Policisë së Kosovës, të dyshuarit dyshohej se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishin keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe terminale POS të bankave vendore.

    Në atë kohë, Policia kishte bërë të ditur se rasti po hetohej për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

    Gjatë bastisjeve, në cilësi të provave materiale, ishin sekuestruar terminale POS, kartela bankare, një kartelë bankare e modifikuar, para të gatshme, kartela SIM, vula me mbishkrime të bizneseve, kompjuterë, telefona mobilë, si dhe dokumentacion i ndryshëm, përfshirë fatura dhe kuponë fiskalë.

    Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit ishin ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet kishin vazhduar.

    Një ditë pas aksionit, më 21 shkurt 2025, Gazeta Sinjali kishte zbuluar ekskluzivisht identitetet e personave të arrestuar.

    Tashmë, më shumë se një vit e gjysmë pas operacionit policor, rasti është duke u trajtuar në gjykatë, ku dëshmia e ekspertit financiar dhe shqyrtimi i transaksioneve financiare janë pjesë e procesit gjyqësor.

    Dyshimet për shpëlarjen e 372 mijë eurove mbeten objekt i shqyrtimit gjyqësor dhe nuk përbëjnë konstatim përfundimtar të fajësisë së të akuzuarve.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

    13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

    Sipas raportit javor të Policisë, nga 13 rastet e vjedhjeve, 12 kanë ndodhur në Ferizaj dhe një në Shtime. Ndërkaq, rasti i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj.

    Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar edhe 19 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit, duke u kërkuar që rastet t’i raportojnë në stacionin më të afërt policor,

    Burimi: RTKLive

  • Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

    Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

    Sipas Policisë, kontrollet janë intensifikuar me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave, skuterëve dhe trotinetave, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe parandalimit të kundërvajtjeve.

    Gjatë kësaj periudhe, 15 drejtues të motoçikletave janë gjobitur për qarkullim në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

    Ndërkaq, pesë motoçikleta dhe skuterë janë konfiskuar, kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt.

    Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe trotinetave”.

    Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos tejkalojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin ngasjen me kushtet e rrugës.

    Po ashtu, drejtuesve të motoçikletave u është rikujtuar rëndësia e përdorimit të helmetës mbrojtëse, pasi pakujdesia dhe mosrespektimi i rregullave mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

    Burimi: RTKLive

  • Formula 1 rikthehet në Afrikë pas 37 vjetësh

    Formula 1 rikthehet në Afrikë pas 37 vjetësh

    Projekti, për të cilin është punuar prej disa vitesh, synon ta rikthejë Afrikën në kalendarin e garave më prestigjioze të automobilizmit botëror.

    Sipas planit të prezantuar, gara do të zhvillohet në një pistë të re, e cila parashihet të ndërtohet rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Kigali, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar “Bugesera”.

    Dizajni i pistës i është besuar kompanisë “WurzDesign”, të drejtuar nga ish-piloti i Formula 1, Alexander Wurz.

    Nëse projekti realizohet sipas planit, Ruanda do të bëhet një nga destinacionet e reja të Formula 1, duke shënuar një hap të rëndësishëm për rikthimin e këtij sporti në Afrikë.

    Çmimi i Madh i fundit i Formula 1 në kontinentin afrikan u zhvillua në Afrikën e Jugut në vitin 1993, në pistën e Kyalamit.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë duhet të dini rreth protestave të nxënësve në Francë?

    Çfarë duhet të dini rreth protestave të nxënësve në Francë?

    Çfarë duhet të dini rreth protestave të nxënësve në Francë?

    Franca ka përjetuar mijëra arrestime, qindra të lënduar dhe djegie shkollash, derisa viti i ri shkollor u shoqërua me protesta mbarëkombëtare të nxënësve, të cilat po ndikojnë në fushatën zgjedhore presidenciale të Francës dhe po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare.

    Kjo është sfida më e fundit për presidencën e Emmanuel Macronit në një vend të përfshirë nga kriza, si të jashtme ashtu edhe të brendshme, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

    Shumica e protestuesve kanë qenë paqësorë, por dhuna nga grupe të vogla periferike po lë gjurmë, me incidente të përditshme ku hidhen fishekzjarrë ndaj policisë dhe përdoret gaz lotsjellës kundër nxënësve të shkollave të mesme.

    Të martën, aktivistja për klimën dhe drejtësinë sociale, Greta Thunberg, iu bashkua nxënësve në një shkollë të mesme në periferinë pariziene të Saint-Denis, ndërsa Franca përballej me një ditë të re marshimesh dhe grevash mbarëkombëtare, krahas bllokadave në shkolla.

    Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj lëvizjeje:

    Protestat nisën në një periferi të Parisit

    Demonstratat shpërthyen fillimisht muajin e kaluar në një shkollë të mesme në Créteil, në juglindje të Parisit, për shkak të mungesës së stafit. Prej aty, grevat në klasa, bllokadat dhe demonstratat u përhapën në periferi të tjera të Parisit dhe më pas në të gjithë vendin, madje edhe në qytete më të vogla. Qindra shkolla u detyruan të mbylleshin për shkak të dëmeve ose sulmeve ndaj stafit.

    Nxënësit e shkollave të mesme po shprehin pakënaqësi të gjera lidhur me shkollat ​​që vuajnë nga mungesa e burimeve, me ambiente të amortizuara dhe staf të pamjaftueshëm, veçanërisht në lagjet me të ardhura të ulëta. Media franceze ka publikuar video që tregojnë minj, tavane të shembur, rrjedhje uji, mobilie të thyera dhe probleme të tjera në shkolla të degraduara.

    Disa nxënës gjithashtu ankohen se gjatë valëve të të nxehtit në verë, ata “piqen” në klasa pa kondicionerë, ndërsa në dimër ngrijnë nga të ftohtit. Ata thonë se ditët e shkollës, të cilat shpesh zgjasin nga ora 08:00 deri në 18:00, janë tepër rraskapitëse dhe se sistemi i pranimit në universitet është kompleks dhe i padrejtë. Protestave u janë bashkuar edhe disa studentë universitarë.

    Në Francë ka shqetësime në rritje se sistemi arsimor i vendit po humbet terren ndaj vendeve të tjera dhe po dështon në misionin e tij për t’u mundësuar fëmijëve nga shtresat e pafavorizuara të ngjiten në shkallët e hierarkisë sociale. Rezultatet në të kuptuarit e tekstit dhe në matematikë kanë rënë ndjeshëm, sipas raportit më të fundit të PISA-s, i cili vlerëson nxënësit në nivel global.

  • “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” - flet Anton Quni (VIDEO)

    “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” – flet Anton Quni (VIDEO)

    “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” - flet Anton Quni (VIDEO)

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bërë të ditur se ish-deputeti Gani Geci dhe gazetari Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë një natë para takimit që Quni kishte zhvilluar me ta.

    Në emisionin “Kosova Today”, Quni tha se nuk e dinte paraprakisht se nga vinte telefonata, por Geci e kishte thirrur dhe i kishte treguar se ndodhej në të njëjtin ambient me Mehmetajn.

    “Pas një kohe më thërret Ganiu dhe më thotë se jemi në ambiente së bashku me zotin Lirim Mehmetaj. Në bazë të bisedës që e dëgjova nga Ganiu, si duket telefoni ishte i hapur. E dëgjova edhe bisedën e Lirim Mehmetajt dhe kuptova se biseda e tyre kishte një kahje shumë pozitive”, tregoi Quni.

    I pyetur nëse takimi mes Gecit dhe Mehmetajt kishte ndodhur pas takimit që ai kishte zhvilluar me ta gjatë paradites, Quni sqaroi se ata ishin takuar një natë më herët.

    Por çfarë ndodhi më pas dhe si erdhi deri te incidenti mes tyre, i cili përfundoi në polici?

    Ndiqni videon e mëposhtme:

  • Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një nga figurat e mëdha të historisë së Kosovës dhe duke kritikuar, sipas tij, përpjekjet për njollosjen e figurave të luftës.

    Në një postim publik, Lladrovci ka kundërshtuar pretendimet se Thaçi ka qenë kundër zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se, bazuar në njohjen e tij me të, ish-presidenti gjithmonë e ka vendosur interesin e Kosovës mbi atë personal, transmeton Klankosova.tv.

    “Presidenti Hashim Thaçi është një nga lisat e mëdhenj dhe bubullimat zbrazen mbi të. Hakmarrësit e xhelozët, do të vazhdojnë ta bëjnë punën e vet. Tendenca e përbaltjes së heronjve vazhdon, Presidenti Hashim Thaçi, Kadriu, Jakupi e Rexha nuk bëjnë përjashtim. Tellallët e profiterët, po mundohen ta tjetërsojnë personalitetin e Presidentit”.

    “Prej se e njoh unë, ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai ka përmendur edhe votimin e Thaçit për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke e paraqitur këtë si dëshmi se ish-presidenti, sipas tij, ka vepruar duke pasur parasysh interesin e vendit.

    “Shembulli i fundit është kur Presidenti Thaçi me këmbëngulje ka votuar për Dhomat e Specializuara, për t’ia hequr Kosovës retë e zeza. Ai, para se të mendoj për veten, ka menduar për Kosovën. Kështu, fort besoj është edhe sot”.

    Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, duke shprehur habinë për qëndrimet kritike ndaj figurave që i cilëson si emblema të lirisë së Kosovës.

    “Ka njerëz që ta falin gjakun e djalit, por, suksesin jo. E kuptueshme që disave nuk ju pëlqej në skenën politike, por, çka kanë me heroin e heroinën, dy emblemat e lirisë së Kosovës, me Fehmiun e Xhevën, nuk e kuptoj”, shkroi ai.

    “Kohërat e lehta krijojnë njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira”.