Category: Lajme

  • Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni.

    Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke thënë se nuk sheh ndërlidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e tij.

    “Këtu po shoh që ne duhet me miratu diçka që është fushëveprim i komisionit tjetër. Nuk po shoh diçka që lidhet me komisionin tonë. Por mua më është me rëndësi me sqaruar, nëse është veç procedurë nuk kemi nevojë me diskutu”, tha ajo.

    Kryetari i komisionit, Nezir Kraki, ka sqaruar se përfshirja e kësaj pike në agjendë ishte procedurale.

    “Ky ndryshim nuk e prek fushën tonë, fakti që e kemi në agjendë është procedurale”, tha ai.

    Në mbledhje është diskutuar edhe miratuar Plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Në këtë kuadër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka propozuar që anëtarët e komisionit të vizitojnë punimet në stadiumin e Gjilanit, për të parë nga afër nëse ka probleme me realizimin e tyre, në prag të Lojërave Mesdhetare 2030./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

    Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

    Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ngritur çështjen e hartimit të një strategjie institucionale për qasjen ndaj çështjes së Hagës, gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

    Përmes një postimi, Musliu-Shoshi bëri të ditur se në kuadër të mbledhjes është miratuar plani i punës dhe fushëveprimi i Komisionit, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo theksoi se hartimi i një strategjie institucionale për çështjen e Hagës është i domosdoshëm për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.

    Ndërkaq, deputetja nënvizoi se ndër prioritetet kryesore të Komisionit mbeten anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe forcimi i marrëdhënieve me aleatët strategjikë.

  • Si po fiton një 22-vjeçar mbi 140 mijë euro në vit në rrjete sociale?

    Si po fiton një 22-vjeçar mbi 140 mijë euro në vit në rrjete sociale?

    Si po fiton një 22-vjeçar mbi 140 mijë euro në vit në rrjete sociale?

    Eknoor Singh thotë se i duhet vetëm telefoni celular dhe një lidhje e mirë interneti për të fituar më shumë se 140 mijë euro në vit.

    Sipas BBC, 22-vjeçari nga Londra është një “krijues klipesh” (clipper) profesionist. Ai paguhet nga klientët për të krijuar video të shkurtra dhe vertikale për rrjetet sociale, me shpresën se ato do të bëhen virale.

    “Sa më shumë shikime të marrë një klip, aq më shumë para fitoj,” thotë ai.

    Zakonisht, procesi funksionon kështu: klienti – që mund të jetë çdokush, nga një markë veshjesh te një shtëpi diskografike, studio filmike, podkaster apo influencues – ka një video më të gjatë të cilën krijuesi i klipit e shikon fillimisht.

    Më pas, ai ose ajo krijon klipe 30 deri në 60 sekondëshe nga pjesa ose pjesët që i konsideron më të mira dhe i ngarkon ato në Instagram, YouTube, TikTok ose platforma të tjera.

    Ideja është që krijuesit e klipeve, të cilët zakonisht janë të moshës 16 deri në 25 vjeç, e kuptojnë më mirë se çfarë do të tërheqë vëmendjen e kësaj grupmoshe dhe arrijnë t’u sigurojnë videove të shkurtra sa më shumë shikime të jetë e mundur./Klankosova.tv

  • Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

    Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion ka dështuar të mbahet si pasojë e mungesës së kuorumit për miratimin e pikave të ditës.

    Në këtë komision ishin të pranishëm vetëm 6 anëtarë dhe fillimisht, kjo mbledhje nisi me 35 minuta vonesë.

    Kryetari i këtij komisioni, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga anëtarët që herëve të tjera të respektojnë oraret dhe të mos vonohen, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Ju kisha lutë kolegëve deputetë që ta respektoni kohën, për cilën pajtohemi për shkak se jemi me diku 35 minuta vonesë. Deputetët tjerë kanë mbledhje në komisione të tjera, kështu që ju kisha lutë për herë të ardhshme që ta respektojmë kohën për cilën jemi pajtuar bashkërisht. Kemi lënë të martën në orën 10:00 edhe ta respektojmë këtë kohë”, tha Mustafa.

  • Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

    Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

    Përplasje në Komisionin për Buxhet për Projektligjin kundër pastrimit të parave

    Gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet për Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave pati kritika nga opozita për mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe mënyrën e procedimit të këtij projektligji.

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e konsideroi të paarsyeshme mbajtjen e mbledhjes pa praninë e përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të Qeverisë.

    “Derisa nuk kemi diskutim nga përfaqësues të drejtpërdrejtë të Qeverisë, nga ministri, atëherë e shoh të paarsyeshme me mbajtë rendin e ditës, është dashur të jetë prezent, por besoj kur të ftohet nga Komisioni përkatës është dashur t’i lë anash të gjitha takimet”, deklaroi Lushtaku, transmeton Klankosova.tv.

    Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se projektligji është i rëndësishëm dhe se miratimi i tij mundëson kursimin e së paku 55 milionë eurove nga buxheti i shtetit.

    Ajo theksoi se projektligji kishte kaluar leximin e parë edhe në legjislaturën e kaluar, duke u bërë thirrje deputetëve që të lejojnë prezantimin e tij nga zëvendësministri dhe të vazhdojnë me procedurat për miratim.

    Kritika pati edhe deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila e cilësoi joserioze procedimin e një projektligji të rëndësishëm jashtë agjendës së paraparë të komisionit, pa praninë e ministrit.

    Ajo kritikoi gjithashtu, siç u shpreh, shkeljet e përsëritura të Kushtetutës dhe paralajmëroi se procedimi i përshpejtuar i ligjeve mund të sjellë probleme të mëtejshme.

    “Jam shumë e sigurt që kështu me ndodh, ligje shpejt e shpejt që vijnë në Kuvend, por prapë rruga shkon te Gjykata Kushtetuese dhe iu tregon që ju jeni shkelësit më të mëdhenj të Kushtetutës”, deklaroi deputetja.

    Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave të përfshihet në agjendën e seancës plenare të së enjtes, e cila pritet të nisë në orën 10:00./Klankosova.tv.

  • Ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi në shtëpi

    Ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi në shtëpi

    Ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi në shtëpi

    Një vajzë shtatëvjeçare nga fshati Pavlan i Pejës ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Vogëlushja ishte dërguar me urgjencë në spital gjatë fundjavës, pasi dyshohet se ishte zënë nga një dollap në shtëpinë e saj.

    Ajo ishte duke u trajtuar në QKUK dhe qëndronte e intubuar, por, pavarësisht trajtimit, nuk arriti t’u mbijetonte lëndimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi në shtëpi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • 22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

    22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

    22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të cilave 22 me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, shkruan sinjali.

    Policia ka shqiptuar gjithsej 2,469 tiketa trafiku.

    Ndërkaq, shkruan sinjali 12 persona janë arrestuar, tetë janë dërguar në mbajtje, një person është në ndalim policor, ndërsa një tjetër është duke vuajtur dënimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

    Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

    Kryeministri Kurti këtë çështje e ka ngritur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, ku ka folur për të drejtën e pronës, reformat në kadastër dhe mbështetjen për qytetarët.

    Kurti ka theksuar se dokumentacioni pronësor është thelbësor për sigurinë juridike dhe mirëqenien e familjeve.

    “Dokumentacioni është garantues i sigurisë juridike, që është parakusht për sigurinë e shtëpisë, banesës, e po ashtu edhe të mirëqenies dhe dinjitetit të një familjeje”, ka deklaruar Kurti.

    Duke folur për rezultatet e projektit PIAKOS, kryeministri ka vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ATRC-së, duke thënë se përmes këtij programi qytetarët janë mbështetur drejtpërdrejt në 16 komuna të vendit.

    Sipas tij, gratë kanë përfituar veçanërisht nga ndihma për rregullimin e dokumentacionit pronësor dhe procedurat e trashëgimisë.

    “Bashkëpunimi i qeverisë sonë me Qendrën për Avokim dhe Trajnim (ATRC), nëpërmjet programit PIAKOS, është me të vërtetë një vlerë e shtuar, sepse ai nuk u ndal te fushata informuese, por u zbatua në terren me qytetarët, përmes mbështetjes direkte në 16 komuna anë e mbanë Kosovës”, ka thënë ai.

    Kurti ka përmendur edhe rritjen e regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve. Sipas shifrave që ai prezantoi, nga rreth 100 prona të regjistruara në vitin 2016, numri ka arritur në rreth 31 mijë.

    “Kemi bërë një rritje 300-fish të numrit të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka theksuar se dokumentacioni i rregullt pronësor është i rëndësishëm edhe për përfitimin nga programet publike të renovimit dhe rindërtimit të shtëpive, si dhe nga skemat e banimit social.

    Në këtë drejtim, Kurti ka përmendur projektin REGIP, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Bankën Botërore për rindërtimin e kadastrit në 115 zona kadastrale në Kosovë.

    “Qeveria ka ndërmarrë reforma konkrete në pronë dhe kadastër. Në bashkëpunim me Bankën Botërore, përmes projektit REGIP, kemi shtyrë përpara rindërtimin e kadastrit në 115 zona kadastrale në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.

    Kryeministri ka folur edhe për masat kundër falsifikimit dhe tjetërsimit të paligjshëm të pronës publike, duke theksuar se rastet e dyshimta po përcillen te organet e drejtësisë.

    “Nuk ka më tolerancë për abuzimet, falsifikimet apo tjetërsimin e kundërligjshëm të pronës publike. Çdo parregullsi dhe çdo dosje e dyshimtë, qoftë në proces të shpronësimeve apo të kadastrit, po dërgohet me vendosmëri në prokurori”, ka deklaruar Kurti.

    Ai ka përmendur gjithashtu regjistrimin e pronave në veri të Kosovës dhe emërtimin e rrugëve në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Sipas Kurtit, janë verifikuar dhe regjistruar mbi 23 mijë e 600 prona të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.

    Duke folur për sfidat në fushën e pronësisë, Kurti ka ritheksuar se Serbia nuk e ka përmbushur obligimin për dorëzimin e dokumentacionit kadastral, ndonëse marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar në vitin 2011.

    Burimi: RTKLive

  • 15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral

    15 vjet nga marrëveshja, Kurti: Serbia nuk e dorëzoi as kopjen e dokumentacionit kadastral

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, ndonëse marrëveshja për këtë çështje është nënshkruar më 2 shtator 2011.

    Gjatë pjesëmarrjes në eventin përmbyllës të projektit PIAKOS, të organizuar nga Qendra për Avokim dhe Trajnim (ATRC) dhe Banka Botërore, Kurti ka thënë se kanë kaluar 15 vjet nga marrëveshja, ndërsa Serbia nuk ka dorëzuar as kopjen e dokumentacionit.

    “Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar më datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë 2 milionë euro donacion, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka theksuar se, pavarësisht kësaj çështjeje, institucionet e Kosovës dhe shoqëria civile po vazhdojnë bashkëpunimin për përmirësimin e shërbimeve kadastrale dhe zgjidhjen e problemeve pronësore të qytetarëve.

    “E pavarësisht kësaj vështirësie e këtyre sfidave, Agjensioni Kadastral, qeveria e ministrit edhe për planifikim hapësinor, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë që të bëjnë më të mirën e mundshme për qytetarët e Republikës”, ka shtuar Kurti.

     

     

    Burimi: Dukagjini

  • Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

    Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

    Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do ta përcjellë me vëmendje paraqitjen e Giuliano Simeones, për të cilin klubi anglez raportohet se ka shfaqur interesim.

    “Djajtë e Kuq” thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte për reprezentuesin argjentinas gjatë afatit kalimtar dimëror. Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

    Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta largojë futbollistin në këtë fazë. Simeone, 23 vjeç, e ka vazhduar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2030, ndërsa klauzola e tij e lirimit raportohet të jetë 500 milionë euro.

    Manchester Unitedi synon të përfitojë nga kjo përballje evropiane për të vlerësuar më nga afër cilësitë e futbollistit, i cili mund të jetë një nga emrat që do të ndiqen gjatë muajve të ardhshëm.

    Ndeshja Atletico Madrid – Manchester United zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Ndërkohë, skuadra e Carrickut vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Tottenhamit në Premierligë, rezultat që e ka vazhduar serinë zhgënjyese në kampionat, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e zhvilluara. Në garat evropiane, Unitedi e nisi me fitore bindëse 4-0 ndaj Sabahut.

    Burimi: RTKLive