Category: Lajme

  • Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

    Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

    Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

    Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për më 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

    Gjykata ka vendosur gjobitjen e tyre me nga 100 mijë lekë të reja secilin, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas gazetares Anila Hoxha, në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga të pandehurit dhe asnjë prej avokatëve mbrojtës, ndërsa procesi vijon të përballet me bojkotin e mbrojtjes.

    Gjatë seancës, SPAK, me kërkesë të kreut të tij, Altin Dumani, kërkoi që gjykimi të vijojë edhe në mungesë të avokatëve, për sa kohë ata nuk paraqiten. Për këtë qëllim, gjykata caktoi avokatë nga lista e mbrojtësve që ofrojnë ndihmë juridike falas.

    Dumani argumentoi se gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që sjellja e të pandehurve dhe avokatëve të tyre të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta për mbrojtje, duke përmendur edhe një precedent të Gjykatës së Apelit.

    “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat”, deklaroi Dumani gjatë seancës.

    Ndërkohë, një episod tjetër u regjistrua në sallën e gjyqit, teksa gjykata po shqyrtonte çështjen e gjobitjes së avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren që ndalon përdorimin e telefonave celularë gjatë seancave.

    Në atë moment, telefonit të njërit prej prokurorëve të çështjes, Ols Dado, i ra zilja. Ai e nxori nga xhepi dhe e mbylli menjëherë.

  • Nuk konfirmohen raste me variantin “Stratus” të COVID-19 në Kosovë

    Nuk konfirmohen raste me variantin “Stratus” të COVID-19 në Kosovë

    Nuk konfirmohen raste me variantin “Stratus” të COVID-19 në Kosovë

    Në Kosovë nuk ka ende raste të konfirmuara me variantin “Stratus” të COVID-19, i cili po qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar.

    Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Vera Ndrejaj, ka deklaruar se IKSHPK-ja nuk ka konfirmuar raste me këtë variant.

    Ajo ka paralajmëruar se lëvizjet dhe migrimi i popullatës mund të favorizojnë përhapjen e sëmundjeve infektive.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nuk konfirmohen raste me variantin “Stratus” të COVID-19 në Kosovë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kanosja ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj – Prokuroria del me komunikatë

    Kanosja ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj – Prokuroria del me komunikatë

    Kanosja ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj – Prokuroria del me komunikatë

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me rastin e kanosjes ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, duke konfirmuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, Gani Geci është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas dyshimeve fillestare, Geci dyshohet se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

    Në komunikatën e lëshuar më 13 tetor 2026, Prokuroria ka bërë të ditur se në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar gazetari Lirim Mehmetaj dhe i dyshuari Gani Geci, me qëllim të grumbullimit të informatave relevante lidhur me rastin.

    Gjithashtu, prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave për zhvillimin e procedurës së mëtejshme.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre, si dhe në respektimin e plotë të lirisë së shprehjes”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kanosja ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj – Prokuroria del me komunikatë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Genc Nuza, gjyqtar kryesor në UEFA Conference League

    Genc Nuza, gjyqtar kryesor në UEFA Conference League

    Genc Nuza, gjyqtar kryesor në UEFA Conference League

    Gjyqtari kosovar Genc Nuza vazhdon të përfaqësojë me profesionalizëm dhe dinjitet futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Siç njofton FFK, ai është deleguar nga UEFA si gjyqtar kryesor në ndeshjen ndërmjet FC Twente dhe FC Thun, në kuadër të UEFA Conference League, faza e ligës, e cila zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës.

    Në këtë ndeshje, Nuza do të asistohet nga Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti dhe AVAR Alban Shala.

  • U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

    U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

    U aksidentua me veturë në autostradë dhe vazhdoi vozitjen, 62-vjeçari shpëton mrekullisht

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A31, pranë qytetit Dorsten, në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, ku një 62-vjeçar, pasi u aksidentua, vazhdoi të voziste në drejtim të kundërt të lëvizjes dhe shpëtoi mrekullisht.

    Siç raporton Bild, shoferi ishte duke udhëtuar në drejtim të Borkenit, kur vetura e tij për shkaqe ende të panjohura, doli nga rruga, transmeton Klankosova.tv

    Automjet thuhet se u rrokullis fillimisht, por megjithatë, 62-vjeçari u kthye në rrugë për të lëvizur me të njëjtën veturë.

    Policët e alarmuar gjetën në vendin e ngjarjes disa pjesë të veturës, sende personale dhe dokumente identifikimi.

    Pak më vonë, policia pranoi disa telefonata emergjente nga dëshmitarë që raportuan për një veturë që po lëvizte në drejtim të kundërt.

    Kur policët arritën ta ndalonin automjetin, zbuluan se bëhej fjalë për të njëjtin që ishte rrokullisur më herët.

    Pavarësisht dëmtimeve të mëdha, vetura ishte ende në gjendje të lëvizte, transmeton Klankosova.tv

    Pas aksidentit, burri kishte vazhduar të voziste për rreth tre kilometra në shiritin e ndalimit emergjent, në drejtim të kundërt me qarkullimin.

    Ai mori ndihmën e parë nga ekipet e emergjencës në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital për ekzaminime.

    Sipas raportimeve, 62-vjeçari ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

    Deri më tani, nuk dihet nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit apo të drogës./Klankosova.tv

  • Kungulli gjigant mund të thyejë rekordin botëror

    Kungulli gjigant mund të thyejë rekordin botëror

    Kungulli gjigant mund të thyejë rekordin botëror

    Një kultivues nga Rhode Island i SHBA-së, Ron Wallace, mund të ketë thyer rekordin botëror për kungullin më të rëndë, pasi kungulli i tij ka tejkaluar rekordin aktual me rreth 136 kilogramë.

    Kungulli u peshua të shtunën në një konkurs, ndërsa aktualisht pritet konfirmimi zyrtar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

    Wallace ka bërë të ditur se është në kontakt me përfaqësuesit e Guinness-it dhe se procesi i verifikimit është duke vazhduar.

    Rekordi aktual mbahet nga Ian Paton nga Anglia, i cili më 3 tetor arriti të kultivonte një kungull me peshë prej 1.296 kilogramësh.

    Nëse pesha e kungullit të Wallace konfirmohet zyrtarisht, ai do të bëhet mbajtësi i ri i rekordit botëror për kungullin më të rëndë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kungulli gjigant mund të thyejë rekordin botëror appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shuhen 25 vite burg: Gjykata e Fierit liron Sokol Hoxhën, pranohet kërkesa për parashkrimin e dënimit, për vrasjen e tre personave

    Shuhen 25 vite burg: Gjykata e Fierit liron Sokol Hoxhën, pranohet kërkesa për parashkrimin e dënimit, për vrasjen e tre personave

    Shuhen 25 vite burg: Gjykata e Fierit liron Sokol Hoxhën, pranohet kërkesa për parashkrimin e dënimit, për vrasjen e tre personave

    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit Sokol Hoxha. Ky i fundit u ekstradua nga SHBA-të dhe mbërriti këtë të hënë në Gjykatën e Fierit, ku kërkoi shpalljen e parashkrimit të dënimit penal.

    Në njoftimin për media thuhet gjykata thotë se vendosi: “Pranimin e kërkesës pasi nga tërësia e akteve dhe provave të administruara rezulton se ka kaluar afati 20 vjeçar i parashkrimit pa u bërë e mundur ekzekutimi i dënimit penal ndaj kërkuesit, të dënuarit S.H”.

    “Konstatimin e shuarjes së dënimit prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim, të dhënë ndaj kërkuesit S.H, me vendimin nr. 188, datë 19.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, lënë në fuqi me vendimin nr. 192, datë 21.11.2000 të Gjykatës së Apelit Vlorë, për shkak të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit”, vijon njoftimi, shkruan tpz.al.

    Hoxha, nga Patosi, është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në vitin 1997, ndërsa nga drejtësia belge është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit. Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burg, të dhënë në mungesë nga Gjykata e Fierit në vitin 2000.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shuhen 25 vite burg: Gjykata e Fierit liron Sokol Hoxhën, pranohet kërkesa për parashkrimin e dënimit, për vrasjen e tre personave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ‘The Times’ zbulon pagesat e padeklaruara të Infantinos

    ‘The Times’ zbulon pagesat e padeklaruara të Infantinos

    Sipas gazetës britanike, Infantino ka përfituar gjatë vitit 2024 më shumë se 1.6 milionë euro shtesë nga kompania amerikane që kishte të drejtat e organizimit të Kampionatit Botëror 2026. Kjo shumë, sipas “The Times”, i shtohet pagës prej 4.57 milionë eurosh të deklaruar nga FIFA në raportin e saj vjetor.

    Hetimi ngre shqetësime për faktin se pagesat shtesë nuk janë pasqyruar në raportimin publik të të ardhurave të presidentit të FIFA-s. Burime të cituara nga gazeta pretendojnë se pagesa të ngjashme, madje edhe në vlera më të larta, mund të jenë kryer edhe gjatë viteve 2025 dhe 2026.

    Çështja lidhet drejtpërdrejt me transparencën financiare të FIFA-s. Neni 43 i statutit të organizatës parashikon publikimin e pagesave individuale për presidentin, anëtarët e Këshillit dhe sekretarin e përgjithshëm.

    Miguel Maduro, ish-kryetar i komitetit drejtues të FIFA-s, ka kërkuar një hetim të pavarur, duke e cilësuar situatën si një shkelje të mundshme të rregullave. Në një deklaratë për “The Times”, ai ka theksuar se presidenti i FIFA-s mund të ketë një pagë të lartë, por pagesat duhet të jenë transparente.

    Në raportim përmendet edhe banimi i Infantinos në Miami, ku ai kishte në dispozicion një vilë luksoze në zonën Sunset Islands. Sipas burimeve të gazetës, një pjesë e pagesave shtesë mund të ketë lidhje me shpenzimet e banimit.

    Një zëdhënës i presidentit të FIFA-s ka deklaruar se Infantino ka paguar qira për tre vjet dhe se tashmë nuk jeton më në atë pronë.

    Nga ana tjetër, FIFA ka bërë të ditur se të ardhurat dhe pagesat e presidentit administrohen nga nënkomiteti përgjegjës dhe se informacionet përkatëse u janë dorëzuar autoriteteve amerikane, në përputhje me detyrimet ligjore. Megjithatë, sipas raportimit të “The Times”, organizata nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se përse pagesat shtesë nuk janë përfshirë në raportin e saj vjetor.

    Këto pretendime vijnë në një periudhë kur Infantino po përballet me presion edhe për projektin e dështuar të shitjes së kuotave të Botërorit te investitorët privatë. Pavarësisht polemikave, ai ka bërë të ditur synimin për të kandiduar sërish për postin e presidentit të FIFA-s.

    Afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave, sipas raportimit, është 18 nëntori.

    Burimi: RTKLive

  • Prokuroria ndërmerr veprime lidhur me kërcënimin ndaj deputetit R.H.

    Prokuroria ndërmerr veprime lidhur me kërcënimin ndaj deputetit R.H.

    Sipas Prokurorisë, pas pranimit të informatave lidhur me një deklaratë përmes së cilës dyshohet se është kërcënuar deputeti, prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme të Policisë për ndërmarrjen e veprimeve urgjente.

    Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë duke i zhvilluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

    Prokuroria ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë dhe do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Burimi: RTKLive

  • Vdes në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

    Vdes në moshën 34-vjeçare aktori i “Breaking Bad”, RJ Mitte

    Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter “Flynn” White Jr., djalit të personazhit kryesor në serialin e njohur “Breaking Bad”, ka vdekur në moshën 34-vjeçare.

    “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe aktivistit të përkushtuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të tij për BBC-në.

    Mitte vdiq të hënën në Brownsville të Teksasit. Publicisti i tij konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters se aktori i kishte dhënë fund jetës.

    Aktori, i cili kishte paralizë cerebrale, e shfrytëzoi përvojën e tij personale për të interpretuar personazhin e Walter White Jr. në serialin fitues të çmimeve Emmy.

    Bryan Cranston, i cili luante rolin e babait të tij në serial, Walter White, reagoi përmes një postimi në Instagram, duke thënë se lajmi e kishte zhytur në “dëshpërim të thellë”.

    “E takova kur ishte vetëm 14 vjeç, pasi u përzgjodh për rolin e Walter White Jr., të cilin e luajti me shumë gëzim dhe entuziazëm”, shkroi Cranston.

    Ai kujtoi se Mitte ishte ende në fillimet e tij si aktor kur nisën xhirimet e episodit pilot në shkurt të vitit 2007, por se me kalimin e kohës u zhvillua dhe u bë një aktor shumë i mirë.

    Cranston vlerësoi gjithashtu angazhimin e Mitte për përfaqësimin e aktorëve me aftësi të kufizuara, duke theksuar se ai nuk e kishte lejuar kurrë paralizën cerebrale të bëhej “arsyetim për asgjë”.

    “I gjithë ai premtim dhe potencial që kishte përfaqëson një humbje kaq të madhe”, shkroi Cranston, duke shtuar se e kishte shijuar kohën e kaluar me të gjatë viteve të serialit dhe edhe pasi fama e “Breaking Bad” ishte zbehur.

    “Është veçanërisht shkatërruese të dëgjosh se i ka dhënë fund jetës”, shkroi ai, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Do të më mungosh, bir”.

    Përfaqësuesi i aktorit, Sean Reilly, tha se Mitte i dha autenticitet personazhit të tij dhe shfrytëzoi famën për të rritur ndërgjegjësimin për aftësinë e kufizuar dhe rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara.

    Mitte ishte gjithashtu ambasador i organizatave United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s. Ai themeloi Fondacionin Mitte, përmes të cilit mbështeti iniciativa bamirësie dhe projekte në komunitet, duke synuar të sfidonte stereotipat dhe të nxiste përfaqësimin më të madh të personave me aftësi të kufizuara.

    Edhe Aaron Paul, i cili në “Breaking Bad” luante Jesse Pinkman, shprehu dhimbjen për vdekjen e aktorit.

    “RJ, të dua, miku im. Do të na mungosh”, shkroi ai, duke u bërë thirrje njerëzve që të kujtojnë se janë të dashur dhe nuk janë vetëm.

    Ndërkaq, Dean Norris, i cili luante Hank Schrader, xhaxhain e personazhit të Mitte në serial, tha se ishte kujdesur për të që kur ishte i ri.

    “Ai ishte një djalë i mrekullueshëm dhe do të na mungojë shumë”, shkroi Norris.

    Mitte u rrit në Luiziana dhe ishte ende adoleshent kur provoi për rolin që do ta bënte të famshëm. Ai ishte zhvendosur në Los Anxhelos në vitin 2005 për të mbështetur karrierën e motrës së tij më të vogël në aktrim.

    Në një intervistë të dhënë më herët këtë muaj në podcastin e Joe Vulpis, aktori kishte treguar se audicioni i tij i parë në Los Anxhelos ishte për një reklamë ndërgjegjësuese kundër metamfetaminës, një lloj droge stimuluese.

    Ai kishte thënë se edhe “Breaking Bad” mund të shihej si një mesazh kundër kësaj droge, pasi historia e serialit nuk përfundonte mirë për askënd.

    Personazhi i Walter White Jr. ishte frymëzuar nga një mik i ndjerë i krijuesit të serialit, Vince Gilligan, i cili kishte një formë më të rëndë të paralizës cerebrale dhe përdorte paterica për parakrahë. Ndryshe nga ai, Mitte nuk kishte nevojë për to.

    Interpretimi i tij u vlerësua për mënyrën e natyrshme dhe bindëse të portretizimit të një adoleshenti me aftësi të kufizuara. Në serial, gjendja e tij shëndetësore përmendej rrallë, ndërsa personazhi shpesh bënte shaka dhe sillej si çdo adoleshent tjetër.

    “Breaking Bad” u transmetua për pesë sezone në televizionin amerikan AMC, nga viti 2008 deri në vitin 2013.

    Pas suksesit të serialit, Mitte u angazhua për më shumë role të larmishme dhe për portretizime më komplekse të personave me aftësi të kufizuara, qofshin ato të dukshme apo jo.

    “Në çdo sezon të ndarjes së çmimeve, shpresojmë të shohim një grup të larmishëm projektesh që na përfaqësojnë të gjithëve, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mendor”, kishte deklaruar ai për BBC-në në vitin 2021.

    Burimi: Dukagjini