Category: Lajme

  • Deputeti kroat: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar

    Deputeti kroat: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar

    Deputeti kroat: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar

    Deputeti kroat Igor Peternel, ka deklaruar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, gjithashtu ka kritikuar ashpër skenën politike në Serbi, duke e akuzuar atë për promovimin e ideologjisë çetnike.

    Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë, ka theksuar se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë realitet që duhet pranuar, raporton Rtklive, transmeton Klankosova.tv.

    “Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”

    Ai ka theksuar se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve që vijnë nga politika serbe.

  • Trump thotë se nuk beson se Kina dhe Rusia po e ndihmojnë Iranin

    Trump thotë se nuk beson se Kina dhe Rusia po e ndihmojnë Iranin

    Trump thotë se nuk beson se Kina dhe Rusia po e ndihmojnë Iranin

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi vonë të hënën se nuk besonte se Kina dhe Rusia po e ndihmonin Iranin “aspak”, duke shtuar se Moska dhe Pekini kishin “shumë për të humbur” nëse do t’i ofronin mbështetje Teheranit.

    Trump shkroi në platformën “Truth Social” se kishte parë komente nga kritikët dhe kundërshtarët e tij, sipas të cilave Kina dhe Rusia po e ndihmonin Iranin.

     “Nëse po e bëjnë, kjo ndodh në një nivel shumë të ulët, por unë nuk besoj se po e bëjnë fare. Ata kanë shumë për të humbur; ne do ta merrnim vesh dhe do ta mësonim shumë shpejt,” shkroi Trump, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Në muajin korrik, Trump tha se kishte besim se Kina dhe Rusia nuk do ta ndihmonin Teheranin në luftën me Iranin, por paralajmëroi se nëse ato do të përfshiheshin, “do të ishte shumë keq për to”.

    Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë qenë në luftë që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit që strehojnë baza amerikane. Sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit dhe ato izraelite ndaj Libanit kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

    Më herët, Trump i ka cilësuar presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin si “neutralë” gjatë luftës me Iranin.

    Moska dhe Pekini ruajnë lidhje të ngushta me Teheranin. Rusia ka deklaruar se lufta me Iranin mund të çojë në një garë armatimesh bërthamore në Lindjen e Mesme. Pekini i ka dënuar sulmet e Uashingtonit ndaj Teheranit si një shkelje flagrante të sovranitetit të Iranit.

    Muajin e kaluar, gjatë vizitës së liderit kinez në Uashington, Trump e paralajmëroi Xi-në që të mos i ofronte mbështetje Iranit dhe mori garanci se Kina nuk do ta bënte një gjë të tillë, siç deklaroi në atë kohë ambasadori amerikan në Kinë.

    Paralajmërimi erdhi në mes të raporteve se Kina i kishte furnizuar Iranin me sisteme raketore të mbrojtjes ajrore (të lëvizshme, që mbahen në sup) dhe se Teherani kishte gjetur mënyra për t’iu shmangur sanksioneve mbi shitjet e naftës me ndihmën e Kinës.

    Në shtator, Trump e hodhi poshtë një raport sipas të cilit Irani kishte siguruar imazhe satelitore të një baze në Jordani nga subjekte kineze, para një sulmi që vrau tre ushtarë amerikanë atje në muajin korrik.

  • Bayerni rikthehet në garë për Malo Guston

    Bayerni rikthehet në garë për Malo Guston

    Bayerni rikthehet në garë për Malo Guston

    Sipas raportimeve në mediat gjermane, Bayern është rikthyer në garë për mbrojtësin e Chelseat, Malo Gusto.

    Klubi gjerman shpreson të përfitojë nga gatishmëria e londinezëve për ta ulur çmimin, pasi më parë kërkonin deri në 90 milionë euro.

    Për francezin 23-vjeçar interesohen edhe Barcelona, PSG, Tottenhami, Juventusi dhe Atletico Madridi. /Klankosova.tv

  • Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë

    Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij.

    “Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thotë KRU “Prishtina”.

    Burimi: Dukagjini

  • Trump: Putini dëshiron paqe, tani duhet bindur Zelensky

    Trump: Putini dëshiron paqe, tani duhet bindur Zelensky

    “Putin dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë se Zelensky”, u shpreh Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

    Ndërkohë, Zelensky ka njoftuar për një sulm rus me dron të tipit Shahed ndaj një ndërtese të lartë banimi në Kiev, ku, sipas tij, janë raportuar dy viktima.

    “Rusët vazhdojnë fushatën e tyre të terrorit kundër popullit tonë, duke goditur ndërtesa banimi dhe duke shkaktuar viktima”, deklaroi Zelensky.

    “Rusia goditi një ndërtesë të lartë banimi në Kiev me një dron Shahed. Deri më tani raportohen dy viktima”, shtoi ai në një postim në rrjetin social X.

    Burimi: RTKLive

  • Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

    Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

    Një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë, kjo është arsyeja

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për një defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, si pasojë e këtij defekti, një pjesë e madhe e qytetit do të mbetet pa furnizim me ujë deri në sanimin e problemit.

    KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e tij.

    “Ekipet teknike do të ndërhyjnë për riparimin e defektit. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thotë KRU “Prishtina”./Klankosova.tv

      

  • Privimi nga jeta në Kosovë, 17 raste në nëntë muajt e parë të vitit

    Privimi nga jeta në Kosovë, 17 raste në nëntë muajt e parë të vitit

    Privimi nga jeta në Kosovë, 17 raste në nëntë muajt e parë të vitit

    Brenda vetëm dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, ku humbën jetën tre persona. Dy vrasje brenda pak orësh kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë dhe dhunën në vend.

    Ngjarja e parë ndodhi të premten në Livoç të Ulët, ku një burrë dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj. Pas krimit, ai u dorëzua në polici, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    Vetëm dy ditë më vonë, të dielën, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi këtë komunë. Në fshatin Pogragjë, një baba dyshohet se i mori jetën djalit të tij. I dyshuari ndodhet ende në arrati.

    Të dhënat e Policisë së Kosovës për Klankosova.tv tregojnë se nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 17 raste të vrasjeve, përfshirë 12 raste të cilësuara si vrasje të rënda dhe dy raste të vrasjes nga pakujdesia

    Ndërkohë, gjatë gjithë vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 17 vrasje.

    Humbja e jetëve në rrethana të tilla mbetet një shqetësim serioz për shoqërinë, ndërsa parandalimi i dhunës dhe trajtimi me kohë i konflikteve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme./Klankosova.tv

  • Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

    Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

    Studentët në Mitrovicë kërkojnë ekzekutimin e bursave nga Komuna (VIDEO)

    Studentët në Mitrovicë po kërkojnë ekzekutimin e bursave komunale për vitin akademik 2025/2026, pasi, sipas ankesave të tyre, edhe një muaj pas nënshkrimit të kontratave, ende nuk kanë pranuar asnjë këst të pagesës.

    Korrespondenti i këtij rajoni, Uran Boshnjaku, tha në emisionin “Ora 7” se studentët janë ankuar për vonesat në realizimin e pagesave të bursave.

    Ai bëri të ditur se këtë vit janë 350 studentë përfitues të bursave komunale, ndërsa shuma e ndarë nga Komuna e Mitrovicës për këtë qëllim është mbi 200 mijë euro.

    “Çdo vit pothuajse rritet buxheti për bursat komunale. Këtë vit kemi 350 studentë përfitues, të cilët do të marrin bursa komunale si mbështetje për studimet e tyre. Shuma e ndarë është diku mbi 200 mijë euro nga Komuna. Por, edhe pse ka kaluar një muaj nga nënshkrimi i bursave, studentët janë ankuar se ende nuk kanë pranuar asnjë këst të pagesës, meqë pagesa nuk bëhet e gjitha përnjëherë, por në këste”, tha Boshnjaku në Klan Kosova.

  • Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i njohur i serialit “Breaking Bad”

    Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i njohur i serialit “Breaking Bad”

    Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i njohur i serialit “Breaking Bad”

    Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e djalit të Walter White në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka vdekur në moshën 34-vjeçare.

    “Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen tragjike nga jeta të aktorit të dashur, filantropit dhe aktivistit të përkushtuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, RJ Mitte”, ka deklaruar për BBC-në përfaqësuesi i tij.

    Aktori ka vdekur në Brownsville të Teksasit. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, ndërsa policia ka konfirmuar se hetimet për rastin janë ende në vazhdim.

    Sipas autoriteteve, deri më tani nuk dyshohet për ndonjë vepër penale.

    Mitte, i cili jetonte me paralizë cerebrale, e shfrytëzoi përvojën e tij personale për të interpretuar personazhin e Walter White Jr. në serialin e vlerësuar me çmime “Breaking Bad”, ku luanin edhe Bryan Cranston dhe Aaron Paul, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Puna e tij në këtë serial i solli një çmim nga Shoqata e Aktorëve të Filmit (Screen Actors Guild) në vitin 2014.

    Përfaqësuesi i tij, Sean Reilly, tha se Mitte i dha rolit autenticitet dhe shfrytëzoi famën për të rritur ndërgjegjësimin për aftësinë e kufizuar dhe rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në shoqëri.

    Përveç karrierës në aktrim, ai shërbeu si ambasador i organizatave United Cerebral Palsy dhe Shriners Children’s. Ai themeloi gjithashtu Fondacionin Mitte, përmes të cilit mbështeti iniciativa filantropike dhe projekte komunitare, duke synuar të sfidonte stereotipat dhe të nxiste përfaqësim më të madh të personave me aftësi të kufizuara.

     

      

  • Reuters: SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse, Trump kërkon rikthimin e Putinit në negociatat për Ukrainën

    Reuters: SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse, Trump kërkon rikthimin e Putinit në negociatat për Ukrainën

    Reuters: SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse, Trump kërkon rikthimin e Putinit në negociatat për Ukrainën

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përdor lehtësimin e kufizimeve për eksportet e naftës ruse si një instrument diplomatik për të bindur Vladimir Putinin të rikthehet në tryezën e negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë.

    Plani u është prezantuar zyrtarëve ukrainas gjatë një takimi të zhvilluar të premten në Miami, sipas tre personave të njohur me diskutimet.

    I dërguari special i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, u shpjeguan përfaqësuesve ukrainas se marrëveshja për naftën është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të rifilluar bisedimet e paqes, pas dështimit të nismave të mëparshme diplomatike.

    Sipas burimeve të cituara, përfaqësuesit amerikanë pranuan se Putin nuk është aktualisht i gatshëm të negociojë për përfundimin e luftës, por argumentuan se një marrëveshje ekonomike mund të krijojë kushtet për rifillimin e bisedimeve trepalëshe mes SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

    Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar në Miami ishte kërkesa e administratës Trump që Ukraina të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.

    Sipas burimeve të njohura me takimin, Kushner përsëriti se Uashingtoni ia ka kërkuar disa herë Kievit ndërprerjen e këtyre sulmeve. Shtëpia e Bardhë argumenton se goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse ndikojnë në rritjen e çmimeve ndërkombëtare të karburantit.

    Logjika e administratës amerikane është që, nëse Ukraina ndalon sulmet dhe Rusia përfiton nga lehtësimi i kufizimeve për naftën, Moska të vihet përballë presionit diplomatik për të bërë lëshime në këmbim.

    Megjithatë, marrëveshja ka ngjallur shqetësime në Kiev dhe në Kongresin amerikan. Kritikët paralajmërojnë se të ardhurat shtesë nga eksportet energjetike mund të forcojnë ekonominë ruse dhe të ndihmojnë financimin e luftës, pa garantuar ndonjë koncesion nga Kremlini.

    Zëvendëskryeministri rus përgjegjës për energjinë, Alexander Novak, deklaroi se Rusia mund të rrisë furnizimet me produkte nafte në tregjet ndërkombëtare deri në 3.5 milionë tonë në muaj deri në fund të vitit.

    Sipas tij, eksportet do të rriten gradualisht, me 300 mijë tonë në tetor, 500 mijë tonë në nëntor dhe një milion tonë në dhjetor, përpara arritjes së kapacitetit të synuar.

    Administrata Trump e ka mbrojtur vendimin për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve, duke argumentuar se shtimi i furnizimeve mund të ndihmojë në uljen e çmimeve të energjisë në SHBA. Çmimet e karburantit përbëjnë një çështje të ndjeshme politike për republikanët përpara zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit.

    Megjithatë, ndikimi i pritshëm në treg mbetet i debatueshëm, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe lufta në Iran vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi tregun ndërkombëtar të energjisë.

    Putin kërkon përfitime territoriale, Ukraina kundërshton lëshimet

    Përpjekjet diplomatike amerikane për të bindur Moskën të rikthehet në negociata përballen me mosbesimin e Ukrainës dhe të disa vendeve evropiane ndaj qëllimeve të Kremlinit.

    Sipas një personi pranë Kremlinit, Putin mund të rikthehet në negociata nëse siguron 11% të mbetur të Donbasit, territor që Moska synon ta kontrollojë plotësisht dhe që do t’i paraqitej publikut rus si fitore.

    Kievi ka deklaruar se nuk do t’i lëshojë Rusisë territore të tjera, por ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje që do të ngrinte konfliktin përgjatë vijave aktuale të frontit.

    Ndërkohë, Trump ka folur për mundësinë e një armëpushimi energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar një marrëveshje e tillë nga palët. Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase, ndërsa Kremlini ka hedhur poshtë propozimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një armëpushim të plotë 60-ditor.

    Gjatë takimit në Miami, përfaqësuesit amerikanë nuk kërcënuan me ndërprerjen e ndihmës ushtarake apo të shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës në rast se Ukraina refuzonte të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse.

    Marrëveshja për naftën ka thelluar tensionet mes Uashingtonit dhe Kievit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar vendimin amerikan si një “dhuratë për Putinin”, duke argumentuar se lehtësimi i kufizimeve forcon ekonomikisht Rusinë ndërsa ajo vijon agresionin ushtarak.

    Nga ana e tij, Trump ka kritikuar publikisht Zelenskyn, duke pretenduar se presidenti ukrainas ka pasur mundësi të shumta për t’i dhënë fund luftës.

    Pavarësisht mosmarrëveshjeve, palët kanë vijuar diskutimet për garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe financimin e rindërtimit të vendit. Në takimin në Miami morën pjesë edhe zyrtarë evropianë, ndërsa përfaqësues të Bankës Botërore u bashkuan përmes internetit, shkruan tch.

    Sipas burimeve të njohura me bisedimet, përfaqësuesit ukrainas u larguan pa marrë përsipër zyrtarisht ndonjë angazhim, por lanë të kuptohej se mund të shqyrtonin një armëpushim energjetik nëse Rusia do të vepronte në të njëjtën mënyrë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Reuters: SHBA lehtëson kufizimet për naftën ruse, Trump kërkon rikthimin e Putinit në negociatat për Ukrainën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali