Category: Lajme

  • Fetoshi: Kosova në sprovën e Apelit

    Fetoshi: Kosova në sprovën e Apelit

    Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka thënë se përpjekjet për të kundërshtuar vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të udhëhiqen nga institucionet e Kosovës, përmes një strategjie të qartë dhe pa dëmtuar partneritetet ndërkombëtare.

    Fetoshi ka vlerësuar se vendimi i Hagës nuk mund të kundërshtohet përmes përshkallëzimit të tensioneve, polarizimit politik apo përplasjeve me partnerët strategjikë.

    Sipas tij, Kosova duhet të kalojë nga reagimet emocionale në një qasje të koordinuar shtetërore, duke mobilizuar ekspertizën ligjore, resurset dhe diplomacinë për betejën në Apel.

    Fetoshi ka propozuar krijimin e një task-force që do të angazhonte ekspertë dhe do të koordinonte përpjekjet për mbrojtjen e qëndrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    “Pas konsolidimit të institucioneve, revolta, pezmi dhe akuzat duhet t’ia lënë vendin strategjisë, ndërsa shteti duhet ta udhëheqë betejën për drejtësi. Një task forcë që mobilizon resurse pa limit, ekspertizë dhe lobim, për ta mbrojtur të vërtetën kundrejt makinacioneve serbo-ruse. Që fuqizon diplomacinë dhe demaskon fabrikimet jashtë, e që maturon tensionet dhe qartëson sistemin e vlerave brenda. Për inferiorët – kundërshtarë, jugonostalgjikë apo kolaboracionistë – që vuajnë nga e kaluara e tyre, ajo nuk kompensohet dot me përdhosjen e vlerave të Lirisë. Por, edhe për atdhetarët – veteranë, invalidë e familje të dëshmorëve – sakrifica dhe heroizmi nuk janë “kompetenca” për ta dëmtuar atë. Kosova po kalon sfidën e pjekurisë demokratike, prandaj debati, sado i ashpër, i bën mirë. Por jo edhe retorika nxitëse, jo fushtatat linçuese dhe jo përndjekja për shkak të mendimit”, ka shkruar Fetoshi.

    Ai ka theksuar gjithashtu se debati për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet të përqendrohet në qartësimin e hapave të ardhshëm dhe në përgjegjësitë shtetërore për procesin e Apelit.

    Duke komentuar reagimet e Bashkimit Evropian dhe partnerëve evropianë ndaj ligjit, Fetoshi ka thënë se ato kërkojnë përgjigje politike të argumentuara dhe profesionale, e jo reagime të nxitura nga mllefi.

    Mes tjerash, Fetoshi ka bërë thirrje për ruajtjen e partneriteteve strategjike dhe për një qasje të matur, duke theksuar se Kosova duhet ta mbështesë betejën për drejtësi në Apel përmes vendosmërisë institucionale dhe diplomacisë.

    “Debati mbi ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara duhet t’i shërbejë qartësisë, rrugës përpara dhe detyrave shtetërore për betejën e Apelit. Nuk guxon të kuptohet si qëndrim kundër drejtësisë, për shkak të padrejtësisë. Reagimet e BE-së e të partnerëve europianë kundër ligjit janë politike, prandaj kërkojnë përgjigje politike. Me seriozitet dhe argumentim, jo mllef e inat. Të peshuara e të kalkuluara mirë në kontekstin e vlimeve aktuale, që po kërcënojnë jo vetëm Europën. Mospajtimi me BE-në s’do të thotë “shkelje e marrëveshjes”, por mungesa e komunikimit rrezikon mosmarrëveshjen. Prandaj, adresimi i shqetësimeve kërkon maturi e profesionalizëm, jo rrezikim të partneriteteve strategjike. Qasja jonë duhet të ndërtohet mbi vendosmërinë e vogëlsisë tonë, jo mbi premisa folklorike e patetike”, shkruan Fetoshi.

    Burimi: Dukagjini

  • Kusari-Lila: Ekonomia qarkore, mundësi për zhvillimin e industrisë së Kosovës

    Kusari-Lila: Ekonomia qarkore, mundësi për zhvillimin e industrisë së Kosovës

    Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në edicionin e dytë të “Western Balkans Circular Economy Expo 2026”, me ftesë të drejtoreshës së CDF-së, Nermin Mahmuti, dhe Urim Xharavinës nga Rilindja e Gjelbër.

    Në këtë ngjarje, sipas saj, morën pjesë edhe ministrja Fitore Pacolli, ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, si dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve, akademisë dhe organizatave zhvillimore nga Kosova dhe rajoni.

    Kusari-Lila ka theksuar se gjatë kësaj ngjarjeje janë shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi rolin e ekonomisë qarkore në transformimin industrial, tranzicionin e gjelbër dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset.

    “MINTI, përmes Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, po punon për një industri më moderne, me kapacitete më të mëdha prodhuese dhe produkte me vlerë më të lartë të shtuar. Në këtë drejtim, parqet industriale dhe zhvillimi i eko-parqeve krijojnë kushte për investime, bashkëpunim ndërmjet bizneseve dhe shfrytëzim më efikas të burimeve”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Ajo ka theksuar se synimi është krijimi i një industrie që gjeneron më shumë vlerë brenda vendit dhe fuqizon praninë e bizneseve kosovare në tregjet evropiane.

    “Vizioni ynë është një industri që krijon më shumë vlerë brenda vendit, forcon praninë e bizneseve të Kosovës në tregjet evropiane dhe e lidh rritjen ekonomike me mbrojtjen e mjedisit. Përmes parqeve industriale dhe ekonomisë qarkore, synojmë të hapim më shumë mundësi për investime e inovacion, duke ndërtuar një ekonomi më konkurruese dhe një të ardhme më të qëndrueshme për Kosovën”, ka theksuar Kusari-Lila. 

    Burimi: RTKLive

  • Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

    Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

    Marta Kos: E ardhmja e Shqipërisë është në BE, mbështesim objektivin për vitin 2027

    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përgëzuar Shqipërinë për mbylljen e një tjetër kapitulli në negociatat e anëtarësimit në BE, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme në rrugën drejt integrimit.

    Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Luksemburg, Kos theksoi gjithashtu rëndësinë e reformave, mbështetjes për bizneset shqiptare.

    “Disa zakone janë të vështira ti heqësh. Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot. Falë punës së madhe dhe mbështjetjes së vendeve anëtare po mbyllim një tjetër kapitull negocioues, kapitulli i 20 për sipërmarrjet dhe politikat industriale që ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare, që të rriten dhe të zhvillohen e të krijojnë më shumë vende pune.”, tha ajo.

    Ndërkaq, Kos ka rikonfirmuar mbështetjen e BE-së për objektivin e Shqipërisë për mbylljen e të gjithë kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027.

    “Përgëzoj institucionet shqiptare për një tjetër arritje. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027 dhe ne e mbështesim këtë. Por për të arritur këtë gjë Shqipëria duhet të vazhdojë të japë rezultate sidomos për themeloret, dhe kjo punë duhet të përfshijë të gjithë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar.”, tha ajo.

    Kos ka shtuar se po përgatiten për një Bashkim Evropian më të gjerë dhe po hedhin hapat e nevojshëm për të bërë këtë gjë realitet.

    “E ardhmja e Shqipërisë është në BE, dhe së bashku me ju kryeministër po e bëjmë këtë gjë realitet dhe progresi i sotëm e sjell atë të ardhme një hap më pranë drejt realizimit”, tha Marta Kos.

  • Zelensky thotë se aleatët nuk e paralajmëruan Kievin për sulmet me raketa balistike ruse

    Zelensky thotë se aleatët nuk e paralajmëruan Kievin për sulmet me raketa balistike ruse

    Zelensky thotë se aleatët nuk e paralajmëruan Kievin për sulmet me raketa balistike ruse

    Ukraina nuk kishte marrë asnjë paralajmërim paraprak nga partnerët e saj për një sulm rus me raketa balistike ndaj Kievit, gjatë të cilit pesë raketa goditën infrastrukturën civile, ka deklaruar të martën presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

    Presidenti ukrainas e përshkroi sulmin e së hënës si “veçanërisht të poshtër”. Ai theksoi se marrja e informacioneve të inteligjencës nga aleatët perëndimorë të Ukrainës “ndihmon në shpëtimin e jetëve dhe kjo është një nga çështjet më kritike”, raporton The Guardian, transmeton Sinjali.

    “Pikërisht kjo ndihmon që njerëzit të mos vriten – kur ka paralajmërim të hershëm për raketat balistike”, shkroi ai në rrjetet sociale. Zelenskyy nuk ia atribuoi fajin askujt për mungesën e paralajmërimit, por e cilësoi situatën si për të ardhur keq.

    Zyrtarët amerikanë u kishin bërë kërcënime të qarta homologëve të tyre ukrainas gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se administrata e Donald Trumpit ishte pranë ndërprerjes së shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës me Kievin.

    Megjithatë, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, duke folur në Varshavë, la të kuptohej se bashkëpunimi po vazhdonte. Ai tha se mungesa e paralajmërimit për sulmin ndaj Kievit lidhej me përdorimin e një lloji të veçantë të armatimit rus.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zelensky thotë se aleatët nuk e paralajmëruan Kievin për sulmet me raketa balistike ruse appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Luis Enrique synon historinë me PSG-në: Duam të bëjmë atë që vetëm Real Madridi e ka arritur

    Luis Enrique synon historinë me PSG-në: Duam të bëjmë atë që vetëm Real Madridi e ka arritur

    Luis Enrique synon historinë me PSG-në: Duam të bëjmë atë që vetëm Real Madridi e ka arritur

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, nuk e fsheh ambicien për ta çuar skuadrën parisiene drejt një tjetër suksesi madhor në Evropë. Pas dy triumfeve radhazi në Ligën e Kampionëve, tekniku spanjoll synon ta përsërisë këtë sukses edhe në edicionin aktual, duke e futur PSG-në në një grup të veçantë të historisë së futbollit evropian.

    Deri më tani, vetëm Real Madridi ka arritur ta fitojë këtë garë tri sezone radhazi, duke triumfuar në vitet 2016, 2017 dhe 2018.

    Nën drejtimin e Luis Enriques, PSG-ja ka ndërtuar një periudhë të suksesshme, duke fituar dy herë Ligën e Kampionëve, tri tituj të Ligue 1 dhe dy Kupa të Francës. Pavarësisht një starti jo të mirë në kampionatin francez, skuadra ka reaguar me tri fitore radhazi në Ligue 1.

    Edhe në Evropë, parisienët e nisën garën me një fitore bindëse 6-1 ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa të mërkurën i pret një përballje e rëndësishme me Manchester Cityn.

    Luis Enrique, i cili së fundmi e ka vazhduar kontratën me klubin francez, pranon se kjo marrëveshje e ka shtuar presionin mbi të, por këmbëngul se motivimi për të fituar trofe të tjerë mbetet i njëjtë.

    “E kam vazhduar kontratën dhe tani jam nën presion edhe më të madh për të treguar se jam gati të vazhdoj dhe se ende dëshiroj të fitoj shumë trofe të tjerë me Paris Saint-Germain”.

    Trajneri spanjoll theksoi se dy triumfet e fundit nuk janë arsye për ta ulur ritmin, por një motiv shtesë për të synuar një arritje që deri më tani i ka takuar vetëm gjigantit madrilen.

    “E kemi fituar Ligën e Kampionëve dy herë radhazi, por kjo nuk është arsye për t’u ndalur. Jemi ndërtuar për të luajtur në Ligën e Kampionëve dhe kemi një motiv shtesë: të përpiqemi të arrijmë diçka që deri më tani e ka realizuar vetëm Real Madridi. Është një objektiv i veçantë”.

    Enrique shtoi se, që nga ardhja e tij në Paris, synimi ka qenë të shkruajë histori me klubin. Për të dhe lojtarët e tij, Liga e Kampionëve mbetet trofeu më i rëndësishëm, ndërsa dëshira për të fituar vazhdimisht është pjesë thelbësore e mentalitetit të një skuadre të nivelit të lartë.

    “Të gjithë e dinin se klubi kishte fituar tashmë trofe të rëndësishëm, por për ne nuk kishte trofe më të rëndësishëm sesa Liga e Kampionëve. Për mua si trajner, ashtu si për lojtarët, dëshira për të fituar vazhdimisht është një karakteristikë thelbësore e nivelit më të lartë”, përfundoi ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Luis Enrique synon historinë me PSG-në: Duam të bëjmë atë që vetëm Real Madridi e ka arritur appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Ëndrra e Tresoldit është Milani, zbulohet dashuria e sulmuesit për kuqezinjtë

    Ëndrra e Tresoldit është Milani, zbulohet dashuria e sulmuesit për kuqezinjtë

    Ëndrra e Tresoldit është Milani, zbulohet dashuria e sulmuesit për kuqezinjtë

    Emanuele Tresoldi, babai i Nicolo Tresoldit, ka rrëfyer për “La Gazzetta dello Sport” dashurinë e djalit të tij për Milanin.

    Sipas tij, kjo ndjenjë për fanellën kuqezi ka lindur në kohën e Milanit të madh, kur skuadra italiane kishte në përbërje yje si Kaká, Filippo Inzaghi dhe Alexandre Pato, transmeton Klankosova.tv.

    Titulli i publikuar nga “La Gazzetta dello Sport” e përmbledh qartë këtë histori: “Ëndrra e Nicolò është magjia e Milanit”.

    Emanuele Tresoldit është 22 vjeçar, sulmues fantastik i skuadrës belge Club Brugge. Deri.më tani lojtaro nga 48 ndeshje ka shënuar 23 gola, dhe nëse ëndrra e tij do të realizohej, Milan do të kishte një super lojtarbdhe përforcim ideal, edhe pse interesim zyryar ende nuk ka.

  • Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar (VIDEO)

    Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar (VIDEO)

    Limaj: Serbia e di çfarë ka humbur, por ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar çfarë kemi fituar (VIDEO)

    Një nga ish-eprorët e UÇK-së Fatmir Limaj, ka folur rreth sakrificave që i kanë përjetuar ai dhe bashkëluftëtarët e tij, në çlirimin e vendit.

    Limaj në DPT te Fidani foli edhe rreth propagandave që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

    Ai shtoi se “Serbia e di se çfarë ka humbur, por problemi është që ne shqiptarët ende s’e kemi kuptuar se çfarë kemi fituar”.

    “Deri sa është kjo propagandë, fatkeqësisht ende ka në mesin tonë njerëz që nuk e kanë të qartë se cili është produkti i luftës çlirimtare. Ata që jetojnë sot, gjejnë një milion, mundohen me i gjetë një milion arsye, vetëm kryesoren nuk e përmendin. Pse jemi të lirë ne sot? Të tillët, t’i japin 100 alternative se pse jemi të lirë, veç se jep alternativën kryesore”, theksoi ai në Klan Kosova.

  • Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimeve, presidentja ka shprehur solidaritetin me familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë periudhë si të vështirë si për ta, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.

    Shiroka Pula ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, brenda përgjegjësive dhe mundësive institucionale.

    Në njoftim, presidentja ka vënë në pah edhe rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike për luftën e UÇK-së, të cilën e ka përshkruar si luftë për liri, të zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

    Gjatë vizitave, ajo i ka informuar familjet se do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, në përputhje me afatet ligjore.

    “Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, paralajmëron veprim rreth Ligjit për Specialen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimeve, presidentja ka shprehur solidaritetin me familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë periudhë si të vështirë si për ta, ashtu edhe për Republikën e Kosovës.

    Shiroka Pula ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për ish-krerët e UÇK-së, brenda përgjegjësive dhe mundësive institucionale.

    Në njoftim, presidentja ka vënë në pah edhe rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike për luftën e UÇK-së, të cilën e ka përshkruar si luftë për liri, të zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

    Gjatë vizitave, ajo i ka informuar familjet se do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara, në përputhje me afatet ligjore.

    “Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, ka theksuar presidentja Shiroka Pula.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: Në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë

    Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Mesdhetar të Karatesë

    Vendimi është marrë në Kongresin e Federatës Botërore të Karatesë (WKF), që po mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë, në kuadër të Kampionatit Botëror për kadetë, juniorë dhe garuesit e kategorisë U21.

    Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) në këtë kongres po përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.

    “Një mundësi e rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe zhvillimin e karatesë në arenën ndërkombëtare!”, ka vlerësuar Federata e Karatesë e Kosovës në njoftimin e saj.

    Burimi: RTKLive