Category: Lajme

  • PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta mbajtur në Torino.

    Manchester Unitedi, Liverpooli, Newcastle Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë vënë pas mbrojtësit të Juventusit, Pierre Kalulu, i cili është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës italiane.

    Francezi 26-vjeçar iu bashkua Juventusit nga Milani dhe ka fituar një rol të rëndësishëm në ekip. Nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ai është vendosur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa paraqitjet e tij i kanë siguruar edhe një vend në kombëtaren e Francës.

    Sipas mediumit “TuttoJuve”, Manchester Unitedi ka kohë që e monitoron Kalulun, pasi e kishte përcjellë nga afër edhe gjatë sezonit të kaluar. Edhe Liverpooli dhe Newcastle Unitedi e kanë ndjekur mbrojtësin për rreth një vit, duke e mbajtur në listën e objektivave të mundshëm për përforcimin e repartit defensiv.

    Në garë së fundmi është përfshirë edhe Paris Saint-Germaini. Kampionët francezë e shohin Kalulun si një alternativë të mundshme për Achraf Hakimin në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Interesimi në rritje ka bërë që Juventusi të veprojë për të siguruar të ardhmen e futbollistit. Sipas raportimeve, klubi torinez synon të finalizojë vazhdimin e kontratës së tij para fundit të këtij viti, në mënyrë që të shmangë rrezikun e humbjes së tij në të ardhmen.

    Një nga arsyet pse Kalulu është bërë objektiv tërheqës për klubet e mëdha është fleksibiliteti i tij taktik. Përveç pozitës së mbrojtësit të djathtë, ai mund të luajë edhe në pozita të tjera në mbrojtje, si dhe të përshtatet në rolin e mbrojtësit të krahut në skema me tre qendërmbrojtës, shkruan telegrafi.

    Mbetet të shihet nëse Juventusi do të arrijë ta bindë francezin për të vazhduar kontratën apo nëse interesimi nga Premierliga dhe PSG-ja do ta ndryshojë të ardhmen e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, më 12 tetor 2026, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Lulzim dhe Naim Sallahut, të cilët përballen me akuza që lidhen me tenderin për rikonstruktimin e rrugës Prizren–Prevallë.

    Seanca pritet të zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.

    Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të kompanisë “SA Sallahu”, së bashku me kompaninë, akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa Naim Sallahu akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, rasti lidhet me aplikimin e kompanisë “SA Sallahu”, më 5 shtator 2019, në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren–Prevallë”.

    Prokuroria pretendon se Naim Sallahu kishte përpiluar dhe nënshkruar referenca dhe dokumente me përmbajtje të pavërtetë, përfshirë kontrata mbi vepër dhe CV të inxhinierëve, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për t’u përdorur në procedurën e tenderimit.

    Në seancën e paralajmëruar pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    B. Arifi, 29-vjeçari që dyshohet se u privua nga jeta, do të varroset sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet në kohën e drekës, në varrezat e fshatit, sipas njoftimit të familjes, përcjell Klankosova.tv

    Lidhur me rastin, dyshohet se 29-vjeçari u vra nga babai i tij.

     Ky i fundit dyshohet se është larguar pas ngjarjes dhe po kërkohet nga organet e rendit./Klankosova.tv

  • Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

    Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5–9°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7–12°C.

    Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    The post Moti sot i vranët dhe me reshje shiu appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Horoskopi i datës 13 tetor, e martë

    Horoskopi i datës 13 tetor, e martë

    Horoskopi i datës 13 tetor, e martë

    Dashi

    Dite mjaft e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit tuaja dhe me maturi do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme. Beqaret do jene ne humor shume te mire dhe do ndihen mire fale disa takimeve qe do realizojnë. Ne planin financiar pritet begati dhe qëndrueshmëri. Çdo hap e keni hedhur me kujdes e maturi te madhe.

    Demi

    Pasioni do mbizotërojë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te fuqishme. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë partnerit. Beqaret nga ana tjetër do tregohen te kujdesshëm me çdo ftese qe do ju behet sepse nuk do duan te zhgënjehen. Me financat do i keni punët mire. Do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

    Binjaket

    Ka rrezik te keni probleme te mëdha me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do jeni për asnjë çast te qete. beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin pasi t’iu bëhen propozime. Merrni gjithë kohen e duhur për te vendosur. Ne planin financiar gjithçka do ju shkoje si e kishit menduar. Do arrini edhe te mblidhni ndonjë para.

    Gaforrja

    Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka mundësi te zhgënjeheni pa mase. Asgjë nuk do ju realizohet sepse partneri nuk do jete ne humorin e duhur. Beqaret do fiksohen pas dikujt dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete. Ne planin financiar nuk do keni me vështirësi sepse familja do ju japë mbështetje te madhe. Do ndiheni te qete.

    Luani

    Jeta juaj ne çift do jete shume e kënaqshme gjate kësaj dite. Do dini si ta mbani zgjuar zjarrin e pasionit dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Nëse preferojnë lidhjet serioze duhet te presin edhe pak. buxheti do dobësohet ndjeshëm nëse kryeni investime te mëdha. Kujdes!

    Virgjeresha

    Si ju ashtu edhe parteri do mundoheni fort sot te vendosni qëndrueshmërinë ne jetën tuaj ne çift. Do mundoheni pak, por ne fund do ja dilni mbanë. Beqaret duhet te përfitojnë nga takimet e punës për te pare edhe ndonjë person interesant te cilin mund ta kenë ne krah ne te ardhmen. Financat do jene delikate kështu qe kryejini me kujdes shpenzimet e menduara.

    Peshorja

    Dita e sotme do jete e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do marrin një tjetër kuptim për ju dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret do jene shume strikte dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do ju behet. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe shpenzoni me shume kujdes. Gjithçka do ju ece mire po vepruat si duhet.

    Akrepi

    Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

    Shigjetari

    Për çiftet dita do jete paksa delikate. Do ndiheni te plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Beqaret do hipnotizohen nga ideja se nuk mund te jetojnë dot me vetëm. Mos bëni gabime te cilat as vete nuk do ia falni vetes. Marsi do sjelle turbullira ne planin financiar. Kujdes me çdo hap qe do hidhni dhe shpenzoni me maturi.

    Bricjapi

    Atmosfera ne jetën ne çift do jete e ngrohte dhe harmonike sot. Bashkëpunimi de komunikimi do mbizotërojë gjete gjithë kohës. Ata qe mendojnë për një te ardhme se bashku duhet te përgatisin projektet. Beqaret do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt ne një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mire punët sepse do shpenzoni jashtë mase.

    Ujori

    Jeta ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin. Beqaret do jene sharmante dhe do tërheqin vëmendjen e te gjithëve. Mos ngurroni te paktën te njiheni me disa persona. Gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjte ne planin financiar. Kujdes me hapat qe do hidhni.

    Peshqit

    Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate te vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do filloje te stabilizohet pak nga pak. Beqaret do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te mos përkeqësohet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Horoskopi i datës 13 tetor, e martë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Moti i vranët me reshje shiu

    Moti i vranët me reshje shiu

    Moti i vranët me reshje shiu

    Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu në disa pjesë të vendit.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë./Klankosova.tv

  • Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

    Komisionet parlamentare shqyrtojnë ndryshimet buxhetore për sivjet

    Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që mbulon ky komision.

    Në të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e tij.

    Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2026.

    Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po në këtë orë, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjet buxhetore për vitin 2026, në fushat përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Vranësira dhe reshje shiu në Kosovë, temperaturat deri në 12°C

    Vranësira dhe reshje shiu në Kosovë, temperaturat deri në 12°C

    Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius.

    Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes.

    Burimi: RTKLive

  • Fushata serbe kundër Kosovës, Gashi: Mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

    Fushata serbe kundër Kosovës, Gashi: Mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

    Fushata serbe kundër Kosovës, Gashi: Mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike (VIDEO)

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka vlerësuar se Serbia po vazhdon ta përdorë narrativën për Kosovën për përfitime politike dhe elektorale, duke e cilësuar atë si një qasje të përsëritur që nga viti 1999.

    Në një intervistë në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit, duke theksuar se më shqetësuese janë deklaratat që vijnë nga persona me përgjegjësi shtetërore.

    “Kjo narrativë fatkeqësisht është e përsëritshme pas vitit 1999, e njëjta narrativë ka qenë edhe në vitin 2023, nëse nuk gaboj, kur i kanë pasur zgjedhjet. Ish-presidenti me të njëjtën narrativë ka zhvilluar aktivitetet politike, por jo vetëm në fushata elektorale, por edhe kur kanë kriza të brendshme”, ka deklaruar Gashi.

    Gashi ka paralajmëruar se kjo retorikë mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë./Klankosova.tv

  • U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit

    U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit

    U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit

    Një i ri ka humbur jetën pasi u sulmua për vdekje nga një tigër siberian në një park të kafshëve të egra në Angli. Dëshmitarët kanë rrëfyer detaje tronditëse nga momentet para ngjarjes tragjike.

    Ngjarja ndodhi të shtunën, më 10 tetor, në parkun “Yorkshire Wildlife Park”, pranë Doncasterit, kur i riu, që besohet të ishte në fillim të të 20-ave, kapërceu barrierën e sigurisë dhe hyri në hapësirën ku qëndronte tigri i quajtur Altai.

    Sipas dëshmitarëve, sjellja e tij ishte e pazakontë edhe para se të hynte në kafaz. Disa vizitorë thanë se e kishin parë duke kërcyer, duke ecur me kufje në vesh dhe duke bërë fotografi pranë hapësirës së tigrit. Ai dyshohet se u kishte kërkuar edhe personave të tjerë ta fotografonin me kafshën në sfond.

    Pak çaste më vonë, ai u ngjit mbi një barrierë prej druri dhe u hodh nga një lartësi prej rreth 4.5 metrash në hapësirën e tigrit.

    Një grua që po vizitonte parkun me dy fëmijët e saj thuhet se u përpoq ta ndalte, duke e kapur dhe duke tentuar ta tërhiqte prapa. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ai e kaloi dhe u hodh brenda.

    Anthony Hunt dhe e dashura e tij, Scarlet Hogan, të cilët e panë ngjarjen, thanë se sjellja e të riut brenda hapësirës së kafshës u dukej e pazakontë.

    Hunt deklaroi se burri ishte ulur në të katër gjymtyrët dhe dukej sikur po lutej e po përkulej para tigrit.

    “Ishte sikur po e priste tigrin”, kujtoi ai.

    Ndërkaq, Hogan tha se i riu dukej sikur nuk ishte i lidhur me realitetin dhe se i kishte mbajtur krahët hapur drejt kafshës.

    Sipas dëshmitarëve, tigri fillimisht dukej i hutuar nga prania e njeriut, por më pas iu afrua dhe e sulmoi.

    Siç raportoi Sky News, disa nga të pranishmit i kishin bërtitur të riut që të shtirej si i vdekur. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, ai i ishte drejtuar tigrit duke i thënë të “ndalonte së bëri të pabindurin”.

    Gjatë sulmit, punonjësit e parkut aktivizuan procedurat emergjente dhe, sipas raportimeve, përdorën pajisje zanore për ta larguar kafshën, në mënyrë që ekipet e emergjencës të mund t’i afroheshin viktimës.

    Policia e South Yorkshire konfirmoi se shërbimet emergjente ishin thirrur rreth orës 13:35. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i riu u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

    Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për arsyet që e shtynë të riun të hynte në hapësirën e tigrit. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë përcaktuar motivin e veprimeve të tij, ndërsa rrëfimet e dëshmitarëve nuk përbëjnë konfirmim të qëllimeve të tij.

    Parku “Yorkshire Wildlife Park” ka bërë të ditur se tigri Altai nuk do të eutanizohet. Sipas parkut, kafsha nuk ka pësuar lëndime dhe është e sigurt.

    Parku mbeti i mbyllur të hënën, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si i riu arriti të hynte në hapësirën e tigrit. Punonjësve të prekur nga tragjedia po u ofrohet gjithashtu mbështetje e specializuar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post U hodh në kafazin e tigrit siberian dhe humbi jetën, dëshmitarët tregojnë momentet e tmerrshme para sulmit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali