Category: Lajme

  • Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

    Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

    Haxhiu takon Spancën, paralajmëron mbikëqyrje të raporteve të auditimit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca, të cilën e ka përgëzuar për punën e saj dhe rizgjedhjen për një mandat të ri pesëvjeçar.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë e raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për mbikëqyrjen parlamentare.

    “Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit përbëjnë një bazë të rëndësishme për mbikëqyrjen parlamentare. Në legjislaturën e njëmbëdhjetë, Kuvendi do t’i shqyrtojë me seriozitet këto raporte dhe do t’u kërkojë institucioneve llogari për zbatimin e rekomandimeve të auditimit. Paraja publike u përket qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të dinë se si shpenzohet çdo euro e mbledhur nga taksat e tyre. Llogaridhënia nuk është zgjedhje, por detyrim institucional dhe parim themelor i sundimit të ligjit”, shkroi Haxhiu./Klankosova.tv

     

  • Kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë në kryeqytet? Flet zëdhënësja e KRU “Prishtina” (VIDEO)

    Kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë në kryeqytet? Flet zëdhënësja e KRU “Prishtina” (VIDEO)

    Kur pritet të rikthehet furnizimi me ujë në kryeqytet? Flet zëdhënësja e KRU “Prishtina” (VIDEO)

    Defekti në gypin e ujësjellësit me diametër 350 milimetra, te Pallati i Rinisë në Prishtinë, mund të rregullohet deri pasditen e sotme, ka bërë të ditur zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

    Në emisionin “Fol me Arin”, Mjeku tha se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, i cili ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të kryeqytetit.

    Ajo bëri të ditur se konsumatorët janë njoftuar për ndërprerjen në orën 07:30, në mënyrë që ekipet të mund të intervenojnë drejtpërdrejt në gypin e dëmtuar.

    “Është një defekt i natyrës pak më të rëndë, sepse është edhe gypi me diametër më të madh, 350 milimetra, dhe po shpresojmë që të rregullohet deri në orën 16:00 gjatë ditës së sotme”, deklaroi Mjeku.

    Megjithatë, ajo theksoi se ky është një vlerësim bazuar në natyrën e defektit dhe se nuk mund të premtohet koha e saktë e përfundimit të punimeve.

    “Po shpresojmë që të rregullohet edhe më herët, por parashikimet tregojnë se para orës 16:00 është e pamundur të kryhet sanimi”, tha ajo në Klan Kosova.

  • Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

    Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

    Ndërpritet furnizimi me ujë për tri ditë në disa fshatra të Prizrenit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Gjakova” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit në fshatin Krushë e Vogël, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga 14 deri më 16 tetor 2026.

    Sipas njoftimit, defekti ndodhet në gypin me diametër 250 milimetra, përgjatë magjistrales Prizren-Gjakovë, në një pjesë ku thellësia e gypit arrin deri në tetë metra.

    Për shkak të vështirësive teknike dhe thellësisë, sanimi i defektit kërkon më shumë kohë dhe angazhim nga ekipet përgjegjëse.

    Pa furnizim me ujë pritet të mbesin fshatrat Krajk, Bregdrin, Zym dhe Shëngjergj, si dhe disa lagje të fshatit Krushë e Vogël.

    “Ekipet përgjegjëse do të angazhohen në sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe rekomandojmë që të sigurojnë rezerva të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kësaj periudhe. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, thotë KRU “Prishtina”./Klankosova.tv

  • Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

    Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

    Shqipëria drejt BE-së, Marta Kos flet për mbylljen e kapitullit të 20-të

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë të ditur se procesi i zgjerimit të BE-së po shënon hapa të rinj përpara, me përparime në negociatat me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

    Përmes një deklarate në X, Kos njoftoi se Mali i Zi ka mbyllur edhe tre kapituj negociues, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të mbyllet kapitulli i 20-të me Shqipërinë dhe të hapen nga dy grupkapituj negociues me Ukrainën dhe Moldavinë, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo theksoi se, krahas zgjerimit të Unionit, është e rëndësishme të sigurohet që BE-ja të bëhet më e fortë dhe më efektive me rritjen e numrit të anëtarëve.

    Për këtë qëllim, sipas Kos, Komisioni Evropian ka propozuar mekanizma më të fuqishëm mbrojtës për sundimin e ligjit dhe reformat që synojnë funksionimin më efektiv të Unionit.

    Kos bëri të ditur gjithashtu se vendet kandidate do të mirëpriten në Qendrën Evropiane për Reziliencën Demokratike. Ajo vlerësoi se shumë prej këtyre vendeve kanë vite që përballen me kërcënime hibride dhe se përvoja e tyre mund të ndihmojë në mbrojtjen e demokracisë në mbarë Evropën.

    “Përvoja e tyre mund të na ndihmojë ta mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën”, theksoi Kos.

  • Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

    Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

    Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

    Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin në Ambasadën e ShBA-së, ku ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, sfidat rajonale dhe rëndësinë e integrimit të vendit në NATO.

    Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, veçanërisht në një periudhë kur vendi po përballet me procese sfiduese politike, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, Serbia përbën burimin kryesor të jostabilitetit në rajon, për shkak të, siç është shprehur, synimeve për zgjerim dhe ndryshim të kufijve.

    Në këtë kontekst, Gjini ka vlerësuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO, me mbështetjen e ShBA-së, është thelbësor për garantimin e sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe konsolidimit të demokracisë.

    Ai ka theksuar gjithashtu se orientimi gjeopolitik dhe bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt për investime, forcimin e institucioneve të pavarura dhe ruajtjen e stabilitetit afatgjatë.

    Gjini ka nënvizuar se përparimi i Kosovës kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm dhe besim të ndërsjellë me Uashingtonin zyrtar.

    “Kosova është e bekuar me miqtë e saj!”.

  • Nisin punimet në udhëkryqin “Nëna Terezë” në Mitrovicë, ku ndër vite pati aksidente të rënda

    Nisin punimet në udhëkryqin “Nëna Terezë” në Mitrovicë, ku ndër vite pati aksidente të rënda

    Nisin punimet në udhëkryqin “Nëna Terezë” në Mitrovicë, ku ndër vite pati aksidente të rënda

    Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se kanë nisur punimet në udhëkryqin te “Nëna Terezë”, i cili për shumë vite është përballur me aksidente të rënda, vështirësi në qarkullim dhe kaos në trafik.

    Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se projekti parasheh rikonstruktimin e tërësishëm të udhëkryqit, vendosjen e semaforëve dhe sinjalistikës përcjellëse rrugore.

    “Me rregullimin e tij do të ketë qasje më të lehtë, siguri e lëvizje më të lirë. Ky projekt përfshin rikonstruktimin e tërësishëm të këtij udhëkryqi, vendosjen e semaforëve, si dhe sinjalistikën përcjellëse rrugore. Mitrovica funksionale është zotimi e angazhimi jonë i përditshëm”, shkroi Peci./Klankosova.tv

  • Kurti hesht për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Kurti hesht për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka folur kur është pyetur nga gazetarët për kritikat e ambasadorëve dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    “Jam duke shkuar në një takim”, tha shkurtimisht Kurti, teksa ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

    Ndryshe, Bashkimi Evropian, fillimisht tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

    Pastaj edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti hesht për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Kurti hesht për kritikat e BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka folur kur është pyetur nga gazetarët për kritikat e ambasadorëve dhe Bashkimit Evropian për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    “Jam duke shkuar në një takim”, tha shkurtimisht Kurti, teksa ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

    Ndryshe, Bashkimi Evropian, fillimisht tha se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj bllokut.

    Pastaj edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë se ndihet “thellësisht e shqetësuar” për ndryshimet që institucioni legjislativ i bëri në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

    Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

    Policia në Mitrovicë të Veriut bëhet me dron profesional

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka pranuar një dron profesional nga një donator, të cilin më pas ia ka ndarë për shfrytëzim Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Veri.

    Sipas njoftimit, ky donacion synon të mbështesë aktivitetet policore dhe të rrisë kapacitetet operative të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në përmbushjen sa më efikase të detyrave dhe përgjegjësive zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

    Sindikata e Policisë së Kosovës ka theksuar se mbetet në shërbim të të gjitha njësive, regjioneve dhe zyrtarëve policorë, me synimin për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve policore.

    Po ashtu, Sindikata ka shprehur mirënjohje për donatorin, duke e vlerësuar këtë kontribut si një mbështetje të rëndësishme për Policinë e Kosovës dhe për përmbushjen e misionit të saj në shërbim të qytetarëve.

  • “15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral

    “15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral

    “15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mos e përmbushë obligimin për dorëzimin e dokumentacionit kadastral të Kosovës, ndonëse kanë kaluar 15 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për këtë çështje.

    Gjatë ceremonisë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, Kurti ka kritikuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjes së 2 shtatorit 2011, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas tij, Bashkimi Evropian kishte ndarë 2 milionë euro donacion për këtë proces, por Serbia nuk ka dorëzuar as kopjet e dokumentacionit.

    “Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011. Bashkimi Evropian u ka dhënë 2 milionë euro donacion, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se lë më origjinalin”, deklaroi Kurti.

    Kryeministri theksoi se dokumentacioni pronësor është thelbësor për sigurinë juridike të qytetarëve, duke e ndërlidhur atë me sigurinë e banimit dhe mirëqenien familjare.

    Ai foli edhe për rezultatet e projektit PIAKOS, përmes të cilit, sipas tij, qytetarët janë mbështetur drejtpërdrejt në 16 komuna të Kosovës, veçanërisht gratë në rregullimin e dokumentacionit pronësor dhe procedurat e trashëgimisë.

    Kurti bëri të ditur se numri i pronave të regjistruara në emër të të dy bashkëshortëve është rritur ndjeshëm, nga rreth 100 regjistrime në vitin 2016 në afërsisht 31 mijë.

    “Kemi bërë një rritje 300-fish të numrit të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, tha ai.

    Duke folur për reformat në kadastër, Kurti përmendi edhe projektin REGIP, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe përfshin rindërtimin e kadastrit në 115 zona kadastrale.

    Ai paralajmëroi gjithashtu se institucionet nuk do të tolerojnë falsifikimin apo tjetërsimin e kundërligjshëm të pronës publike.

    “Nuk ka më tolerancë për abuzimet, falsifikimet apo tjetërsimin e kundërligjshëm të pronës publike. Çdo parregullsi dhe çdo dosje e dyshimtë, qoftë në proces të shpronësimeve apo të kadastrit, po dërgohet me vendosmëri në prokurori”, deklaroi Kurti.

    Në fund, kryeministri përmendi edhe procesin e regjistrimit të pronave në veri të vendit, duke thënë se janë verifikuar dhe regjistruar mbi 23 mijë e 600 prona të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.

    Ai përmendi edhe emërtimin e rrugëve në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “15 vjet nga marrëveshja, as kopjen s’na e kanë dorëzuar” – Kurti akuzon Serbinë për mosdorëzimin e dokumentacionit kadastral appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali