Category: Lajme

  • AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetaj, kërkon masa sigurie për të dhe familjen e tij

    AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetaj, kërkon masa sigurie për të dhe familjen e tij

    AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetaj, kërkon masa sigurie për të dhe familjen e tij

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar për kanosjen dhe rrezikimin e sigurisë fizike të gazetarit Lirim Mehmetaj, themelues i Vox Kosova.

    AGK-ja, përmes një reagimi në Facebook, ka dënuar në termat më të ashpër aktin e kanosjes së ndodhur mbrëmë, për të cilin është arrestuar ish-deputeti Gani Geci, transmeton Klankosova.tv.

    “Shprehja e mendimit të lirë për çështje me interes publik dhe për figura publike, përfshirë deputetët, është një e drejtë themelore në një shtet demokratik”, thuhet në reagim.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur mirënjohje për reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e Prokurorisë për ta trajtuar rastin me seriozitetin që meriton.

    AGK-ja, gjithashtu, i bëri thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë fizike të Mehmetajt dhe familjes së tij.

    “Kanosja ndaj gazetarit Mehmetaj pasqyron klimën e vështirë në të cilën ushtrohet gazetaria në Kosovë dhe nevojën urgjente për t’i dhënë fund intimidimit të punonjësve të medias. Aktet e tilla përbëjnë një goditje të rëndë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”.

  • Danimarka planifikon t’u lejojë mësimdhënësve përdorimin e forcës fizike në shkolla

    Danimarka planifikon t’u lejojë mësimdhënësve përdorimin e forcës fizike në shkolla

    Danimarka planifikon t’u lejojë mësimdhënësve përdorimin e forcës fizike në shkolla

    Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla.

    Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën.

    Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak.

    Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.

    Propozimi ende nuk është miratuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Danimarka planifikon t’u lejojë mësimdhënësve përdorimin e forcës fizike në shkolla appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

    Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

    Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për pagesën e pagave dhe të gjitha obligimeve të mbetura.

    Po ashtu, të premten, më 16 tetor, nga ora 11:00 deri në 12:00, punëtorët do të protestojnë para Komunës së Prishtinës.

    Protestës pritet t’i bashkohen edhe punëtorët e sigurimit fizik të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, të cilët, sipas Federatës, kanë më shumë se dy javë pa paga. Mundësia e pjesëmarrjes në protestë është paralajmëruar edhe për punëtorët teknikë të këtyre qendrave.

    Burimi: RTKLive

  • Lladrovci për Hashim Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Lladrovci për Hashim Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Lladrovci për Hashim Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në mbrojtje të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një nga figurat e mëdha të historisë së Kosovës dhe duke kritikuar, sipas tij, përpjekjet për njollosjen e figurave të luftës.

    Në një postim publik, Lladrovci ka kundërshtuar pretendimet se Thaçi ka qenë kundër zgjedhjes së presidentes, duke theksuar se, bazuar në njohjen e tij me të, ish-presidenti gjithmonë e ka vendosur interesin e Kosovës mbi atë personal, transmeton Klankosova.tv.

    “Presidenti Hashim Thaçi është një nga lisat e mëdhenj dhe bubullimat zbrazen mbi të. Hakmarrësit e xhelozët, do të vazhdojnë ta bëjnë punën e vet. Tendenca e përbaltjes së heronjve vazhdon, Presidenti Hashim Thaçi, Kadriu, Jakupi e Rexha nuk bëjnë përjashtim. Tellallët e profiterët, po mundohen ta tjetërsojnë personalitetin e Presidentit”.

    “Prej se e njoh unë, ka dëshmuar se e do Kosovën më shumë se veten”, ka shkruar Lladrovci.

    Ai ka përmendur edhe votimin e Thaçit për themelimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, duke e paraqitur këtë si dëshmi se ish-presidenti, sipas tij, ka vepruar duke pasur parasysh interesin e vendit.

    “Shembulli i fundit është kur Presidenti Thaçi me këmbëngulje ka votuar për Dhomat e Specializuara, për t’ia hequr Kosovës retë e zeza. Ai, para se të mendoj për veten, ka menduar për Kosovën. Kështu, fort besoj është edhe sot”.

    Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, duke shprehur habinë për qëndrimet kritike ndaj figurave që i cilëson si emblema të lirisë së Kosovës.

    “Ka njerëz që ta falin gjakun e djalit, por, suksesin jo. E kuptueshme që disave nuk ju pëlqej në skenën politike, por, çka kanë me heroin e heroinën, dy emblemat e lirisë së Kosovës, me Fehmiun e Xhevën, nuk e kuptoj”, shkroi ai.

    “Kohërat e lehta krijojnë njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira”.

  • “Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

    “Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

    “Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

    Gazetari Gazmend Morina ka komentuar rastin mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, duke thënë se rrethanat e këtij rasti dallojnë nga rastet e tjera të presioneve ndaj gazetarëve.

    Në “Kosova Today”, Morina tha se, në rastin e Mehmetajt, rrethanat kanë çuar drejt dyshimeve për tentim të frikësimit fizik dhe kërcënimit fizik ndaj gazetarit.

    “Situata mes tyre, mes Fidan Jupollit edhe Lirim Mehmetajt, dallon substancialisht. Fidan Jupolli, sikurse shumica prej neve, ka pasur presione, shpifje në drejtim të tij. Kanë tentuar ta denigrojnë përmes rrjeteve sociale personalitetin e tij edhe gazetarinë që e bën ai. Mirëpo, te rasti i Lirim Mehmetajt është krejt ndryshe, për shkak se rrethanat kanë çuar te rasti ku ka pasur tentim për frikësim fizik edhe kërcënim fizik ndaj Lirim Mehmetajt”, ka thënë Morina.

    Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ish-deputeti Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

    Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin janë intervistuar Gani Geci, në cilësinë e të dyshuarit, dhe gazetari Lirim Mehmetaj, në cilësinë e të dëmtuarit./Klankosova.tv

  • Humb jetën vogëlushja nga Peja, e zuri një orendi në shtëpi

    Humb jetën vogëlushja nga Peja, e zuri një orendi në shtëpi

    Humb jetën vogëlushja nga Peja, e zuri një orendi në shtëpi

    Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrëzimi i një orendie në shtëpinë e saj në Pavlan të Pejës.

    Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Shermet Elezaj.

    Ai bëri të ditur se dy ditë më parë, policia ishte njoftuar se një fëmijë i gjinisë femërore ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë (më vonë në QKUK), për shkak të lëndimeve që dyshohet se i janë shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të një orendie në shtëpinë e saj, në fshatin Pavlan të Pejës.

    Sot, të njëjtit janë njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës ju kthehet familjarëve.

  • “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” - Flet Anton Çuni (VIDEO)

    “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” – Flet Anton Çuni (VIDEO)

    “Gani Geci dhe Lirim Mehmetaj janë takuar bashkë” - Flet Anton Çuni (VIDEO)

    Deputeti Anton Çuni ka folur për ndërmjetësimin mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, pas incidentit mes tyre.

    Në emisionin “Kosova Today”, Çuni tregoi se gjatë bisedës me të dyja palët ishte arritur mirëkuptim, sipas tij, duke marrë parasysh kontributin që familjet e tyre kanë dhënë për shtetin dhe kombin.

    “Dy familje që kanë dhënë shumë për shtetin dhe kombin, të akuzohen mes vete për akte antikombëtare, për mua nuk kishte kuptim. Aty u përmend edhe shkrimi i mëhershëm i Halil Gecit ndaj Blerim Mehmetajt. Kështu që arritëm, me mirëkuptimin e të dy palëve, që të shprehnin konsideratë për njëra-tjetrën dhe për kontributin që kanë dhënë në luftë”, tha Çuni.

    Ai shtoi se të dyja palët ishin shprehur të gatshme ta respektonin njëra-tjetrën dhe se ishin takuar mes vete.

    Por, çka ndodhi më pas?

    Ndiqni videon më lartë

  • Ismaili pas konstituimit të Komisionit: Shëndetësia duhet të rikthehet në prioritetet e vendit

    Ismaili pas konstituimit të Komisionit: Shëndetësia duhet të rikthehet në prioritetet e vendit

    Ismaili pas konstituimit të Komisionit: Shëndetësia duhet të rikthehet në prioritetet e vendit

    Uran Ismaili ka bërë të ditur se është konstituuar Komisioni për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar nevojën për më shumë vëmendje institucionale ndaj sektorit shëndetësor.

    Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka thënë se çdo qytetar meriton kujdes shëndetësor në kohë, të sigurt dhe cilësor, si dhe mbrojtje nga shpenzimet e larta që mbulohen nga xhepi.

    Si ish-ministër i Shëndetësisë, ai ka rikujtuar reformat që kishte nisur me pacientin në qendër, me synimin për të krijuar shërbime publike shëndetësore funksionale dhe të besueshme.

    Ismaili që do të jetë në krye të këtij Komisioni, ka vlerësuar se vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë, transmeton Klankosova.tv

    “Fatkeqësisht, vëmendja institucionale ndaj shëndetësisë ka rënë, ndërsa nevojat e qytetarëve mbeten të mëdha. Do të kërkoj që ajo të rikthehet ndër prioritetet e vendit, me veprime konkrete, investime të menduara mirë dhe përgjegjësi për rezultatet.

    Do të dëgjojmë pacientët dhe profesionistët shëndetësorë, do të mbikëqyrim punën e institucioneve dhe do të shtyjmë përpara zgjidhje që përmirësojnë kujdesin për qytetarët dhe kushtet e punës për ata që kujdesen për ta”, shkroi ai.

  • Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

    Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

    Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë

    Një defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit në Krushë të Vogël do të ndërpresë furnizimin me ujë për disa vendbanime nga 14 deri më 16 tetor.

    Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, defekti është evidentuar në një gyp me diametër 250 milimetra, përgjatë rrugës Prizren–Gjakovë. Riparimi është i vështirë, pasi gypi ndodhet në një thellësi deri në tetë metra.

    Nga ndërprerja do të preken Krajku, Bregdrini, Zymi, Shëngjergji dhe disa lagje të Krushës së Vogël.

    Kompania ka njoftuar se ekipet teknike do të punojnë për sanimin e defektit dhe u ka bërë thirrje banorëve të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit gjatë kësaj periudhe.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Defekti në ujësjellës lë disa fshatra të Prizrenit tri ditë pa ujë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Lorenc Antoni, një jetë kushtuar muzikës dhe trashëgimisë popullore shqiptare

    Lorenc Antoni, një jetë kushtuar muzikës dhe trashëgimisë popullore shqiptare

    Në kujtesën e muzikës shqiptare, emri i Lorenc Antonit zë një vend të veçantë. Krijimtaria e tij, përkushtimi ndaj mbledhjes dhe studimit të këngës popullore, si dhe kontributi në jetën muzikore shqiptare, u rikthyen në vëmendje përmes një tryeze shkencore të organizuar nga Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

    I lindur më 23 shtator 1909 në Shkup, Lorenc Antoni u formua në një mjedis familjar ku muzika ishte pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Këngët popullore, rrëfimet dhe traditat gojore që dëgjoi që në fëmijëri u bënë më vonë një burim i rëndësishëm frymëzimi për veprimtarinë e tij krijuese dhe studimore.

    Tryeza shkencore u hap me fjalën e Arbnora Dushit, ndërsa studiues të fushës së muzikës dhe folklorit trajtuan aspekte të ndryshme të veprës dhe trashëgimisë së Antonit.

    Ndërkaq, mbesa e tij, Alma Bejtullahu, solli në vëmendje muzikën në jetën familjare të Lorenc Antonit, duke ndriçuar ndikimin e mjedisit ku ai u rrit dhe lidhjen e hershme me traditën muzikore. Një vend të veçantë në kujtimet e tij zinte gjyshja Maria, të cilën Antoni e përshkruante si një njohëse të pasur të këngëve, përrallave, fjalëve të urta dhe traditave popullore. Zëri dhe këngët e saj mbetën të gjalla në kujtesën e tij, duke dëshmuar ndikimin e trashëgimisë familjare në formimin e ndjeshmërisë së tij muzikore.

    Rreze Kryeziu trajtoi figurën e Antonit ndërmjet koleksionimit, institucionalizimit dhe praktikës kompozicionale, ndërsa Visar Munishi u përqendrua në raportin e tij me muzikën tradicionale.

    Përmes këtyre kumtesave, figura e Lorenc Antonit u shqyrtua jo vetëm në dimensionin krijues, por edhe në atë studimor, si një personalitet që kontribuoi në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë muzikore shqiptare.

    Tryeza shkencore, e mbajtur më 13 tetor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shërbeu si një rikthim te vepra dhe kujtesa e një prej figurave të rëndësishme të muzikës shqiptare, trashëgimia e të cilit vazhdon të mbetet burim studimi për brezat e rinj.

    Burimi: RTKLive